Si PD e LSI, po fshehin pas tryezës zgjedhore, dorëzimin pa kushte!

26 Janar 2020, 20:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumë mbështetës të opozitës, por dhe një pjesë e madhe e shoqërisë, ende janë të paqartë, ose në kërkim të ndonjë shpjegimi, mbi uljen e papritur në tryezë të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, nën alibinë e nevojës urgjente për Reformën Zgjedhore.

Madje konspiracioni bëhet dhe më i madh, kur dhe Berisha megjithëse lëshon gjithë njerëzit e vet kundër Bashës, e mbron idenë e Reformës Zgjedhore. LSI shkon dhe më tutje, kur thotë se pas Reformës Zgjedhore do të shkojmë në zgjedhje.

Po çfarë ka mbetur nga idetë e Reformës Zgjedhore që pritej dhe nga ato që ka propozuar OSBE/ODIHR?

Fillimisht çështja e mundësisë së ndryshimit të sistemit që u hodh nga partitë joparlamentare dhe aktivistët civilë, duket se tashmë u varros. Për të janë shprehur kundër Berisha, Basha, LSI dhe mbështetësit e tyre ndërkohë që as OSBE/ODIHR nuk e ka pasur në axhendën e vet.

Kështu që gjithçka mbetet, është të shikojmë, cilat janë pikat më të forta të propozimeve të OSBE.

Pika më e fortë dhe që do të ndryshojë historinë e zgjedhjeve është depolitizimi i komisioneve. Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, dhe bërja e zgjedhjeve me tre komisionerë të zgjedhur me short nga listat e mësuesve apo gjyqtarëve të vendit, do të ulë në mënyrë drastike, korrupsionin, peshën financiare dhe mbi të gjitha vjedhjen e votës në tavolinë për partitë e vogla që nuk kanë komisionerë.

Ajo që bllokon ndryshimin në Shqipëri, si një forcë e padukshme, është pikërisht dështimi i partive të vogla për të kaluar pragun, pasi votat e tyre, përveçse janë pak, janë në duar çakejsh. Do të mjaftonte të hiqje 2 vota për një kuti, që një partie t’i hiqje dhjetë mijë vota në rang vendi. Dhe kjo bëhet rregullisht.

Depolitizimi i komisionerëve, do të ulë kostot financiare dhe do të rrisë vlerën e votës, pasi do të shmangë vjedhjen.

Deri tani sipas asaj që po flitet në tryezë, PD është kundër edhe këtij rekomandimi.

Nëse dhe ky nuk bëhet, atëhere propozimet e tjera të OSBE janë gjëra krejt teknike, pa asnjë peshë për Reformën Zgjedhore. Fjala vjen mund të bëhen propozime të caktohet java e zgjedhjeve, të jetë e fiksuar në Maj apo Tetor, dhe gjëra të tjera që nuk ngrejnë peshë.

Kërkesat e vetme të PD deri tani janë rritja e financimit të partive në fushatë nga qeveria. Pra duan ca lekë më shumë.

Nëse përfundon kështu, nuk është ndonjë dramë e madhe pasi partitë kryesore, realisht nuk kanë problem me zgjedhjet, por PD dhe LSI kanë një problem serioz me opinionin publik, për mitin e Reformës Zgjedhore që po përdorin si alibi, për t’u ulur në tryezë me Edi Ramën.

Me kaq sa po shikohet, ata jo vetëm që nuk janë për Reformë Zgjedhore, por janë duke bllokuar dhe ato hapa që do të bëjë OSBE në këtë drejtim. Kjo rrëzon çdo alibi të tyre, jo vetëm pse janë ulur tani në tryezë, por mbi të gjitha, pse nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje vitin që shkoi dhe pse e lanë opozitën rrugëve pa përfaqësuar.

I vetmi shpjegim është se ata kanë kuptuar çmimin e hidhur të bojkotit, dhe janë dorëzuar pa kushte, duke gjetur shpëtim uljen në tryezë si alibi. Nuk u ka shkuar mendja keq, po të paktën të bëjnë ndonjë reformë që t’u quhet alibia. Se kështu dalin më keq.

35 komente në “Si PD e LSI, po fshehin pas tryezës zgjedhore, dorëzimin pa kushte!”

  1. Selami i Kucit says:

    Reforma? Kush mendon per to. A, per keto qe thote i madhi Ali Asllani po.

    Ali Asllani

    “Hani pini e rrëmbeni,mbushni xhepe-mbushni arka…

    Të pabrekë-ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka…

    Hani -pini e rrëmbeni,është koha e çakenjëve,

    Hani-pini e rrëmbeni, është bota e maskarenjëve…

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në Pazar,

    Dallavera me të huaj, dallavera me shqiptarë…

    Dhe për një kërkoni-pesë..por më mirë njëzetë e pesë

  2. Zigur Qarri says:

    Vjedhja e votes nuk mund te shmanget,per sa koh qe nuk denohen banditet e”rilindjes”,qe kan vjedhur votat ne menyre te
    organizuar,me miratimin e Edvin D’Rames.Qeveria e”rilindjes”dhe drogaxhiu D’Rama,kan penguar drejtesine ne gjykimin
    banditeve.Per te shpetuar veten si urdheruesi i vjedhjes masive te votave,D’Rama qe akoma mban peng drejtesine shqiptare,
    do te pengoi me te gjitha mjetet gjykimin e banditeve.Prandaj edhe duhet nje ligj i posçem per Kryeministrin,denimin ne karrike
    elektrike(dhe eshte pak),ndryshe,gjithshka shumezohet me zerro.

    1. Lona says:

      Nuk po kuptoje ky tipi zigure qorri nje here perkrahe poziten nje here opoziten eshte ne rregull ky lloje mashkulli apo i ka ikur mendja

      1. Zigur Qarri says:

        Lona leshi,nga gjuha dukesh qe je po ai debili qe shkruan me emrin tim,habitati i kllonuar nga peversi Edvin Escopbar D’Rama.
        Ata qe kan mbetur akoma tek”rilindja”,jan llumi,jashqitja e shoqerise shqiptare,krimenela,mashtrues drogaxhinj.Vazhdo e shkruaj,
        sepse efekti eshte teper pozitiv!

        1. Lona says:

          Zigur qarri qenke njeri i semure psiqik mer ilacet se do behesh me keq ti jetone me endra

          1. Zigur Qarri says:

            Dukesh qe ke bërë terapi tek psikiatri!
            Lona balona perjetoka haluçinacione ngaqe nuk merr ilaçet,por kokainë si Edvin D’Rama!
            Mos harro dozën e perditeshme!

            1. Zigur Qarri says:

              Enderuar lona do me falesh per komentin
              kur nuk mare ilacet jame i pa pergjegjshem dhe shkruaj si budalla po tani ndihem mire do me falesh .

              1. Zigur Qarri says:

                Hahaha…doli debili Edvin Droges ti pergjigjet vetes!

    2. Shinjestra says:

      Ti Zigur Qorri,t’i hash mutin Edi Rames dhe t’i maresh te keqen rilindjes.Ps-te do fitoi aq shume ne zgjedhjet qe do behen, sa ti dhe idhulli yt Berisha, do te ngeleni me goje e bythe hapur.

    3. XheJ eN Bi says:

      Zigur Qarri….
      Nuk më thua o Zike ,a e di se ç’ është Ruzhdie në Fier ? Të gjithë e dinim grua ,po ja që na doli fshat .Dhe e di përse u bë i njohur ky fshat ?
      Po ta themë unë ,për vjedhjen e votave nga PD- ja ,bile komidionerët shkuan në gjyq ,po fatmirësisht për ta ishin gjyqtarët e Saliut dhe nuk ju hyri gjëmb në këmb.
      Kështu o Zike ke humbur memorien apo nuk të leverdis ta kujtosh.

  3. Zigur Qarri says:

    Tipik”rilindas”,pa indetitet,mashtrues,drogaxhi,antishqiptare.

    1. Réaliste says:

      O zigure djali ne mengjez je me ps ne dreke me lsi ne mbrelje me pd qenke trap fare njeri i degjeneruar .

      1. Zigur Qarri says:

        Hahaha…..Realiste,habitati i kllonuar i drogaxhiut D’Rama,po luan dhelpren!Debiliteti juaj sherben si katalizator per
        fundin e drogaxhiut.Prandaj vazhdoni,se ka akoma nga ata qe nuk besojn, se te gjith “rilindasit” ,pa perjashtim,jan
        mashtrues,drogaxhinj dhe antishqptare.

  4. Realishte asnje arsye! says:

    Kjo eshte laj mu.. me shurre

  5. zgjedhori says:

    Mes mesuesve dhe njerezve te drejtesise gjem plot partiake, madje fanatike. Shikoni Mark Markun, Gjekmarkun dhe markagjeke te tjere qe gjoja jane pedagoge. A mund t’i quajsh te depolitizur keta?zhjedhori

    1. DinPak says:

      Une them qe Reforma te kete vetem nje nen apo pike:
      Te ndolohen te emerohen ne komisionet zgjedhore personat me emer apo mbiemer Mark.
      Te tjerat, siç thote Meroja, nuk kane fare rendesi.

  6. Réaliste says:

    O zigure djali ne mengjez je me ps ne dreke me lsi ne mbrelje me pd qenke trap fare njeri i degjeneruar .

  7. PALO OPOZITARË . says:

    Tê dhjerë, por me nder ??

  8. Shinjestra says:

    Ti Zigur Qorri,t’i hash mutin Edi Rames dhe t’i maresh te keqen rilindjes.Ps-te do fitoi aq shume ne zgjedhjet qe do behen, sa ti dhe idhulli yt Berisha, do te ngeleni me goje e bythe hapur.

    1. Zigur Qarri says:

      Shinjestra ushqehet me mut!Ha sa te duash,eshte problemi yt.Durrësi mund të quhet si qyteti i origjinës së Edi Ramës. Në këtë qytet,
      në Lagjen Kala, ka jetuar familja e Edi Ramës për tre breza,që nga stërgjyshi i Edi Ramës Grigor Rama, djali i tij Kristaqi i parë, më pas
      djali i këtij Vlashi, dhe i fundit djali i Vlashit, Kristaqi i dytë,babai i Edi Ramës. Çuditërisht, ose ndoshta jo, Edi Rama nuk flet kurrë për
      shtëpinë e tij në Durrës, e as është shqetësuar ndonjëherë për restaurimin e saj.Interesi i vetëm i Edi Ramës sa i përket origjinës
      durrsake të tij ishte që të zhdukte gjurmët e turpit familjar të tij,që kishte lidhje pikërisht me shatërvanin.Pas martesës së bujshme
      për kohën në Durrës të gjyshit të Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, që ishte shoferi personal i Presidentit dhe më pas i Mbretit Zog,
      me kamerieren e Pallatit të Zogut, Veronika Maria Kolombi, e njohur si dashnorja e Ahmet Zogut, gjyshit të Edi Ramës i ndodhi një
      incident që ka të bëjë pikërisht me këtë shatërvan.Një mbrëmje vere,disa të rinj durrsakë,e kapën Vlashin dhe e hodhën në shatërvan
      duke i thënë që të lante atje turpin që kishte pranuar të martohej me dashnoren e Ahmet Zogut, madje të pranonte si të vetët edhe
      dy fëmijët e lindur nga kjo martesë. Ngjarja u bë shkak për krijimin e shumë barcoletave në Durrës.I pari që u përpoq ta hiqte
      shatërvanin ishte babai i Edi Ramës, Kristaqi, i cili kishte arsye të forta për ta bërë këtë gjë. Atë natë që babain e tij Vlashin e hodhën
      në shatërvan, ai ishte duke u kthyer në shtëpi nga një festim me disa miq të tij servilë zogistë, të cilët e kishin ftuar për darkë pas
      lindjes së djalit të tij të parë, që ishte pikërisht Kristaqi, për të cilin thuhej se ishte djali i Zogut.Kristaqi i cili ishte skulptori i oborrit
      enverian, u përpoq që talargonte shatërvanin me djallëzi, duke bërë projektin e një monumenti për Kryengritjen e Haxhi Qamilit,
      që dotë vendosej në qendrën historike të Durrësit. Kulmi i suksesit të këtij rebelimi islamik, të cilin Enver Hoxha e shikonte si një
      lëvizje shoqërore progresive,kishte qenë pushtimi i Durrësit,kryeqytetit të Shqipërisë së kohës. Prandaj, arsyetonte Kristaqi,Enver
      Hoxha do të pranonte me kënaqësi idenë e tij. Kështu zhdukej shatërvani i urryer. Por as Enver Hoxha nuk shkoi kaq larg, kështu
      që shatërvani shpëtoi paq. Atë e hoqi djali i Kristaqit, Edi, kur u bë Kryeministër.Tani është thënë se shatërvani do të restaurohet
      dhe do të zhvendoset në një pjesë tjetër të qytetit. Por, siç e di mirë Kryeministri Rama, objektet e qendrës historike të një qyteti,
      nuk mund të zhvendosen kështu, duke deformuar urbanistikën historike të qytetit. A nuk ishte vetë Rama që dikur, në nisje të
      karrierës së tij politike,si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ia filloi ndërtimit të kultit të tij personal me projektin e famshëm
      Kthim në identitet” për qendrën e Tiranës? Përse për qendrën e Durrësit duhet vepruar ndryshe? Merret vesh, për këtë ka vetëm
      një arsye, që të harrohen turpet e familjes Rama.

      1. Shefkiu says:

        Zigur, unë jam një nga ata, që shumë nga mendimet që ju shprehni në komentet tuaja i vlerësoj të arsyeshme. Por mjerisht, shoh se përmbajtja e këtij komenti që ju keni bërë,. më bënë të reflektojë thellë e të mendohem para se të vlerësoj gjithçka ju thoni këtej e tutje. E them këtë, pasi vë re, se ka diçka si sëmundje, një farë amoku në qëndrimin tënd. Ndaj nuk më mbtetet gjë tjetër, veç të shfaq një keqardhje të thellë për zhgënjimin që më krijoi ky koment.
        Gjej rastin të shpreh neveri të thellë për atë që shkruan me nick name Zigur Qarri pa qënë vërtetë ai, si një mënyrë për ta praqitur komentuesin e vërtetë Zigur Qarri të çekukilibruar, me qëndrime kontradiktore. Dhe duhet thënë se këtë nuk e bëjnë vetëm me Zigurin, por edhe me komentues të tjerë. E bëjnë thjesht për konfuzion, por sidomos për të largur nga thelbi i politikës redaksionale të gazetës, komentuesit kundërshtar të politikës së rilindjes.

        1. Zigur Qarri says:

          Shefkiu,
          un nuk te imponoj per qendrimin tend ne vleresimin personal,edhe sikur te jete diametralisht i kundert me timin,ky eshte problemi yt,
          por duhet te sqaroj,se komenti mesiperm eshte nje investigim i Gazetarit Kastriot Myftaraj,pa levizur asnje presje.Eshte nje investigim
          100% i vertete,korrrekt historikisht,prandaj edhe Rama nuk e ka akuzuar Kastrot Myftrajn per shpifje. Ate histori e din i gjith Durresi,
          ashtu si historin qe e din e gjith Tirana,kur Rama akuzoi Babain se kishte shkuar me Gruan e tij,duke mohur ne sallen e Gjyqit Gregun
          si jo djalin e vet.Pra,Rama eshte nje bastard,kjo e analizuar dhe e vertetuar.Perse duhet te dihen keto histori personale te Kryeministrit?
          Sepse sulmin ne jeten private,denigrimin e personit duke perdorur makinen shtetrore,eshte menyra qeverisese e tij.Kryeministri Rama
          eshte perdorues droge,akuzon Dash Shehun per ta denigruar se pin Raki,sikur Rakija te ishte pije e ndaluar!I permjerruri shan te dhjerin!
          Ky njeri qe shperdoron pushttetin per te perbaltur dhe denigruar jo vetem ata qe e kritikojn,por edhe ata qe jan asnjanjes,e meriton ti pergjigjesh me te njejten monedhe,te sulmohet me armet qe ai vete perdor pa kursim,te sumohet personalisht.AMOK!Un nuk perdor
          arme,nuk kam as pushttet,un perdor vetem arsyen,duke u munduar ta argumentoj dhe ta konkretizoj me fakte.Amok ishte sulmi i
          Edvin D’Rames ndaj Rektorit Mynyr Koni,duke u bere pale me llumin e shoqerise,duke perdorur gangsterin Emiljano Shullazi per ti
          bere presion qe ai t’mos kandidonte,sepse nuk ishte”rilindas”.Ky eshte edhe nje nga shkaqet qe shume intelektuale pa Parti largohen
          nga Shqiperia,sepse jan te padeshirueshem nga politika.Pra,gansteri Rama ka ideologjizuar institucionet shterore si ne diktature.
          (Ish Ministri Brendeshem Saimir Tahiri,takonte hapur,publikisht me gangsterin e njohur Emiljano Shullazi).Z.Mynyr Koni u terhoq
          perkohesisht nga frika,(presion nga Shteti dhe gangsterat) derisa Berisha publikoi arsyen perse ishte terhequr.Gangsteri Shullazi
          u muar ne pyetje sa per te lare gojen.Sulmi Rames ndaj Mynyr Konit do te kokretizohej edhe me dy Ministret e arsimit,per ta detyruar
          qe te jepte dorheqje.Zgjedhja e Rektorit ne Universitetin e Tiranes,ku tensionet ishin te medha,pati nje pjesmarrje te larte ne votim,
          98%!!!Mynyr Koni fiton 460 vota,ndersa militantja e PS-s Klodeta Dibra,mori 242 vota.Nje fitore e dukshme,qe nuk pertypej dot nga
          halabaku drogaxhi Edvin D’Rama,qe nuk la mjet pa perdorur per ta denigruar dheperbaltur Rektorin Mynyr Koni,i zgjedhur ne
          menyre Demokratike,vetem se ja ka thene ne sy,se fajtor per gjendjen e Universiteteve eshte Ministria e Arsimit dhe Kryeministri
          D’Rame drogaxhiu.Dhe gjuetia e shtrigave vazhdon me zagaren Besa Shahini,qe natyrisht eshte ndersyer nga drogaxhiu D’Rama,
          qe ka akoma kurajon te flasi per vlerat e Demokracise Perendimore!Drogaxhiut,hajdutit,delirantit delinkuent,qe ka asfiksuar Shtetin shqiptare,duke shperdoruar ne menyren me flagrante pushttetin per te lare hesape me ata qe nuk i shkojn pas fijes,po i vjen fundi.

          1. Shefkiu says:

            Ju falenderoj për sqarimin zotëri!
            Se kush është Edi Rama, për mua mjafton kjo që më ka treguar një miku im, i cili e kishte djalin basketbollist me Edi Ramën tek Dinamo. Ja çfarë më tha:
            – Ishim për stërvitje- më thotë djali, dhe të gjithë ishim rreshtuar në fushën e stërvitjes, kur traaineri pyet:
            – Po Edi nuk paska ardhur?
            – Ka ardhur, por po qëndron në dhomën e zhveshje dhe dukej shumë i mërzitur, u përgjigj njëri.
            – Po përse? Çfarë ka?- pyeti traineri. Të gjithë ngritën supet dhe heshtën. Atëhere traineri urdhëron djalin tim dhe i thotë:
            – Shko thirre të vijë në stërvije. Mos t’na vonoj! Vete djali dhe e gjen të ulur në një stol me kokën të mbështetur në dy duar, siç thuhet, sikur “ti ishin mbytur të gjitha gjemitë.”
            – Edi! Më dërgoi traineri, hajde se filloj stërvitja, i thotë.
            – Thuaj që nuk vjen , mu përgjigjë me hungërim.
            – Pse nuk vjen? Çfarë ke?, e kishte pyetur djali?
            – Më kanë zënë gozhdën, nuk kam ku të var çantën!
            – Po ka gozhda bosh plot, vare në njërën prej këtyre, i kishte thënë djali.
            – Jo, dua gozhdën time! Nuk kanë pse t’ma zënë ….

            1. Zigur Qarri says:

              D.m.th,asocial.
              Gjith te mirat.

              1. Shefkiu says:

                Zigur Qorri qenke palle

  9. Shinjestra says:

    Persa i perkete depolitizimit te komisionereve,una kame mendim qe te meren prokuror e gjykates qe nuk e kaluan dot vetingun.Ata jane te thekur dhe te sigurt qe pd-ke te vij ne pushtet.Ata jane te helmuar me para te madhe nga Sali Berisha dhe Meta dhe eshte e sigurt fitorja e Opozites drejte pushtetit.Edhe pastaj,mjer populli.Do jete hera e pare qe ata do thon se voteat ishin te lira,te ndersheme dhe te drejta.

  10. Brahoo says:

    Deri tani opozites i jane plotesuar te gjitha kushtet,qe nga mos denimi i Bashes,Berishes e me radhe dhe deri tek mosndryshimi i sistemit politik. Deri tani nuk kane lene force opozitare qe te dali ne arenen shoqerore dhe politike. Kane fituar statusin e paprekshmerise edhe duke humbur zgjedhjet…

  11. Transporti says:

    Ju pa emër, që keni guximin ta vini atë realisht dhe jeni frikacakë. Një anonim është i periudhës së para viteve 90′. Prandaj mos ofendonin njerëzit po dilni haptas se çfarë përfaqësoni.

  12. shoku says:

    Ore, pse genjejme veten kur themi me njerez te depolituzuar?! Habitem, gjen akoma njerez te padepolitizuar ne Shqiperi? E per me teper intelektual, mesues ne 5000 e ca qendra votimi??
    Te jesh i tille, do te thote te jesh i papune, e te paunet e kesaj kategorie kane kohe qe kane lene Shqiperine, pasi nuk jane pajtuar me kete sistem.

  13. Suka says:

    Kualicion kriminelesh.

  14. Zigur Qarri says:

    Edhe zgjedhjt e ardheshme gjigandi rama do fitije
    Sotper sot nuk ka me mire se rama i uroje fitore .zigur qarri

  15. Shefkiu says:

    Zigur Qorri qenke palle

  16. Seve says:

    O Ziguro, po qenke qelbanik i madh o re, Rilindja me Edin dhe SHBA kane bere Reformen ne Drejtesi

  17. KL says:

    Mero, te lutem mos boto shkrimet e ketij Zigurit. Kjo nuk ka te beje me te drejten e fjales. Ziguri me sa duket nuk ka qellim te flase, por te zhurmoje.Te kujtohen zhurmuesit e kohes se Enverit qe nuk na linin te shikonim fjalen e vertete? Edhe Ziguri zhurmon. E keqja me e madhe eshte se ai zhurmon editorialet e tua. Po te shikosh ne kete editorial, me shume se gjysma e shkrimeve vine nga ai dhe rreh 30 perqint flasin kunder Zigurit. Mbeten vetem 20 perqint njerez kemgules qe megjithe zhurmuesin, mundohen te thone dicka. Te lutem, hiqe zhurmuesin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje