FAKSIMILE: Këshilltari ligjor i Metës u arrestua për shpërdorim detyre në 2012-n, sot ligjëron për Kushtetutën

21 Shkurt 2020, 18:41Politika TEMA
FAKSIMILE: Këshilltari ligjor i Metës u arrestua për

Ndërsa presidenti i Republikës, është përpjekur të ngrejë ditët e fundit skenarin artificial të një grushti shteti me letra, duke sulmuar për të disatën herë reformën në gjyqësor dhe organet e reja të drejtësisë, në krah i ka dalë edhe këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj.

Ky i fundit, u shfaq publikisht në një konferencë për shtyp, e më pas në studiot televizive duke argumentuar sipas logjikës së vet, se si ishin shkelur ligjet dhe kushtetuta e vendit me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

Njeriu që doli të bëjë avokatinë e lojës së radhës së Ilir Metës, në dukje i interesuar për ligjin dhe kushtetutën, në fakt rezulton të ketë patur probleme të rënda dhe serioze me drejtësinë shqiptare.

Më poshtë ju sjellim provat që dëshmojnë se Bledar Dervishaj, sot këshilltar i presidentit Meta, është arrestuar në vitin 2012, nën akuzë nga Prokuroria për veprën penale “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Dokumentat e siguruara provojnë gjithashtu se Dervishaj, pasi qëndroi në arrest me burg, përdori një raport mjekësor, sipas të cilit vuante nga rrahjet e shpeshta të zemrës dhe hemorroidet, për të përfituar “arrest shtëpie”.

Gazeta TemA ka siguruar këtë vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i datës 11.01.2012, ku caktohet masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Bledar Dervishaj, ish Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Dervishaj dhe zyrtarë të tjerë të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimi të Pronave, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme një pronë shtetërore, në favor të shtetasve Fejzilete Spahiu e Minerva Jenisheri në bregdetin e Spillesë.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, në datë 13.09. 2011 ka regjistruar procedimin penal, nr. 3728 për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe shpërdorimit të detyrës. Procedimi ndaj Dervishajt ishte regjistruar mbi bazën e informacionit të ardhur nga policia e shtetit.

Shtetasi Bledar Dervishaj, thuhet në dokumentin e Gjykatës, me detyrë ish drejtor Z.R.K.K.P i qarkut Tiranë, ka qënë në dijeni të faktit se po privatizohet një sipërfaqe ranishte me pronar shtetin dhe se kjo pasuri ndodhet larg territorit në të cilin ndodhet pasuria e pretenduar nga familja Jenisheri, e si rrejdhojë regjistrimi hipotekor i kësaj prone është paraqitur “ranishtja” e kthyer në “pyll”.

Më poshtë sjellim edhe procesverbalin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shoqërimin në dhomat e paraburgimit të Bledar Dervishajt, nga ana e drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë.

Më tej, kundër vendimit për caktimin e masës “arrest me burg” është bërë ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila në 27 Janar 2012 ka vendosur miratimin e vendimit të gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, pra duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg.

Më tutje, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit është bërë rekurs nga Dervishaj në Gjykatën e Lartë, e cila me vendimin nr.197 datë 01.03.2013 ka vendosur mos pranimin e rekursit të ushtruar nga personi nën hetim Bledar Dervishaj kundër gjykatës së apelit, duke lënë kështu në fuqi masën arrest me burg.

Në këtë situatë, avokati i Dervishajt, Saimir Kola, mendoi një zgjidhje të re. Ai do të kërkonte më pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, zëvendësimin e masës së sigurimit për klientin e tij, duke përdorur si provë një akt ekspertimi mjeko ligjor sipas të cilit, Dervishaj vuante nga sëmundja e frekuencës së shtuar të rrahjeve të zemrës, dy plagë ulceroze si dhe trajtohej për hemoroidet interne të ndërlikuara.

Sipas avokatit, Dervishaj nuk mund të përballonte në këtë gjendje shëndetësore, masën e arrestit me burg. Gjyakata pasi shqyrtoi çështjen vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”. Vendimi u shpall në 23.03.2012.

Këto prova i japin përgjigje në fakt pyetjes se pse presidenti Ilir Meta është duke i fryrë zjarrit kundër rendit demokratik dhe institucional, kundër organeve të drejtësisë.

Ai i trembet jo vetëm fatit të tij personal, në ditën e llogaridhënies para organeve të drejtësisë si SPAK-u, por edhe të njerëzve pranë tij me të shkuar kriminale si Dervishaj, që siç provojnë hetimet e Prokurorisë, ka patur probleme të renda me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

23 komente në “FAKSIMILE: Këshilltari ligjor i Metës u arrestua për shpërdorim detyre në 2012-n, sot ligjëron për Kushtetutën”

  1. P says:

    Po kur do futen ne burg keta…populi mezi po duron…

    1. Raimond vlonjati says:

      Keni gjwtur keta budallenjte ketu qe ju besojne cdo pisllek qe thoni ju

      Ca rendesie ka fakti se qenka denuar , sikur jemi ne kohe te Dulles
      Aty rendesi ka nese ka shkelje Kushtetute apo jo , kjo ka rendesi

      Dhe nese ka shkelje kushtetute ai huri juaj duhet te mbaje pergjegjesi ligjite.

  2. h says:

    E imagjinonim qe duhet të ishte hajdut duke njohur metën,
    por nuk kishim prova me letra që ishte hajdut dhe i korruptuar.
    Aleanca e hajdutëve në presidente që mbron kushtetutën dhe popullin.
    Sa turp.Sa të degjeneruar.

  3. Pesimisti says:

    Ky djale njihet mire si nje hajdut ordiner pronash. LSI si pike rekrutimi dhe grumbullimi e ketyre personave qe i ka perdorur per vjedhje te veta menjehere pasi doli nga burgu e mori dhe e beri keshilltar ministri pastaj sekretar te pergjithshem dhe tani keshilltar presidenti. Edhe sikur mos ishte i dokumentuar hajdutlleku vetem qenia afer LSI te ben ta marresh me mend se cfare malli eshte.
    Shpresoj qe SPAKU ta kete parasysh kete djale se e meriton nje gjykim te drejte.

  4. Xhulio says:

    Te gjithe njerezit majasillin e kane ne bythe, keshilltari e ja majasellin tek goja. Ketu bertet hajduti, kapeni hajdutin. Te mendosh qe ne institucionin me te larte te shtetit, te beje moral nje qe s’ka moral, i denuar nga gjykata, kjo eshte te shkulesh leshte. Edhe per tu çuditur shume nuk eshte, sepse kush e punesoj, nje hajdut tjeter me emrin president.

  5. Julia says:

    Po mire, ketu nuk ka shkelje te kushtetutes, si mundet qe nje njeri me kartele te piste penale, te jete vartes i shtetit, dhe aq me keq keshilltar ligjor i presidences, o like , boll se na e ke care me nder

  6. labi says:

    ky presidenti yne ka perfituar ndonje prone nga ky burgaxhi ? per syte e bukur se beri keshilltar juridik.Mjer ku jemi katandisur,ky hajdut gjykon e kethen ligjet qe miratohen ne parlament!

  7. Baba Aliu says:

    Ja dhe nje fakt tjeter per te formatuar te plote portretin e Dervishit te Skraparit. Ai eshte gak me Ilir Meten mbasi Bledar Dervishaj eshte i biri i Dashnor Dervishit, ish ambasador i RSH ne Greqi per shume vite. Por Ilir Floriri e ka djalin e hallos Dashnor Dervishin ose te atin e Bledar Dervishajt (si i nderrojne e i sajojne mbiemrat keta pisa). Par kete hajdut Ilir Hajditi e ka marre jo vetem si i ngjarshem me te, por edhe sepse e ka gjak, pra ka garanci dhe besim per t’u perballuar ne betejat qe ai po ben. Ja, keshtu eshte e verteta o nejrez.

    1. Lomy says:

      Ia ke fut pordhes kot fare.
      S’ka lidhje fare me dashnorin e gjithe partive.
      Kete e arrestoi agron kuliçaj se i prishte pune hajdutlleqeve te helga vukajt tek agjencia e kthimit te pronave

  8. Arber iliri says:

    Po tani si i ka rahjet e zemres dhe majasillin apo i ka kalu ne goje makasilli.

  9. Alban Dega says:

    TE RIKTHET NE BURG BASHKE ME DOKTORIN QE KA LESHUAR RAPORT TE RREME FALLCO !

    Mos harroni edhe doktorin qe ka bere te njejten gje per Lulezim Bashicin e Saleh RAMOLLAH Ajatollah Berimilloshevicit …!

  10. Sic volio sic uibeo says:

    Si eshte Shefi jane dhe keshilltaret…pritej nuk eshte ndonje zbulim I madh…

  11. RESPEKTE pafund pér FRROK ÇUPIN dhe SPARTAK NGJELÉN says:

    FANTASTIK dhe FENOMENAL FRROK ÇUPI mbrëmë në TOP CHANEL , qé ja Numëroi në Lule të Ballit këtij BURGAXHIUT KOKËTULE të Like Skraparit HAJDUT dhe FËLLIQËSIRË !! FRROKU i madh ja tha TROÇ , qé juve jeni HAJDUTË dhe e keni mbushur Presidencën me KRRIMINELË dhe HAJDUTË ZYRASH qé VJEDHIN dhe GRABISIN SHQIPTARÉT népérmjet KORRUPSIONIT SHTETÉROR !!! Ky Bledar KOKÉKARI rrinte dhe e Dégjonte si MUT , té madhin FRROK ÇUPI !!! Biles edhe AVOKAT NGJELA i NDERUAR i tha qé HESHT BYTHQIR , se Nuk té NJOF fare se kush je !!! Dhe ky KOKÉ BIDONI rrinte si KRYEKURVÉ SEMAFORI , se NUK mund té LUFTOJÉ dot me 2 INTELEKTUALÉT dhe ANALISTÉT mè té miré qé ka SHQIPÉRIA! VDEKJE LSI KARAPUTANÉS e mbushur me HAJDUTÉ dhe DOBIÇA MOTÉRQIRA qé VJEDHJEN E SHTETIT e kané PROGRAM PARTIE !!!!!!!!!!! RROFTÉ SHQIPÉRIA dhe SHQIPTARÉT e NDERSHÉM kudo né BOTÉ

    1. ILYRIA aus Frankfurt am Main says:

      100% i ke rene Pikes…….100% jam dakord me Fjalet qe ke shkruajtur…….100% mbeshtes edhe Fjaline e fundit qe do ta shkruaj edhe vete………RROFTE SHQIPERIA DHE SHQIPETARET E NDERSHEM KUDO QE JETOJNE NE SHQIPERI APO NE BOTE:

  12. Gani says:

    Po likja i tha “trim na Vlora” ky na del nga Korca…!!!. Mbase likja nuk e din per vehte, I ka ik truri…

  13. Atdhetari says:

    Po mbi 80% e të Gjithë Administratës Shtetërore (Presidencë, Kryeministri, Qeveri, Ministra, Bank, Drejtësi, Prefekt, Kryetar Bashkie. Polici, Drejtor, deri në TV etj.!?) të KËTIJ SOJI dhe nga të gjitha Partitë. I vetmi Ndryshim është se Rama dhe PS nën Presionin USA – BE pranuan të Bashkëpunojnë për të bërë një farë Ndryshimi.

  14. Gri says:

    Tamam ,Ponja e presidences! Zgjidhe shokun / mikun me te poshter se vehtja!

  15. Star says:

    A e keni kuptuar se cdo person ne Shqiperi qe ka patur ose ka nje lidhje sado te thjeshte me lesh e line eshte i koruptuar dhe hajn.

  16. lymi says:

    Nuk ka si te jete ndryshe Ilir FLORIRI plerat mbledh gjithmone.

  17. Petro Thanasi says:

    Dhe nje hajdut, vetem nga nje hajdut mund te marre keshilla

  18. Ka privatizuar nje toke shterore ne favor te parave says:

    Toke ranishte, e shtetit e privatizuar !
    ——–
    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

  19. ORIKUMI says:

    KY ESHTE KSHILLTAR I KARIT TIM KETE MOTERQIRIN NE VLORE PAK E NJOHIN POR KATA PAK E NJOHIN PER HAJDUTE PRESIDENCA E MBUSHUR ME HAJDUTE

  20. I drejti says:

    Shkrim pa koke e pa emer. Si gjithmone ai qe e ka shkruar ne sherbim te puthaderve te pushtetit.Duhet te kishte hetuar me teper dhe te beje gazetarin dhe jo qefin e pronarit qe te ka udhezuar.Se me shkrime gazetaruçes dhe legena keshtu i qullosni.Sa per ta ditur te gjithe ju tifoza komentues qe nga ai me demek “baba Aliu” qe ja fut si kau peles e deri tek ky birboja qe ka bere shkrimin se z.Dervishaj ka fituar pafaqesine nga gjykatat. Se eshte mbajtur per 72 dite ne paraburgim, me pa te drejte, per arsye se nje funksionar ne nivele te larta ne ministrine e brendshme, njeri shume i afert me Berishen dhe nje deputet te PD, asaj periudhe ku ne pushtet ishte Berisha, kane kerkuar te privatizojne nje toke ne menyre te paligjshme. Z.Dervishaj nuk mund te vepronte kunder ligjit dhe ka dorezuar çelsat ne menyre demonstrative pa ua bere “qoken” qe kerkonin ketyre birbove. Dhe ata u hakmorren dhe e arrestuan ne menyre qe ta denigronin, por pa fakte dhe prova. Sigurisht me prova te sajuara dhe deshmitare fals. Ai nuk ka mbajtur asnje gje te fshehte dhe i ka deklaruar edhe kur eshte trajnuar si lider i se ardhmes nga administrata e SHBA e cila ia ka rekomanduar qeverise shqiptare.Po ju jeni bere si Frrok shpifaraku qe naten te vret e diten te qan. Thellohuni me shume ne ato qe shkruani dhe komentoni se jeni bere gaz i botes me shpifje kazani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje