Shkencëtarët "rikthejnë në jetë" zërin e mumjes 3000 vjeçare

24 Janar 2020, 12:14Lifestyle TEMA

Shkencëtarët kanë përmbushur dëshirën qindravjeçare për të riprodhuar zërin e mumjeve egjiptiane përmes kordave zanore artificiale.

Ata kanë arritur të krijojnë tinguj të ngjashëm zanorë të një prifti egjiptian të mumifikuar, i cili ka jetuar midis viteve 1099 dhe 1069 para Krishtit.

Kur Nesyamun vdiq, zëri i tij heshti, por 3000 vjet më vonë, një ekip studiues e rikthyen atë përsëri në jetë.

Trakti vokal i mumjes, pasi u skanua u stampua 3D në madhësi me origjinalin, shkencëtarët e sintetizuan atë me një tingull artificial prej laringut, 99% i ngjashëm me zërin e Nesyamun.

Ky është projekti i parë në llojin e tij për të rikrijuar me sukses zërin e një personi të vdekur me mjete artificiale.

Në të ardhmen, studiuesit shpresojnë të përdorin modele kompjuterike për të rikrijuar fjali të plota, fal zërit të priftit mumje.

Krijimi i akademikëve nga Universiteti i Londrës, Universiteti i York-ut dhe Muzeu i Leeds, u botua në revistën Science Reports.

Teknika e rekreacionit vokal na dha mundësinë unikale për të dëgjuar zërin e një mumje – tha bashkëautori i studimit Joann Fletcher, një profesor i arkeologjisë në Universitetin e York-ut.

Prof. Fletcher i tha BBC-së se ai kishte dëgjuar zërin e e Nesyamun nga jeta e përtejme, e cila është edhe pjesë e besimit të tij fetar dhe se ai shpreson që ekipi i shkencëtarëve mund të krijojë një version të asaj që prifti mumje kishte folur në tempullin Karnak.

Duke qenë Nesyamun  është mumja e vetme që daton nga mbretërimi i Ramses XI, analiza shkencore e tij do të kontribuojë në të kuptuarin më të madh të Egjiptit antik.

Mbetjet e mumifikuara të Nesyamun janë të ekspozuar në Muzeun e Qytetit Leeds. (TemA TV)

6 komente në “Shkencëtarët “rikthejnë në jetë” zërin e mumjes 3000 vjeçare”

  1. PO he cfar nota muzikore kishin?

  2. shoku says:

    Jo temen e semes si tallen qeratallaret.
    Po mire kush na thote se zeri eshte 99% i verete kur ai robi ka jetuar para 3000 vjetesh? Apo ka incizuar zerin, a me spektakel akoma, kemi deshmitare qe e pohojne?
    Babai ime eshte 85 vjeç. I tha djalit 8: Ti zhurmen e pordhes e ke njelloj si Gjyshi im (rhamet paste). Ai kur shkonte ne banje (asokohe, viti 1945, ne fshat, banjot s’ishin brenda shtepise) rruges pirdhte (pleqeri 70 vjeç).
    Ndoshta djali im kur te behet 85 vjeç, do ti thote nipçes: (kur te degjoj zhurmen e pordhes) se i ngjan me ster,ster gjyshin para 120 viteve.

  3. Baliu says:

    Per fillim vetem zerin, e mbas 10 vitesh do ta ngjallin vet mumien. Spekulime te paskrupullta vetem per te terhequr investime dhe per te bere jete luksoze si “hulumtues”.

  4. Tan ortodoksi says:

    Sa budallalleqe.

  5. taras bulba says:

    D.m.th., edhe mbas mijra vjetesh do ja degnojme zerin Salies ??? Mos…….

  6. filezeza says:

    Po si te te besoj une kur ti s’e ke degjuar kurre zerin e priftit; kush e regjistroi para 3 mije vjeteve qe ta riprodhosh ti dhe ta besoj une? keto jane profkat me te medha qe ne emer te shkences, flet imagjinata. Shkencen e pranoj per saktesi origjinale, imagjinaten, per fantazi te çmendura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje