Tërmeti, Komisioni Evropian dhuron 15 milion euro për Shqipërinë

4 Dhjetor 2019, 14:22Sociale TEMA

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, Komisioni Evropian ka vendosur që t’i japë  Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. “Kisha një telefonatë me kryeministrin Edi Rama të dielën. Dhe ne e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fjalë, prandaj do japim 15 milionë euro nga fondi menjëherë.

Kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh. Unë do ta marr sot në telefon Edi Ramën dhe ta vë në dijeni për këtë vendim”, deklaroi Presidentja e KE.

Sipas saj, BE-ja është në solidarizim të plotë me Shqipërinë me veprime, jo thjesht me fjalë. “Ne jemi duke mbështetur tashmë në terren, jemi të angazhuar të ofrojmë edhe më shumë.

Deri tani, Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e tre ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga Italia, Greqia, dhe Rumania. Komisioneri Lenarcic do të udhëtojë drejt Shqipërisë ku do të shohë nga afër gjendjen dhe të krijojë një tablo me të qartë e te plote të gjendjes se ndërtesave te prekura si dhe për një vlerësim të llojit të ndihmës që nevojitet për rindërtimin.

Hapi i parë ndërkohë është që të alokojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar”, tha ajo.

5 komente në “Tërmeti, Komisioni Evropian dhuron 15 milion euro për Shqipërinë”

  1. lemosha e ursules says:

    Qenkeni keputur ne bythe

  2. BE says:

    Nga ” fondi menjehere ” komisioni evropian duhet te jepte te pakten 100 milion euro.

  3. greqise i eshte akorduar mbi 500-miliarde nga BE-ja per me honger qyl ,
    e ngrohur ne diell ,
    Shqiperise i afrohet nji shume qesharake ne njio situate te tille Apokaliptike !
    Vazhdo politika Diskriminuese e BE-se vs Shqiperise dhe shqiptareve
    Nderkohe qe arsyen nuk e di askush !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Cfar te keqe i ka ardhur ksaj Europe nga Shqiperia ?
    Perse i tregoj Kurves Plak se cdo me then Dinjitet i ji Kombi te Vogel
    qe mposht nji Peradori te madhe Ne Portat e Europes ?
    Kthejani mbrapsh duke i falenderuar per xhestin Kanibal.

  4. Olimpia says:

    BE ka 513 milione banore dhe afro 19 mije miliarde prodhim vjetor,pra eshte superfuqia e pare ekonomike e botes, para SHBA dhe Kines.Natyrisht ka edhe shume probleme,por do te mjaftonte nje euro per njeri qe Shqiperia te dilte nga katastrofa. Nderkohe per BE nje shpenzim i tille eshte pa asnje pasoje,kur Greqise per te dale nga pasojat e falimentimit financiar,veper ,,termetit,,te politikaneve e greke,iu dhane 300 miliardi euro.Natyrisht nuk ju falen por do ti paguajne ngadale ngadale….

  5. Fredi says:

    Me vjen turp qe del e lyp Rama si lafarak neper bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje