Shteti i ministrave

Nga Mero Baze

Sot në redaksi kanë ardhur dy njoftime për të njëjtën çështje. Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, thotë në një njoftim zyrtar se:

“Parlamenti grek ka ratifikuar ditën e sotme njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë”.

Cakaj shpjegon se kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e shtetasve grekë dhe shqiptarë, si dhe kursen kohën e tyre nga procedurat e zgjatura dhe paratë e shumta për pajisjen me leje drejtimi.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje është në frymën e përpjekjeve të diplomacisë shqiptare për të ndërlidhur objektivat madhorë të politikës së jashtme me çështjet ditore të shqiptarëve”, theksoi në mbyllje të postimit të tij Cakaj.

Paralelisht me të, ish- ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, poston me zë dhe figurë një tjetër komunikatë:

“Të dashur motra dhe vëllezër,

Parlamenti grek sapo ratifikoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Megjithëse një hap i vonuar, ky është një lajm i mirë pasi marrëveshja e firmosur që në 11 maj 2018, pjesë e paketës së çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi, i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë dhe grekë…”

Që më në fund Parlamenti grek e ratifikoi pas dy vitesh atë vendimin për njohjen e patentave, nuk është arritje, por thjesht një procedurë burokratike, që Greqia e ka miratuar kur nuk kishte çfarë të bënte ndonjë gjë tjetër. Ka qenë një copë letër thuajse e harruar nga qeveria e mëparshme, për të cilën flet zoti Bushati, dhe për të cilën nuk ka ndonjë meritë as zoti Cakaj.

Aq banale është vonesa, sa as Parlamenti grek nuk meriton të falenderohet, se e ka bërë në limitet ekstreme, pa asnjë pikë dëshire. Por atyre nuk kemi çfarë t’u themi, se kanë punën e tyre.

E solla këtë shembull për të ilustruar një fenomen të shëmtuar që bie në sy në sjelljet e ministrave të Edi Ramës, kur janë në detyrë dhe pasi ikin nga detyra.

Ajo që e bën joserioz shtetin shqiptar, është vrapi i ministrave dhe ish- ministrave, që t’i referohen ndonjë arritje shtetërore, si meritë e tyre personale, dhe akoma më keq, lufta personale ndaj njëri- tjetrit, duke bllokuar shumë punë të shtetit që i ka nisur paraardhësi i tyre, qoftë ky ministër apo zyrtar i lartë.

E kam vënë re këtë jo vetëm tek sjelljet e Bushatit ndaj Cakajt, të cilat janë kthyer në argëtim mbarëkombëtar, por dhe të ish- ministrave të tjerë dhe ministrave në detyrë, për ndonjë projekt që ka nisur fjala vjen më 2016 dhe mbaron më 2019, për ndonjë vepër që ka nisur në mandatin e një ministri e përfundon në mandatin e ministrit tjetër, pale më pastaj për ndonjë tender që ka nisur në kohën e njërit e nuk mbaron kurrë pa u anulluar në kohën e tjetrit.

FIllojnë e deklarohen në shtyp të dy palët, a thua se secili e ka kontribut personal detyrën si ministër.

Kjo është po aq joserioze, sa lufta që çdo ministër i ri u shpall ministrave të vjetër sapo futet në zyrë, jo vetëm duke hequr njerëzit e tij, por duke stopuar çdo projekt dhe duke e rinisur nga e para. A thua se po ndërrohen regjime politike, dhe jo lëvizje brenda një partie në pushtet.

Mandati i dytë i Edi Ramës në këtë pikë, është një dramë e vërtetë, që ka hyrë në ngërç më shumë nga lufta e të vetëve me njëri- tjetrin, se sa nga molotovët e opozitës.

Falë këtyre hallakatjeve ne kemi sot projekte që janë stopuar dhe rishikohen me lupë, nga inati i pasardhësit, duke çuar në ekstrem vonesat e realizimit të tyre.

Cakaj gërmoi çdo emërim nepotik të Ditmirit, dhe gjithë arritjet e tij deri tani, janë heqje targash, pasaportash dhe një liste nëpunësish. Kjo nuk e bën Ditmirin pa faj për ato emërime, por akoma më shumë bën qesharake gjithë historinë e Ministrisë së Jashtme, kur dy ministra gëzohen në një ditë për një patentë.

Një shembull që ulërin është rruga Kardhiq- Delvinë e nisur më 2007 dhe që po kalon 2020, duke u hetuar nga çdo drejtor rrugësh, çfarë ka bërë i mëparshmi. Në fakt, askush s’ka bërë asgjë.

Nuk di kush do lavdërohet kur të mbarojë ajo rrugë, por Sokol Olldashi që e nisi, ka vdekur, Haxhinasto që e konservoi tre vjet me shpresë ta bënte PPP, nuk besoj se ka interes, Gjiknuri që me zor e aktivizoi, ju anulua, Balluku që u duk se e rinisi më në fund tunelin, hyri në luftë me drejtoreshën e saj dhe në fund e pësoi sërisht tuneli.

Drejtoria e rrugëve ka një vit që e zë dhe e lë, dhe një dreq e di ku do shkojë, fundi i të vetmes rrugë efiçente të Shqipërisë, që duhet të ishte në krye të gjithë rrugëve kot që bëhen, për t’i bërë ndere sekserëve pas tyre.

Nuk dua t’i zë gjithë Ministritë më radhë, por nga e para tek e fundit është po kjo histori. Historitë e tyre të kujtojnë atë sjelljen karagjoze të Lulzim Bashës, që pasi fjeti katër vjet në Bashki, kur fitoi Veliaj, dilte çdo ditë e thoshte ai të vazhdojë vizionin tim, se ja kam lënë gati.

Dhe jam i sigurtë se dështimet nuk i merr njeri përsipër.Kanë aq pak bilance personale pas këtyre luftërave idiote, sa ndodh si kjo puna e patentave në Greqi, që edhe pse Parlamenti grek na ka fyer në palcë me vonesën për ratifikim, kemi dy deklarata triumfi brenda ditës, pa llogaritur kryeministrin, që është realisht dhe ministër i Jashtëm.

Ai na ka shtuar dhe lajmin për patentat me Gjermaninë. Shpresoj që kur kjo marrëveshje të marrë jetë, kryeministër do të jetë dikush tjetër pas Edi Ramës, por Edi Rama nuk besoj se do postojë video me zë e figurë, dhe të na mburret që e nisi ai këtë punë historike.

Kjo është mendësia e njerëzve që mendojnë se shteti është i ministrave dhe jo që ministrat janë thjeshtë zyrtarë të shtetit.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Shteti i ministrave”

  1. SHKELZENI says:

    Ky palloshi Ditmiri po behet palaco fare
    Detyra e ministrit eshte (CDD. contrat duré détermine) nuk ke pse merzitesh dhe sulmone koleget kur largohesh
    Ditmiri nuk jane te gjithe kosovaret Rambusha ka edhe ne kosove djeme dhe vzjza te kulturuar te shkolluar nfaj pak rrespekt .

  2. Ziguri tjeter says:

    Qe ke te drejte, ke te drejte.
    Nuk eshte faji i ministrave, sepse ata jane ata qe jane dhe nuk kane aftesi te tjetersohen dhe te behen te barabart me detyren e tyre. Ne filozofine amerikane te bisnesit, mesimi i pare per drejtuesit e arthshem, eshte qe njeriu nuk ndryshon…gje qe eshte pak e cudicme per ne shqiptaret…
    Ketu hyn aftesia e Rames, qe nuk ben kujdes per te zgjedhur njerzit qe duhen, por vazhdon “lojen e tij te shahut” sic deklaron ai vet qe ne thelb tregon se ai kujdeset per levizjet dhe jo per cilesine e te zgjedhurve per rolin e ministrit. Rivendosja e Bushatit, ne detyre te larte, tregon se Rama nuk meson nga jeta dhe ta trajoje njeriun ashtu si eshte…pale te shkojme ne kohen e Sales
    ..etj,etj…
    Ketu ka shume per te thene, por Ziguri nuk te le vend. Ai do filloje te zhurmoje dhe nuk na le ne te themi ato qe duhen thene. Do i duket atij se i dola ne shteg dhe identifikoje mua me vehten e vet…

    1. Zigur Qarri says:

      O shoku une kam rrespekt per kryeministrin rama dhe kabinetin e tije une nuk munde te solidarizohem me banden kriminale te berrishes .

  3. Jozi says:

    Mero, shiko pak kete punen skandaloze qe bejne dy ministri tonat mbi numrin e emigranteve.
    A e degjove prononcimin e ambasadorit shqiptar ne Kine.
    Sa eshte numri i shqiptareve ne Kine, ishte pyetja e gazetares? Po e studenteve?
    Nuk e dinte.
    Po shko mor mut ne sistemin TIM ne Kine dhe gjeji.
    Ky eshte i Ministrise se Jashteme.
    Po Majko i emigracionit me cfare merret?
    Dy ministri dhe nuk dine se sa eshte numri i emigranteve ne cdo shtet.
    Pale te realizojne votimet me emigrantet keta. Turp….

  4. joni says:

    Bllokuan fondet dhe punimet per tunelin per te rritur koston dhe vjedhjen.Grabitqare pa fund vidhni plackisni sa te mundeni por beni Tunelin dhe rrugen Kardhiq Sarande te nisur qe ne2007.Mos e zvarrisni se do Ju vrase Zoti. Z Mero FLM. qe e vleresoni dhe kuptoni rendesine e jashtezakonshme te kesaj rruge.Te lutemi vur dore.Se nga ti Tremben te Gjithe.

  5. Lik says:

    Ju duhet kujtuar qe bythet kane te tyret pa karrikja eshte e shtetit d.m.th e popullit qe jua besoi perkohesisht.

  6. Drini says:

    Po heqja e ligjit te luftes , po u be, kujt I dedicohet, Skenderbeut?

  7. Lani says:

    Mire Mero! Nuk e di tamam pse je bere me ne fund kritik me qeverine, por keshtu po qe me pelqen.

  8. Arber iliri says:

    Urime Mero ke kapur nje ceshtje serioze qe tregon primitivitetin ne mentalitet e sa orfinere ne vejme ne krye te shtetit.eshte me vene kujen por prape sbejme dot gje.

  9. Erli says:

    Sa të drejtë ke për atë rrugën nuk e ke idenë

  10. rripitipitytytyrripity says:

    Gjithe shkrimi permblidhet me 3 fjale, Forconi Unitetin Shoke.

  11. rripitipitytytyrripity says:

    Gjithe shkrimi permblidhet me 3 fjale, Forconi Unitetin Shoke..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *