Fotografi bardhezi të 100 viteve më parë janë rikthyer me ngjyra, për të treguar se si personeli mjekësor luftoi kundër gripit spanjoll në vitin 1918, në një kohë ku mjekët dhe infermierët në të gjithë botën po përballen me një tjetër krizë shëndetësore, për shkak të përhapjes masive të koronavirusit të ri, Covid-19.
Në fotografi duken qendra të ndryshme komunitare dhe fusha sportive në Shtetet e Bashkuara, që janë shndërruar në spitale të përkohshme për t’u kujdesur për të sëmurët, ndërsa kinematë ishin të mbyllura dhe njerëzit të detyruar të mbanin maska në fytyrë kur dilnin në ambiente të hapura ose përdornin ambientet publike. Fotografitë e tjera tregojnë situatën tragjike dhe në vende të tjera, si Kanadaja dhe Franca.
Sëmundja, e cila shpërtheu pas nisjes së Luftës I Botërore, u përhap me shpejtësi në të gjithë globin, duke marrë jetën e mbi 50 milionë personave.
Vala e parë e virusit, që ishte një mutacion i gripit të zakonshëm, kaloi pa u vënë re, pasi njerëzit shëroheshin brenda 2-3 ditëve, por vala e dytë ishte vrastare, pasi njerëzit humbnin jetën vetëm pak orë pasi shfaqnin simptomat e para, ku ndër të tejra, lëkura u merrte një ngjyrë blu, ndërsa mushkëritë mbusheshin me ujë, duke bërë që të mbyteshin. Pandemia u ndal vetëm me ardhjen e verës së vitit 1919.
Gripi u diagnostikua fillimisht në Spanjë, prandaj edhe mori emrin gripi spanjoll, por shumë kërkues kanë thënë se origjina e tij ishte Kina, për të mbërritur më pas në Europë.
Gripi nuk u diagonstikua ne Spanje, dhe as lindi ne Spanje. Por Spanja ishte vend neutral i luftes dhe u be i pari vend ku media raportonte faktet reale te gripit pa shifra te genjeshterta. Prandaj u njoh gjeresisht si gripi spanjoll. Cfare gazetare jeni more aman.
Gripi spanjoll nuk ishte aspak spanjoll. Mori kete emer sepse nderkohe qe vendet e tjera mbanin te fshehte ekzistencen e nje epidemie dhe censuronin shtypin, ne Spanje nuk pati kurrefare censure dhe u pasqyrua e verteta ne shtyp. Nga kjo u krijua pershtypja qe vetem ne Spanje po behej nami dhe jo ne vende te tjera.
Koronavirusi,gripi i derrave,murtaja e zez,kolla e bardh,bakteri kinez,..kto jan epidemi t trmerrshme qe e bejn vdekjen miljonere brenda javes,por s keni pa gjo akoma.
Pritet epidemija e quajtur “flama shQiptare Sal 21”.
Vitin e ardhshem bje..
Parashikimi katastrof biblike. 5 biljon t vdek.
Ndryshe nga epidemit e tjera ky vajrus kap cdo gjalles,madje bje edhe ke pemet e barishtet.
Do thahet bari si kallam akulli,do ngordhin 90 perqind e kafshve shpezve,zogjt do ngrijn n ajer tu flutru si foto…
Zanafillen smundja do e ket nga shqipnija..
Do pshtoj vec kush ngujohet n shpell.se shtpit s bojn dermon.
Prandaj Sala ka fillu me shku n Trapoj per me xan nanji shpell atje.
Shpelln e famshme t Dragobis ,ku u nguju Bajram Curri e ka xon Mul Noka me trajbin e tij.
Tribuja Berisha po kerko shpell edhe me t thell.
Dit t errta nat vijn…
Mjer ju…
Bravo Korcari. Ku i kemi gjetur keta gazetaret e plepit more aman. Keta si ti kishim fituar me patatina. Po a paguahen keta apo e kan per hobi jashte shkollor e shkojne ne shkolle naten. ??♂️
Gripi beri gjemen ne gjermani dhe france para se te arrinte ne spanje por asnjera nga keto shtete nuk e beri publik per te mos demtuar imazhin e saj gjate luftes
Sepse u quajt spanjolle e tha korçari