Nga Rexhep Qosja
Moikom, Moikom! Na le! Na le papritmas! Na le shpejt! Nuk e prisnim shkuarjen tënde! Më trondite me këtë shkuarje të papritur!
Shumica prej nesh, miqve tu, që ishim më të moshuar se ti, dhe jo vetëm pse ishim më të moshuar ishim kandidatë për t’u bërë para teje “deputetë” të atij parlamenti në të cilin e përfundojnë jetën të gjithë njerëzit, që kanë hyrë në këtë jetë. Ti nuk kishe drojën prej atij parlamenti. Në kujtesën tënde madhështore kishte zënë vend të përhershëm edhe mendimi i filozofit Imanuel Kant: vdekjes më së shumti i frikësohen njerëzit e parëndësishëm.
I dashur Moikom, Ti nuk iu frikësove në asnjë çast vdekjes. Dhe për arsyen se nuk iu frikësove vdekjes punove deri në ditën e fundit, punove ditë e natë, pa u lodhur, pa menduar se njeriu mund të vdesë edhe prej punës së pandërprerë mendore, se: mund të vdesësh e mund të të vdesin!
Ti, Moikom i dashur, ishe i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm, për shumë arsye. Ishe i rëndësishëm pse kishe dhunti të madhe krijuese.
Dhuntinë tënde të madhe krijuese e shquanin dy prirje të jashtëzakonshme: prirja poetike e shprehur edhe në eseistiken tënde shumë të shquar cilësisht dhe shumë të madhe vëllimisht edhe në studimet tua shkencore e arkeologjike.
Ti Moikom miku im, ishe i rëndësishëm sepse kishe shumë dije. Më shumë se asnjë intelektual, më shumë se asnjë krijues tjetër, më shumë se asnjë shkrimtar e asnjë studiues tjetër shqiptar.
Ti ishe jo një enciklopedi e gjallë si të quanin shumica e kolegëve, mes të cilëve ashtu të kam quajtur edhe unë, ti ishe më shumë se aq! Ti ishe bibliotekë e madhe kombëtare e botërore.
Duke i lexuar shkrimet tua, duke i lexuar veprat tua, ne, shumica e lexuesve tu, kemi mësuar shumë prej teje dhe kemi mësuar shumë prej teje qoftë edhe pse dijet tua thuheshin në mënyra të reja që s’thuhen ashtu në shkrimet e në veprat e krijuesve të tjerë të kohës tënde.
Ti, Moikom, ishe i veçantë, shumë i rëndësishëm si i veçantë, sepse nuk ishe si ne të tjerët, sepse dalloje prej nesh, dalloje me dhuntinë, dalloje me mbamendjen e jashtëzakonshme, dalloje me shpirtësinë e gjithanshme, dalloje me thellësinë mendimore e kuptimore, dalloje me shprehjen, dhe dalloje me estetikën dhe me figurshmërinë e asaj shprehjeje.
Për arsye se ishe ndryshe prej të tjerëve, se dalloje prej të tjerëve, unë kisha kënaqësinë të të fusja në “Antologjinë e lirikës shqipe”, të ribotuar në vitin 1979, kur ti s’kishe më shumë se 30 vjet, e në të cilën ishin përfshirë gjithsej tridhjetë e një poetë lirikë shqiptarë.
Çka do Moikom Zeqo aq i ri në antologjinë e lirikës shqipe më pyesnin kolegë, studiues të letërsisë dhe poetë të përfshirë në atë antologji. Moikom Zeqo ti ishe aty, në këtë antologji, sepse dalloje prej të gjithëve, e antologjitë duhet të jenë vepra jo të autorëve që me mendime e shprehje i shëmbëllejnë njëri tjetrit, por vepra në të cilat përfaqësohen autorë që me mendime e me shprehje dallojnë prej njëri tjetrit, përgjigjesha.
Megjithëse aq i rëndësishëm, megjithëse aq i veçantë, megjithëse aq shumë rrezatues me mbamendjen tënde, me mendimoren tënde, me veprën tënde në jetën kulturore shqiptare, megjithëse poet e studiues njëkohësisht, ti shkove përgjithmonë duke mos gëzuar njohjet që meritonin dhuntia dhe krijimtaria jote prej atyre institucioneve shtetërore dhe shkencore e artistike, që janë të shpallura të ligjshme për t’ua dhuruar atyre që i meritojnë këto njohje.
Ti, Moikom ishe i rëndësishëm, ishe shumë i rëndësishëm, sepse rëndësia e dhuntisë sate, rëndësia e krijimtarisë sate nuk varej prej njohjeve zyrtare po prej teje, – prej asaj dhuntie dhe prej asaj krijimtarie.
Të kemi mbetur borxh edhe ne, kolegët e miqtë, por në Panteon nuk e çojnë krijuesin njohjet, në Panteon e çojnë krijuesin Dhuntia e tij, Vepra e tij, pasuria e Shpirtësisë së tij, rëndësia e përgjithshme e Mendimores së tij. E vepra jote do të nderonte çdo institucion të dijes e të artit.
E ti Moikom prej sot do të jesh i vendosur përgjithmonë në Panteonin e historisë së popullit shqiptar.
Lavdia jote historike, Moikom, le të jetë ngushëllim për bashkëshorten tënde, për fëmijët e tu, për kolegët tu të Akademisë Shqiptare të Arteve e të Shkencave anëtar i së cilës ishe, për të gjithë lexuesit tu të cilët aq shumë të deshën e të nderuan.
Kurse ti do te shkosh mbas kohe, por sprishe pune, se Peter Handke dhe Pronto Haram do te te perkujtojne.
Te falemnderit i nderuar dhe i dashur Rexhep!
Per mendimin tim, jeni nga “penat” fatkeqesisht gjithnje e ne zhdukje – nder keto edhe kjo e te madhit Moikom, e cila na la – te mendimit te mirefillte shqiptar! Pena keto, qe na bejne te ndihemi sadopak krenar apo me sakte na kujtojne qe jemi qenie humane perpos kushteve, ne te cilat ndodhemi: nga njera ane Krimi gjitheperfshires e mbytes i hartuar dhe zbatuar nga klasa politike e mediatike mbareshqiptare (brenda dhe jashte Republikes se Shqiperise), dhe nga ana tjeter mjerimi, i cili na ka kllaposur e na mban te shtrire e ne agoni ne mendim e zbatim ne, te ashtuquajturin popull, i cili duket se ka rene thelle ne nje gjendje asfiksie e paperkufizueshme mjekesisht e qe nuk duket, se kur mund t`i vije fundi…
“Ah, si nuk kam nje grusht te fuqishem” – ka shkruar me shkronja te arta nje kolleg i yti dhe Moikomit!
Respekt……..
RESPEKTE për REXHEP QOSEN BRILANT !
U prehte ne paqe Moikom Zeqo.
Nje prej intelektualeve me e medhenj Shqiptar dhe mbi te gjitha nje njeri dhe erudit i mire.
I braktisur prej ketij shteti te shkaperdhyer ne 30 vite.
Dhimbja me e madhe per Moikonin me shume se cdo gje do ishte pamundesia jone per ta zevendesuar ate me shume se cdo gje tjeter.
Zoti te marrte prane fronit te tij Moikom.
Vetem njerezit e medhenj shprehen ne kete menyre per te medhenjte se Ai i meritonte keto komplimente.Faleminderit
Shqiperia po shteron nga mendjet e ndritura. Si duket edhe natyra ka bere punen e saj, po shkrin akujt qe te mbys dijet . Dhe kete e realizojne , ja keta qe shohim perdite si protagoniste te jetes njerezore duke e çfrytezuar ne maximum per veten e tyre. Kete nuk e bejne vetem politkanet e qelbur te sotem, por dhe shkenctaret e dijes qe u kane vene ne perdorim gjithe teknollogjine per ta permbysur dijen, per ta humbur ate, nepermjet shkrirjes se akujve, por per çudi: sot edhe nepermjet semundjeve artificiale. Dhe, si gjithmone, Anshtanji ngelet aty: ta dija nuk do ta beja! Por rregullohet me gje tani? Moikom, ti ishe ai qe thote profesor Rexhepi dhe gjithe te tjeret. Ne nje rast te vetem, une te njoha nga afer bashke me Driteroin, jashte atdheut, ne bisede ne nje akademi te lashte te historise . Ne nje rast folem dhe une te pyeta e ti ma dhé pergjigjen qe duhej. Me ka ngele ne kujtese ajo pergjigja jote qe ze vend ne çdo kohe. Sot shkruajne e flasin te gjithe, por jane dy kategori njerezish shqiptare; nje pale te verber e shurdh nga njeri sy dhe vesh dhe te tjeret ata qe shikojne driten dhe degjojne kenget e popullit te tij. I paharruar do ngelesh Moikom Zeqo sepse ke vendosur kollona njerezore ne veprat e tua edhe per ata qe s’i meritojne por Toka i mban si gjallesa. B.C.