“Revolucioni” kundër Reformës në Drejtësi, përfundoi në protesta në salla gjykatash

9 Dhjetor 2019, 20:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ish- deputetët e opozitës dhe zyrtarë të lartë të PD, janë ftuar të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj ish- deputetit Ervin Salianji, i cili është nën akuzë për fabrikim faktesh lidhur me çështjen “Babale”.

Një skenë e ngjashme ka ndodhur në gjyqin ndaj ish- gardistëve që vranë më 21 janar 2011, kur oficerë të Gardës dhe banditë të veshur si oficerë, me bekim politik të pushtetit, mbushinin sallën duke futur nën terror gjykatën.

Edhe pse situata nuk është e njëjtë, instikti për t’u mbrojtur nga drejtësia përmes presionit politik, është i njëjtë.

Ky gjest do të dëmtojë më shumë se këdo, vetë ish- deputetin Salianji. Gjykata ka në dorë ta shpallë fajtor dhe ta dënojë pesë vite burg, ose ta shpallë të pafajshëm.

Pas kësaj “kryengritje” në sallë të gjykatës, nëse ai shpallet i pafajshëm, do konsiderohet jo fitore e drejtësisë, por fitore e presionit politik mbi drejtësinë.

Nëse shpallet fajtor, po ashtu vendimi do ngjyroset politikisht, pasi do të konsiderohet nga opozita, i marrë si kundërpërgjigje ndaj protestës së saj.

Por e gjithë kjo nuk bëhet për të ndihmuar ish- deputetin Salianji. Me sa duket opozita, e cila nuk e ndali dot Reformën në Drejtësi, po përpiqet të bëjë prova gjenerale, se si mund ta devijojë një vendim të drejtësisë në favor të saj, përmes demonstrimit politik.

Ajo që PD ka lajmëruar në sallën e Gjykatës për Salianjin, është një përpjekje për të konsoliduar një praktikë protestash në Gjykatë.

I ashtuquajturi “revolucion” i opozitës, një vit më parë, i cili kulmoi me molotovët mbi Parlament e Qeveri dhe në fund mbi qendrat e votimit, ishte qartazi për të ndalur Reformën në Drejtësi.

Tani pas dështimit dhe pafuqisë për të ribërë “revolucion”, po përdoren mini-revolucionet në sallat e Gjykatës.

Qëllimi është i njëjtë. Atë që nuk e ndalën dot në rrugë, po përpiqen ta trembin në salla gjykatash.

Salianji është një test nëse mund të përdorin revolucionin në sallën e Gjykatës, si një mjet që të zëvendësojë “Revolucionin” e madh të dështuar kundër drejtësisë.

Nuk është se po shqetësohet dikush për Salianjin, por për gjyqet e tyre. Salianjit më shumë po i prishin punë, se po e shpëtojnë.

8 komente në ““Revolucioni” kundër Reformës në Drejtësi, përfundoi në protesta në salla gjykatash”

  1. Peço says:

    Në të gjithë botën as që konceptohet zhurma në një sallë gjyqi. Gjyqtari ndërpret seancën dhe po të shohë se nuk zbatohen rregullat ligjore që sigurojnë mbarvajtjen e një procesi, nuk e ka kër gjë të urdhëroj forcat e rendit që shkaktarët të dërgohem direkt e në qeli. Salla e gjyqit nuk mund të bëhet pazar nga askush. Po Merua qëllimisht i nxit të marrët dhe budallenjtë për rrëmuja në sallë. E bënë për të siguruar që në rast mosdënimi të Salianjit të thuhet se është bërë nën presionin e turmave politike. Ose të diskreditoj opozitën se edhe në një sallë gjyqi është e gatshme të ushtroj presion.

  2. Tomori USA. says:

    Nese PD, ska vene mend nga nderhyrjet ne drejtesi, sic ndodhi ne 21 Janar kur Berisha urdheronte drejtusit e kryesor te gardes e policis se shtetit, te mos paraqiteshin ne prokurori, dhe sic kemi pare shpesh here deputet, apo kamikaz te PD, LSI, te futen me foce ne rajonet e policis, per te liruar persona qe kane shkelur ligjin, ky do ishte jo, fillimi inje drejtesie te re, por degjenerimi dhe fundi i saj, Sidomos mbas rreformes ne drejtesi qe ka filluar te jape sinjale pozitive.
    Prandaj, nese esht e vertet ,qe PD, ka pregatitur politikane apo simpatizante qe te shkojne ne gjukate dhe te sillen, si me pare, ky do ishte turpi me i madh, per kete parti, dhe njolla me e zeze per drejtesin qe sapo ka filluar rreformimin e saj.
    Prandaj, prokuroria e shtetit, policia, te marin masa qe gjyqi te zhvillohet ne kushte normale, jashte cdo ndikimi politik, nese dikush cenon pavarsin e gjyqesorit, shkel regullat e gjyqit, ben presjon, shan apo fyen trupin gjukus, te meren masa izolimi, te nxiret jasht salles dhe te meret nen hetim. Ky esht shteti ligjor qe kerkohet te ngrihet, ndryshe , mbetemi ne ate gjendje qe ka ekzistuar , kure behej karshillek para drejtesis, u behej presjon, apo sekseret mernin e jepnin para, derisa e koorutuan dhe e degjeneruan drejtesine.
    Larg duart politika, nga drjtesia, lereni te zbatoi ligjin dhe kushtetuten, per te cilen jane betuar.

  3. Dash says:

    Shtet muti! Nje dite duhet tu tregoje vendin plerave

  4. 19 says:

    Stilianja do shkoj ne burg se po e presin .

  5. Brahoo says:

    Thuaj Mero ishalla nuk e denojne se pastaj kushedi sa miliona euro do ti japin socalistet si pazar-demshperblimi.
    Do behet si me pallatin e Bashes ne Vlore qe deri tani socialistet i kane dhene 18 milion euro.

  6. Tani says:

    Mero te jane errur syte nga urejtja qe ke per PD dhe nuk shikon se cfare po ndodh.

  7. Cfare flasin qytetatet says:

    Salianji ka mashtruar, manipuluar dhe per rrjedhjoj eshte mekatare! Njelloj soj si Lime 7 %, njelloj si Luli per 230 milionet e Rr. Durres -Kukes, njelloj ssi SALA qe mashtrtoi per 26 te vraret e Gerdecit! Pervec te tjerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje