VIDEO: "COVID-19", ky është mesazhi i vogëlushes 8 vjeçare nga Kukësi që po bën xhiron e rrjetit

18 Mars 2020, 13:45Sociale TEMA

Vitin e shkuar, zhvillimet më të bujshme na njohën me aktivisten suedeze të klimës, adoleshenten Greta Thunberg, e cila tronditi politikën globale me tezat e saj që u komentuan kudo në botë.

Ashtu si ajo, edhe në vendin tonë ka mjaft fëmijë dhe adoleshentë që e duan dhe luftojnë për të mbrojtur natyrën.

Në këto ditë mjaft të vështiura që po kalojmë për shkak të virusin Covid-19 që po kërcenon shëndetin tonë, një vogëlushe ka përcjellë një mesazh mjaft të vyer për të gjithë bashkëmoshatarët e saj dhe të rriturit.

Bëhet fjalë për Dea Lavdrim Shehun, nga Kukësi e cila ka përcjellë një video solidarizuese në këtë hark kohor ku kudo flitet për koronavirusin që ka pushtuar pjesën më të madhe të botës.

Nëse shumë prindër nuk e dinë ende se si duhet t’i flasin fëmijëve të tyre për koronavirusin, mbase mund të nisen nga mesazhi i kësaj 8 vjeçare e cila e sheh jo vetëm si një moment reflektimi për t’u kujdesur ndaj natyrës, por edhe si një moment i familjes së bashkuar për më shumë dashuri, komunikim, lojëra, buzëqeshje, solidarizim dhe gjallëri.

Mbase edhe Greta Thunberg nga një video si kjo e ka nisur aktivitetin e saj, për të përcjellë ndikimin e saj human në të gjithë botën.

“Natyra s’bën asgjë pa qëllim”, ka thënë dikur Aristoteli në një nga testamentet më të mëdha që i ka dhënë njerëzimit, duke frymëzuar edhe vogëlushë kështu si Dea.

Padyshim, me të tillë fëmijë, e nesërmja do të jetë më e bukur për të gjithë ku shpresat dhe bësimi do të rivitalizohen për t’u shndëruar në forcë dhe ndryshim.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje