I fshehur në një pallat në Poloni, zbulohet 28 ton ar nazist me vlerë 1 miliard dollarë

28 Maj 2020, 11:35Lifestyle TEMA
I fshehur në një pallat në Poloni, zbulohet 28 ton ar nazist me

28 ton ari i periudhës naziste të fshehur gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në një pallat të shekullit XVI në Poloni.

Ari që kap vlerën e 1 miliard dollarëve si dhe sendet e tjera thuhet se ndodhen 60 m nëntokë në fund të një pusi në afërsi të pallatit Hochberg në Roztoka, afër qytetit të Wroclaw.

Kjo u arrit të gjendej përmes një ditari lufte, i shkruar 75 vite më parë nga një oficer Egon Ollenhauer, i cili përshkruan operacionin për të fshehur thesarin e kontrolluar nga kreu i forcave ushtarake, Heinrich Himmler në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ditari jep detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet ku gjërat e vlefshme mendohet se gjenden, përfshirë artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia.

Ekzistenca e ditarit të luftës doli në dritë në Mars të vitit të kaluar, kur fondacioni “Silesian Bridge” njoftoi se kishte marrë ditarin nga disa partnerë në Gjermani.

Roman Furmaniak, i cili kryeson fondacionin, zbuloi vendndodhjen në Roztoka të një nga njëmbëdhjetë vendet e fshehura të detajuara në ditar. Furmaniak tha se mes dokumenteve që ka marrë nga grupi Quedlinburg është dhe një hartë.

12 komente në “I fshehur në një pallat në Poloni, zbulohet 28 ton ar nazist me vlerë 1 miliard dollarë”

  1. Lani says:

    Dhe te ne 2 fshatare me gomare kishin hartat sekrete se ku ishte floriri dhe shkuan naten ne fshehtesi dhe e moren floririn.Pastaj ata 2 fshataret hapen llafe sikur floririn e vodhi Likja.

  2. Baliu says:

    Polonise ju paskan paguar demet e L2B.

  3. Henks says:

    Ky element i pelqen Lilo shtanges.

  4. Roberto says:

    A e di kete gje Ilir Meta????

  5. Tajari says:

    Lajmeroni Like Floririn per ket lajm.

  6. Zotëriu 420 nga Shijaku says:

    Po lerini keto gomarlleqe te pa verifikuara, me mire shkruani sesi i kruan hundet Murrizi ne parlament.

  7. Tullaci says:

    A thua qe te iki likja ne poloni tani qe ka pasur floriri

  8. I. Storiani says:

    Shqiperia duhet te pretendoje pjese ne kete ar.
    Ari i saj i gjetur plotesisht u nda midis vendeve te ndryshme qe u ishte vjedhur ari.
    Tani qe vendet e tjera gjeten ar, me te njejten formule Shqiperia duhet te kerkoje pjesen derisa t’i plotesohet 100% pjesa e arit te saj te grabitur.

  9. Astrit says:

    Mos e ka fshehur Ilir Meta …

  10. Patrioti says:

    Kete pasuri mund ta ruajne me sigurine me te madhe Ilir Meta dhe Ardian Fullani. I pari e ruan ne depon e tuneilit te Kerrabes dhe i dyti te rezerva e thesarit ne Linze. Jane te dy mjeshtra te sigurise.

  11. Shkodra Loce says:

    Mos e permendni floririn se Likes i ngrihen mornicat..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje