Shpëtojeni këtë familje, nga halli i madh që iu ka rënë sipër!

1 Mars 2020, 09:30Politika TEMA

Nga Ardian V. Babaj

Shumë familje shqiptare janë në hall por njëra prej tyre ka hall më të madh se të tjerat. Halli i saj nuk është mungesa e strehës. Tërmeti nuk u shkaktoi dëme as vilës marramendëse që ka në Lalëz, as asaj që ka në Kodrën e Diellit. Nuk besohet që tërmeti të ketë dëmtuar ndonjë metër katrorë nga mijëra të tilla që kanë apartamentet e saj në Tiranë. Lexuesit të na falin që po kufizohemi vetëm tek ato hapësira banimi që janë të deklaruara apo që janë prona të sigurta të saj. Megjithëse bashkëshortja shprehet se “nuk na dalin paratë për të ushqyer fëmijët”, familja nuk është pa para sepse çdo vit paguan mbi 150 mijë euro vetëm për shkollimin e fëmijëve të vet në Londër. Familja nuk është prekur as nga korona-virusi, sepse korona është shumë e dobët për të cenuar imunitetin e anëtarëve të saj të rëndësishëm. Kjo është aq fatbardhësi për të, saç është fatkeqësi për mijëra familje shqiptare që prej vitesh po vuajnë pasojat e euro-virusit që ka prekur familjen në fjalë.

Në vitet ’90 të dy bashkëshortët u shfaqën në skenën politike si armiq të komunizmit dhe, pasi e mallkuan (anatemuan) atë për varfërinë e shkaktuar, premtuan përparimin dhe pasurimin e shqiptarëve. Sot, pas 30 vitesh, familja, megjithëse dikur e varfër dhe e ardhur nga periferitë, pa kryer asnjë lloj pune dhe pa pasur asnjë biznes, zotëron pasuri të tundshme dhe të patundshme sa njëmijë familje shqiptare së bashku. Ndërkohë që me politikën, ligjet dhe administratat e tyre ua hoqën mundësinë të marrin pronat e veta qindra familjeve shqiptare, ata pretendojnë se pasuritë e sotme përrallore i kanë vënë duke “zhvilluar” tokën që babai i tyre me banim në qytet paska marrë me ligjin 7501 që, siç dihet gjerësisht, iu jepte tokë vetëm banorëve të fshatit. Nga halli që kanë nuk i zë gjumi. Iu nevojitet, më shumë se ta shtojnë, ta mbrojnë këtë pasuri, sidomos të mbulojnë rrugët e krijimit të saj. Dhe, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është politika si biznes.

Kanë qenë në politikë për 30 vjet dhe kanë pasur postet më të lartë shtetërore, por tani na thonë se klasa politike e këtyre tridhjetë viteve ka dështuar. Dhe jo vetëm kaq. Ata konsiderojnë të dështuar të gjithë të tjerët përveç vetes së tyre. Sipas mendimit dhe propagandës që bëjnë, ata nuk kanë gisht në dështimet tridhjetë vjeçare të politikës shqiptare dhe, madje, duhen konsideruar prej nesh si shpëtimtarët e popullit, prandaj na bëjnë thirrje t’iu shkojmë pas “njëlloj si në vitin 1990”. Në fillim të viteve ’90 çifti iu bashkua ish-partisë komuniste me qëllim “rinovimin e saj” dhe, pasi i morën nga hambari gjithçka deshën, kur kuptuan se nuk mund të qëndronin në krye të saj përjetësisht, shpallën ndarjen me të “për arësye parimore” dhe, duke i shkëputur asaj një batalion kryesisht gjahtarësh të posteve e privilegjeve, krijuan një “parti të re” të cilën e përdorën si biznes familjar për të marrë peng politikën shqiptare duke u përpjekur të minojnë krijimin e çfarëdo qeverie, të majtë apo të djathtë, pa pjesëmarrjen e tyre.

Tani që e shohin veten larg tryezës ku ndodhet “tepsia”, pasi gruaja që hoqi çizmen dhe e braktisi Parlamentin dhe burri që nuk ka një post aty ku fitohen tendera, shpallën zemërimin me sistemin dhe, sidomos, me Qeverinë. Thonë se “jemi kthyer tridhjetë vjet pas”, por nuk kanë kohë të na thonë se prej kujt vajtëm pas. Për shkak të këtij zemërimi, i kanë shpallur të paligjshme të gjitha institucionet shqiptare përveç Presidencës ku ndodhet burri dhe janë betuar se “do të rikthejnë ligjshmërinë e institucioneve duke ia kthyer ato popullit”.

Kontributi i tyre kryesor 30 vjeçar si deputetë do të shënjohet dhe kujtohet për rrëmbimin dhe thyerjen e vazove të luleve në sallën e Parlamentit, si dhe për goditjen e kundërshtarëve politikë me atë çizme laneti. Ndërsa “elokuenca” e tyre intelektuale dhe politike do të kujtohet për fyerjet dhe etiketimet amorale të kundërshtarëve politikë si kriminelë, halabake rrugësh, gruaja e Bilalit, murtaja, laraska, minj, dele etj.etj. Parlamentin e quajnë “parlament delesh”, ndërsa Qeverinë e kanë shpallur “bandë mafioze”.

Presidenti i vendit Ilir Meta dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi janë në hall të madh pasi vetëm një hall i madh mund ta shtyjë dikë të bëhet jo vetëm qesharak, por edhe shoqërisht dhe publikisht i dëmshëm. Gruaja ka deklaruar parvjet se “jam gati për t’i hapur rrugë fillimit të negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE me kusht që të largohet Rama”, ndërsa burri President e ka pohuar se “opozita po e saboton fillimin e negociatave me BE-në”. Ata po na thonë me ngulm se gjithçka po bëjnë ka si synim shpëtimin e vendit nga “grushti i shtetit”.

Por edhe ne me ngulm duam të mbajmë mend se prej katër vjetësh, herë me fjalë dhe shpesh me veprime, kanë rrethuar Kuvendin dhe Qeverinë me hunj e molotovë në prag të fillimit të negociatave me BE-në, duke i vënë gurë e shkopinj nën rrota përparimit të mëtejshëm politik drejt Bashkimit Evropian. Ndërsa raportuesi i BE-së për Shqipërinë Knut Flektenshtajn thoshte vjet se “vendimi për fillimin e negociatave do të varet shumë edhe nga pamjet në rrugët e Tiranës”, gruaja po vjet ua vuri flakën këtyre rrugëve. Dhe ja, burri ka thirrur në 2 mars një protestë në Tiranë “në mbrojtje të Kushtetutës” dhe “kundër grushtit të shtetit”. Nuk do shumë mend për të kuptuar se fillimi i negociatave me një vend ku Presidenti i tij pretendon se ka ndodhur “një grusht shteti” është gati i pamundur.

Pasi e kanë shpallur Qeverinë vendase “bandë”, Komisionin e Venecias “me vlerë zero”, trupin diplomatik perëndimor në Tiranë “një organizatë e strukturuar (d.m.th. kriminale) diplomatike”, ata po përpiqen të na rrisin vigjilencën duke na njoftuar për një Organizatë Ndërkombëtare Mafioze që synon futjen në dorë të të gjithë Shqipërisë nëpërmjet celulës vendase. Nga ana tjetër, duke e shpallur veten mburoja kryesore dhe e vetme kundër ndarjes territoriale të Kosovës Presidenti Meta pretendon se çfarëdo përpjekje për ta shkarkuar atë është e sponsorizuar nga UDB-ja jugosllave, megjithëse ajo nuk ekziston prej disa dekadash.

Në aventurën e tij qesharake dhe dëmsjellëse Ilir Meta pretendon se “grushti i shtetit” ka ndodhur sepse shumica qeverisëse po përpiqet të fusë në dorë Gjykatën Kushtetuese dhe se ai vetë do të flijohet për të ruajtur pavarësinë e saj. Që Gjykata Kushtetuese dhe gjithë sistemi gjyqësor ka qenë i kapur dhe i korruptuar 30 vjet me radhë këtë e dinë të gjithë shqiptarët, por shqiptarët nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Metën të thoshte se Shqipëria ndodhet në kushtet e “grushtit të shtetit”. Ilir Meta nuk e ka konsideruar dhe as e konsideron “grusht shteti” kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të sistemit të drejtësisë për aq kohë sa ai ka pasur mundësi ta kontrollojë dhe komandojë këtë kapje. Në momentin që ai vëren se sistemi po i del jashtë kontrollit dhe se nuk do të ketë më gjykata që vendosin siç i pëlqen pushteti politik, për t’i verbuar shqiptarët që t’i binden “ligjërisht” se ato që kanë parë me zë dhe figurë për korrupsionin e tij prej 7% me fondet shtetërore, nuk janë të vërteta, atëherë, ai hidhet në aksion. Kur mëkatarët e djeshëm dhe “shpëtimtarët” e sotëm i kontrollonin gjykatat përpiqeshin të na bindnin se “ne jetojmë në demokraci dhe shtet ligjor”. Tani që po humbin kontrollin dhe komandën mbi to na shpallin gjendjen e emergjencës për t’i shpëtuar “grushtit të shtetit”.

Që Edi Rama dëshiron ta kontrollojë Gjykatën Kushtetuese kjo s’ka kurrfarë dyshimi, por askush nuk mund ta vërë në dyshim që Ilir Meta dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Pra të kap Gjykatën e re, se të vjetrën të kapur e kishin prandaj edhe u zhbë. Aksioni i tij politik ka lidhje me mbrojtjen e “pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese” po aq sa mund të jetë e vërtetë se dy ujqër përleshen me njëri-tjetrin për t’i shpëtuar jetën deles dhe jo për ta ngrënë atë.

Sa herë ndjejnë se po iu afrohet ndonjë rrezik këta lloj politikanësh bëjnë çmos që të bindin popullin se “Atdheu është në rrezik” dhe motivi: në shesh po dalin për ne sepse ata për vete janë mirë dhe s’kanë asnjë shqetësim. Megjithëse ka thirrur një miting për vete, Meta ka porositur pjesëmarrësit të mbajnë parullën “Për Shqipërinë”; megjithëse interesat e veta familjare dhe politike po i vë mbi të ardhmen e Shqipërisë ai ka porositur parullat “Shqipëria e para”; megjithëse thirrjet dhe veprimet e tij janë përçarëse ai do të dalë në tribunë me parullën ” Për unitetin kombëtar ” dhe megjithëse në aventurën e tij ka kundër metropolet perëndimore dhe prandaj i ka shpallur ato “Mafie ndërkombëtare”, ka urdhëruar protestuesit të mbajnë parullat “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Nuk duhet të çuditemi nëse tingujt e këngës “Për ty Atdhe” do t’i dëgjojmë të dala nga gojët e varrmihësve të Shqipërisë.

Në aksionin e tij antikushtetues, presidenti i vendit ka thirrur në ndihmë opozitën politike dhe figurat kryesore të saj të cilët Kushtetutën dhe Shtetin Ligjor i kanë përdorur për tridhjetë vjet si mjete të sundimeve dhe përfitimeve. Pikërisht për këtë shkak lindi nevoja për një Drejtësi të Re dhe pikërisht për këtë arsye kjo opozitë, e ndihmuar edhe nga Meta, bëri çmos ta sabotonte dhe mallkonte Refomën në Drejtësi.

Aksioni haxhiqamilist i Presidentit është një shembull historik kotësie, hipokrizie dhe mashtrimi, jo pse qeverisja aktuale s’ka të meta dhe gabime të rënda, jo pse ne kemi qeverisjen më të mirë të mundshme, por sepse protagonistët e aksionit “për rivendosjen e rendit kushtetues” janë rrënimtarët më të mëdhenj të vendit. Për këtë shkak janë figura të pabesueshme, të padenja dhe të diskredituara pasi kanë tridhjetë vjet që na propagandojnë drejtësi e demokraci me fjalë, parulla e premtime dhe veprojnë e sillen në mënyrë antidemokratike, të paligjshme dhe kompromentuese. Sjelljet dhe veprimet që kryejnë i diskreditojnë dhe kompromentojnë tërësisht fjalët e tyre. Kur dikush ka provuar disa herë me vepra se është i gatshëm të bëjë të kundërtën e asaj që shpesh propagandon me fjalë, atëherë sinqeriteti dhe pretendimet e tij nuk mund të kenë kurrfarë besueshmërie dhe nuk meritojnë të ndiqen.

Vetë zgjedhja e datës “2 mars” për aksion është kulmi i hipokrizisë politike dhe i papajtueshmërisë historike. Ky nuk është “2 marsi i gjithë shqiptarëve” siç rreket të na bindë ndonjë Biber pa shije, por është qartësisht dita kur hipokrizia, dyfytyrësia dhe mashtrimi shfaqen në tribunë dhe në shesh me maskat e sinqeritetit, të virtytit dhe të drejtësimbrojtësve. Ne do të shohim në tribunë dhe në bulevard duartrokitësit, miratuesit, avokatët dhe ekzekutuesit e shkeljeve antikushtetuese të këtyre 30 viteve të derdhin lotë krokodili dhe të betohen për mbrojtjen e Kushtetutës.

Do t’i shohim ata si ushtarë të rremë të mbrojtjes së Kushtetutës t’i vihen në dispozicion Presidentit aktual i cili, deri tani, e ka shkelur Kushtetutën, të paktën pesë herë (duke mosdekretuar ministrat e qeverisë; duke anuluar datën e zgjedhjeve lokale; duke sulmuar njërën palë politike dhe vënë veten në krye të përpjekjeve të palës tjetër për ta sjellë atë në pushtet me rrugë antidemokratike; duke bërë thirrje për “rrëmbim armësh” në 2017 dhe 2019 dhe, para pak ditësh, për “revolucion”, si dhe duke shpallur të paligjshme zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2019 kur kjo është kompetencë vetëm e KQZ-së, Kolegjit Zgjedhor dhe Gjykatës Kushtetuese).

Ata nuk do të jenë në tribunën e sheshit se i ha meraku për Kushtetutën, por sepse me ligësi dhe mendjelehtësi besojnë se një President i pazgjedhur nga populli, gjoja në emër të popullit, do të mund të ndryshojë vullnetin popullor me dekrete antikushtetuese, gjë që ka shumë të ngjarë ta çojë nesër në burg.

Në mënyrë që të zgjidhet halli i kësaj familjeje politike të korruptuar dhe dëmsjellëse nevojitet që Ilir Meta të shkarkohet si President, OFL-ja t’iu dorëzojë të dy bashkëshortëve formularët dhe, pastaj, të tjerat vijnë vetvetiu. Nuk mund të mbahet Shqipëria peng e hallit të një familjeje, të miqve dhe sivëllezërve të saj moralë e politikë. Tridhjetë vjet janë tepër për të livadhisur mbi shpinën e shqiptarëve.

43 komente në “Shpëtojeni këtë familje, nga halli i madh që iu ka rënë sipër!”

  1. Zigur Qarri says:

    SHKONI NESER JENI TE LIRE JU VODHI FLORIRIN JU VRAU JU DOGJI ME BERISHEN NESER JU FUT NJE VIRUS
    JEPNI JETEN PO NUK E DESHET JENI TE LIRE NESER NE MITINGUN E KONTAMINATIONIT TE VIRUSIT PERPARA

    1. Kalec Dega says:

      Shpetoni kokat tuaja,ai qesh dhe ju hani sapunin e Rames, se ka kush e shpeton Presidentin ma t’mire te Shqiperise, floririn e Rames.Njashtu, bre!

      1. Lona says:

        Kolec kalec gbv meso shqip se askush nuk te kupton

        1. Komentuesi says:

          Shkrim I shkelqyer.

    2. Suksese te metejshme says:

      Cifti duket shume bukur ne foto duke u fshehur neper ferra. Bravo fotografi… nqs eshte a slfie, merita ju takon te dyve per imagjinaten per te ardhmen.

  2. h says:

    Keta mëshirojnë aspiratat e subkoshiencës së ido shqiptari.
    Të pasurohesh me çdo kusht,pa asnjë moral,pa ndjerë turp,duke deformuar çdo të vërtetë,
    dure bërë çdo pisllik,duke mohuar çdo evidence,duke mbështetur çdo kriminel,etj,etj.
    Këta janë kushtetuta e zemrës së çdo shqiptari.

  3. Zigur Qarri says:

    Te kerkoshe proteste ne periudhe epidemie ose je i cmendur ose je armike i betuar i ketij kombi kerkone ta kontaminoshe qe te vdesin .
    Ndesa per pjesmaresit te sakrifikoshe veten familjen femijet per te mbrojtur vjedhjet e metes kokmadhit berishes nuk e di nuk mund te flase eshte e pa llocjikshme

  4. Qytetari?? says:

    A te lumte ajo dore mor zoteri per shkrimin brilant qe ke bere,i ke thene te gjitha nga A-ja ke ZH-ja. Çdo rresht qe ke shkruajtur eshte ne mendjen e shumices se shqiptareve,vetem njerez qe kane interesa dhe nuk kane tru te vogel mund te dalin per Ilir Mete hajdutin+kriminel dhe mafioz neser. Kaq injorante te jene qe dalin per interesat e atyre qe renuan shqiperine keto 30 vjete??? Turp per kete injorance qe keqperdoret si mish per top….

  5. loni says:

    e sakte,shkrim briland.

  6. ..... says:

    Cifti i pitbullave, ptuu rrace e flliqur, shifini si jane sikur Jan kryqezu me ndonje pitbull

  7. Koba says:

    Delenxhinj te Pangopur.U ka plasur Cipa fare.Po kerkojne NDIHME nga Populli ,qe e grabiten dhe e sorollaten per 30 vjet.

  8. Haku says:

    Se ckam nje pershtypje qe mbrapa, keni ate ftyr sumen, tit vasilin. Pret qe pas fotos qe po ju ben luan rama, tjua mshoj te dyve ose te treve.. vk.

  9. Kalec Dega says:

    Eshte shpresa e fundit per Ilir Flloriri e familjen hajdute Meta.Prandaj neser para Presidences te gjithe ju HAJDUTE, VRASES, RRUGAÇE E TEVEQELE QE Truri juaj i vogel nuk e kap mashtrimin e banditit Meta.

    1. VFLP says:

      Te gjithe duan te kopjojne Kalecin ketu po vetem nje Kalec ka se Kaleci nuk e shan Ilir Meten ashtuni si doni ju, se ate e ka zgjedhur si flori qe eshte vete Edvin Rama.Te keni turp qe shkruani keshtu per “Presidentin me i mire qe ka pasur Shqiperia”- Edvin Rama vete, bre!?
      =
      Plerat komuniste i kundervihen sojit te tyre ashtu si nuk kursehen ndaj Saliut po i sojit te tyre.
      =
      Lol!
      VFLP
      Sa per dijeni , Kaleci ju kujton punen e bere ne vite per Partine, fleterrufete e luften kunder armikut te brendshem dhe atij te jashtem, pra ju kujton baballaret, xhaxhallaret/dajet.tezet/hallat e gjysherit qe i keni pasur ‘fuksa’ ose ndryshe “kalece”dege.

  10. Ypi says:

    Shkrim kot. Vetem konspiracion.
    Ka byth Ed katunari ta futi ne burg?
    Ikni nga Shqiperia nje ore e me pare. Nuk ka pasur dhe nuk do kete kurre shprese ne ate vend.
    Rrofte Kanadaja.
    Labi me qylaf.

  11. Lik says:

    Te vesh tere ate pasuri pa punuar asnje ore perveç punes se politikanit….kjo ndodh vetem me politikanet e korruptuar.
    Te therrasesh popullin ne proteste per gjoja mbrojtje te kushtetutes….do te thote te kerkosh ndihme tek te korruptuarit e te njejtit soj dhe tek budallenjte e mbetur ne popull..
    N.q.s I funksionon do te largohen edhe te ndershmit e fundit qe kane mbetur ne vend dhe perfundimisht ska shprese ky vend.

  12. Shkodrani says:

    Keta flliqësira kan hallin e mbrojtjës se pronave që kanë vjedhura!
    Klikoni ketu dhe e Shikoni Presidentin sa hajdut është:

    https://m.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

  13. Lona says:

    Familje muti e degjenerume familje hajdutesh qe mos i gezofshin ato qe u kane vjedhur shqiptareve.

  14. EKZEKUTUESI says:

    Z.Adrian Babaj, RESPEKT per Shkrimin….Vetem se do te Shtoja:Ilir Meta dhe Gjithe Banda e Hajduteve te Veshur me Imunitet Politike..TE GJITHE NE LITARE…ose edhe te Vrare..NUK NGOPEM DHE DESHIROJ QE TI SHIKOJ TE VARUR ME PANTALLONA TE DHJERA DHE GJUHEN PERJASHTA se Shume i kane Bere ketij Populli dhe po na Bejne per “Budalla”…lol

  15. demi.k says:

    Mos u beni merak do ti shpetojme te burgu vip do ti vendosim ne nje qeli.

  16. gjush akullorja says:

    Kur lexon shkrime te tilla e kupton se nga cfare rroskop ‘intelektuhalesh’ qeveriset ky vend i gjore. Pershendetje zoti Babaj per kete shkrim brilant.

  17. USA says:

    AMERIKA o Ilir Meta , ta rru mjekren me RRAKETA

  18. Diktat says:

    Çdo shqiptar qê ka dyshim se kushtetuta dhe gjykatat janë në rrezik tē kapjes nga mazhoranca duhet tê pyes veten se kur ka qênë e kapur drejtêsia para apo mbas vetingut të monitoruar rreptêsishtē nga shba dhe be ! Kujt i dhimbsen gjyqêtarêt dhe prokurorët e korruptuar, plepistat, politikanët hajdut dhe vrasês le të dalë dhe ka për tē dalē me liken, tê tjerët qē janē tē zhgēnjyer, pa punê e pa bukë nuk duhet tu bashkohen! Kjo nuk ështê protesta e tyre , e popullit , kjo është një grackë hajdutêsh, mafiozësh politikanë për ty o i vjedhur, i shkelur i pêrbuzur (kokpalarë) i injoruar e çnderuar, vrarē e prerë për gati 30 vite ! Mos ju bashko llumit për të hequr zhulin ! Portesta e jote ēshtë vetëm ajo që vlon brënda popullit, çkulja nga rrënjēt e kēsaj mafjeje politike, majtas e djathtas, mjaft me ta! Duhet një fillim i ri, njê sistem zgjedhor i ri ku populli dhe jo kryetarêt e partive të zgjedh se kush do i çojë dhe zgjidhē hallet e tij nē parlament ! Atê ditë Çohu dhe fito! .

  19. anila says:

    Ajo rrugace Monika, qe as Interpoli nuk e kap dot ashtu si eshteb transformuar per te rregulluar ate surrat fshatareje te pa gdhendur qe afronte me ate te nje burri, kashpenzuar kush e di se sa leke.
    Ajo rrugace as femijet nuk dihet se me ke i ka, prandaj u tentua te vritej Tan “Lepri”. a\
    Ajo nuk di te artikuloje asnje fjali te sakte, jo me te prodhoje ide, flet ne tv si nje injorante e pashkolle
    Ajo hajdute qe femijet e tyre paguajne, i biri nga 5.000 paund qe te hyjne ne nje bar ne Londer me dashnoret, keto kurvickat e vogla te kanaleve, si Rashel etc
    Ata duhen varrur ne litar!!!!

  20. katarakti says:

    Nuk e di se perse ky shkrim, nga menyra e të shkruarit, nga menyra e perdorimit të argumentave dhe nga stili i veçante më kujtoi Viktor Malajn. Vetem tek ai kam gjetur kete force të qete qe i ngjan forces se nje lumi që pa zhurme merr perpara gjithçka. Sidoqofte shkrimit nuk mund t’i heqesh asnje presje. Neser nuk do demonstrohet per Kushtetuten, por per të ruajtur koken e “kupoles”! Rasti Cili e vertetoi sesi jane lidhur me njeri tjetrin mediat e paguara, drejtesia e shkerdhyer dhe politika e korruptuar. Keta formojne sot klasen sunduese në Shqiperi, borgjezine e re. Prandaj të gjithe shoket dhe koleget e Cilit, të pasuruar njelloj si ai dhe familja Meta, do jene mbledhur neser në bulevard nen thirrjen:”Horra dhe batakçinj të të gjithe Shqiperise, bashkohuni”!

  21. injoranti says:

    shpellar gazetar
    ce ke ate “iu” në titull
    na mbytën ekspertët e anglishtes
    anglezët shqipfolës
    cifti janë
    jetët tona
    etj
    thuaje dhe kështu me të tëra në shumës
    ato familja janë
    një familje të bukura
    një familje të llastuar/a etj
    këto familja ejt
    një familje janë, shumë familje janë ????
    fshati janë
    populli janë
    qyteti janë \
    ceta janë
    reparti janë
    universiteti janë
    klasa janë
    tufa (e gomerëve gazetarë) janë
    të fala mirës

    1. alberti says:

      Rralle ndodh kjo qe te ka ndodhur ty, perputhja e emrit me permbajtjen mendore.
      Je saktesisht sic ke emrin, Injorant i doers se pare.
      Tung

  22. injoranzia says:

    shpellar gazetar
    ce ke ate “iu” në titull
    na mbytën ekspertët e anglishtes
    anglezët shqipfolës
    cifti janë
    jetët tona
    etj
    thuaje dhe kështu me të tëra në shumës
    ato familja janë
    një familje të bukura
    një familje të llastuar/a etj
    këto familja ejt
    një familje janë, shumë familje janë ????
    fshati janë
    populli janë
    qyteti janë \
    ceta janë
    reparti janë
    universiteti janë
    klasa janë
    tufa (e gomerëve gazetarë) janë
    të fala mirës
    hahaha

  23. injoranzique says:

    shpellar gazetar
    ce ke ate “iu” në titull
    na mbytën ekspertët e anglishtes
    anglezët shqipfolës
    cifti janë
    jetët tona
    etj etj
    thuaje dhe kështu me të tëra në shumës
    ato familja janë
    një familje të bukura
    një familje të llastuar/a etj
    këto familja ejt
    një familje janë, shumë familje janë ????
    fshati janë
    populli janë
    qyteti janë \
    ceta janë
    reparti janë
    universiteti janë
    klasa janë
    tufa (e gomerëve gazetarë) janë
    të fala mirës
    hahaha
    në “lodhe” po lëne të shkretën

  24. USA says:

    shpellar gazetar
    ce ke ate “iu” në titull
    na mbytën ekspertët e anglishtes
    anglezët shqipfolës
    cifti janë
    jetët tona
    etj etj
    thuaje dhe kështu me të tëra në shumës
    ato familja janë
    një familje të bukura
    një familje të llastuar/a etj
    këto familja ejt
    një familje janë, shumë familje janë ????
    fshati janë
    populli janë
    qyteti janë \
    ceta janë
    reparti janë
    universiteti janë
    klasa janë
    tufa (e gomerëve gazetarë) janë
    të fala mirës
    hahaha
    në “lodhe” po lëne të shkretën

  25. Aleksander says:

    Shreku e Fiona jan ma te pashem se kta.

  26. Vetingu says:

    Sa te shemtuar jane fizikisht dhe shpirterisht

  27. Eranda says:

    Ndjehem ne faj, kur mund te mos beja gje, apo nje ndihme per familjen me ne hall. Kerkoj numer kontakti apo adrese ku mund ti çoj, 10 metra litare prane gjirit te lalzit ku te prehen te qete me endrrat per te miren e shqiptareve. Kam bindjen se shqiptaret do sensibilizohen dhe do ndihmojne edhe me shume se un. Pranoje nga une kete ndihme modeste, ne emer te shum vuajtesve ku dita, hak pa mare, e borxh pa lare, ne ket dynja nuk ka.

  28. Jam Ziguri , por jo Qarri , por Qeni says:

    Sa e shemtuar eshte Monika , shpellare e vertete , i hapes hunda kur qesh si orangotango, kokqylafi i Skraparit po peder , me duket se ja mbeshtet Tedi , dava dylberash , dhe te dy perbejne nje dyshe qe trembin femijet natan , ore po pse i kemu kaq te shemtuar politikanet ? Sikur jane zogj korbi dhe jo njerez , e bela e madhe , shifeni ciftin ne foto , si zhapinj te shtrire si parazit , pi keta keshilltare nuk kane ?? Tu thone mos beni keshtu o katunare , shife si kane dale , katunare hesapi , jane dhe nevrik pale te tjerat , kot nuk thone fshatarit dhe kari jane njesoj u ferkove koken , u fryne …..

  29. LLumit masturbohet nga batutat says:

    O kokeshkrete ,
    Ato leket qe ka vjedh Iliri nuk jane asgje me ate qe po ju ben dhe do tju beje
    Edi kingu me bukuroshet e tij , (meqe Iliri dhe monika jane shuuum te shemtuar),
    Edi -i vetmi i shkolluar nder shqiptaret ( se Iliri me moniken,pa shkolle -komlet injorante).
    Edvin qytetari – (se iliri katundar i rendomte )
    Edvin oratori -Autor i qindra librave?? ( se Iliri sdi te lidhe dy fjale).
    ngrihuni dhe mbroni demokracine se llumi sikur ju e mbajti ne pushtet 45 vjet Enver vagabondin.

  30. sazja says:

    neser toto Likja do tu premtoje te gjithe rikthimin e lojrave te fatit,do u premtoje te gjitheve rikthimin taksativ te 7% per drejtorite ku levizte paraja !Ja perse 2 Marsi do te mbahet mend gjate ne mendjet e shqipetareve ku do te shenoje edhe arrestimin e halabakeve duke filluar ngja kjo plehere e veshur me petkun e presidentit !

  31. Konti Sbalta says:

    Perse jeni fshehur neper ferradhe gjoja se po qeshni ,apo po luani ‘kukafshehtas”?

  32. Konti Sbalta says:

    Perse jeni fshehur neper ferradhe gjoja se po qeshni ,apo po luani ‘kukafshehtas”?Po i fshiheni vetingut apo coronavirusit?

  33. Kola says:

    Armiq te konunizmit. Keta nuk e dine cfare eshte komunizmi!!!

  34. Kola says:

    Nuk eshte hall. Ne, populli duhet te mesojme nga familja Meta&Kryenadhi.

  35. per demokracine says:

    Ilir Demalia: Edi Rama jo vetëm kërkon të tretë, por nuk ka kufizim mandati si kryetar partie dhe kjo do të thotë se edhe si kryeministër nuk ka kufizim mandati, nëse nuk e ndalojmë dot. Nesër është një rast shumë i mirë për të dalë shqiptarët, të mos shkulen nesër nga bulevardi pa e shkarkuar Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë, të mos e bëjnë për Ilir Metën, ta bëjnë për të ndaluar me një keqe që po i kanoset Shqipërisë me sundimin e Edi Ramës. Siç na e shpalosi edhe Linda Rama, na dha pasardhësin e Ramës, duke thënë që djali i tyre e ka quajtur Shqipërinë shtëpi. Ishte një kongres i familjes Rama, nuk ishte një kongres i partisë socialiste. Nuk kishte diskutime dhe debate. Të gjithë duartrokisnin si të ishin në pularinë socialiste.

  36. bledi says:

    Duhet te futet ne Kushtetute 1 ligj qe denon me burg perjete dhe me sekuestrim pronash ai person publik qe tall
    bythen me Popullin ne emer te Patriotizmit
    Personalisht mendoj qe jo vjedhja po tallja e bythes qe hajduti i ben viktimes eshte e papranueshme
    Dmth njerez si keta bejne mire te dalin si mafioze dhe tja lene ne dore gjykatave
    Keshtu si beri Millosheviçi qe shkatrroi Jugosllavine psh.
    Te pakten te n’a kursejne talljen è bythes po leket nuk i gjehen ku i Jane çuar neper ishuj
    Kam mendimin qe mendimin qe shume shqiptare do i fusnin plumbin kokes ketyre e shume te tjereve po te behej
    me referendum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje