Kanë “të drejtë”, që janë të mërzitur për kushtet!

Nga Mero Baze

 

Ushtria më e disiplinuar e shqiptarëve kundër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, u gjet e hutuar dhe po ashtu e mërzitur nga vendimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Hutimi ndoshta u ka ardhur se kishin varur shpresat tek fushata propogandistike e tipit alla Fatos Lubonja, që përmes shkrimeve në gazetat e vendeve skeptike për hapjen, siç është Hollanda, të shpresonin në një vendim negativ.

Por përkundër hutimit, shqetësimin dhe mërzitjen për kushtet e kanë të drejtë.

Kushtet kanë zhbërë në fakt gjithë betejën e sajuar kundër hapjes së negociatave me BE, nga opozitarët tanë.

Kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vjeshtën që shkoi, Franca i mohoi hapjen e negociatave për problemet e saj, këta njerëz që sot flasin për kushtet, e lexuan atëhere bllokimin, jo si problem i Francës, por si problem i Shqipërisë.

Fillonin numëronin kushtet si probleme, ndërkohë që kushtet ishin vendosur për t’u hapur negociatat, dhe jo për të mos u hapur. Se kushtet janë detyra, dhe ato nuk janë as dhjetë, as 15, sa lexojnë këta, por mijëra, deri në antarësim.

Ata që vendosën kushtete, na dhanë dritën jeshile. Ata që nuk vendosën kushte, por vendosën veton, na penguan.

Në atë kohë, Sali Berisha i bëri një letër të hapur falenderuese presidentit Macron, që përdori veton. Shpresoj mos t’ia ketë përkthyer njeri Macronit, se do jetë çuditur shumë, për arsyet që Sali Berisha i kishte shpikur Macronit për veton e tij. Vetoja e Macronit ishte problemi i Macronit, dhe jo i Shqipërisë.

Sidoqoftë, kthesa pozitive e Macronit me Shqipërinë nisi jo sot, por mbi të gjitha pas tërmetit shkatërrimtar, kur Franca dhe personalisht presidenti Macron tejkaluan gjithë Europën së bashku, në gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë.

Sot ai thjesht ka bërë më të sigurtë dhe më të fortë miqësinë e Francës për Shqipërinë.

Sot Sali Berisha është i lirë t’i bëjë fletërrufe, por përsëri do t’i duhet një përkthyes i mirë Macronit, t’ia shpjegojë përse e lavdëron dhe mallkon ky njeri presidentin francez, kur urrejtjen e ka me Shqipërinë, dhe jo me atë.

Pra t’i biem shkurt, nuk kane qenë kushtet ato që penguan Shqipërinë për negociatat. Negociatat për fatin e keq të opozitës, nuk u frenuan as nga molotovët, as nga braktisja e Parlamentit, as nga bojkoti i zgjedhjeve, që janë ngjarje shumë të rënda politike. Thjesht revolucionin e tyre nuk e përfilli njeri, siç nuk do të përfillte as revolucionin e ri të Ilir Metës.

Shqipëria nuk ka bërë asgjë ndryshe nga vjeshta në prill, por ka ndryshuar qasja e BE ndaj saj dhe Maqedonsië së Veriut. Dhe për këtë, u jemi mirënjohës.

Por përqëndrimi i menjëhershëm i gjithë fytyrënxirësve të Shqipërisë sot, tek kushtet, është e vërteta e madhe.

Po. Kushtet janë arsye për t’u shqetësuar për ta.

Kushtet janë koncentrati i gjithë betejës së tyre politike kundër negociatave. Kushtet janë arsyet që ata nisën revolucionin vjet në pranverë. Kushtet janë arsyeja që ata dolën nga Parlamenti dhe zgjedhjet. Kushtet janë arsyet pse presidenti u çmend dhe bllokoi Gjykatën Kushtetuese. Se kushtet fillojnë e mbarojnë me reformën në drejtësi dhe pasojat e revolucionit të tyre.

Kushtet kërkojnë Gjykatë Kushtetues e Gjykatë të Lartë, vendosje të shtetit të së drejtës dhe tejkalim të problemeve politike, të shkaktuara nga papërgjegjësia e revolucionit të pranverës së kaluar.

Dhe për opozitarët e negociatave,  nuk është tmerr hapja e negociatave, por plotësimi i kushteve.

Kur ato të plotësohen, ata do të jenë dhe më të pashpresë, më të pafat, dhe më të mundur.

Por dhe sot boll të tillë duken.

Kur Shqipëra të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE, do të kenë kaluar disa vite. Ndoshta në pushtet nuk do të jetë as Edi Rama, por është e sigurtë se Sali Berisha mund të mos jetë fare mbi dhe. Deri atëhere nuk ka më garë dhe politikë me hyrjen në BE. Ka vetëm punë. Negociatat janë hapi i parafundit drejt hyrjes në BE. Edi Rama hodhi dy hapa të rëndësishëm, marrjen e statusit si vend “kandidat për anëtar” dhe hapjen e negociatave.  Hapi i fundit zgjat shumë.

Ndaj dhe gjëja më e tmerrshme për kundërshtarët e europianizimit në Shqipëri, janë këto kushtet. Se ky brez politik do përjetojë vetëm kushtet, jo anëtarësinë. Ato kushte do të ndryshojnë më shumë se çdo gjë tjetër historinë e kësaj opozite.

Ndaj dhe mërzitja e tyre është logjike dhe jam i bindur që thonë me vete: “mirë që hapën negociatat, por këto kushtet pse i vunë” .

Se ato kushtet në fakt, nëse duam të themi të vërtetën, janë më të mira se negociatat.

Ato lënë pa frymë dhe pa shpresë, ata që thonë se dështoi reforma në drejtësi, ata që shpresojnë se pushteti merret me revolucion dhe ata që mendojnë se duke bojkotuar zgjedhjet, apo Parlamentin, gjunjëzojnë shpresën europiane të Shqipërisë.

REMOTE_ADDR:[]

31 komente në “Kanë “të drejtë”, që janë të mërzitur për kushtet!”

  1. shtetas shqiptar says:

    Beji publike ato Kushtet o Mero Baze, por pa i censuruar ashtu si komentet…pastaj shohim kush do jene fytyrenxiret!

    1. Nardi says:

      Urdhero kushtet:
      1 – Te vazhdoje reforma ne drejtesi deri ne denimin ne gjykaten e larte ( qe duhet te plotesohet), te Sali Berishes, Ilir Metes, Lul Bashes dhe Edi Ramed, po deshe.
      2 – Ngritja e Gjykates kushtetuese, qe vec te tjerave do te vendose edhe ligjshmerine e zgjedhjeve te 2019 dhe shkarkimin e Ilir Metes.
      3 – Perfundimi i reformes zgjedhore dhe pa perfunduar kjo reforme, nuk do te kete zgjedhje as ne vitin 2021 ne Shqiperi.
      4 – Ligji per shpifjen sipas rekomandimeve te Venecias.
      Dhe jeta politike ne Shqiperi vazhdon normalisht, pa pjerdhur asnje ne Europe se PD nuk mer pjese ne zgjedhje dhe braktis pushtetin vendor dhe parlamentin.
      Dhe e fundit, por qe do te vazhdoje, perfitimet ekonomike te Shqiperise nga BE-ja filluan qe sot. Sapo u dhane 50 milion euro.

      1. bujari says:

        ‘Shtetas shqiptare’ ! Kam respekt per cdo shtetas e qenie njerzore, aq me shume per shtetas shqiptare pa dadhim, dhe shtetas e kombesi shqiptare ! Ne cilen ben pjese? Nuk kashume rendesi..vec per sondazh. Faleminderit

    2. Aleks says:

      Dënimi i zyrtarëve të lartë, Kushtetuesja, Vettingu dhe ligji i mediave!

      Keto jane 4 kushtet për deri në Maj. Te gjitha lidhen me burgun e Saliut, Likes, Monikes e soj e sorrollopit te tyre.

      Denimin e zyrtareve te larte PDLSI e kishin zgjidhur duke kapur drejtesine qe po clirohet nga kushtet dy dhe tre. Sa per kushtin 4 , kuptohet se flitet per clirimin e vertete te medias nga korrupsioni, krimi dhe politika.

      Doni me per BehLulin???

    3. sancho panca says:

      O shtetas, kushtet jane ato qe ndajne shoqerine dhe shtetin shqiptar nga shoqeria dhe shteti gjerman.
      Kur te fillosh te mendosh, jetosh dhe funksionosh si gjermanet dhe gjithe Europa, atehere do te hysh ne BE – kaq e thjeshte eshte!

    4. Zigur Qarri says:

      Kushtet jane publike dhe mund ti gjesh vete ne website te BE-se, mos i kerko nga Mero. Thelbi eshte: te gjithe te pergjigjen para ligjit me nje drejtesi te reformuar dhe kjo i tremb shqupisat e lesheliasit.

    5. Ermal berati says:

      Pse ke dyshime kush do jene fytyre nxiret.? Mos je nga ata me molotov qe dogjet Tiranen gjate 2019.? Eshte turp te jesh ne anen e kundert te popullit shqipetare, vetem tradhetaret, hajdutet, kuislinget kane qene dhe jane kunder popullit shqipetare per karriget e tyre pasurite e vjedhura dhe te korruptuarit klasik te ketyre 30 viteve. Have nice day from usa.

    6. Ermal berati says:

      Pse ke dyshime kush do jene fytyre nxiret.? Mos je nga ata me molotov qe dogjet Tiranen gjate 2019.? Eshte turp te jesh ne anen e kundert te popullit shqipetare, vetem tradhetaret, hajdutet, kuislinget kane qene dhe jane kunder popullit shqipetare per karriget e tyre pasurite e vjedhura dhe te korruptuarit klasik te ketyre 30 viteve. Have nice day from usa.

  2. Geri says:

    Si perhere, i sakte dhe analist i vertete.

  3. Cuku says:

    Si gjithnje Mero
    I shkurt. Sakte
    Te lumte.
    Fantastik

  4. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 says:

    👏⭐️⭐️

  5. 😹🤠 says:

    OPOZITA U BË PËR REANIMACION .

  6. anatomia says:

    Esenca e ketij editoriali Mero eshte “PRISNI SE S’KENI PARE GJE AKOMA”!Ju faleminderit z.KrM,faleminderit edhe Ju Baze si ndergjegjesues i lexuesve te shumte qe ke ,duke pare tek Tema te verteten ç’ka kerkon populli!Pasketaj motoja do te jete “Shqipetaret ne Europe e vrastaret dhe hajdutet ne grope”!

  7. engie says:

    Vendimet e BE jane gjeopolitike dhe jo emocionale. Qarkullon nje video ku Aleksander Vucic i thur lavde Kines dhe “vellait ” Xi Jinping dhe anatemon BE qe s’po ndihmon Serbine. Ndoshta vendimi i sotem ka lidhje me kete. Sa per dijeni, Vucic ishte i neveritshem ne ate video

  8. Ladi says:

    Ne vendin tim Shqiperi, nuk ka opozite!
    Ne Shqiperi ka shqiptare dhe antishqiptare!
    Ne Shqiperi ka europianiste dhe antieuropianiste?
    Ne Shqiperi ka njerez qe e duan ate – dhe njerez qe e urrejne!
    E keshtu me rradhe…

    1. Zhzh says:

      Sakte dhe nuk i hiqet asnje presje.

  9. Baton DR says:

    Janë edhe kushtet e grekëve në fakt po shyqyr që janë….thjesht tregojnë më mirë fytyrën e vërtetë të Greqisë moderne: QESHARAKE!
    I gënjen mendja se do ndryshojnë gjakun e njerëzve dhe mijëra vjet histori me 2 evro të qelbura
    Unë në fakt tjetër problem kam: A DUAM ME VËRTE TË BËHEMI SI GJITHË EVROPA? Apo thjesh nuk na ka kaluar dehja nga Coca Cola që në vitet 90?

  10. Florida says:

    Dite zie per opoziten dhe median e saj mjerane dhe llapaqene. Te lumte Mero si gjithmone editorial fantastik.

  11. Lloji says:

    Me hapjen e negociatave, u hapen edhe dyert e mortit tek Partia Demon-kratike…
    R.I.P

  12. Banditi vicidolas says:

    Tamam! Sakte dhe qarte si perhere!Respekt per ju zoti Mero Baze.Merzitja eshte vertete per kushtet.Gjithe veprimet e me demek opozites dhe e banditeve me imunitet e me kollaro,duke filluar me Qoftelargun vicidolas akoma te padenuar e duke perfunduar me Lylin ,Metajn dhe laviren e tij ,duke perfshire dhe zorraxhinjte Mediu,Dashi,Ndoka,Idrizi,Dule pizevengu e ndonje tjeter qe nuk me vjen ndermend tani (pa harrruar Vasillaq debilin) qysh kur filloi reforma ne drejtesi e deri me sot ka qene ne funksion te bllokimit te hapjes se negociatave dhe sidomos,te mos ndodhte kjo gje me Edi Ramen kryeminister,duke shpresuar ne rotacionin politik dhe ardhjen e tyre ne pushtet,per te permbysur punen me reformen ne drejtesi etj etj. Fakti qe ata ne funksion te strategjise se tyre dogjen dhe mandatet pa llogaritur te tjerat veprime makabre te tyre me kete vend e kete popull eshte nje deshtim spektakolar i Berishes se pari dhe ne alance me te i Metes.te tjeret pas tyre jane mbushesa topi qe shkojne pas berihajt,pavaresisht se Metaj ne fazen e pare te lojes nxorri ne sulm vetem bushtren me nje cizme dhe beri sikur nuk dinte gje per djegjen e mandateve,sikur nuk e kishte ne shtrat tere naten kucken me nje cizme Guci.
    Kushtet,ah keto kushtet e vena per hapjen e negociatave! Ajo eshte thembra e Akilit per keta derdimene politike.Sepse pikerisht ato kushte do bejne qe te hapen dyert e burgut per Metajn,Berishen,Lyl part-time Hollandezo-shqiptarin e te tjere.Ato kushte i nxjerrin zbuluar keta kodoshe politike.Sepse nese do zbatohen dhe kur te plotesohen ato kushte shqiperia do heqe dhe gjembat e fundit nga kembet e saj.Do kete funksionale nje gjykate te re kushtetuese te pabllokuar nga Metaj dhe pa tipa si Xhaferllari ne te; do ket gjykate te larte funksionale;do kete funksionale SPAK e BKH dhe do kete denime per politikane si Berisha e Meta dhe per gjyqtare te larte me pasuri marramendese te cilet kane dhene vendime sipas oreksit te ketyre mafiozeve politike e sipas pazareve qe ata kane bere per cdo vendim,sipas shumes se parave qe kane marre… Do kete sekuestrim pasurish te pajustifikuar politikanesh qe kane bere vila me nga 10-11 bqnjo deri dhe per macet e tyre duke u mburrur neper studio televizive e duke u bewre karshillek shqiptareve te varfer qe jetojne me djerse apo me qira dhe korrupsioni do jete vene perpara nje presioni gjithnje e me te madh. Me perfundimin e reformes zgjedhore sipas udhezimeve dhe miratimit nga OSBE-ODIR dhe zgjedhjeve te reja ne vitin e ardheshem do kemi nje klase te re politike ne parlamentin shqiptar,te pastruar nga mekatet e te kaluares dhe shpresat e te rinjve do ringjallen se dhe ky vend do te behet,duke frenuar ne nje fare menyre dhe tendencen e largimit per ne Europe dhe kerkesat e tyre per azil,si nje perpjekje e kote e tyre qe do mbetet nje enderr e parealizuar,duke qene se do vije nga nje vend kandidat per tu bere anetar i BE.Ndaj ato te shkreta kushte jane ilaci i vetem i efektshem per kreret e degjeneruar apo te indoktrinuar te kesaj me demek opozite ,qe nuk i ngjan asnje opozite te vendeve te tjera te rajonit,pa le me te vendeve europiane.Nuk e di ne mund te krahasohet me opoziten e ndonje vendi afrikan, apo aziatik…Sepse dhe kriekari de fakto i saj,Sali-virusi eshte i pakrahasueshem me ndonje tjeter ne bote,pa ne rajon e me tej jo e jo.Ai meriton vetem burgun e Recit!

  13. Ndroqi says:

    Opozita pret ngushllime, para dite te vila e Sali mutit,mbas dite te vila e Ilir hajdutit te Gjiri Lalzit.

  14. Zerengul says:

    More keto kushtet ,qe na ka vene BE, nuk diskutohet qe do te plotesohen, por une kam hallin se a do te mundet dot ushteria mediatike e Lubonjave, Zhejeve ,Bushateve ,Sonilave e tj me komandate Saliun dhe Liken , te plotesoje dot kushtin e perfundimit te ngrenies se nje treni te tere ngarkuar me mut ,deri atehere, apo do te vazhdojne edhe me tej. Ne fakt kam besim se, me oreksin qe kane treguar deri me sot , edhe ata do t’ja dalin ta bitisin me sukses misionin e tyre historik, dhe keshtu c’do gje shkon ne vendin e vet.

  15. Gjin says:

    Te lumte pena Mero … e ke then taman !
    Si nuk kane turp keta klluonet … sa te peshtire , kujtone se militante do tu vijne pas !!! Ajo kohe ka vdekur me vdekjen klinike te kesaj opozite kalamonesh grindavece

  16. Kozmos says:

    KUSHTI NR 1 DHE I PATJETERSUESHEM , ESHTE ULJA NE BANKEN E TE AKUZUARVE E POLITIKANEVE .
    PA SHPORRJEN E TYRE NGA ATO POZICIONE TE MAJME ,QE KANE ZENE PER 30 VJET ME RADHE , NUK MUNDET ,QE SHQIPERIA TI BASHKOHET EUROPES.
    ME SALI BERISHEN , LULZIM BASHEN , ILIR METEN , EDI RAMEN DHE GJITHE ZAGARET DHE BUCET QE BEJNE VETEM PROPOGANDE. NUK SHKONE SHQIPERIA KURRE NE EUROPE .
    EUROPIANET TASHME I NJOHIN SHUME ME MIRE SE POPULLI SHQIPETAR , MATUF ,DEBIL, INJORANT , SE KUSH JANE KETA POLITIKANE MAFIOZ, TE VESHUR ME PETKUN E PUSHTETIT .
    NGA EUROPA KERKOHEN KOKAT E TYRE , NDRYSHE SHQIPERIA NUK NDRYSHON NGA BATAKU KU ATA E KANE FUTUR . BATAKU I TYRE KA SHKATARRUAR CDO SEKTOR TE KETIN VENDI . SEKTORI ME I RENDESISHEM I NJE SHTETI ESHTE DREJTESIA .
    PA DREJTESI NUK KA SHTET !!!!! PA DREJTESI NUK KA LUMTURI , NUK KA ZHVILLIM SHOQEROR DHE EKONOMIK !!!!

  17. Arbeni says:

    Beji publike ato kushtet o Mero Baze. Ashtu radhe radhe sic i ka radhitur Brukseli. Pse nuk e ben, s’ta ben dora? Apo nuk ke mundesine e censurimit te tyre, ashtu si me komentet tona?
    Nuk ka gje fare, ato kushtet e BE jane neper tjera gazeta qe nuk kane zgjedhur keshtu si ti, te jene Uturak i Edi Rames.

  18. Ethem Lalaj says:

    Analize e sakte.Dua te perforcoi se:
    1-Te gjitha kushtet jane diktuare nga OPOZITA JONE MJERANE nepermjet deputetve Gjerman te tipit KRIÇBAUN,etj, i cili u fut ne çadren ne vend te krimit ne 2017,,te gazetes BILD gjermane sipas infove te prekurorit Tropojan Hajdarmata + gazetares te News24-Klodi,qe sajuan dosjen 184,339 per zgjedhjet e vitit 2016,ku disa telefonata urimi per fitoren u kthyen ne blerje votash pa prova.Por shpresat opozitare ishin edhe te Hollanda-shtepia e dyte e L.Bashes.
    2-Kushtet e vena nuk jane per Qeverine por per drejtesine,ku vetingun e drejtojne BE+SHBA.per kete po vonon edhe VENECIA ne konkluzionet per formimin e GJK,30 qershorin,
    13 Tetorin,etj.

  19. Veshi says:

    Thjeshte, kushte e zhvendosin Sali Barishen, matane kufirit “Te Thana”, ate dhe vijen e sjelljes destabiluese te piketuar nga Ramiz Katovicari, dhe zbatuar nga loja e zgjatur PD-PS me arbiter misionarin e Shenjte Antifanolist Lumturine e Tij.

  20. socialisti says:

    Kushtet jane te tilla, pra kushte, per qeverine! Kete e kuptojne vetem ato qe jane socialiste, te gezohesh per ato kushte do te thote je idiot (pra rilindjot).

  21. Lekmirakaj says:

    Me gjith mend e ke Mero.Kjo nuk eshte beteje midis dy bajlozve,Edit dhe Berishes.Negocjatat jane problem i atyre afer Rames dhe Berishes qe jane bere ultra millioner.Eshte problem i atyre qe kane pushtetin e vertete dhe qe nen sjetullat e Berishes dhe Edit kane krijuar pushtetin e korupsjonit e te paligjishmerise.Ky eshte problem i atyre qe do I perdorin kushtet per te sabotuar edhe njehere hapjen e negocjatave..Ky eshte problem jo vetem I Berishes dhe Edit po edhe ju qe keni dhene nje kontributin jo te Vogel gjate vit eve,njehere me njerin krah Dhe njehere me tjetrin ,qe keni kriju kete palo demokraci qe po na merr frymen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *