Nga Artur Ajazi
Ka kohë që Ilir Meta e ka humbur qetësinë, ka humbur davanë, ka humbur edhe “dashurinë”, duke na kujtuar se shumë shpejt ai do të humbë edhe partinë. Kjo për faktin se Monika, nuk është nga ato që lëshojnë kollaj “pe” kur është fjala për karrierë në politikë. Ata të dy, kanë të vetmen mënyrë për të jetuar, politikën. Në momentet që po kalon Meta, padyshim Kryemadhi duhej të ishte më “tolerante”, pasi thuhet lart e poshtë se ajo nuk e lëshon kollaj LSI-në.
Situata në të cilën gjendet aktualit kreu në detyrë i shtetit, lufta e pakuptimtë që ka nisur ai me institucionet, ministrat, deputetët, gazetarët, ndërkombëtarët, dhe “dashuria” për fëmijët, tregon nervozitet të theksuar të një njeriu që duhej të ishte mbi palët. Nervoziteti i një njeriu që duhej të ishte “babai” i partive, dhe të ndiqte në çdo “shkelje ligjore” rrugën e drejtësisë.
Ai sot nuk ka besim tek drejtësia, nuk ka besim tek deputetët, nuk ka besim tek ministrat, nuk ka besim tek LSI-ja, nuk ka besim tek ambasadorët edhe pse i takon dhe u shkruan letra, nuk ka besim as tek Venecia, por ka besim vetëm tek zëdhënësi dhe juristi tij. Ilir Meta, shihet qartë se nuk beson se në 2 Mars do ti “mbushet sheshi dhe mejdani”, ndaj po fton çdo 2 orë shqiptarët ti bashkohen “beslidhjes” së tij. Por cilës beslidhje, me cilin do të lidhin besën, për çfarë dhe kundër kujt do të lidhin besën, kur dihet se nga beslidhje të tilla humbet vetëm Shqipëria.
Ditët e fundit , dhe sa më shumë afron 2 Marsi, Ilir Meta shihet shpesh jo vetëm në rrjetet sociale dhe ekrane televizive, por ai ka vendosur të zhvendosë shqetësimin e tij edhe tek ish-opozita e vjetër. Dy ditë më parë, degët e Partisë Demokratike në rrethe, kanë marrë një urdhër -porosi , ku u thuhet se “në 2 Mars duhet të sillni njerës për mitingun e Metës” por pa e specifikuar, si dhe ku do ti gjejnë “mitingashët” kryetarët e Lulzimit.
Ka vite që degët e PD, janë në kolaps total, janë asfiksuar nga mungesa e organizimit, afrimit dhe largimeve masive, ndërkohë që shumë nga krerët e degëve në rrethe e shohin si “veprim pa lidhje” tubimin e kreut të shtetit. Ilir Meta e di fare mirë, se Lulzim Basha as nuk e ka dashur, dhe as nuk e honeps edhe sot e kësaj dite, por nuk ka çfarë ti bëjë Doktorit. Realisht kreu i shtetit gjendet në një situatë të ndërlikuar, të cilën e ka inskenuar vetë, nga e cila nuk ka gjasa të dalë kollaj.
Shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës, dhe tani “mbrojtja” e saj me mitingje dhe protesta “kuqezi”, nuk janë gjetja e duhur, për një president. Në asnjë vend të lirë dhe demokratik, anëtar i NATO-s, kryesues i OSBE, dhe kandidat potencial për në BE, një president nuk thërret mitingje dhe protesta sepse “po i marrin kompetencat”, por i drejtohet institucioneve të drejtësisë ligjore.
Tërbimi i presidentit, ka një shkak të madh, pasi nuk besoj se Ilir Meta turfullon ekraneve sepse “i morën një gjyqtar” apo sepse “Dvorani nuk ka lexuar letrën e tij”. Ai duhet ta “heqë” vallen e nisur deri në fund, edhe pse e di fare mirë se do të jetë i humbur, edhe pse e di fare mirë se Rama nuk pyet shumë nga mitingje “sovranësh”, (aq sa nga mitingjet e Lulzimit) aq më tepër kur ato thirren nga njerëz që kanë interesa pushteti pas tyre. Ilir Meta pas 2 Marsit, do të jetë më i ndërgjegjësuar se kurrë, pasi jam i bindur, se do të kuptojë sa shumë e kanë braktisur, shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Meta ne 2 mars do te mase pulsin, sa njerez do.mund te mbledhe , nese i mblidhen do jape doreheqjen ( qe te mos u jape kenaqesine e shkarkimit rilindasve) dhe do formoje banden e vet.pastaj do shihni cdo dite lajme se si levizin letyrat nga njera bande ne tjetren.
Artur Ajazi.Terbimi i një Presidenti!Ky harron se Edvin D’Rama ka 30 vjet i terbuar nen efektin e droges.
Mira Kazhani. Dy shembuj që Zoti po ‘qesh’ me planet e Presidentit.Ndersa me kllounin Evin D’Rama,qesh e tallet e gjith Bota.
Dy tituj bombastike,por qe sa lexon dy rreshta nuk ke deshire te vazhosh,sepse kupton qe jan paguar vetem per te denugruar
dhe analizuar.
Artur ajazi mos u bej edhe ti si bledi cuci!!
Like floriri ke zigurin e qorrit artiste fare e ke ka braktisur prindrit rrugeve per PD jo PPSH
?
Ilir Meta, kerkon ti thonë, (siç tallen në Shkodër) ME I THANË MUTIT MARSHALLAH.
A mund ti thuhet MUTIT MARSHALLAH ? – Jo.
Por Ilir Meta, këtë kërkon. Por është MUT, dhe si MUT që është, don të jetë krenar që EDHE I DHJERË, ËSHTË KRENAR…..
Artur Ajazi , me botimin e analizes tende duket fare qarte qe ska asnje lidhje me realitetin . Si e thua ?? Meta ka humbur qetesine , ka humbur davane dhe partine ?? Dhe se Monika nuk leshon kollaj “pe “??
O Turi po ku jeton mor burre ?? A je ketu ?? Kur behet fjale per humbjen e nje parajse te krijuar pa djerse , pa mund , duke akumuluar shuma gjigante me menyre te padrejta nje pasuri gjigante , te gjithe e humbin qetesine , eshte nje refleks komplet inatyreshem dhe jo vetem i Metes , a te kujtohet votimet per reformen ne drejtesi ?? Se si sillej Monika ne parlement ?? Apo ke haruar ?? Deri te hedhja e cizmes se saj drejt Kryeministrit, apo marjen e fletvotimeve deputeteve , keshtu dhe Meta , dhe Saliu neser apo pasneser , jane reflekse llogjike , jane teper negative ama llogjike , i shket toka nen kembe , dhe sipas teje duhet te rine me duar kryq ??
Pastaj , Monika nuk leshon ” pe “?? Nuk dua tekomentoj per kete fraze , do bej sikur nuk e lexova , ata jane ne nje llogore , politika e tyre eshte nje trajektore dhe ata godasin me te njejtat arme , ide ,dhe me tenjejtetin motiv , te kujtohet o Artur se cthosh Saliu per Meten ??? Vite me pare ?? Mos ta shkruaj se humbasim kohe , dhe tani jane bere nje trup , kane nje ide per permbysjen e Rames , nje filozofi , pse ?? Sepse i bashkon dicka shume e forte , ibashkon nje arsye e perbashket o Turiiiii. Zgjou Turi ………dhe mos boto peralla
Jo jo meta eshte….bajge por nuk ben per kopshtin tim….bastard i ndyre…kriminel…hajdut te jape llogari kush shkon mbas tij i mallkuar qofte….
Habib Burgiba i Tunizise ne grahmat e fundit kerkon mbeshtetjen e naziskineve te Mamurrasit te komanduar nga kryegangsteri i pd leshelise Flamur Herman Geringu qe u dhuroi apartamente famlijareve te tij nga Kukesi ne entin e banesave ne Sarande dhe nuk i hyri asnje ferre ne kembe ketij horri.
bravoooooooooooooooo