Larg duart nga Butrinti

16 Qershor 2020, 11:21Kulturë TEMA

Nga Agron Alibali, jurist i së drejtës ndërkombëtare

Fundjavën e 3-4 marsit 1933 Ministri amerikan në Tiranë, Herman Bernstein e kaloi në Butrint. I shoqëruar nga Kolë Kuqali, përkthyes zyrtar i Legatës, Z. Bernstein takoi Prof. Ugolinin, i cili kryesonte ekipin e arkeologëve që po bënin gërmime në Butrint, ku merrte pjesë edhe Hasan Ceka. Sipas një njoftimi të gazetës BESA të 8 marsit 1933, “Ministri përshkroi si të pakrahasueshme pasurinë arkeologjike dhe historike të Butrintit, i cili lidh të kaluarën e Shqipërisë me të tashmen e saj”.

Duke u kthyer në ditë tona, Parku Kombëtar i Butrintit është sot perla e turizmit shqiptar. I përfshirë edhe në listën e UNESCO-s si pjesë e Trashëgimisë Botërore, Butrinti ka Vlerë të Jashtëzakonshme Universale [Outstanding Universal Value] dhe mbrohet me kujdes të veçantë nga legjislacioni shqiptar, i cili ka inkorporuar edhe disa konventa të rëndësishme ku Shqipëria është palë. Ndër to kryet e vendit e zë Konventa për Trashëgiminë Botërore e nënshkruar në Paris në vitin 1972.[1]

Akrobacira të habitshme juridike

Ndërkohë që opinioni publik në Shqipëri përcjell me vëmendje debatin demokratik lidhur me Teatrin Kombëtar në Tiranë, me përjashtim të pak prononcimeve, ekziston një indiferentizëm i përkohshëm për fatin e Teatrit Antik të Butrintit dhe, më gjerë, për të tashmen dhe të ardhmen e mbarë Parkut Kombëtar të Butrintit.

Megjithatë, shqetësim të ligjshëm kanë shkaktuar planet për kalimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nën menaxhimin efektiv të një fondacioni të huaj privat. Hapësira ligjore që ka mundësuar një hap të tillë, të pashembullt në historinë dhe praktikën juridike të vendit janë Nenet 171-173 të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.5.2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.[2]

Lidhur me mënyrat e administrimit të pasurive kulturore ky Ligj përcakton çuditërisht se “Pasuritë kulturore në pronësi publike administrohen në formë direkte ose indirekte. [Neni 171.1]. Është pikërisht “administrimi indirekt” që u çel shtegun “fondacioneve të posaçme të trashëgimisë kulturore”[Neni 171.3.a]. Këto krijohen sipas Nenit 172, i cili atyre u jep kompetenca shumë të gjera administrimi. Dispozita u hap rrugë këtyre fondacioneve të posaçme që, në trajtën e personave fizikë ose juridikë privatë “të huaj”, të fitojnë tagrin e marrjes së Butrintit “në përdorim të drejtpërdrejtë, dhe “në mënyrë jo shteruese”.[3] E thënë ndryshe, përmes akrobacive të habitshme juridike që ndërmarrin kapërcimin alogjik nga “administrimi indirekt” tek “përdorimi i drejtpërdrejtë”,  këto tri nene bëjnë që Butrinti në të ardhmen të menaxhohet jo më nga institucionet e shtetit shqiptar, por në thelb nga një fondacion i huaj.

Ligji shqiptar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Parisit

Dispozitat që mundësojnë menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga fondacione të huaja private, pavarësisht nga fasadat apo instrumentet juridike të përdorura, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe me frymën dhe gërmën e Konventës së Trashëgimisë Botërore të v. 1972, ku Shqipëria – por edhe SHBA – janë palë. Me të vërtetë, Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 5, përcakton se “Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të.” Më tej, Neni 116 i Kushtetutës përcakton se, sipas hierarkisë juridike, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë epërsi ndaj ligjeve. Pra, ligji shqiptar për trashëgiminë kulturore duhet të jetë detyrimisht në pajtim me Konventën e Trashëgimisë Botërore të Parisit.

Duke kaluar tek Konventa e Parisit, parimi themelor i saj është roli i padiskutueshëm parësor i shteteve anëtare [“Shtete Palë”] në administrimin e pasurive kulturore dhe natyrore në territoret e tyre.

Neni 4 i Konventës shprehet mëse qartë se “detyra” [the duty][4] për të siguruar identifikimin, mbrojtjen, konservimin, prezantimin dhe përcjelljen për brezat e ardhshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore[…] që ndodhet në territorin e tij i takon në mënyrë parësore atij Shteti.”. Si mund të zbatohen këto “detyra” nga Shteti Palë nëse ky nuk e menaxhon vetë sitin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore?

Po ashtu, Neni 6 .1 ripohon se “sovraniteti i Shteteve në territorin e të cilit ndodhet trashëgimia kulturore dhe natyrore respektohet plotësisht”, dhe “të drejtat pasurore të mbrojtura në legjislacionin kombëtar nuk paragjykohen”.

Kurse Neni 6.3 është edhe më eksplicit në përcakimin e rolit unik dhe të pazevëndësueshëm të Shteteve Palë në rregullimin e statutit juridik dhe menaxhimin apo administrimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore duke përcaktuar se “çdo Shtet Palë zotohet të mos ndërmarrë asnjë masë të qëllimshme [deliberate measure} që mund të dëmtojë direkt ose indirekt trashëgiminë kulturore dhe natyrore […] që gjindet në territorin e një Shteti Palë tjetër”.

Fondacionet private vetëm mund të nxisin donacione

Konventa e Trashëgimisë Botërore përkufizon fare qartë edhe rolin e fondacioneve të ndryshme “publike ose private” në mbrojtjen e trashëgimisë kultorore dhe natyrore. Sipas Nenit 17 të Konventës, këto fondacione, së pari duhet të jenë vendase, pra jo të huaja [dhe në fakt Konventa përdor termin “national”]; së dyti, ato mund të angazhohen vetëm për qëllime filantropike. Vetëm kaq. Konventa nuk përmend askund se fondacionet vendase [të huajat jo se jo], të angazhohen në çfarëdolloj mënyre për qëllime drejtimi, menaxhimi, administrimi, të dhënies së asistencës për hartim legjislacioni, etj.

Për qartësi po përcjellim të plotë tekstin e Nenit 17 të Konventës së Parisit, në shqip dhe anglisht:

“Shtetet Palë të kësaj Konvente do të marrin në konsideratë ose do të inkurajojnë ngritjen e fondacioneve ose shoqatave vendase publike ose private, qëllimi i të cilave është të ftojnë donacione për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore sikurse përcaktohet në Nenin 1 dhe 2 të Konventës”. [theksimi yni, A.A.].

The States Parties to this Convention shall consider or encourage the establishment of national public and private foundations or associations whose purpose is to invite donations for the protection of the cultural and natural heritage as defined in Articles 1 and 2 of this Convention.[5] 

Udhëzimet Operacionale për Zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore e ripohojnë frymën e Konventës për kufizimin e rolit të fondacioneve private vetëm për “donacione”. Me të vërtetë, Paragrafi 15, “duke respektuar tërësisht sovranitetin e Shteteve Palë në territorin e të cilave ndodhet trashëgimia kulturore dhe natyrore”, rithekson se ato mund “të konsiderojnë dhe inkurajojnë ngritjen e fondacioneve publike dhe private vendase për të lehtësuar donacionet për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore”.[6]

Partneriteti me “organizata” private përmendet vetëm në Paragrafin 40, dhe vetëm në kuadrin e “interesit” për konservimin dhe menaxhimin e Parqeve bazuar në Deklaratën e OKB-së për të Drejtat e Popujve Indigjenë, pra parqeve të ndodhura kryesisht në shtete ish-koloniale që zotërohen nga popullsi indigjene[7]. Partneriteti me “fondacione” vendase, dhe aq më pak “fondacione” të huaja nuk parashikohet aspak në Udhëzimet Operacionale.

Roli i çuditshëm i AADF-së

Për habi, vërejmë se Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit [American Albanian Development Foundation – AADF][8], një fondacion i huaj privat i organizuar sipas ligjeve të shtetit Delaware në SHBA, i paska vënë vetes tagrin të ndërhyjë në politikat sovrane kulturore të shtetit shqiptar, çka vë në pikëpyetje detyrimin e padiskutueshëm të “Shtetit Palë” sipas së drejtës ndërkombëtare dhe të brendshme për zbatimin e dispozitave të Konventës së Parisit për Trashëgiminë Kulturore Botërore të v. 1972.

Kjo gjë shfaqet mëse qartë nga një hulumtim i faqeve zyrtare të AADF-së, ku del se kjo e fundit paska pasur si synim qysh më 2014 hartimin e Ligjit problematik për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, madje ka sponsorizuar draftet e këtij ligji. Nga njoftime të shtypit mësojmë edhe faktin e çuditshëm, që mund të interpretohet edhe si trysni e tërthortë e një shtetasi të huaj ndaj institucioneve të një vendi sovran, se në seancën e miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë me 17 maj 2018 të ligjit të mësipërm paska qenë i pranishëm edhe vetë Kryetari i Bordit të AADF-së, z. Michael Granoff.[9]

Me interes të veçantë do të ishte bërja publike e një instrumenti tjetër dypalësh, Marrëveshjes Mirela Kumbaro – Martin Mata të 18 korrikut 2018 midis Ministrisë së Kulturës dhe AADF-së, e cila qenka “rrjedhojë e mbështetjes që AADF ofron për zhvillimin e qëndrueshëm të siteve të trashëgimisë kulturore dhe turizmit në Shqipëri.[10]

Theksojmë se Konventa e sipërcituar e Parisit e v. 1972 nuk përmban askund në tekst konceptin e “zhvillimit të qëndrueshëm” për trashëgiminë kulturore dhe natyrore.   Vetëm në vitin 2015 UNESCO miratoi një Dokument të Politikave për Integrimin e Perspektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Proceset e Konventës së Trashëgimisë Botërore. Në pajtim të plotë me frymën dhe germën e Konventës, Dokumenti gjithnjë dhe në çdo rast që lidhet me zbatimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm u referohet ekskluzivisht “Shteteve Palë”, dhe aspak “fondacioneve të huaja private”. Vetëm në paragrafin 25 të Dokumentit përmenden shkarazi “partneritetet publike- private”, por jo në rrugë detyruese [‘where appropriate “është gjuha e përdorur] dhe vetëm për rastet kur sitet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore janë në pronësi private. Pra, një partneritet i tillë publik privat kurrsesi nuk mund të zbatohet brenda territorit dhe perimetrit të mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit, që është në pronësi të shtetit shqiptar.

Plani i Menaxhimit të Integruar (2020 – 2030)

Me 16 tetor 2019 Kryetari i Bordit i AADF-së, Michael Granoff, i dorëzoi zyrtarisht autoriteteve shqiptare Planin e ri të Menaxhimit të Integruar (2020-2030) të Parkut Kombëtar të Butrintit, të hartuar nga një kompani britanike, për të cilin AADF ka shpenzuar 250,000 dollarë.[11]

Kjo “dhuratë” e shtrenjtë dhe e pakërkuar ofron disa të dhëna interesante. Së pari përmendim “sqarimin” në faqen 1 se “nuk jepet asnjë garanci që parashikimet apo treguesit [e Dokumentit] do të përmbushen”. Me fjalë të tjera, vetë autorët pranojnë se Plani i Menaxhimit nuk është Bibla[12]. Së dyti, Plani i Menaxhimit, sa i takon drejtimit[13], mbështetet në “modele të Siteve të Trashëgimisë Botërore në pronësi të përbashkët (private, publike dhe jofitimprurëse) në kontekstin e një organizate të re jo fitimprurëse, që do të marrë përsipër menaxhimin dhe zhvillimin e sitit, ku shteti mban pronësinë e vlerave kulturore dhe natyrore në emër të tij”.[14] Ky, pra është thelbi i strategjisë së planit të ri të menaxhimit, ku shteti kalon në rolin e sehirxhiut, dhe çelësat e Butrintit i merr “fondacioni i posaçëm i trashëgimisë kulturore”, i parashikuar në Nenin 171.2, dhe i përmendur më lart. 

Shembujt specifikë ku autorët e mbështesin strategjinë e tyre janë:

Stonehenge, Kulla e Londrës, Versaja, qyteti romak i Pompeit, dhe Shërbimi Kombëtar i Parqeve në SHBA.[15]

Le të fillojmë nga e fundit. Shërbimi Kombëtar i Parqeve i SHBA (National Park Service – NPS) është agjenci shtetërore federale në varësi të Departamentit të Brendshëm (Department of Interior) në SHBA. NPS-ja, si instrument shtetëror, ka në pronësi federale dhe njëkohësisht menaxhon qindra parqe kombëtare në mbarë territorin amerikan, disa prej të cilave janë pjesë e Trashëgimisë Botërore. Autorët e Planit të Menaxhimit me të drejtë përmendin se NPS “ka ofruar modelet dhe praktikat më të mira të menaxhimit të parqeve kombëtare, duke përfshirë …partneritetet publike private (për hotele, hostele, restorante dhe kampe)”[16]. Autorët, pra, pranojnë vetë se roli i vetëm i çdo lloj partneri jo-shtetëror në menaxhimin e parqeve kombëtare, përfshirë “partnerë strategjikë”, është tek PPP-të “për hotele, hostele, restorante dhe kampe”. Pra, edhe në rastin e Parkut Kombëtar të Butrintit, çdo partner privat jo shtetëror, përfshirë AADF-në mund të hyjë në marrëdhënie partneriteti si PPP me Ministrinë e Kulturës vetëm – përsërisim – “për hotele, hostele, restorante dhe kampe”. Kaq.

Sa u takon siteve të tjera të përmendura, të gjitha ato, përfshirë Stonehenge, janë në pronësi shtetërore dhe drejtohen, administrohen, apo menaxhohen përkatësisht nga shteti anglez[17], francez[18] dhe italian[19], përmes organizmave specifikë administrative me strukture dhe emërtime të ndryshme sipas legjislacionit të brendshëm dhe kurdoherë në përputhje me Konventën për Trashëgiminë Botërore të Parisit. Në asnjë rast, në dijeninë tonë, drejtimi, administrimi apo menaxhimi i tyre nuk u besohen fondacioneve vendase private, aq më pak të huaja. Roli i fondacioneve është kryesisht filantropik.

Më tej, edhe sa i takon menaxhimit ekologjik, biodiversitetit dhe zhvillimit e komunitetit, autorët e Planit të Menaxhimit të Integruar citojnë si praktika më të mira parqet kombëtare amerikane në shtetet Vermont, Luisiana, Delaware dhe Florida. Përsëri ata pranojnë vetë se këto site administrohen nga Shërbimi Kombëtar i Parqeve i SHBA-së, dhe jo nga fondacione private.[20]

Mirëpo, në kundërshtim me praktikat më të mira të administrimit të parqeve nga organizma administrative të Shteteve Palë, të cituara nga vetë autorët, Plani i propozuar i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit paraqet në ff. 95-98 skemën se si realizohet kalimi i Parkut Kombëtar të Butrintit nën drejtimin, administrimin apo menaxhimin e një fondacioni të huaj, të quajtur me eufemizëm “partner strategjik”, në përputhje me “akrobacinë juridike” të parashikuar në Nenet 171-173 të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore e Muzetë, 27/2018. Kjo njëmendësohet përmes ngritjes së një “fondacioni të ri”, si mbulesë juridike e partnerit strategjik.

Burimi: Plani i Menaxhimit të Integruar, 2020-2030, f. 95

Fondacioni i Ri, nuk është gjë tjetër veçse një sajesë juridike që ka për qëllim çveshjen e shtetit shqiptar nga prerogativat sovrane për drejtimin, administrimin dhe menaxhimin e pasurive të veta kulturore dhe natyrore, në rastin tonë, të Parkut Kombëtar të Butrintit. Për më tepër, struktura e Fondacionit të Ri është në kundërshtim me frymën dhe germën e Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit, që u njeh vetëm Shteteve Palë “detyrën për të siguruar identifikimin, mbrojtjen, konservimin, prezantimin dhe përcjelljen për brezat e ardhshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore[…] që ndodhet në territorin e tij [dhe që] i takon në mënyrë parësore atij Shteti.” [Neni 4].  Struktura e propozuar është po ashtu në shkelje të  Nenit 17 të Konventës së Trashëgimisë Botërore, që përcakton se roli i “fondacioneve” është për të “ftuar donacione”, dhe kurrsesi për qëllime drejtimi, menaxhimi apo administrimi. Dhe së fundi, struktura e propozuar është në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare të cituara nga vetë autorët, sikurse u theksua më lart.

Burimi: Plani i Menaxhimit të Integruar, 2020-2030, f. 96

[Burimi: Plani i Menaxhimit të Integruar, 2020-2030, f. 96]

“Partneri strategjik”, kushdoqoftë ai, nuk kurrfarë tagri që të vihet në të njëjtin rang, nivel, apo të barazohet me një shtet sovran, sikurse tregojnë skemat e dhëna më lart. Po ashtu, nëse “shpojmë vellon korporative” të Fondacionit të Ri, del qartë se ky i fundit është fasadë, sajesë apo krijesë e Partnerit Strategjik. Ritheksojmë se Konventa e Trashëgimisë Botërore nuk njeh as Partnerë Strategjikë, dhe as “Fondacione të Reja”. Ajo njeh vetëm “Shtete Palë”. 

Donacionet e AADF-së për Butrintin deri më 2012 kanë qenë në pajtim me Konventën e Parisit të v. 1972 dhe duhen përshëndetur.[21] Nuk mund të themi të njëjtën gjë për angazhimin e mëvonshëm të saj. Duke patur parasysh fondet e dhëna lumë nga AADF-ja për hartimin e Ligjit problematik të Trashëgimisë Kulturore dhe për hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar (2020-203), nuk mund të mos ngrihen pyetje të rëndësishme për konfikte të mundshme interesi institucional nga ana e AADF-së si rrjedhojë e prirjes apo këmbënguljes së çuditshme për vënien e Parkut Kombëtar të Butrintit nën menaxhimin apo administrimin e një fondacioni të huaj.

Larg duart nga Butrinti

Asnjë zyrtar i lartë shtetëror në Republikën e Shqipërisë nuk ka tagrin të abdikojë detyrimet kushtetuese, si dhe ato që burojnë nga e drejta ndërkombëatre, që i njohin “Shtetit Palë”, d.m.th. Republikës së Shqipërisë, detyrimin parësor dhe madje ekskluziv për rregullimin dhe administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në territorin e vet. Po ashtu, çdo zyrtar i ndonjë Fondacioni të huaj që do të dëshironte të angazhohej në administrimin, drejtimin apo menaxhimin e Parkut të Butrintit do të gjindej në kushtet e tejkalimit të tagreve të veta [ultra vires] si dhe në kushtet e mospajtueshmërisë [non-compliance] me Konventën e Parisit të v. 1972, pavarësisht nëse një ngërç i sajuar juridik [legal loophole] ia mundëson këtë gjë përkohësisht sipas ligjit shqiptar.

Sikurse pat thënë Z. Bernstein, “në qoftë se Butrinti ofron qasje të kollajshme [is easily reached], turistë nga vende të ndryshme do ta vizitonin atë për të admiruar vlerat artistike dhe historike të Butrintit”. Mirëpo kjo mund dhe duhet të bëhet vetëm nga autoritetet shqiptare të ndihmuara, sipas rastit, “me donacione” nga fondacione “vendase” [national], në pajtueshmëri me Konventën e Parisit të v. 1972.  Si do të ndihej vallë z. Bernstein po të mësonte për planet e sotme për tjetërsimin e administrimit të Butrintit?

Kjo situatë e pakëndshme dhe e paqartë lidhur me Butrintin nuk mund të anashkalohet dhe as të injorohet më tej. Shqetësimi publik për Teatrin Kombëtar është gjë e mirë dhe i rrit vlerat e demokracisë së brendshme në Shqipëri. Ndër lëvizjet e shquara qytetare në periudhën post-komuniste kujtohet sidomos Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Mbetet për t’u parë nëse, mbështetur në këto përvoja, do të kemi përsëri një lëvizje qytetare, demokratike e gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore me vlera universale të Butrintit, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën e Parisit të v. 1972.

Ndofta u takon edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrin një nismë të menjëhershme ligjore për abrogimin e neneve 171-173 të Ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.  Fundja, pse të mos ishte vetë deputetja Kumbaro nismëtare e këtij abrogimi? Errare humanum est. Përkundrazi, moskorigjimi i gabimit do të ishte diçka që zorr se mund të falej.

Si shtet 118 vjet i pavarur, është e pakuptueshme – dhe krejt e papranueshme – që Shqipëria t’u nënshtrohet politikave të panevojshme dhe të gabuara që cenojnë angazhimet ndërkombëtare dhe interesat jetike kombëtare në administrimin e pasurive të veta kulturore e natyrore. Edhe sikur të pranohen argumentet për “keqmenaxhimin” e Parkut Kombëtar të Butrintit, është e vështirë të besohet se vendi nuk paska individë profesionalisht të aftë, cilësisht të ndershëm, të ndërgjegjshëm e me ndjenja atdhetare që të mund të drejtojnë, administrojnë dhe menaxhojnë më së miri Parkun Kombëtar të Butrintit apo edhe të tjera, sipas objektivave, treguesve dhe parametrave më të përparuar botërorë.

Mbreti vdiq, rroftë Mbreti, është një shprehje e njohur frënge që përcjell idenë se individët vijnë e shkojnë, por institucionet mbeten.[22] Për analogji mund të argumentohet se, ndërsa ndërtesa e Teatrit Kombëtar tashmë u shemb, a nuk do të ishte me vend që Qeveria, Kuvendi, Akademia e Shkencave, por edhe qytetarët, të ruajnë dhe të mbrojnë Parkun Kombëtar të Butrintit në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me Konventën e Parisit të v, 1972, dhe pra, pa humbur kohë, të mbështesin dhe të ndërmarrin nismën ligjore për abrogimin e neneve 171-173 të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë?

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar vdiq. Rroftë Teatri Antik i Butrintit.

[1] Konventa është një ndër më të hershmet ku ka aderuar Shqipëria. Ratifikimi është bërë me 7 tetor 1989. https://whc.unesco.org/en/statesparties/

[2] Ligj nr. 27/2018, Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, datë 17.5.2018, Fletorja Zyrtare, V. 2018/Nr. 86, 12 qershor 2018.

[3] Teksti i plotë i Nenit 172.1 është: “Administrimi i pasurive të trashëgimisë kulturore mund të kryhet edhe nga persona juridikë jofitimprurës, të bashkëthemeluar ndërmjet institucioneve shtetërore, të përfaqësuar nga ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, dhe personave fizikë ose juridikë privatë, vendas apo të huaj, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj dhe në legjislacionin civil në fuqi. Administrimi, sipas këtij neni, ka për qëllim mbrojtjen, ruajtjen, restaurimin, vlerësimin e pasurive kulturore dhe dhënien në përdorim të drejtpërdrejtë, në mënyrë joshteruese, qoftë veç e veç.”

[4] Të vërehet gjuha veçanërisht e fuqishme e përdorur. Terminologjia në anglisht është “duty”, dhe jo “responsibility”, “obligation”, “requirement”, “commitment”, e të tjera.

[5]Teksti i Konventës tek:  https://whc.unesco.org/archive/convention-en.pdf

[6] Paragrafi 15 (k), “consider and encourage the establishment of national, public and private foundations or associations to facilitate donations for the protection of World Heritage;”  

Udhëzimet Operacionale për Zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore, UNESCO, Intergovernmental Committee for the Protection of the World Cultural and Natural Heritage, World Heritage Center, www.unesco.org

[7] Deklarata e OKB-së është tek: https://tinyurl.com/y85j278g. Përkufizimi i popujve indigjenë është nga ILO, tek: https://tinyurl.com/yczadfws

[8] I nënshkruari ka respekt për Fondacionin në fjalë, njeh personalisht disa anëtarë të nderuar të Bordit, dhe ka diskutuar në të kaluarën me bashkëdrejtorët e tanishëm të Fondacionit në Tiranë mundësinë e mbështetjes së një projekti për gjurmimin dhe kthimin pranë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë të bibliotekës së humbur të Faik Konicës sipas praktikës së Fondacioni në fjalë për financimin, transportimin dhe ekspozimin në atdhe të përkrenares dhe shpatës së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

[9] https://www.aadf.org/project/legal-reform-in-cultural-heritage/  Shih edhe intervistën e Z. Granoff me gazetarin I. Agolli, Zëri i Amerikës, 19 maj 2017.

 [10]“…result of the support that AADF provides for the sustainable development of cultural heritage sites and tourism in Albania”] https://www.aadf.org/project/legal-reform-in-cultural-heritage/]

[11] Shih njoftimin zyrtar në faqen e AADF-së, tek https://www.aadf.org/project/butrint-integrated-management-plan/. Teksti në shqip gjindet tek: https://tinyurl.com/yas46kq2

Duhet theksuar se projekti fillimisht do të kushtonte 150,000 dollarë, https://tinyurl.com/y7o4tkue  Mund të  ngrihet pyetje e logjikshme se çfarë mund të kishte bërë me këto fonde të konsiderueshme një ekip arkeologësh shqiptarë të Akademisë së Shkencave nëse do të angazhohej për hartimin e një Plani vendas të Menaxhimit të Integruar?

[12] Është domethënëse, dhe për të ardhur keq, që kompania e huaj që ka hartuar Planin e Menaxhimit të Integruar, nuk ka përfshirë ndër konsulentët e vet asnjë ekspert apo specialist shqiptar në fushën e arkeologjisë e historisë, si M. Korkuti, N. Ceka, A. Baçe, E. Nallbani, Gj. Karaiskaj, P. Xhufi, M. Zeqo, L. Miraj, I. Gjipali, etj, apo nga vetë institucionet dikur nën Akademinë e Shkencave. Shih shënimin nr. 3 në faqen 13 të Planit të Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit, 2020 – 2030.

[13] Termi është në shqip. Mund të hamendësojmë se është përkthyer nga origjinali “administration” ose “management”.

[14] Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit, referuar më lart, f. 22.

[15] Po aty, ff. 22-23.

[16] Po aty, f. 23.

[17] Stonehenge ka qenë pronësi private deri në 1916, kur iu dhurua shtetit anglez. Është administruar nga Ministria e Punës [Work Office].Më 1983 qeveria Thatcher transferoi koleksionin e trashëgimisë kombëtare tek Komisioni i Ndërtesave dhe Monumenteve Historike, i quajtur ndryshe English Heritage. Vetëm më 2011 English Heritage filloi të ketë sufiçit nga veprimtaria e vet. Më 2015 English Heritage u nda në dy pjesë: një organizëm administrativ bamirësie (charity) dhe në Historic England, një organizëm administrativ publik, që financohet nga Ministria e për Hapësirën Digjitale, Kulturën, Mediat dhe Sportet.  Shih për më shumë: https://www.english-heritage.org.uk/about-us/our-history/ dhe https://historicengland.org.uk/about/who-we-are/  Menaxhimi pra bëhet nga organizma administrative shtetërore me strukturë të larmishme juridike, sipas traditës së veçantë angleze, që vështirë se mund të shartohet me tradita, histori e ligje të ndryshme në një vend si Shqipëria.  Kulla e Londrës është në pronësi dhe menaxhimin e Historical Royal Palaces, një organizatë e pavarur bamirëse. https://www.hrp.org.uk/

[18] Pallati i Versajës qysh nga viti 1995 është nën pronësinë e një organizmi të veçantë publik me natyrë administrative të shtetit francez [establishment], që gëzon menaxhim të pavarur administrativ dhe financiar, por gjithnjë nën mbikqyrjen e Ministrisë franceze të Kulturës dhe Komunikimit. Megjithë hyrjet e siguruara nga biletashitja apo sponsorizimet e ndryshme, organizmi prapëseprapë përfiton subvencione të konsiderueshme nga shteti francez. http://en.chateauversailles.fr/public-establishment#our-mission

[19] Parku arkeologjik i Pompeit është një organizëm i decentralizuar i Ministrisë italiane të Kulturës, me njëfarë autonomie të posaçme. Nuk është në trajtë “fondacioni”. http://pompeiisites.org/en/archaeological-park-of-pompeii/about-us/

[20] Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit, referuar më lart, f. 24.

[21] Shih njoftimin zyrtar të vizitës në Butrint të Ministrit të Kulturës A. Bumçi, dhe Ambasadorit A. Arvizu me 13 korrikut 2012; faqja historike e internetit e AADF-së, https://tinyurl.com/y9nrw5wx

[22] Albert Montefiore Hyamson – 1922, A Dictionary of English Phrases, Routledge, London, page 295.

26 komente në “Larg duart nga Butrinti”

  1. Niku says:

    Pavarësisht shqetësimit që është i drejtë, justifikimi juridik është i dobët. Nuk mund të thuhet bie në kundërshtim me frymën e. Duhet neni përkatës. Dihet që ligjet konventat ndërkombëtare janë mbi ato kombëtare dhe nuk mund të zërë gjysmën e shkrimit për të “vërtetuar se bie ndesh me Kushtetutën
    Konventa e Parisit në cilën pikë e ndalon. Në rast se nuk ka një pikë të caktuar kundërshtimi “juridik” bie.
    Pra nuk na shpjegojë gjë.

    1. Celo Mezani says:

      Ne parim ngjan si argument i drejte ky i Z. Alibali, por ne realitet te gjithe jemi koshient qe formimi i shoqerise shqiptare dhe aq me teper i shtetit shqiptar jane ende jo ne nivelin qe kerkon menaxhimi modern i nje objekti arkelologjik kaq i rendesishem.
      Se cfare beri shteti shqiptar me Butrintin kete e kemi pare me syte tani. Menaxhim medioker, ndonjehere edhe keqberes sikurse ishte rasti para 4 vitesh i shoferit te drejtorit te parkut (anetar i LSI-se) qe shiste pemet e parkut per dru zjarri. Edhe vete Auron Tare kur ishte drejtor nje vrime ne uje beri. I vetmi qe pati nje impakt real pozitiv, por gjithsesi i limituar ne mbrojtjen dhe zhvillimin e parkut ishte Raimond Kola.

      Menaxhimi i Butrintit nga AADF ka problematiken dhe rreziqet e veta, por ne 10 qe vijne jam i bindur qe me mire sesa e ka menaxhuar shteti shqiptar amerikanet do ta bejne. Pas 10 vjetesh votoj me dy duar qe te DUHET TE KTHEHEMI aty ku po therret sot autori i shkrimit.
      Bashkepunimi i AADF me shtetin ka dhene prova qe funksionon me se miri. Flasin vete rezultatet ne Korce, Gjirokaster, Vlore, pazari i Tiranes, etj. Edhe ne Berat ku mund te ishin bere gjera me te mira dhe te bukura, prape investimi AADF i dha me shume forme qytetit.

  2. arb says:

    Presidenti, opozita, shoqëri civile a kushdo tjetër, le ta çojnë ketë ligj idiot, hartuar nga shpura e MK, sëbashku me marrëveshjen e lidhur midis Ministrisë së Kulturës dhe ADF, në Gjykatë Kushtetuese. Argumentimin ligjor e keni tek shkrimi i publikuar.
    Të shikojmë nëse ky ligj e kalon ketë barrierë mbrojtëse, e cila gjithmonë ka gjykuar drejt në mbrojtje të pasurive te patjetërsueshme të shqiptareve, si në rastin e paktit detar.

  3. Eri says:

    Rama me Soreken duan tja japin nje firme fantazem ne Angli.A deshet dhjerokraci a deshet Evropen qe na copetoi ne 5 shtete???Ja ku e keni.Ta gezoni.Vetem Enver Hoxha e ka dashur kete vend.

    1. ben says:

      Llum islamiko komunist
      Demokraci ka italia, franca, spanja ,greqia qe as nuk i shkon ndermend e jo me te japin monumentet me koncesion.
      Ky eshte stil bandito komunisto islamik.
      Asnje qeneie demokracie asnje njeri qe ka minimumin e ndjenjes europiane nuk do guxonte te jepte pasurite antike te vendit te tij me koncesion sic ben banditi edi rama.
      Po nga qe shqiperia i ka me shumice llumin si puna jote qe e ka fajin saliu qe vjedh edi, prandaj ai vazhdon te talli trapin.

      1. undefined says:

        Italia…Franca…Spanja..ndoshta jo…sepse kane komplet nje formim tjeter kulturore se sa xaxet e anadollak te Athines….te gjithe Antikitetin helen e kane menexhuar per shume kohe te huajt…deri kur xaxet e Athines mesuan neper shkollat e Perendimit se me cfare kishin te benin…si dhe kur u futen ne BE dhe filluan te marrin lekat qyl nga BE….ky eshte realiteti…..

    2. mik says:

      Eri – Asnje se ka dashur kete vend, sidomos Enver Hoxha. Nje njeri qe nuk do njerzit e tij, nuk mund ta doje vendin e vet.
      Enver Hoxha heshti per Kosoven, Çamerine, Iliriden dhe pjesen Shqiptare te Malit te zi.
      Enver Hoxha e mbajti kete vend te izoluar dhe me dhune te pa-shoqe per 45 vjet, duke zbatuar urdherat e atyre qe e vendosen n’pushtet. Per sa kohe ky vend nuk sillte shqetesim per grabitjet e tokave te veta, Enver Hoxha kishte bekimin e Evropes, dhe ishte i qete ne ” udheheqje ” te ketij vendi.
      Edhe per dhjerokracine dhe gjithçka tjeter nuk na ka faj askush, vetem vetja. Nuk ta sjell njeri dreken ne tavolinen e familjes, nqs nuk punon me e fitu vete.

      1. Kosta says:

        mik-mendoj se Eri ka te drejte.Enveri e mori Shqiperine analfabete nga ata qe e kishin shitur.Kufijte e Shqiperise ishin ndare ne 1913 kur Enveri ishte vetem 5- vjec dhe nuk kishte faj per kete.Enveri nuk pushoi kurre se perkrahuri Kosoven edhe duke futur agjente nga Shqiperia.Eshte merite e Enverit qe mbajti ndezur flaken e atdhedashurise ne Kosove dhe sa emisione dhe programe televizive i kushtoheshin Kosoves ketu te ne.Une jam i madh dhe me kujtohet qe brezi yne u rrit me dashuri per Kosoven qe ishte padrejtesisht jashte kufijve.Por edhe per Camerine e njejta gje,megjithese atje ishte pak me veshtire se shumica e popullsise ishte larguar.Enveri i kercenonte greket per padrejtesite historike.Kurse ne Shqiperi Enveri goditi tradhtaret po fatkeqesisht paskan qene shume te tille se po e shohim sot sa tradhetar e te shitur paska sa qe nderrojne njeri-tjetrin ne pushtet.

        1. mik says:

          Kosta – E rrespektoj mendimin tand, por une kam krejt mendim tjeter rreth asaj periudhe.

  4. atdhetari says:

    Respekte zoti Alibali, keni dhene nje kontribut te cmuar per mbrojtjen e trashegimise kultorore.

  5. Tikanis says:

    Nuk shof asnje koment. Si duket shqipkaret jane te zene me politiken………… Bravo gazetarit. Ti ngreme sa me lart vlerat kombetare. Edhe se jemi vend i Vogel. Askush nuk duhet te guxoje!!! Qofte Amerikan, Rus apo Kinez. Ose Marsian.larg gjithmone larg ti mbajme.

    1. undefined says:

      Qe mos te “guxojn” ato qe ke permendur me lart ne shkrimin tend…duhet qe ky popull te kete….ndergjegje kombetare….te jete i vetedijshem per vetveten….duke pasur te pakten keto veti ben edhe …Shtet….duke bere Shtet…nuk “guxojn” edhe ato qe ke “permendur” te te marrin neper kembe….mirpo eshte komplet e kunderta…ky popull vazhdon me mentalitetin e poshter lindore…me nje mentalitet qe kurre nuk te ben zot te vetvetes…dhe vendit ku ” ha e dhjet” kaq e thjeshte eshte o tikaniiiiiiiis….

  6. butrinti says:

    Nuk mund ta kuptoj manaxhimin e te huajve ne parkun e Butrintit Ku qendron e mira e tyre dhe ku eshte paaftesia e shtetit per ta manaxhuar. Duhet te ket dicka qa ngulin kembe te huajt per ta marr kete drejtim.

    1. Celo Mezani says:

      Ka vetem nje dicka: “Jemi ende popull pa ndergjegjen e kombetare dhe formimin kulturor te menaxhojme pasuri te tilla si Butrinti”.
      Te huajt kane bere me shume per trashgimine kultore shqiptare dhe shqiptaret. Shteti i sotem shqiptar nuk ka fuqi te beje rojtarin e trashgimise kulturore e jo me zhvilluesin.
      Ke degjuar valle qe ne 10 Albanologet me te medhenj te koherave vetem Eqerem Çabej eshte shqiptar ?
      Po per vepren e Robert Elsit, Milan Shuflajt apo Edith Durham ke degjuar ? Sa shqiptare ka sot qe mund te bejne gjysmen e asaj qe beri Robert Elsi ne 30 vjetet e fundit per gjuhen dhe kulturen shqipe ? Mjaftojne gishtat e dores per ti numeruar.

      Po qe gjate nje dite te Diele ne kohen e karantines totale (te dielave nuk lejohej asje levizje), dikush shkon dhe thyen kollonat e mermerit 2200 vjecare ne Apolloni ke degjuar? Po per nje Minister Mbrojtje qe shiti per skrap te vetmet nendetese (sot duhet te ishin muzeale) qe ka patur ndonjehere shqiperia, qe per ironi te fatit e kishin bere edhe ate te famshem ? E ka me shtet se Ministri i Mbrojtjes ?
      Ne shqiptaret jemi te gjithe patriot me llafe, por me vepra 90% janë nje mut i madh.

  7. Revizori says:

    Ridvan Bode e pa gabimin me Albpetrolin, dhe pati kurajon, guximin, dhe karakteri qe ta prishte marreveshje, e cila ishte plotesisht ne dëm te shtetit shqipetar.
    Ndersa Mirela Kumbaro nuk besoj ta kete kete guxim dhe karakter. Jo se Ridvan Bode eshte hero, por eshte çeshtje mentaliteti.
    Ka shume njerez ne Shqiperi qe Jane kaq kozmopolitë sa që çdo gje e huaj u duket e perkryer dhe ideale. Arrijne deri sa edhe diellin ta kujtojnë se ndriçon me mire jashte Shqiperisë. Mirela Kumbaro duket sikur eshte nje person i tillë, pseudo-moderne, qe nenvlereson diçka shqipëtare, para asaj qe eshte e huaj.
    Nuk po i hyj aspektit te korrupsionit, sepse nuk kam fakte.
    Problemi tjeter eshte se ata qe ne kemi sot në krye si ligjbërës, Jane nje kope idiotësh që librarine dhe bibliotekën i mendojne si vende ku shkojne njerezit “me fiksime”. Vetem paraja ka vlere per keta njerez.
    Me keta njerez Jane mbushur te gjitha institucionet shteterore dhe kulturore ne Shqiperi, dhe si rrjedhoje del ky problem qe ngre autori, me te cilin bashkohem plotesisht.
    Shqiperia po jepet me koncesion, por opozita Ben vetem lufte idiote.

    1. Nik says:

      Znj. Kumbaro ka bere ate qe i ka diktuar Z. Rama, eshte shume e thjeshte te kuptohet!

  8. Shqip says:

    Pse ben artikull ? Pse nuk i padit ne gjykaten kushtetuese apo ne organizmat nderkombetare ?

  9. 5 HERONJT says:

    O Eri, Enveri deshti vetem pushtetin e tij personal dhe asgje tjeter…kush e shiti Kosoven, kush beri masakra kryesisht ne Veri…kur u futen komunistet ne Shkoder, u futen me kenge sllave, goditen familjet patriotike dhe shkaterruan trashegimine historike… i rafshoi…
    Ne vitin 1969, kush e prishi kishin e “Shen Merise” ne SHKODER, madje as turku nuk e prishi (sepse u be marrveshje me turqit per mosdemtimin e saj duke paguar takse te majme nga populli i zones) …kisha ishte ndertuar ne shekullin 12, aty u kurorezua Skenderbeu me Doniken…brenda truallit te rrenojave te saj gjendej edhe varri i LEKE ZAHARISE…ishte i vetmi monument i arkitektures romano-gotike ne SHQIPERI qe tregote rrenjet tona Europiane… e sa e sa te tjera qe nuk po i rendis me rradhe…lexo pak qe te dish te verteten se kush prishi dhe rrafshoi historine tone…
    shiko edhe sot se cfare po behet…ku ke teatrin kombetar, kinemate etj etj
    ndoshta nuk e di por ky monument Kisha “Shen Merise” ndodhet ne prerje 1000 lek

  10. Z says:

    Po jepjani neritan Cekes ta administroje?! Dhe Butrini do te zhduket nga harta! Pastaj Amfiteatri eshte ilir nuk eshte grek,si te gjithe te atij lloji ne Greqi ,Italy,Shqiperi ose gjetke! Mentaliteti shqiptar eshte tragjedia jone.

    1. Celo Mezani says:

      Nuk ka Amfiteater ne Butrint !!! Butrinti eshte provuar qe eshte qytet ilir, qe zhvillimin e vet e mori ne Perandorine Romake si vend pushimi, kurimi dhe argetimi i gjeneraleve te Romes. Nuk ka qene kurre qytet antik i projektuar per lufte, por per relaks. Fortifikimet per lufte i beri Venediku.
      Teatri eshte arkitekture greke. Por kjo vlen per gjithe teatrot e ngjashme te kohes.

      1. Flm says:

        O Vangjel Mezani (Celo shurtimi, ose Shqiperimi)
        ###
        Lexo, Butrint Wikipedia (historia)
        “Bouthroton was one of the major centres of the Epirote tribe of the Chaonians, part of the northwestern GREEK group of tribes”.
        ###
        Shume me mire qe parqet arkeologjike te administrohen nga te huaj se sa nga Shqipot, te cilet kane komplekse

  11. Qinan Qinani says:

    Pirdh o Gon pirdh !
    Se askush s t ngjon.
    A si ngjo si kumbojn shperthyeshem tullumbacat e demokracis liris ?!
    Aty n Butrint,do ndertohen kullat si ato t Singaporit..
    Se ato kullat mbi antikitetin e Dyrrahut n Durrs jan shkurtabiqe.
    Do vij ajo koh.
    Do ta shofsh.
    Dhe,kta qe “mbrojn” trashgimit sot,atje do i ken zyrat .neper ato 100 e ca katsha…

  12. Ilir says:

    Keshtu i paska lobomet Lideri Global?! Me shitje copash Shqiperie?!

  13. qytetari says:

    Shkrimi do te kishte titullin real,me emrin e Alibalit:
    Hiqni duart nga Butrinti…,se ne duam te vazhdojme te shtrijme duart e pista si dikur,per ta shkaterruar dhe vjedhur deri ne fund te gjithe trashegimine kulturore historike te ketij vendi europian.
    Ky Alibali,nuk eshte i marre por shtihet,kur kerkon te barazoje shtetin perendimor,me shtetin shqiptar te mesjetes aziatike te pushtimit,sic e kemi perjetuar mbas 90-es.
    Mbas 90-es,ka pasur nje strategji te tere, e ideoligjizuar kjo nga kullat e errta,qe pushtuan kete vend,per ta denatyruar kete vend, europian dhe per ta rigremisur ,ne erresirat islamike te pushtimit osman,vec te tjerave dhe nepermjet vjedhjeve dhe shkaterrimit te trashegimise kulturore europiane te tij.
    Le te mos shkojme larg,por ne Butrint.
    Bajlozi Sali hapesirat e Butrintit,ja u dha ne pronesi anonimeve,qe nuk kishin asnje lidhje me to,qe filluan ta vandalizojne me ndertime,per perfitime te castit,ne vazhdim te fshirjes se trashegimise se kultures mijravjecare ne kete vend.
    Kjo baterdi,vjedhje shkaterrimesh te hapesirave te kultures antike dhe religjionit perendimor vazhdoi dhe akoma nuk ka rreshtur ne vite dhe ne menyre te institucionalizuar,ku sherbenin ´´politikane´´specialiste ´´sojli´´(sojsez),si lloji i shumte i Cekave,te cilet si makuter te vertete,ndryshonin surratin ashtu si sojin ne shekuj,sa here qe u duhesh,ndonje post i majme ,per vete dhe per sojsorollopin e familjes se tyre.
    Dhe ketij lloji te ´´sojlinjeve´´(sojsezve)te kllonuar nga erresira e pushtimit,qe tradhetuan kete atdhe europian dhe kete shqiptar,ne kembim te perfitimit te posteve dhe parase te marre nga osmani,nuk u falet dhe me shume po te krahasohen me sindromin Saliu apo Meta,qe kane dale taze nga kulla e erret,te kundervihen dhe me gjuhen e nje alabaku ordiner rrugesh,po u preke sadopak interesin meskin te tyre,apo le me ti vesh pasqyren para surratit.
    Nen bekimin dhe bashkepunimin e tyre jane shkaterruar dhe vjedhur ne tere keto vite mrekulli te antikitet si qytete dhe rruge te tij,ndertesa dhe vepra te vjetra te kultit kristian,dhe ato qe kane mbetur vazhdojne te mos restaurohen dhe te renohen.
    Nga gjithe perjetimet e shumta,te kesaj masakre nga shpella dhe sojsezat e qyteteve,qe i eshte bere kultures sone historike,me vjen ne mendje nje histori e shkeputur,por me shume domethenie:
    Ne emisionin Fiks Fare, para rreth nje viti,tregohesh per nje kishe ne rrethin e Sarandes,e cila ishte e vetme ne bote per stilin dhe permbajtjen e saj.Fliste nje specialist i vjeter i monumenteve,ku shpjegonte qe kjo kishe megjithe interesimin e vecante te turistave qe vinin nga bota,per ta pare ate, vazhdonte te qendroje prej per mbi …10 vjet mbyllur,me pretekstin… e restaurimit,ku dhe Kala e madhe te kish qene do kish vite qe duhej te kish perfunduar,jo se restauruari,por se ndertuari.
    Prandaj,kjo qeveri,qe eshte treguar dhume e ploget dhe apatike,per te reaguar ndaj ketij problemi krucial kombetar, me ne fund duhet te shkundet dhe te zgjohet sic duhet,qe xhihadisteve sojsez te institucioneve te llojit ceka qe jane te shumte dhe vazhdojne ta mbysin kulturen europiane historike te ketij vendi,tja u mbaj larg duart e pista dhe te gjakosura,nga keto monumente,qe jane te vetme qe na bejne te prezantohemi me dinjitet si komb europian.

  14. Pellazgos says:

    Buthrotos,Polis i Epirit ishte dhe eshte Greke ne Al-bania.
    Eshte fact i padiskutueshem historik qe pushtuesit apo colonizatoret pushtues ndryshojne Emrat e vendeve te pushtuara.
    Kemi Marsejen qe ne historine Franceze e thote qarte (certo) qe shte ndertuar nga Greket qe quhej Masalia dhe krijuesi ishte Pytheas.
    Kemi Magna Grecian qe Italianet i kane ndryshuar por kane mbetur disa.
    P.sh Nea Polis e ndertuar nga Greket dhe kur themi Greke themi Ilyre,Maqedhonas te Epirit,Thrake etj ne Napoli.
    Ne Al-vanistane kemi Buthrotos ne Butrint!
    Kemi Agi Saranden ne Sarande kur dihet fare mire qe popullsia vendase perpara Osmaneve po te flisnin “shqip” do e quanin Qitet Dyzete Shenjtoreve,qe Qitet eshte italisht nga Cita kurse Ilyret i thonin Polis dhe Shenjtore latinisht Saint.
    Bile disa “patriote” e quajne Santa Quaranta!
    Kemi Bylis Greje ne Ballsh!
    Po ashtu Moskopolis ne Voskopoje,Epidhamnos Polis Greke ne Durres,Apollonia ne Apoloni,Deti Ion ne Jone,kur dihet historikisht Ionet dhe zona ku eshte sot Turqia quhej Ionia,me Dhoret ne Doret,etj.
    Kemi El-basanin e quajture nga Sulltani duke e ndryshuar emrin e meparshem dhe Identitetin.
    Kemi qendren tone Kostandinopolin 1100 vjecare te pushtuar nga Osmanet,vend qe mori edhe flamurin Greke te Bizantit Jeorgios Kastriotis.
    A nuk eshte Injorance dhe Idiotllek (ignorant and idiot) qe ata qe krijuan (criate) kete Pashallek turk qe nga Deputeti dhe Governatori turk Ismail Beu,Frashellinjte etj ta quajne Stamboll!
    Si mund te quhen keta sic thote edhe Abdullahu (Abdyli) vellai i Naimit qe lane kockat (kokallat) per Dum Baven “Epirote” kur mashtrojne veten?
    Kemi Argjiro Kastron ne Gjirokaster,Agios Vasilis ne Bregdet ne Shenvasi latinisht!Saint.
    Vendasit e quajne edhe sot Vuno greqisht ju si turq i quani vende “shqipetare” d.m.th turkoalbane.
    Pse shkojme tutje ne kur Theatros Ilyre apo Dhimo-kratia i themi latinisht ne Teater dhe Demokraci latinisht,Odhisea ne Odise apo me keq Iliks,Polis ne Qitet italisht Cita apo City?
    A jemi popull i Lashte se keta Barbare qe qellimisht na kane percare apo jo?
    Angloamerikanet,per qellimet e tyre afatgjata dhe kjo duket kush ka pak llogjik (poco llogiqi) nuk mbeshteten Luften Heroike te Arvanitasve,Epiroteve,Grekeve te 1821 por donin nje Pashallek turk si Al-vania ne kurriz te Kombit tone te lashte Pellazgjik.
    Vete emertimi i popullit nga popola apo vend nga land e te tjera (ecetera) tregon paaftesine te conceptojme qe ne na perdorin si nje shtet (State) pa vlera (value) dhe kush i kupton (kapito) edhe pa Identitet (Identyti).
    Si Shtet 118 i “Pavarur” thote autori!
    Jemi akoma pjese e Perandorise turke dhe nuk e kuptojme termin,jemi te “pavarur”?
    Une dhe cdo njeri me pak llogjik (poco llogjiqi) e ka te qarte qe ky shtet i quajture Al-bania me Alfabet latin ne 1906 dhe me gjuhe te shkruar shqipe ne fund te sekullit (sentury) te 19te te kete qene ndonjehere e “varur” nga dikush,por ka qene qe nga koha e majmunit (monkey) deri ne 1913en pjese e Perandorive Helene,Greko Romake,Bizantine dhe Osmane.
    Me “historiane” si Xhufi e company qe e consideron Heroin tone te Epirit karagjoz qe e “ndryshoi” Identitetin per aresye Strategjike ky vend (land) eshte e veshtire te respektohet dhe te vleresohet (resspetto and value).
    Nuk na thote se ku u “pagezua” dhe pse do behej Katolike nje Hero si Kastrioti qe ishte shume krenare per Perendine Greke te Olimipt Zeusin e Madh,Pirron,Ilyrin Megas Kostandinos i biri i Kostandinos Xloros (i bute shqip) dhe i Elenit qe edhe zoti Ceka e tha edhe ne gamin et Muc Nanos,per Megas Aleksandros i quajture edhe Leka i Madh!
    Kur quan Aleksandrin Leka,Thesalo-Nika motren e Tij ne Selanik,nuk eshte e veshtire te nxjerresh concluzionin se ky vend eshte katandisur si mos me keq,vasal dhe pa carakter.

  15. Edi Rama eshte armiku potenciali rrezikshem i shqipetarve :Pse?
    Ka dhene thesaret kombetare te zinjve!
    Ka shkaterruar arsimin,kulturen shendetesine!
    Ka cenuar rende Kushtetuten!
    Te gjithe pasurite ujore pamvaresisht se duken sikur u ka dhene shqiptareve ,menagjuesit e vertete jane sllavet!
    Eshte dirigjues i krimit nderkombetar.
    Eshte tradhetar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje