“Muskujt” e presidentit Meta

Nga Artur Ajazi

E mbaj mënd shumë mirë, kapërcimin e garroçeve të sallës së Parlamentit, me yryshin drejt vendit ku rrinte Jozefina Topalli, mbaj mënd pastaj edhe sejmenët e tjerë që bënin si “nevrikë” dhe mbështetës të Ilir Metës, asokohe kryetar LSI. Ishte e pakonceptueshme, dhe mbetet e paimagjinueshme se si, një njeri i politikës (pasi kështu mund të quhet ai sot) tregon muskujt kur i preken interesat, madje edhe kur arrin të bëhet kryetari i shteti. Njeriu që duhej të ishte mbi palët, sot është vetëm mbi njërën palë, mbi Partinë Socialiste.

Asaj ai i tregon “muskujt”, “popullin në rrugë”, apo dhe “qëndresën deri në shporrjen e qeverisë”, kurse Parlamentit “vetshpërndarjen”. Turp më të madh nuk ka, skandal më të padëgjuar shtetëror nuk ka patur ndonjëherë. Presidenti i vendit, është kthyer në “bishë” ndaj qeverisjes dhe kryeministrit të ligjshëm, është transformuar aq sa nuk njihet, dhe ka dalë kundër të gjithëve, Parlamentit, Qeverisë, Kryeministrit, Policisë Shtetit, strukturave të reja të drejtësisë,kryetarit të Parlamentit, ndaj gjithë deputetëve, madje dhe Komisionit të Venecias.

Ç’po ndodh me Ilir Metën? Si mundet që të katandiset një politikan (në qoftëse është i tillë) në këtë derexhe, aq sa, ti shpallë luftë verbale të hapur institucioneve, titullarëve, duke pretenduar se “është i pagabueshmi, është drejtësia, është Zeusi”. Ç’po ndodh me kreun e shtetit prej 1 viti e gjysëm, tek e dëgjojmë të flasë me zë të trashur, të komunikojë me xhestikulacione të çuditshme, tu turret ambasadorëve e çdo ndërkombëtari , që mbron reformimin e drejtësisë, që mbështet anti-KÇK, dhe që vlerëson qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Pse kaq duf, pse kaq tronditje tek kreu i shtetit, pse indinjohet gjithmonë kur nis mbarë diçka, qoftë edhe anti-KÇK-ja, pse i ka ngrirë buzëqeshja, i ka humbur qetësia dhe dashuria ? Pothuajse në çdo rast që Parlamenti, diskuton dhe miraton një ligj të nevojshëm, kreu i shtetit është i pari që e konteston, dhe paranjofton “mosdekretimin”.

Por dhe durimi e paska një kufi, dhe kjo natyrisht u vërtetua me miratimet e fundit në Parlament , mbi kufizimet edhe ndaj dorëzgjatjes së Metës. Padyshim nuk janë “heqje kompetencash” por thjesht duke i treguar atij jo “muskujt”, por kufirin tek Thana. Një shtet ligjor, funksionon përmes ligjeve dhe institucioneve, dhe jo përmes thirrjeve për “revolucion popullor”, dhe paranjoftimeve për “të ngritur popullin”.

Po kundër kujt, dhe cilin popull përfaqësoni ju zoti Meta, apo e keni fjalën për ata që dogjën me molotovë institucionet vitin e kaluar ? Cilit popull do ti drejtoheni ju zoti Meta, kur e dini fare mirë se, edhe nga LSI e dikurshme, nuk ka mbetur asnjë mbështetës në Tiranë dhe në rrethe ? Populli ka mbështetur dhe do të mbështesë gjithmonë prijësit e zotë, njerëzit e punës dhe jo të dhunës, reformatorët progresistë dhe jo të zemëruarit regresistë. Posti që morët (falë votave nga ata që ju sulmoni sot) është detyrim dhe jo privilegj zoti Meta. Presidenca, nuk është sallë ku stërviten shtangistët zoti Meta, aq më tepër llogore dhe frëngji ku kërcënohet dhe paralajmërohet qeveria dhe Parlamenti, por institucion ku punësohen, afrohen dhe nderohen vetëm profesionistët.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në ““Muskujt” e presidentit Meta”

  1. Salbeu says:

    Mendoja se mustaqemiu bujar nishani ishte presidenti më plerë që ka pasurShqipëria po ky hajdut paska qënë kryeplera. Mjerë ky vënd në çduar horrash ka rënë. Çfarë dojçi dhe hajri ky faqezi paska qënë mafiozi dhe banditi më i madh i Shqipërisë.

  2. Monika hajdute me cizme says:

    Ketij hajduti me ze e figure,ja ka dhene voten namik dokle dhe kooperativistja arta dade dhe ky pret qe te vijne keta me saliun e co ne parlament qe ta heqin si president….
    Keta horra presin nje enver qe tju tregoj vendin ne spac me ne krye lubonjen qe ka eksperience..
    Sot ka uruar moniken per valentinin….
    Kjo familje hajdute duhet rrasur urgjentisht ne burg

  3. o ilir, ik se le namin e zi

    do te shkarkohesh dhe do te rrish si njeri pa vlere tek vilat qe ke zhvatur

  4. nord.al says:

    Me con te vjellet kjo shprehja “ne Tirane e ne rrethe”. Mos valle Tirana eshte katror?

  5. cfare muskuj ka ky mreee

    skrapar druvar hajdar

    ne 2021 do te iki per lesh bashke me partine e preshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *