Nga Mero Baze
Ervin Salianji nëse donte t’i shpëtonte drejtësisë, duhej të kishte imituar Berishën. Ai duhej të takohej një natë para gjyqit me Ilir Metën, dhe jo një natë pas. Të pinin verë tek shtëpia, të kujtonin kohët e vjetra dhe pastaj gjykata të merrte vendim pro tij. Kështu së paku ka vepruar Sali Berisha me Ilir Metën, një natë para se gjykata të jepte vendimin për Ilir Metën, më 2012. Hëngrën të dy një darkë dhe të nesërmen punët u rregulluan.
Ervin Salianji shkoi një ditë më vonë tek Ilir Meta. Vonesa e tij për të takuar Ilir Metën, tregon shumë se çfarë ka ndryshuar në Shqipëri.
Ka ndryshuar së pari, rregulli që nëse ha një natë para darkë me Ilir Metën, i shpëton dënimit. Megjithë ulërimat dhe pështymat mbi Reformën në Drejtësi, duket se së paku është krijuar fryma e ndëshkueshmërisë së politikanëve. Dhe këtë frymë nuk e ndalin dot më as gjykatësit, sado të lidhur të jenë me politikën.
Nga ana tjetër, takimi i tyre pas gjyqit, tregon se sa i vendosur është Ilir Meta për të mos e dorëzuar hijen e pushtetit të tij mbi drejtësinë.
Duke thirrur në takim një politikan të dënuar nga Gjykata dhe duke i premtuar mbështetje, Ilir Meta kërkon të japë mesazhin se vendimet e drejtësisë janë ende në dorë të tij dhe se ai mund të ketë ende fuqi t’i ndryshojë ato.
Më shumë se sa për Salianjin, ai është një sinjal që Ilir Meta kërkon t’i japë drejtësisë për vete dhe rrethin e tij.
Ai është duke u bërë karshillëk e t’u tregojë se nuk ka vdekur akoma, që ta dorëzojë kokën në “sininë” e gjyqtarëve.
Dhe për këtë, më shumë se sa për të shpëtuar Salianjin, ai e përdori Salianjin për të bërë një provë force ndaj atyre që duket se kanë marrë vendim të fillojnë të zhdukin pandëshkueshmërinë nga skena politike shqiptare.
Takimi u bë disa minuta pas betimit të SPAK në Presidencë, trupës speciale të prokurorëve që do të gjykojnë korrupsionin e këtyre 30 viteve në Shqipëri dhe dosjet e pagjykuar.
Pasi bëri adetin me ta, Ilir Meta vendosi të tregojë se në këtë vend, ai do të vazhdojë të përpiqet të marrë vendime edhe për drejtësinë.
Në të vërtetë, dënimi i Salianjit është i padrejtë, kur ngushtohet tek Salianji. Ai më shumë se sa fajtor në atë histori, është përgjegjës që ka pranuar të bëhet pjesë e një skeme të ulët dhe pa fantazi, nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj, që ka pranuar të financojë dhe të investohet në një skemë mashtrimi për të goditur një kundërshtar politik.
Përdorimi fizik i Salianjit në atë histori, nuk është thjesht faj i Salianjit, por më i gjerë se aq. Dhe e vetmja rrethanë lehtësues e Salianjit, është se ai nuk ka kundërshtuar një detyrë partie, që në fakt ishte mision kriminal.
Por Salianji nuk është se ka bërë ndonjë gjest personal, ose ndonjë krim për interes të tij. Ai e ka bërë për interes të PD dhe kryetarit të saj, dhe dënimi duhet të ishte më i gjerë dhe më propocional.
Nuk mundet që në atë histori të dënohet Salianji dhe Olldashi, ndërsa prezantuesit e atij skandali, Lulzim Basha dhe më poshtë Enkelejd Alibeaj, të jenë të pafajshëm, dhe të bëjnë sikur i ka gënjyer Salianji me Olldashin.
Kështu si e ka bërë PD-në, Lulzim Basha, janë dënuar të gjithë nga një herë, përveç atij. Është dënuar Paloka, Vokshi, Noka, Bardhi, Salianji etj, vetëm se përdoren për të thënë gënjeshtrat e tij.
Ndaj Ilir Meta nuk ka çfarë ndihmon Salianjin në këtë histori, pasi Salianji nuk ka bërë ndonjë krim paisoni, apo krim personal, por një aksion politik të urdhëruar nga partia e tij.
Ilir Meta po e përdor foton me Salianjin, njësoj si e ka përdorur Luzlim Basha, Salianjin, në atë histori kriminale.
Ndërsa i pari e përdori për të shpikur një krim, i dyti po e përdor për të trembur prokurorët të hetojnë krimet e tij dhe shokëve të tij.
Është pak vonë. Dhe mbi të gjitha, kohë e keqe për t’u mbrojtur politikisht për një krim.
Per mua ka marre fund epoka e trajtimit te problemeve ne kete menyre.DREJTESIA mbi te gjitha
Thënë më shkurt, Salianusi
donte të bënte karrierë
si këlluf e keqpërdorën
e jo një, por plot, dy herë.
.
.
.
Mbani mend filimatrakun
pozonte me peshk në duar
keqpërdorur e dhënë hakun
si këlluf, por i arnuar.
.
S’do e lënë rehat Llozhankën
dhe në hall do e përdorin
do kërcejë mbi lulushankën
sa të heqë pakë zorrin.
.
Do spanohet keq rondelja
sa do zbardhet krejt Babalja
“Ja ça nodh Kur shkyhet felja”
“Dhe kur kruhesh te Cipalja”
.
P.S.
S’shtyhet jeta me mashtrime
mjaft u bone karagjoz
sa ka pa Tirona Ime
kon hy shul e kon dal lloz.
.
Më nuk puth në politikë
dhe të tutë ta vun drunë
“Profesioni”, po ka ikë
shif e gjeje ndonjë punë!
.
P.P.S.
Si në ëndërr do kujtosh
se sa qejf shokët të kishin
plot me mall do masturbosh
për karrierën dhe për ish-in.
Nuk jam kundra, zoti Mero per sa thua. Gjithcka qendron. Me lejo te shtoj nje detaj te vogel.
Ne kete mesele del edhe njehere ne drite se kush eshte Iliri.
Iliri, as me shume dhe as me pak e kupton drejtesine si prone personale. Ai reformen ne drejtesi e quan shaka te Rames. Atij as qe i vehte mendja qe nje gjykates, apo prekuror te jete i drejte dhe te doje Shqiperine me shume se Ilirin. Ai akoma i mendon ata si pjestare te bandave ku do zbatojne ate qe do u thote kryetari i bandes. Ai as qe mund ta kuptoje qe nje gjykates te veproje me koken e tij dhe duke pasur idhull vetem ligjin. Ketu e ka burimin edhe bindja e toj se ai do e rishikoje kete ceshtje. Ai mendon se si perfaqesuesi kryesor i banditeve, do e rregulloje kete pune sipas ligjit te bandave. Eshte turp i madh qe Presidenti i vendit te merret me probleme te tilla. Eshte turp i madh qe ai te bej premtime kunder ligjit.
Nga ana tjeter ky rast tregon cfelliqesira jane tipat e Salijanjit. Po te kish sadopak burreri, ai duhej ta mbronte vehten, pikerisht duke shitur Bashen ne rradhe te pare.
Kjo me rikujton nje film kur vrasesi me porosi shpresonte se padroni do e mbronte. Padroni i spjegoi se ai mos ta cante koken nga vendimi gjyqesor qe e denoi me vdekje. Une i tha padroni(nje oficer i larte) ne kohen kur skuadra e pushkatimit do marr nishan mby ty, do dal ne dritare me shami te bardhe dhe pushkataret do ikin. Ashtu besoi vrasesi dhe e priti bresherine e plumbave te vdekjes, duke pare nga dritarja…Edhe ky Salinjani po ben te njejtin trapllek. Ka akoma besim tek Iliri apo Basha. Nuk e kupton derdimeni qe as Rama nuk e shpeton dot nga zullumet qe ka bere.
PS
Dalengadale femijet qe po dalin nga drejtesia do behen burra dhe burrat do jene trimat e arthshem qe do mbrojne Shqiperine. Ai dhe Iliri asasi e mendojne kete gje. Ata nuk e dine qe zotat e vertete do jene zotat e drejtesise ku do thyejne koken politikanet dhe hajutet ordinere te floririt. Do cuditen kur te shikojne se si antaret e bandave te tyre, do vrapojne kush e kush me shpejte te braktisin anijen qe po mbytet. Do ankohen per ta se po i tradhetojne….ne do qeshim me te madhe dhe Kadareja do shkruaje romane…
O Mero kur rama foli per prokurorin e duresit dhe kryetari i KLP dhe politika nuk lane gje pa thene kurse per kete kurven Salihanin kan dite qe par gjyqit qe shahen si prekuroret dhe gjyqtari nga PD nga LSI dhe asnje sndihet as KLGJ as KLP por nxjerin ne cdo tv te thone ca te duan lere pastaj takimin me PISIN me fal P………N
Per komentin e me siperm!Vlersoj pa mase dellin in tuaj poetic ,lexoj cdo here komentet tuaja,por Gazeta Tema eshte futur ne boten e lire on line te gjithe gazetave ,sinje gazete prestigjioze.E detyruar nga obligimet per regulate e gazetarise,duhet tju kishte terhequr vemendjen per pseudonimin qe perfaqeson komentin tuaj.Humori eshte I kendshempor ne kete rast duhet perdorur sic thuhet me Dyer te mbyllura,ne nje shoqeri te ngushte!ju lutem ndryshoni pseudonimin tuaj per hire te etikes se komunikimit apo gazettes qe na lejon te shprehemi lirshem! Flm!
A, ke te drejte, por kete duhet te ja kerkosh nje here Zhejit qe le Oketen e thote live “me ha mutin” inxhinerit, prape Zhejit qe pasi largohet panelistja, mbreme, kerkon duartrokitje per largimin e saj se ambientalisti e gacmon seksualisht, Neritani qe do na beje te zezen se do na largohet; nuk e di do ikij si Agron Tufa apo do vdese, kete nuk e sqaroi, nje juirsti me koke te madhe qe i tha live ne tv nje paneliste “futja pordhes” ect ect. Jane bere mediat dhe ata qe i perfaqesojne qe ti mbledhesh e ti futesh ne nje thes dhe ti hedhesh ne pubel e pastaj tu veshe flaken. Nuk e di çfare brezi rritet dhe mesohet me profesore si Mark Marku qe ne emisionin e Fevziut para tre netesh i tha Ulqinit “ç’na ha mutin” dhe Fevziu qeshte. tani te irritohem une dhe te theme qe keta duan plumbit ne balle?! Se femijet tan po rritene mesohen rrugaç, kurvare, idiote, pa cipe, nder e dinjitet… me keta gazetare, media e gjendje katastrofike qe kalon vendi. Te drejte ke “A” per ato qe thua, si te ja bejme me keta qe kane pushtuar pushtetin e ketert?! Apo tu dalim ne rruge me shkopinj se me arme futemi ne ne burg. KU ta gjeje lirine , i dashur, une se nuk e kam guximin te theme keto qe thone keto gjallesa. Ngela pa liri ne demokraci!
@A
.
FALEMINDERIT
që më vlerësoni!
Me mirësjellje:
Gomisti i NSHRAK-ut
Nick-un tim mund ta lexoni ?
O Grigja Suma si do ja besh pa salianusin o shtremsir
Prit Apelin Mero dhe pastaj flasim, gjykata e shkalles se pare gjithmone e ka leshuar doren ne raste te ngjashme dhe ka qene Gjykata e Apelit qe i ka kthyer mbrpasht per rihetim apo plotesim hetimesh prej prokurorise e keshtu ceshtjet jane bere terkuze deri sa kane perfunduar me gjoba apo pafajesi per pamjaftueshmeri provash. Tan Gjermeni e ka mizen nen kesule keshtu qe ka menduar te hedhi zaret se mos ndoshta Rama e merr me sy te mire. Te shohim si do veje..
Prit Apelin Mero dhe pastaj flasim, gjykata e shkalles se pare gjithmone e ka leshuar doren ne raste te ngjashme dhe ka qene Gjykata e Apelit qe i ka kthyer mbrpasht per rihetim apo plotesim hetimesh prej prokurorise e keshtu ceshtjet jane bere terkuze deri sa kane perfunduar me gjoba apo pafajesi per pamjaftueshmeri provash. Tan Gjermeni e ka mizen nen kesule keshtu qe ka menduar te hedhi zaret se mos ndoshta Rama e merr me sy te mire. Te shohim si do veje…
Per salianusin tani fillon malorja!! Hahaaa sa ke per te hequr ti o pithmotre. Te kujtohet Muc Nano kur te tha “ o koqe kandari po te perdorin do shkosh ne burg” ti e dije llogje llozhani???? O gjiriz . Meta te pret se i jep gariet vetes po dhe ai te pidhi ropve do vej. Bura bythqira
Shqiperine e drejton nje Qeveri mafioze me nje Kryeminister drogaxhi,qe i rendojn mbi supe qindra afera korruptive.Diten e dyte
mbas publikimit te audiopergjimit,drogaxhiu deklaroi se eshte i manipuluar.Vetem kjo mjafton qe Salianjit i jep te drejte,per te derguar
ne burg drogaxhiun Edvin Escobar D’Rama e kompani.Nuk u denua gangsteri Tom Doshi,ne manipulimin e gjoja te nje atentati ndaj tij
nga Presidenti,do te denohet Salianji qe ka denoncuar banditet ne pushttet!Ka plot nga PD-ja per tu denuar.Por,perse pikerisht Salianji?
Sepse ai nuk eshte i perlyer si shume PD-ista te gardes se vjeter,qe heshtin perballe zullumit pa fre te bandes se “rilindjes”,prandaj
duhet te perbaltet,qe ne te ardhmen te mos jete i besueshem ne ngritjen e nje padie ndaj banditeve te “rilindjes”.
‘Do t’ju gjejë belaja!’/ Gjyqtari Alaudin Malaj akuza ish-ministrit Fatmir Xhafaj: Më ndaloi familjarët se i nxora vendimin për vëllanë, rojën
time e morën peng.Gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin Malaj u shpreh se këtë verë, në 25 korrik katër persona i morën peng një roje të
familjes së tij në mes të Vlorës dhe i kërkuan që të mos e mbrojë më, por që autorët nuk u zbuluan.Gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin
Malaj bëri akuza të forta në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Ai tha se këtë verë, në 25 korrik katër persona
i morën peng një roje të familjes së tij në mes të Vlorë dhe i kërkuan që të mos e mbrojë më, por që autorët nuk u zbuluan.“Në 25 korrik
një roje i familjes sime u mor peng te xhamia në Vlorë nga katër persona, iu fut pistoleta në bark, e morën në makinë dhe e lëshuan
në Fier, i thanë ‘mos i mbro më për familjen time se do u gjejë belaja’. Personi shkoi në Vlorë bëri kallëzim, i shkrova drejtorit të policisë
dhe i thashë zbuloje, të nesërmen nuk u bë asgjë. Pas një muaji prindërve të mi u mor një apartament me forcë me dhunë nga grupet e gatshme të policisë”.Gjyqtari: Fatmir Xhafaj më ndaloi familjarët se i nxora vendimin për vëllanë në ItaliMalaj akuzoi edhe Fatmir Xhafaj
se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm i ndaloi familjarët si hakmarrje, pasi i kishte nxjerrë vendimin për vëllanë lidhur me problemet
që kishte me drejtësinë italiane. “I kam bërë ankesë ministrit për ndalimin e familjarëve të mi. Pse e ndalon një familjar të gjyqtarit, kur
ne me ligjin që ka miratuar kjo shumicë ka mbrojtje të posaçme, i ndaloi i arrestoi sikur ka bërë Fatmir Xhafaj se unë i nxora vendimin
se vëllai i tij ishte dënuar në Itali. Dhe jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. Nuk mund të pranoja të drejtohesha nga një ministër i Brendshëm që vëllanë e ka të dënuar. Le të rrijë ministër Turizmi dhe jo i Brendshëm, përgjegjësia është shtetërore. Ky ministër nuk ka
njeri pa arrestuar në familjen time. Vendimi italian ishte në të gjithë Shqipërinë, por asnjë nuk e nxirrte. Ai u dërgua kundër ligjit jashtë
shtetit. Por ka një procedurë, pse u ndoq një regjim tjetër për këtë. Cdo njeri që kërkohet jashtë shtetit, ndalohet dhe caktohet masë
sigurimi për 40 ditë. Pse nuk u zbatuan ligjet shqiptare. U mor, iku për tërë natën. Ai që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi.
Kur e mban këtu mund të kryhen hetimet të tjera më pas nisur nga deklarimet. Sot policia nuk bën detyrën e vet se nëse ata do të sjellin
letrat në gjykatë nuk ka asnjë që të firmosë ndryshe” tha ai.Malaj: 100 të zhdukur në Vlorë, policia drejtohet nga mafia e FieritGjyqtari
u shpreh se sot në Vlorë janë 100 persona të zhdukur dhe se policia e qytetit bregdetar drejtohet nga mafia e Fierit. “Sot policia e Vlorës drejtohet nga gjithë mafia e Fierit. Të gjithë oficerët e policisë gjyqësore janë nga Fieri. Dil sot në Vlorë në qytetin ku kanë humbur 100
veta, sepse nuk funksion policia, nuk i interesohen kush i ka humbur. 100 veta sot mungojnë, kujton se i bëjnë njerëzit pa i lidhur me
bandat, nuk mund të ketë asnjë bandit më të fortë se shteti”.Malaj: Policia falsifikon procesverbaletGjithashtu Malaj hodhi akuza të fortë
në drejtim të policisë duke deklaruar se ka raste kur falsifikon procesverbalet e provave. “Po falsifikohen procesverbalet nga policia si në
1996. Policia e gjen makinën në një qytet dhe e sjell në drejtorinë e policisë shkencore, kur me ligj është e ndaluar të lëvizë të gjitha
sendet e vendit të ngjarjes. Policia duhet të bëjë procedurën atje. Këtu ka një disrakordëancë të madhe, kemi një ligj sot për Kodin e
Procedurës penale që nuk zbatohet, por një urdhëresë e një ministri për të bërë procesverbalin e kqyerjes së vendit të ngjarjes.
Nuk është problemi vetëm i këtij ministri, janë të kohëve të mëparshme. Kur do të ndalojmë policinë të falsifikojë provat? Sa herë
është proceduar ndonjë oficer i policisë për falsifikimin e provave? Sot në jetën njerëzore Zoti dhe gjykatësi gjykojnë”.Malaj: Policia
shtriu në tokë katër fëmijën e një gjyqtariAi komentoi edhe paketën anti-KÇK dhe shkarkimet në gjyqësor nga vettingu. Malaj mbrojti
gjyqtarët duke shpjeguar sipas tij edhe arsyet. “Sot gjyqtarët po shqyrtojnë cështje të 2016-17, janë shumë pak cështje të reja. Sot kanë
ikur rreth 100 gjyqtarë. Apeli i Tiranës kur kam qenë titullar shqyrtonte 9 mijë cështje në vit, sot maksimum 3600 në vit, si pasojë e
largimit të gjyqtarëve, kolapsit, pasi kanë ikur 50%. Shumica e cështjeve janë patenta, ndërtime pa leje, kundërshtim të policisë, që u
ka ikur koha. KCK për cfarë? Të drejtat e qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje, apo atyre që kanë kundërshtuar qytetarët.Policia është
forcë e armatosur dhe ka për të detyrë të ndalojë keqbërësit, por problemi është sa e kemi ne policinë për të ndaluar personin.
Nëse trupa provokon, atëherë i bie që nuk po kundërshton qytetari, por polici ligjin. Para dy muajsh një trupë kishte kapur një qytetar
poshtë pallatit dhe i kërkonte kartën ID, ai u tha hajde ngjitemi në katin e 9, ata e morën e futën në komisariat dhe e mbajtën 12 orë.
Përse? Sepse nuk pranuan të ngjiten të merrnin kartën ID. Një rast tjetër ishte ndalim i fëmijës së një gjyqtari, katër policë shtrinë një
fëmijë në shesh është me audio dhe video. Ai nuk e kundërshtoi, u tha do të vij ku të doni ju. Ata e ndaluan katër herë hesht. Këta
janë KCK, këta gjyqtarët?” përfundoi ai.
Mero duket se ke nderruar rolet e Ilirit me Saliut. Para gjygjit te videos Iliri u takua me Berishen per hallin e tije, dhe jo Berisha me Ilirin.. Bosi ne kete rast ishte Berisha qe kontrollonte drejtesine. Sepse Berisha ne asnje rast nuk ja ka pase nevojen Ilirit. Berisha gjithmone ka kontrolluar cdo gje,prandaj Iliri kur ishte kryeparlamentar deklaronte qe kam debulese per doctorin dhe e lejonte qe ne parlament te shkumbezonte pa karar.
O Mero ata u takuan per ti thene njeri jatrit qe do takohemi ne burge tani.Prandaj bejme nje foto nga ktu ne presidence.
Cfare eshte kjo foto e presidentit me nje te denuar nga gjykata? Aman!
@Star! Është e kundërta, hallin më të madh e kishte Berisha, i cili një natë para gjyqit, shkoi për darkë në shtëpinë e Ilirit, ku i pëlqeu aq shumë dhe gatimi i Monës. Duhej mbrojtur Meta. Dhe ia çoi me kamera (shihni ku jam unë dhe pse jam këtu) mesazhin kamikazëve të tij në Gjykatën e Lartë. Të nesërmen gjykata e lartë vendosi 5-0, pafajësinë e Metës!!! Po të binte Meta, pra po të dënohej ai, binte dhe vetë Berisha (Saliu për pushtet të vriste, siç dhe bëri në 21 janar po për sebep të Metës, sepse qeveria e tij mbahej në këmbë me katër votat e Metës, fituar edhe ato me ndihmën e Saliut në Ndroq, në zgjedhjet e vitit 2009. Kur për ato zgjedhje të kontestuara për vjedhje të votave, PS kërkoi të hapen kutitë, ato jo vetëm që s’i hapi, por KQZ me urdhër të tij i dogji në lumin Erzen. Nuk janë kohë shumë të largëta këto për të mos u mbajtur mend.