DOSJA E PLOTË: Të gjitha faktet që “tradhtuan” skenarin e PD-së për të tentuar fundosjen e Xhafajt me “Babalen” dhe presioni i Bashës ndaj trupës gjykuese

10 Dhjetor 2019, 09:27Politika TEMA

Teksa pritet që Gjykata e Tiranës të japë vendimin për ish deputetin Ervin Salianji të akuzuar për mashtrim publik me të ashtuquajturën çështja “Babale”, kanë dalë në pah të gjitha faktet që “tradhtuan” skenarin e Partisë Demokratike për të futur në kurth dhe shantazhuar publikisht ish-ministrin dhe ish kreun e komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj.

Seancat publike të këtij gjyqi provuan qartësisht nëpërmjet provave të ndryshme, përfshi këtu edhe dëshmi të ndryshme, se audio-përgjimi ishte kryekëput një trillim dhe një mashtrim i madh publik.

Me prova të qarta dhe të pakundërshtueshme është e provuar plotësisht se ish-deputeti Salianji ka qenë jo vetëm i përfshirë që në fillim në këtë mashtrim, por me vetëdije ka nxitur për realizimin e tij në formën që ai vetë e me disa ish-deputet të tjerë të PD e prezantoi publikisht.

Në kushtet kur akuza për Salianjin ka gjithë provueshmërin e saj dhe ndaj tij pritet të jepet dënimi i merituar, PD ka njoftuar se ish deputetët e grupit parlamentar me udhëzim nga lideri i tyre Lulzim Basha, duhet të grumbullohen sot në ambientet e gjykatës, si formë presioni ndaj trupës gjykuese.

Edhe pse tashmë është hedhur dritë mjaftueshëm për këtë ngjarje të ngritur mbi një shantazh të pastër politik, kjo është edhe një sprovë për Partinë Demokratike e cila po dëshmon raportin që ajo ka ndërtuar me drejtësinë duke u përpjekur ta vendosë nën kontroll.

Ndërkohë, nga ana tjetër mediat pranë opozitës kanë pompuar çështjen prej ditësh, duke dalë përtej çdo analize hetimore, të dhënash faktike apo argumenti ligjor në mënyrë që të krijohej klima e përshtatshme për të justifikuar të gjithë pasojat publike dhe ligjore që mund të sillte ky inskenim.

Po çfarë ka ndodhur konkretisht me këtë çështje ?

Nga të gjitha hetimet e kryera, materiali i publikuar nga Partia Demokratike në media e më pas i sekuestruar, është një regjistrim audio i transkiptuar i zërit të dëshmitarit Albert Veliut, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke stimuluar sikur po kryente një bisedë telefonike me shtetasin Geron Xhafaj, që sipas tyre kishte konsumuar një vepër penale në fushën e narkotikëve.

Për këtë pretendim, nga ana e Prokurorisë pranë Shkallës së parë për Krimet e Rënda, u regjistrua procedimi penal përkatës. Ndryshe nga akuzat e PD, hetimet intensive të prokurorisë provuan se nuk kishte asnjë vepër penale të lidhur me narkotikët, apo tjetër të kryer nga vëllai i ish-ministrit.

Mbi këtë çështje penale janë zhvilluar të paktën 3 procese hetimore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë, në materialin e përcjellë publikisht nga “selia blu”, vihet re se Albert Veliu është quajtur ‘’bashkëpunëtori X’’ dhe i pandehuri Fredi Alizoti, në rolin e Geron Xhafajt duke imituar këtë të fundit kanë krijuar një “provë” të rreme me motive të qarta për ta vënë në dispozicion të eksponentëve të PD në këmbim të premtimeve të marra për përfitime personale, që siç është provuar nga hetimi bëhej fjalë për shuma në të holla dhe mbështetje për përfitimin e azilit politik.

Nga hetimet e hollësishme dhe përmes provash të shumta dhe jo vetëm të deklarimit/pranimit nga ana e të pandehurit Alizoti, vërtetohet plotësisht se i pandehuri Fredi Alizoti ka qenë personi  që ka imituar zërin e Geron Xhafajt, në këtë regjistrim kundrejt premtimeve për përfitime financiare. Kur këto premtime të pandehurit nuk i janë realizuar, siç u veprua me Albert Veliun ai e ka denoncuar këtë fakt dhe ka pranuar të dëshmojë të vërtetën.

Mësohet, se ky simulim është regjistruar në Janar 2018, në qytetin e Vlorës si dhe për të bërë sa më të besueshëm këtë audio-regjistrim, është zgjidhur të kryhet në një lokal përballë me lokalin që posedonte vëllai i ish ministrit.

Telefonatat që zbuluan mashtrimin

 Ashtu siç mund të faktohet edhe nga ky hetim, dyshja Alizoti-Veliu, për të përfituar një shumë monetare dhe benefite të tjera, në bashkëpunim më njëri-tjetrin kanë regjistruar bisedën e tyre të cilën më pas e kanë dorëzuar në “selinë blu”.

Theksohet se Veliu apo i njohur ndryshe me nofkën ‘’babale”, kontakton edhe me gazetarin Jetmir Olldashi, të cilit i vetëofrohet duke i thënë se do të tregonte mënyrën sesi në qytetin e Vlorës, tregtohej hapur dhe fare lirshëm lënda narkotike e llojit kabanis.

Nga sa rezulton dhe nga hetimi dhe nga provat me dëshmitar, kjo gjë nuk është provuar dhe nuk është arritur që të mundësohet apo të ketë një ‘’tregti’’ të lëndës narkotike. Jo vetëm akuza për vëllain e ish-ministrit nuk u provua qoftë edhe me një provë periferike indirekte, por asnjë gjë nga ato që u bënë publike me audio-regjistrimin e prezantuar nga PD nuk u provuan me asnjë lloj fakti e prove konkrete në gjatë hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu, ajo që nxori zbuluar këtë skenar të përpiluar kujdesshëm, është fakti se dy shtetasit tradhtohen nga bisedat e shumta telefonike që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, të regjistruara e dokumentuara si prova materiale nga prokuroria me urdhër të gjykatës, duke vërtetuar plotësisht të gjithë skemën e mashtrimit të suportuar nga PD për të goditur ish kreun e reformës së posaçme në drejtësi dhe përmes tij reformën në drejtësi.

Veliu dhe Alizoti rezultojnë të kenë kryer komunikime të shpeshta më njëri-tjetrin, në të cilat bëhet fjalë për një pagesë të pa realizuar, gjë që ka nxitur edhe konfliktin e parë mes tyre.

Idea dhe asistenca e PD për stimulimin e bisedës.

Nga transkripti i bisedave, pranohet qartësisht se kjo shumë të pandehurve do ju jepej nga bashkë i pandehuri Ervin Salianji dhe do të shkonte në shumën prej 200 mijë euro. Duke u nisur nga motive personale dhe politike, ish deputeti i Maliqit do ta përdorte këtë audio-regjistrim për të shantazhuar ish ministrin Xhafaj, por edhe si një provë të besnikërisë së tij politike për tu katapultuar në karrierën e tij brenda PD-së.

Me një mendjelehtësi të çuditshme, Salianji e organizoi këtë skenar manipulimi dhe e bëri publik atë. Tani duket se ai do të paguajë shtrenjtë për sa ka bërë në lidhje me këtë çështje.

Sipas hetimeve por edhe sipas dëshmive të marra në kuadër të këtij procedimi, rezulton se i pandehuri Ervin Salinji, në atë kohë ligjvënës i PD të këtë pajisur shtetasit Veliu dhe Alizoti, me mjete regjistrimi, me anë të të cilave do të kryhej dhe audio-përgjimi.

Gjithashtu, faktohet se ky shtetas rezulton se jo vetëm ka pajisur me mjete regjistrimi personat e sipërpërmendur, por ka ndihmuar edhe shtetasin Albert Veliu, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga territori i Shqipërisë në drejtim të shtetit të Kosovës e me pas aty të pajisej me certifikatën e azil-kërkuesit.

Morali i Partisë Demokratike dhe dosja “Babalja”

Dosja “Babalja” është pasqyra e plotë e gjendjes se ku ndodhet Partia Demokratike, forca politike që u krijua si shpresë për lirinë, demokracinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Ndërkohë, sot pas kaq shumë vitesh, pikërisht ky projekt frymëzues politik është shndërruar në një hapësirë ku politikëbërja i ka lënë vendin inskenimeve dhe çimkave, duke shfrytëzuar edhe levat mediatike.

Fakti që sot, kreu i saj Lulzim Basha dhe lideri historik Sali Berisha ushtrojnë presion ndaj trupës gjyqësore qoftë dhe vetëm me prezencën e ish grupit parlamentar, vërteton katërciptërisht edhe njëherë se partia kryesore që synon të vijë në pushtet, ende nuk është gati të ballafaqohet me të vërtetën dhe më pasojat që vijnë nëse ajo nuk thuhet ashtu siç duhet.

Ky sulm ndaj institucioneve të drejtësisë ndër të tjera është edhe përpjekja e dështuar e radhës e Lulëzim Bashës për të justifikuar e mbuluar gjendjen ku e katandisi PD por edhe përgjegjsinë e tij personale publike për këtë turp që i la mbi shpinë PD-së. Lulëzim Basha nuk po i çon deputetët aty se ka hallin e Salianjit por se ka hallin e tij ku dënimi penal ndaj Salianjit është në fakt dënimi politik dhe moral për lidershipin e tij, për kauzat e tij të dështuara dhe të mbështetura në individ pa personalitet dhe me vese morale. Në një çështje të vetme janë bërë bashkë Gënjeshtarët politik dhe mashtruesit ordiner. Përfundimi është ky që po shohim: Babalizmi.

(TemA)

9 komente në “DOSJA E PLOTË: Të gjitha faktet që “tradhtuan” skenarin e PD-së për të tentuar fundosjen e Xhafajt me “Babalen” dhe presioni i Bashës ndaj trupës gjykuese”

  1. Timi says:

    Te denohet maksimalisht ky idiot dhe horrat e tjere qe nashtryan me jete plehre. Me duket se ishte dhe idioti Basha me te.

    1. Kalec Dega says:

      Tani po flasim per drejtesi ne Shqiperi , ne Tema, dhe ju merrni seriozisht cfaredo lajmi qe del nga Partia?!

      =
      Shteti i Rahm Utit e Babales do qe ju te perqendroheni ne tema qe nuk prekin apo i prishin pune 4 Peshkaqeneve.

  2. Lulka says:

    po nuk u be shembull do te kete serish situata te tilla edhe me te rafinuara. Drejtesia nuk mund te mbylli syte dhe te anashkaloje morracake si Salianji dhe te krijoje precente per te ardhmen.

  3. kujtimi says:

    Ne gjykate nuk ka pune asnjeri, qofte edhe deputet, e jo me ish deputete. Gjykata duhet te lihet e qete e mashtruesit te marrin denimin qe meritojne. Nqs ndonje ish deputeti si puna e salianit i kruhet kurrizi, drejtesia duhet tja kruaje me shkop gome e gaz lotsjelles, qe te zere mend.

  4. Arifi says:

    Lesht e curres ka per tu denuar. Marin nga 1 dore te mire lekesh gjykatesit me gjith prekuror dhe shendet e te mira. A e kane kaluar vetingun ata qe do ta gjykojn???

  5. Nikoll says:

    Po kta nje pune kane, nje me dy bejne presione dhe per ke? Per salianjin. Drejtesia duhet te jete e pavaruar dhe te gjykoj mbi prova. Kam besim tek drejtesia dhe tek gjykimi i drejte.

    Salianj te pret burgu o mavri

  6. Kujtimi fier says:

    PD është parti cimkash dhe janë mësuar si tek SHQUPI të vendosin cimka dhe të bëjnë skenare filmash në godinën e teatrit të SHQUPIT

  7. mokrari says:

    A do jete ne seancen gjyqsore Shega? Te shofe e degjoje krimin e dobicit te saj.

  8. ana says:

    A do mbaj qendrim duke e larguar nga PD-ja ish deputetin Salinjani per futjen ne qorsokak te kryesise se partise? Nese jo, atehere i bie qe kryesia e PD-se e ka ditur skenarin destabilizues qe u pergatit nga kriminelet. A eshte kjo nje indicie per te hetuar kryetarin e saj per perfshirje ne kete skeme mashtrimi me efekte destabilizuese te rendit shoqeror?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje