Gjesti i dy profesorëve arbëreshë dhe shpura e palo-politikanëve idhnakë e agresivë shqiptarë

Prof. Pëllumb Xhufi

Në kulmin e përhapjes së epidemisë të koronavirusit në Europë, në ditët e fundit të marsit 2020, të kapura në befasi e të përfshira në kaos, mjaft qeveri evropiane u mbyllën brenda mureve të egoizmit, duke lënë vetëm në luftën me sëmundjen e panjohur Italinë, një nga vendet themeluese të Bashkimit Europian, që më shpejt e më rëndë se çdo vend tjetër i BE u godit nga pandemia. Mbarë bota ndiqte ato ditë skenat tronditëse të spitaleve italiane, që kujtonin skenat plot dhimbje e britma të spitaleve pas betejave të përgjakshme të Luftës së Parë e të Dytë Botërore.

Pikërisht në atë moment kritik për Italinë e për Evropën, qeveria shqiptare ndërmori një hap të zgjuar e kurajoz, duke dërguar një ekip me mjekë e infermierë në mbështetje të kolegëve të tyre në spitalet e Italisë së Veriut. Ky gjest fisnik, që vinte nga Shqipëria e vogël, ku emergjenca e pandemisë kishte patur një prelud jo më pak dramatik me tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit 2019, pati një jehonë të jashtëzakonshme në mbarë botën.

Në Italinë fqinje ai ngjalli një admirim të përgjithshëm e sot, kur duket që furia pandemike ka rënë, mund të thuhet se mbërritja e mjekëve dhe e infermierëve shqiptarë ishte një nga sinjalet e pakta të solidaritetit e të shpresës, që u vlerësua njësoj (gjë e rrallë kjo) si nga partitë e koalicionit qeveritar, ashtu edhe nga opozita italiane. Ky gjest mbushi me admirim e me krenari shqiptarët kudo ku ata ndodhen e, vetëkuptohet, u përjetua me emocion të veçantë nga komuniteti i gjerë i arbëreshëve të Italisë.

Përcjellës të ndjenjave të tyre u bënë ato ditë Akademikët e mirënjohur, Matteo Mandala e Francesco Altimari, titullarë të katedrave të Albanologjisë në Universitetet e Palermos e të Kozencës, të cilët në ato ditë të vetmisë së madhe për Italinë e popullin italian, me një thirrje të thekshme drejtuar zonjës Ursula von der Leyen, Kryetare e Komisionit Evropian, e ofronin gjestin e qeverisë shqiptare si shembull të lartë moral për një Evropë të së nesërmes, që duhet të jetë një Evropë e solidaritetit dhe jo një Evropë e egoizmave dhe e interesave të ngushta nacionale.

Nuk çudit aspak fakti, që letra e dy albanologëve të shquar u lexua me interes nga Kryekomisionerja von der Leyen. Në një letër-përgjigje po aq të hapur e të sinqertë që Prof. M. Mandala e Prof. F. Altimari morën së fundi nga Kabineti i zonjës Ursula von der Leyen, të cilën gazeta “Dita” po e boton sot për lexuesit e saj, rikonfirmohet me forcë angazhimi i Bashkimit Evropian në mbështetjen e gjithanshme për vendet e Ballkanit Perëndimor e në veçanti të Shqipërisë në kapërcimin e emergjencave të jashtëzakonshme të këtij viti të mbrapshtë fatkeqësish natyrore, e akoma më gjerë, në përshpejtimin e proceseve integruese evropiane. Kundrejt këtij letërkëmbimi inkurajues me Komisionin Evropian, ne duhet t’i jemi mirënjohës dy akademikëve të mirënjohur.

Por, nuk mund ta fshehim se gjesti i tyre i jashtëzakonshëm në mbështetje të rrugëtimit evropian e të proceseve integruese të Shqipërisë, na shtyn ti kthejmë për një çast sytë nga vetja. E na duhet të themi, se mesazhe krejt të ndryshme i kanë shkuar Evropës nga ndonjë mjedis politiko-social këtu, në Republikën e Shqipërisë. E kemi fjalën për shpurën e atyre palo-politikanëve idhnakë e agresivë, që shkumbëzojnë papushim helmin e tyre antishqiptar duke i kërkuar Evropës ta braktisë, të mos ta ndihmojë e të mos ta pranojë në gjirin e saj “narko-shtetin”, siç e cilësojnë ata harbutërisht vendin e tyre. E kemi fjalën për atë lukuni pseudo-intelektualësh gjithologë, pseudo-gazetarë e pseudo-analistë, pseudo-filozofë e pseudo-sociologë, pseudo-historianë e pseudo-gjuhëtarë, pseudo-regjisorë e pseudo-aktorë, pseudo-sizmologë e pseudo-virologë, që të refuzuar e të dështuar profesionalisht, shpresojnë se mund të realizohen duke iu bashkuar skalioneve të politikës së rrugës, ku predikojnë braktisjen e zgjedhjeve e të institucioneve dhe marrjen e pushtetit me dhunë e “me revolucion”.

Por le t’i lemë këta në mjerimin e tyre. E le të jetojmë me ndjenjën e ëmbël të admirimit e të një krenarie të ligjshme kombëtare që na ngjallin gjeste si ato të mjekëve tanë, që gjejnë forcë për të shprehur përkushtimin, humanizmin e profesionalizmin e tyre brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Le të ndajmë me Prof. Mandalanë e Prof. Altimarin leximin e thellë e vizionar që ata i bëjnë atij gjesti, kur si shqiptarë të vërtetë evropianë, i drejtohen Evropës së sotme me pasionin që i drejtoheshin Evropës së dikurshme Rilindasit e këtej dhe andej Adriatikut, kësaj radhe duke e sublimuar sjelljen e mjekëve shqiptarë në ndihmë të kolegëve të tyre italianë në një shembull moral e programor për Evropën e së ardhmes, e cila duhet të bëjë diferencën pikërisht në momente dramatike, si këto të sotmet, kur ka aq shumë nevojë ka për altruizëm e solidaritet.

Letra:

Komisionit Evropian

Në vëmendje të Zonjës Ursula von der Leyen

Letër e hapur Europës së popujve

Duke marrë shkas nga fjalimi i Edi Ramës, datë 28/3/2020 me rastin e nisjes së task-forcës shëndetësore shqiptare në ndihmë të zonave të Italisë më të goditura nga koronavirusi.

Europë e dashur, nuk është ky çasti i duhur për përçarje, por për bashkim. Një shembull i bukur t’u dha nga Shqipëria, nga një vend i vogël të cilit vetëm pesë ditë më parë i premtove më në fund t’i hapësh dyert e tua burokratike duke miratuar nisjen e negociatave për hyrjen e saj në Bashkimin Europian.

Tani duhet të vazhdosh në këtë rrugë guximi dhe dashurie. Nuk do ta kesh të vështirë! Kthe vështrimin nga e kaluara për t’i siguruar një të ardhme vetes. Mjafton, e dashur Europë, të rikujtosh historinë tënde, që është edhe jona. Mjafton të rilexosh Manifestin largpamës të Ventotenes për një Europë të lirë e të njësishme, të shkruar nga Ernesto Rossi dhe Altiero Spinelli. Mjafton të marrësh përsëri rrugën e vjetër të përvijuar nga etërit e tu themelues – De Gasperi, Schuman, Adenauer, Monnet, Spak – dhe, sipas shembullit të tyre, të vësh në jetë e të bësh të zbatueshme një fjalë të urtë të vjetër shqiptare, të ruajtur me fanatizëm (dhe të vënë në jetë gjatë historisë së tyre pesëqindvjeçare në Itali) edhe nga shqiptarët e Italisë – Arbëreshët:

GUR GUR BËHET MUR.

Kuptohet, është fjala për murin e solidaritetit, e ndarjes së gjërave të përbashkëta, të përfshirjes, dhe sigurisht jo atë të egoizmit, të indiferencës dhe të përjashtimit që nganjëherë ti, me zgjedhjet e tua, ndihmon që të ngrihet!

Europë e popujve, jep më në fund një shenjë të fuqishme për të shndërruar këtë alarm shëndetësor në një shtytje vendimtare për të realizuar idealet që të kanë lindur, bashkimin dhe solidaritetin mes qenieve njerëzore; përmbushi më në fund nevojat e qytetarëve të tu, mbështeti në të drejtën që të të shohin si shtëpinë “e tyre” të përbashkët.

Dëgjoje Papa Françeskun dhe thirrjen e tij të dhembshur – “Askush nuk ka për të shpëtuar vetë” – në qoftë se je vërtet e bindur që themelet e tua mbështeten në rrënjë të krishtera.

Dëgjo burra shteti si Sergio Mattarella, të cilin si italianë e falënderojmë pasi e konsiderojme si një pikë referimi të qëndrueshme të rindërtimit Tënd.

Mëso nga Edi Rama, të cilin e falënderojmë të prekur, bashkë me popullin bujar shqiptar, që të dha edhe një herë një kuptim komunitar ty, Europës sonë të dashur.

Qytetarët e tu të përunjur

Prof. Matteo Mandalà

Katedra e Albanologjisë, Universiteti i Palermos

Prof. Francesco Altimari

Katedra e Albanologjisë, Universiteti i Kalabrisë

Përgjigjja e Komisionit Europian letrës së hapur të profesorëve arbëreshë:

KOMISIONI EUROPIAN

Drejtoria e përgjithshme e Politikave të fqinjësisë dhe të negociatave për zgjerimin

D – Ballkani Perëndimor

D.4 – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina

Kreu i njësisë

Drejtuar:

Prof. Matteo Mandalà

Katedra e Albanologjisë, Universiteti i Palermos

Prof. Francesco Altimari

Katedra e Albanologjisë, Universiteti i Kalabrisë

Bruksel, 03/06/2020

Të nderuar profesorë,

Ju falënderojmë për letrën tuaj të datës 26 prill të këtij viti, drejtuar në vëmendjen e Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila më ka ngarkuar t’ju përgjigjem. Morëm me kënaqësi thirrjen tuaj plot ndjenjë për solidaritet, bashkëpunim dhe për forcimin e integrimit europian. Shembulli i Shqipërisë, të cilit ju i referoheni, tregon edhe një herë rëndësinë e lidhjes strategjike mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Angazhimi i Bashkimit Europian për Shqipërinë është konkret. Gjatë viteve, dhe deri në krizën e fundit të pandemisë së Covid-19, ai është materializuar në një mbështetje të rëndësishme dhe në ndihmë të vazhdueshme. Me synimin për të mbështetur përpjekjet e qeverisë shqiptare për të zbutur pasojat e pandemisë në vijim, Komisioni Europian ka caktuar mbi 50 milionë euro. Kjo ndihmë u është drejtuar infrastrukturave shëndetësore, por edhe në mbështetje të sektorëve të ekonomisë më të rënduar nga kriza.

Një tjetër gjest i rëndësishëm solidariteti i kohëve të fundit për popullin shqiptar u konkretizua në 17 shkurtin e kaluar, në kuadrin e konferencës “Together for Albania – International Donor’s Conference”. Komisioni Europian ishte kreu i organizimit të veprimtarisë që siguroi në rang botëror mbledhjen e fondeve për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti i tmerrshëm i nëntorit të vitit të shkuar 2019. Kontributi financiar i posaçëm i Bashkimit Europian është dëshmuar në 115 milion euro, të cilave u shtohen kontributet e shumë donatorëve dypalësh ose jo, me një total prej 1.15 miliard euro.

Siç ka deklaruar kohët e fundit kryetarja von der Leyen, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, pra edhe e Shqipërisë, është në Bashkimin Europian. Procesi i zgjerimit shpërblen meritat e vendeve që zbatojnë reforma për shtetin e së drejtës, për të drejtat themelore dhe proceset demokratike. Komisioni Europian do të vijojë dialogun e tij me Shqipërinë për këto tema, për të mirën e  shtetasve të Shqipërisë.

Përzemërsisht,

[firma elektronike]

Michela Matuella

REMOTE_ADDR:[]

24 komente në “Gjesti i dy profesorëve arbëreshë dhe shpura e palo-politikanëve idhnakë e agresivë shqiptarë”

  1. Mare Nostrum says:

    Big like per shkrimin e Profesor Pellumb Xhufit dhe letren e Profesoreve Matteo Mandalá dhe Francesco Altimari.

  2. Presheva says:

    O të lumtë ty o i nderuari Pëllumb Xhufi🤗.
    Paramendojeni o Shqiptarë të kishim president një zotri si z.Xhufi ku do e kishim fundin.
    Gjithmonë kam patur dëshir që z.Xhufi të kandidohet për president mbase një ditë do bëhet realitet.
    Një zotri kaq i nderuar e i përulur e rrespektues.
    Shumë rrespekt për ty zoti Pëllumb Xhufi🙏🏻

    1. Eagle says:

      Fjale me mend Preshava, mjafton 10 veta si Prof. Xhufi dhe ku do ishte Shqiperia!

    2. Rifat Lica says:

      Vertete qe zoti Pellumbi, eshte nje person i ndershem, por si politikan, e dini se me parti ka qene se tani nuk e di, ka qene fanatik e militant ne partine e Ilir Metes.
      Kur une debatoja me te, pikerisht, se kritikoja Meten, ai me fanatizem e forze e mbronte, ne nje kohe qe ai po flet, eshte pikerisht klani i Metes e partite e se majtes dje sikurse ato te opozites sot, qe flasin keq per Shqiperine ne Europe.

  3. Amir Ballaj says:

    Prof Altimari eshte njeri i jashtzakonshem dhe shume i nderuar. Eshte fat i mire te kesh te besh me te.

  4. Berti says:

    Profesor Pellumb Xhufi, edhe me kete shkrim, jep nje shembull tjeter se si duhet “lexuar” realiteti shqiptar. Duke vleresuar mesazhin e dy albanologeve arbereshe ne adrese te drejtuesve te BE-se, ai i trregon te verberve politikane shqiptare qe etja per pushtet dhe urrejtja qe mbajne ngritur ne mjedisnin tone social jane ato faktore qe e pengojne realisht afrimin tone me te shpejte e me te gjere me Europen.

  5. Pokeristi says:

    Te lumte z.Xhufi!
    Shqiperija sot me shume se kurre ka nevoje per prononcimin,inkurajimin,frymezimin,mbeshtetjen,nga intelektualet e mirefillte e te mire njohur.Zeri i tyre duhet te mbyse koret çjeramane te te gjithe atyreve pseudove qe ju permendni ne shkrimin tuaj.
    Zgjohuni intelektuale nga gjumi zgjohuni…

  6. Fredi Balaj says:

    Nuk arrij te kuptoj se …si eshte e mundur qe ky leterkembim kaq fantastik, i thjeshte, domethenes dhe dinjitoz, midis dy PROFESOREVE TE NDERUAR ARBERESHE dhe …EUROPES…i cili i ben thirrje direkte Europes qe… TE MESOJE NGA VLERAT E KETIJ KOMBI DHE TA TERHEQE ATE NE GJIRIN E VET…te lihet pa u publikuar nga media jone…!!!

    Ju faleminderit Prof. Pellumb Xhufi !

    1. Korabi says:

      Po media jone merret me shalet e k.rvave dhe me pordhet e Like Floririt, Munes, Bashes, Rames, me udhetimet e Fevziut, me te pergerat qe nxjerr nga goja Berisha dhe me cdo parazit tjeter se ushqehet ne kurriz te qytetareve shqiptare.
      Me gjera te tilla kaq domethenese dhe te bukura si ky leterkembim nuk gjejne vend ne kete kazanin tone mediatik.

  7. Lik says:

    Shqiptar,dijetar dhe atdhetar I nderuar!
    Kontributi I 200 burrave si z.Xhufi I duhen kombit per te nxjerre jashte loje klasen e urryer politike dhe mediatike qe ka marre peng te ardhmen e kombit tone.

  8. viron xhavara says:

    Zoti Xhufi.Po ty nuk te kujtohen britmat e atyre femijeve ,1 muajsh ,2 muajsh ,disa ne gjirin e nenave te tyre duke pire qumesht ,qe ne ate moment qe ndodheshin nje anijen shqiptare ne ujerat shqiptare e nderkombetare,nje anije e marines italiane i godet ,duke e permbysur anijen shqiptare, ne te cilen ndodheshin ato Bebe,dhe ato Bebe pinin ne ate kohe qumesht, ne gjirin e atyre nenave te pa fajshme.Anija shqiptare ku ndodheshin keto Bebe me nenat e tyre te pafajshme,mbas goditjes vdekje prurese nga anija italiane,eshte rotulluar njehere, dhe pastaje perfundoje ne fund te detit, ne thellesine 800metra ,pa i patur borxh kurkujt ,fundja Bebet me nenat e tyre, lundronin ne ujerat e tyre shqiptare(nje grua nga Vlora lindi femijen e saje ne fund te detit per shkak te presionit te madh).Per tjua rikujtuar zoti Xhufi,kjo ndodhi me 28 mars 1997 ,ku ato Bebet me nenat e tyre largoheshin nga vendi i tyre per shkak te shperthimit te luftes civile, dhe masakrohen pa sanje aresye ne mes te detit,dhe persa i perket vendimit te zgjuar te Rames qe ju thoni ,rreth dergimit te infermiereve ne itali per ndihme ,po ta shikosh zoti Xhufi, data e dergimit te infermjereve ne Itali eshte 28 mars(eshte fakt me ze dhe me figure) ,ku ne kete dite te afermit e viktimave ,i kishin kerkuar zotit Rama ,ti dergonte note autoriteteve italiane,qe te na paisin me vendimin perfundimtare te procesit dhe certifikatat mortore,te cilat mbahen peng me dhune nga autoritet italiane, dhe patjeter ky skandal nuk mund te ndodhte zoti Xhufi, pa ndihmen e zoti Rama.Prandaj mos te zgjatem me zoti Xhufi ,e kuptoje drejt se ku eshte halli juaj me kete shkrim,pasi Rama e tregoje me ze dhe me figure se perse e beri kete levizje me infermjere diten e perkujtimores,pra ai do te siguroje mbrojtje nga Italia ,ne rast te ndonje problemi me dretesine shqiptare.Prandaje edhe ju zoti Xhufi do e keni ndonje hall personal,sepse ju meqenese jeni person publik,do ti kishit ndihmuar me ndonje shkrim drejtuar nderkombetareve,per padrejtesite qe u behen shqiptareve ne ditet e sotme, dhe aresyeja tjeter qe ndihma nga ana juaj nuk duhej te mungonte,sepse, eshte nje nga masakrat me te temershme ne historine e shqiptareve,por kjo ndihme nuk ndodhe zoti Xhufi sepse, mafia qe ka mberthyer keq shqiptaret prej fyti prej nje kohe te gjate dhe nuk i leshon,nuk mund ta realizonte kete kurth, pa ndihmen e te gjitheve.

  9. I drejti says:

    Përgëzime per shkrimin Z.Xhufi. Vazhdimisht ne gjithe punën Tuaj apo daljet publike keni treguar vlera te rralla te diturisë dhe mirësisë tuaj per atdheun tone te dashur.
    Jam i lumtur qe tek ne ka intelektuale dhe patriote te vertete si Ju Z. Xhufi.

  10. vjola says:

    Te lumte profesor Pellumb Xhufi .

  11. viron xhavara says:

    Zoti Mero,te gjithe shqiptaret e dine qe ti e di qe, Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane as profesore ,por as qeveritare,por jane nen mafia,e cila eshte teper e zgjuar dhe super e talentuar qe, nuk ka universitet ne bote qe ta studjoje dhe pastaje te nxjere formulen per ta shpartalluar.dhe per kete qe them, duhet ta faktoje.Nuk do te them asnje fjale rreth masakres se Otrantos, ku bashkepunimi i mafies shqiptare kunder shqiptareve, eshte me ze dhe me figure ne dosjen hetimore si, bashkepunim ne masakrimin e shqiptareve ,ashtu edhe ne fallsifikimin e procesit gjyqesor dhe grabitjen e demshperblimit.Pra per te mos u zgjatur me teje, do te ishte e pabesueshme per kedo dhe nuk do te ndodhte kurre qe, nga vendi me natyren me te bukur ne bote dhe njerezit me punetore, njerezit e atije vendi,te largohen ne menyre masive prej rreth 30 vjetesh nga vendi i tyre,dhe ku po ata njerez, presin me padurim hapjen e kufijve te vendeve fqinje,te cilet jane te mbyllur prej virusit,ku largimi i tyre tashme ka filluar ne drejtim te vendeve fqinje ,dhe ku pamjet jane te pastra me ze dhe me figure ,qe ky vend dhe keta njerez te mos jene nen mafia.

  12. Fiqiriu. says:

    Prof.Xhufi meriton te jete President I Shqiperise per Dy mandate radhazi. Nje shqiptare 400 karatsh, historian I kompletuar, politikan I urte , I sakte , konsekuent ne mbrojtje te kombit tone, I pa etiketuar per asnje gje, qe ju behen palopolitikaneve hajdute qe kane zene karriget ne krye te shtetit dhe partive mbushur me injorante e bashibozuke shushunja,
    Nje njeri I tille I duhet kombit.Respekte profesor. Xhufi.

  13. Shenjestra says:

    Je i madh zoti Xhufi.Na kenaqe me kete shkrim.Me sa kuptoj une se qeveria e soteme me Edi Ramen ka bere nje pune te madhe duke ngjallur dashuine e popullit shqipetar me ate Italian dhe evropian.Kete e vertetojn dy profesoret Arberesh me letren e tyre drejtuar komisionit evropian,zonjes Van Ander lei.Urime dhe gjithe te mirat zoti Xhufi.

  14. dhembeli says:

    Pellumbi kritikon median tone ,(qe na llallos koken nga mengjesi deri ne darke) lidhur me mospublikimin e leter- kembimit te profesoreve arbereshe( Vellezer te nje gjaku) ,te nxitur nga xhesti simbolik i grupit te mjekeve dhe jehones se fjales se Rames….po nejse!
    Pellumbi gjithmone ka qene shembull dhe eshte per t’u marre shembull por …pse nuk ndihen te tjeret …si Pellumbi!?

    1. Komentuese says:

      Nje falenderim te madh e mirenjohje per profesoret. Shume respekt per Prof Xhufin!

  15. drita says:

    Respekt per profesorin ,i lexoj me kenaqesi shkrimet e tua , Shqiperise i duhen sot me sh se kurre njerez te ditur dhe te ndershem .

  16. Konjak says:

    Ja pra , historiani Xhufi e vuri nje gur ne ngrehinen e percaries , merive , perbalties , armiqesise , luftes se te gjithe kunder te gjitheve , ndermjet popullit shqipetar . Zoteri Xhufi ka quajtur , armiq te popullit , jo pak por plot e perplot gjysmet e shqipetareve ;Gjithe intelektualet , qe me politikane e ngjer tek gazetaret , e me radhe strufexhinj e teneqexhinj e ngjer tek te pa punet , te cilet s’kane buke e veshmbathie , pa lere per salltanete . Pra armiq te popullit — nukse e dime se per cilin pjese te popull e ka fjalen zoteria—, eshte gjysma tjeter e popullsise , i cili besojse aludon , per kualicionin e djathte dhe perkrahesit e tij , si terrorist e barbar . Ja pra burri i botes , taka–taka i gjeti armiqt e popullit , mu ne mes te shqiperise , dhe jo pak por plot e perplot , gjysmen e shqipetareve . THuaj pastaj se s’pregatiti monizmi , kuadro te denj , ti dalin zot shqiperise, dhe te bejne luft pa kompromis , ndaj armiqeve te Partise e gjysmes se popullsise qe sheh majtas . Po mir more zoti Xhufi , ajo historia jote , a thot gje per keta gjysem armiqoshqipetareve , ndaj gjysemshqiptaromajtisteve . Sidoqoft ti zoteri Xhufi e vure nje gure tek kalaja e percaries , pra ate gur qe pate mundesi ta vendosie ne kalane e zhvillimit e hodhe ne pellgun me uje , per ta trubulluer ate .

  17. Nuri Spahiu says:

    Komplimente te sinqerta dhe respekte z. P . Xhufi . Arti kull me shume vlera edikative per shume shqiptare per te dalluar se kush jane patriotet e vertete dhe intellettualet e vertete .

  18. EPIROTI says:

    Falenderimet ja dergoni dy profesorve te nderuar Arebresh(SHQIPTARET E VERTETE) dhe jo pllum xhufit.

  19. Nik says:

    Prof Mandala si dhe Prof Altimari dy intelektual pishtar tè gjuhès shqipe historisè gjithashtu me shkrimet e tyre ndaj Presidentes sè K/Europian
    janè rilindasit e vèrtet shqiptar.Tè dy Prof kanè ndihmuar shumè problemet mbi origjinèn dhe historin e arvanitève etj etj Janè dy arbèresh mè shqiptar se disa legena qè i shikojm nè tv duke vjell vetèm vrer pèr mos hyrjen e shqipèris nè europè .Letra e dy Prof arbèresh èshtè thirrje nga gjaku shqiptar i cili thotè ;Me nder na çat ,,,,fundin e shpinès ;me politikè pèrçarèse .Tè njèjtèn gjuhè ka pèrdorur edhe i nderuari Prof P,Xhufi i cili kujton unitetin e politikès nga opozita dhe qeveria kur bèhet fjal pèr çèshtje kardinale tè kombit.Kam patur fatin ti takoj Prof e nderuar nè Romè me rastin e prezantimit tè filaterisè shqiptare si dhe Prof, Xhufin Ish Ambasador (Romè) sè bashku me tè madhin Kadare ,Prof,Altimari nè Monasterin e Shèn Nilos -Grottaferrata pèr tè pèkujtuar De Radèn tè cilève ju kam dedikuar foto nèn emrin e Z,Kadare.Prof tè kètij kalibri i duhen kombit .

  20. Hashim Kurti says:

    Inderuar profesor Inaeruar Historian Pellumb Xhufi, te gjith mund te shkruajn por jo si ti te gjith munde te din por jo sa ti tegjith mund te kene ndershmeri po jo sa ti te gjith mund te jene te pa korruptuar por jo sa ti, ti nuk u mbyte e nuk ju dorzove lekut te ndyre si te tjeren ne dy parti ndaj shqipetaret te duan dhe shprehen qe te duan dhe President.Faleminderit per kete leter te shkruar per faktet qe radhit per te miren qe na ben te gjitheve ne Shqipetareve kudo qe ndodhemi ne rajon e me gjer, tathme me shpirt dhe me zemer hallall mundi i shoqeris kur nxjerr nje Intelektual si ti hallall se ti merr nga shoqerija nje dhe jep shtat thot populli, Por pseudo intelektualet marrin shtat dhe sjapin asgje dhe me keq rrenojne shoqerine dhe i heqin dinjitetin.Bravo dhe te lutem nderhy ne cdo rast qe ne kemi nevoje per udherrefyes ,cdo shoqeri e suksesshme keshtu ka ecur jo se nuk e ke bere por desha sado pak te ngacmoj zjarrin qe me ngroh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *