Gjykata detyron gjyshen të fshijë fotot e nipërve nga Facebook

Një gjykatë në Holandë ka detyruar një gjyshe që të fshijë nga Facebook disa foto të nipërve të saj të mitur pasi i kishte postuar ato pa lejen e prindërve.

Fillimisht kanë qenë prindërit e fëmijëve që i kanë kërkuar asaj që t’i fshijë fotot, por pasi ajo nuk ka pranuar çështja ka përfunduar në gjykatë.

Prindërit ishin të shqetësuar për ekspozimin e fotot të fëmijëve, pasi druheshin se ato mund të përfundonin në duar të personave keqbërës ose në faqe interneti të papërshtatshme.

Pas argumentimit të palëve në gjykatë, gjyshes së fëmijëve iu dha urdhër që t’i fshinte menjëherë, madje duke paguar edhe një gjobë prej 50 euro për çdo ditë që fotot kishin qenë publike.

Ky nuk është rasti kur postimi në rrjete sociale i fotove të fëmijëve të mitur bëhet problem, madje organizatat për mbrojtjen e fëmijëve vazhdimisht apelojnë për një kujdes të shtuar për ekspozimin e tyre në faqe të ndryshme interneti.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Gjykata detyron gjyshen të fshijë fotot e nipërve nga Facebook”

  1. Vjola says:

    Sigurisht qe vendimi eshte shume i drejte duke pasur parasysh karakterin e popullit “modern” Hollandes.Neqoftese pershendet
    nje kalimtar ,qe per hir te vertetes jane social ,eshte edhe frika qe mbas kesaj modernizimi fshihet nje
    pederast ose nje transvit qe ketu ne Holland eshte mese normale.
    Nuk e kuptoj qellimin e ketij shkrimi
    dhe ku eshte qellimi i saj . Ne ne Shqiperi
    jemi shume te lidhur me familjen . Gjysherit dhe gjyshet kujdesen shume per femijet e femijeve te tyre.Ky fenomen eshte pjese e edukates familjare tek ne,dhe kjo per mendimin tim ne na nderon.Mos
    ndoshta artikullshkruesi kerkonte qe nepermjet saj te na tregonte se kodi familjar Shqipetar duhet te modernizohet?! Une jam i mendimit
    qe ky lloj “modernizimi nuk eshte i pershtatshem per boten Shqiptare
    Femijet tane ndjehen konfortabel prane gjysherve e gjysheve dhe kjo ne harmoni me deshirat e prinderve te femijeve .
    Cdo popull ka karakteristikat dhe pershtatjet e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *