Nuk ndalet vala e shkarkimeve të trajnerëve, Luftëtari largon Marantas

14 Dhjetor 2019, 21:11Sport TEMA

Vijon vala e shkarkimeve të trajnerëve tek ekipet e Kategorisë Superiore.

Pas shkarkimit të Franko Lerdës nga drejtimi i Partizanit dhe i Bledi Shkëmbit nga Teuta, edhe klubi i Luftëtarit ka vendosur të largojë trajnerin e saj.

Trajneri grek Marantas nuk do të jetë më në krye të bluzinjve pas humbjes së pësuar sot ndaj Laçit me rezultatin 4-0.

Luftëtari ka arritur të grumbullojë vetëm 8 pikë pas 15 javësh kampionat, duke u renditur në vendin e 9-të. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje