35 organizata ndërkombëtare kundër censurës së medias online në Shqipëri

14 Dhjetor 2019, 18:27Sociale TEMA

Një grup prej 35 organizatash nga vende të ndryshme të botës, 34 prej të cilave janë pjesë e “Platformës së Solidaritetit” i bashkohen deklaratës së organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Kuvendit dhe në rast mostërheqje, i bëjnë thirrje Kuvendit ta rrëzojë atë menjëherë.

“Organizatat nënshkruese nënvijëzojnë se dy projektligjet e paketës kundër shpifjes i japin Autoritetit të Mediave Shqiptare dhe Autoritetit të Komunikimeve Postare dhe elektronike kompetenca kuasi-gjyqësore për të sanksionuar mediat, ndërsa këto organe administrative, megjithëse të pavarur nga përcaktimi në ligj, nuk japin garanci funksionale për të vepruar në mënyrë të pavarur në praktikë, ashtu si  gjykatat,” nënvizon deklarata.

Pjesë e organizatave nënshkruese janë 10 Komitete Helsinki me reputacion të lartë dhe veprimtari të spikatur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe që e kane qendrën e veprimtarisë së tyre në Hollandë, Norvegji, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Armeni, Poloni, Greqi, etj.

Përveç mbështetjes fuqimisht të argumentave të paraqitura më herët nga organizatat shqiptare të medias dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Rrjeti “Platforma Solidaritetit” vendos theksin tek fakti që kjo paketë ligjore nuk përputhjet me angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të kryesimit të OSBE-së dhe në mënyrë të veçantë me nevojën për siguri dhe stabilitet, prosperitet të shtetasve të vendeve tona.

35 organizatat vendosin theksin se, në kryesimin e OSBE-së Shqipëria duhet të jetë një model për vendet e tjera që zbatojnë angazhimet në kuadër të OSBE-së, sa i takon respektimit të medias së lirë.

6 komente në “35 organizata ndërkombëtare kundër censurës së medias online në Shqipëri”

  1. i varferi says:

    Po ne Shqiperi s’ka media fare; aty jane bushater, shkullaker, zhej e zhele qe ne emisionet etij i thoshnin njeri tjetrit , ç’me ha mutin, , pordhac lubonjer, leler e gjekmarkajashet dhe qe te gjithe bashibozuke me lesh e pa lesh. Pastaj profesori injorances mark marku deri tek ai qe pinte cigare ne tribune ne vitin 1991. Bluzat e bardha kriminale dhe pardesyte e bardha per tju shmangur sigurimit. Prandaj ne kushtet e sotme eshte e nevojshme qe kjo “elite” injorantesh te zbythen.

    1. Lani says:

      Mos u besoni ketyre se dhe jashte shtetit mediat shiten dhe blihen sipas grupeve te interesit.Korrupsioni gelon dhe andej.

  2. Via says:

    Nuk e dine ca dmthn keto media korrupsjon dhe disinformation Mesa duket.

  3. shqiponja e zezë says:

    Këto organizatat dinë çfar bëhet në shqipëri. Ju lutem vetëm 1 orë të vinë të dëgjojnë qim pekarin dhe pastaj hajde flasim . Hajde dëgjoni kurva ydhi raki.pi dhe pastaj flasim . Hajde dëgjoni shkullak zagarin dhe pastaj flasim . Hajde dëgjoni mark biçimsëzin dhe pastaj flasim. Hajde dëgjoni andi halebejtja dhe pastaj flasim. Si nuk ju pëlqen , epra ky është kazani . Qelbet erë ? Më vjen keq jo tani , vite që nga momenti që lëpinin koqet e berishës dhe pështynin shqiptarët. Lëpinin loqet e serbëve dhe pështynin shqiptarët. Ju bëj thirje të gjithë komentuesve zemërmir mos u tërhiqni shkruani mbroni mendimin tuaj . Imagjinoni që përpara jush keni ndyrësira si noka basha shehi meta kryemadhi paloka vasili dhe në qoftë se kjo shportë me karavidhe vjen në pushtet mjer ne mjer ky vend .

  4. 668 says:

    Ne ate vend duhen çensuruar fajdexhinjte e mendimit alla- “Sude” qe pellasin gjithe diten dhe e quajne veten “anal ist”. gomer te glorifikuar. Me i thelle se kazani i medias, eshte kazani i anal isteve. Idiotisine e kane bere lapidar. Epoka e jevgjve.

  5. Vjola says:

    Keto mediat jo vetem qe duhen censuruar por duhen vene para ligjit per cdo deformim qe i behet lajmeve duke perhapur panik .
    Media eshte nje arme e forte kritike per te thene te verteten e per tu bere nje barrikade e veprimeve korruptive
    e te jashteligjeshme te qeverise,te insituticioneve,organizatave politieke ose jo per tu bere shtyse progresive per zhvillimin e nje populli dhe nje vendi.Kjo eshte bazamenti baze funksional i mediave democratie.Media nuk eshte nje organ
    me imunitet dhe i papergjegjshem ,per cdo disformim ajo
    pergjigjet para ligjit si cdo individ , organizate qeveritare ose jo.
    Ligji eshte i qarte i shkruar e zeza mbi te bardhe.
    Dhe kjo duhet zbatuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje