Personi i dytë më i pasur në botë i ka bërë dhuratë vetes superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, që do të thotë se emetimet e tij do të jenë thjesht ujë.
Bill Gates mendohet se për këtë mjet lundrimi, që quhet Aqua, ka paguar 645 milionë dollarë.
Jahti është 113 metra i gjatë dhe ka vend për 14 të ftuar, 31 pjesëtarë ekuipazhi, një palestër, studio për joga, sallon bukurie, vend për masazhe dhe një pishinë në pjesën e pasme.
Mjeti i ri lundrues pritet të jetë i gatshëm vetëm në vitin 2024. (TemA)
Po vend për pallim ka?jam shumë kurioz ta di?
Ke bere gjera te bukura per njerezimin,beje dhe nje per “vete”
Ka posi si nuk ka…..
Ke taraca, aty ke antenat.