Shtypi francez (1925): Koncesionet e naftës në këmbim të njohjes së Shqipërisë, arsyet e konfliktit amerikano–shqiptar

Nga Aurenc Bebja

Gjatë muajit shkurt të 1925, shtypi francez i ka dedikuar disa shkrime konfliktit amerikano-shqiptar në lidhje me akordimin e koncesioneve e naftës në tokën e shqiponjave, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Konflikte për naftën

Le Quotidien, e martë, 17 shkurt 1925, f.3

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Amerika proteston kundër koncesioneve të bëra Anglisë në Shqipëri

Londër. 16 shkurt. — Shkruajnë nga Uashingtoni se qeveria amerikane sapo i ka dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër koncesioneve të fushave të naftës që i janë akorduar Anglo Persian Oil-it, domethënë, në realitet, qeverisë britanike.

Grupi Sinclair dhe Standard Oil besojnë se koncesionet në fjalë përbëjnë krijimin e një monopoli de fakto në favor të Anglisë.

Protesta amerikane bazohet në faktin se kur Shtetet e Bashkuara njohën Shqipërinë, ato kërkuan që të respektohet “parimi i derës së hapur” për t’i mundësuar industrisë amerikane të naftës të njëjtat të drejta si Anglo Persian-it.

Coolidge kundër koncesioneve të Shqipërisë ndaj Anglo Persian-it

L’Humanité, e martë, 17 shkurt 1925, f.3

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 16 shkurt. (Humanité) Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër projektit për t’i dhënë Anglo Persian Oil C° koncesionet e minierave dhe të naftës.

Shtetet e Bashkuara

Çështja e naftës në Shqipëri.

L’Action française, e enjte, 19 shkurt 1925, f.2

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sipas korrespondentit të New York Times në Uashington, Z. Hughes ka udhëzuar përfaqësuesin e SHBA-ve në Tiranë të informojë qeverinë shqiptare se dhënia ekskluzive e një koncesioni të naftës ndaj një kompanie angleze nuk përputhet me politikën e dyerve të hapura, e cila ishte një nga kushtet për njohjen e Shqipërisë nga Amerika. (darsiani)

1 komente në “Shtypi francez (1925): Koncesionet e naftës në këmbim të njohjes së Shqipërisë, arsyet e konfliktit amerikano–shqiptar”

  1. Klimax says:

    “Miku” paska patur si kusht “dyer te hapura” per Shqiperine ndaj kompanive amerikane te naftes, ndryshe ………….. !!! Ky na thate se ishte nje nga kushtet per njohjen e Shqiperise si shtet i pavarur, kushtet e tjera cilat ishin nga marveshja e qeverise amerikane me ate shqiptare ne vitin 1922?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *