Për Besën

Nga Sandër Lleshaj

Janë bashkuar shumë “burra” kundër Besa Shahinit. Duket se këta i bashkon më shumë një zell i turpshëm kundër Besës sa ndonjë shqetësim i sinqertë për arsimin shqiptar, për gjendjen e të cilit ata janë përgjegjës shumë herë më tepër sesa Besa.

Besa sulmohet se është një rast ndryshe. Ajo nuk ka studiuar në ndonjë nga universitetet tona të shumta, nuk ka qenë studente apo shoqe e ndokujt që bërtet, nuk është nga Tirana, tingëllon pak gegnisht kur flet, vjen nga Kosova…. Vetëm këto janë “mëkatet” e saj.

Ajo nuk ka pasur kohë për ta prishur cilësinë e shkollës tonë. Ajo nuk ka mundur ende as t’a rregullojë atë.

Kush kupton sadopak nga arsimi e di mirë se efekti i politikave të reja në arsim nuk mund të merret për një apo dy vjet.

Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e Maturës Shtetërore, duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo, por studentët që kanë dalë nga shkollat që Besa ka pasur fatin të mos i bëjë.

Ato teste i kanë bërë studentët e atyre që bërtasin dhe që janë gati të fajësojnë gjithë botën për cilësinë e produktit të tyre.

E vetmja gjë që ka arritur të bëjë Besa, gjatë muajve të ushtrimit të detyrës së saj, është përpjekja për pak modernizim në një sistem të shkatërruar gjatë tri dekadave.

Një sistem ku “profesorët” ulërijnë dhe shajnë pa kurrëfare etike, ndërkohë që kanë marrë paga nga universitetet kioska pasi kanë firmosur me mijëra diploma pa vlerë, të cilat ngjajnë më shumë me mandatet e pasurisë që lëshonte Sudja e piramidave sesa me diplomat normale të universitetit.

Ata që kanë heshtur përpara gjëmës së bërë kundër arsimit me universitetet piramida, ata që i kanë kthyer universitetet ku punojnë në hane ku edhe analfabetet pretendojnë për notë maksimale dhe ku nuk mbetet askush, ata që e kanë katandisur universitetin në fund të listave të renditjes botërore nuk mund të gjejnë asnjë alibi tek Besa.

Është fat që ajo është ndryshe edhe në formim edhe në nivel nga autorët e gjendjes së sotme të arsimit.

Është fat që ajo po përpiqet për një impuls modernizues në një sistem të mbështetur tek indoktrinimi, ku studentët trajnohen vetëm për të përsëritur, por kurrë për të menduar.

Besa kërkon një shkollë ku nxënësit dhe studentët mësojnë si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë, një shkollë që frymëzon dhe jo një shkollë që indoktrinon.

Ju, ithtarë, viktima dhe autorë të një sistemi të dështuar, heshtni! Mos e kërkoni tek Besa fajin për dështimin tuaj.

Si kosovare, ajo është po aq, në mos edhe më shumë, shqiptare se ju; si e diplomuar në Europë, ajo është edhe më e mirëarsimuar se ju.

Dhe mbi të gjitha: si një grua që nuk ju shan, ajo ka më shumë dinjitet se ju. Bëhuni pra burra dhe heshtni!

P. S. Këtë shënim e bëj në cilësinë e një qytetari dhe jo në atë të ministrit.

REMOTE_ADDR:[]

39 komente në “Për Besën”

  1. Xeni pa qime says:

    BESA SHAHINI ESHTE ZONJE E KULTURUAR NUK JA RREZONE KUSH VLERAT DHE AUTORITETIN SI MINISTRE
    EPITETET MALOK, LABE , MYZEQARE E TE TJERA JANE NE VOCABULAIRE TONE NUK DUHEN MARE SERRIOZISHTE .

  2. vang says:

    Ata qe nuk rreshtin te mohojne vlerat se kane per gje te shesin Shqiperine neper Europe,ta pengojne,te mos perparoje ,jo duke nxjerre ne bote te palarat e shtepise por per te shpifur te palara,,se kane per gje te merren me nje grua MINISTRE ARSIMI .Dhe me e peshtira eshte rracizmi dhe cmira,perpjekja per te mbuluar deshtimin e tyre ne arsim duke nxitur studentet te sillen me arrogance.Nuk eshte ministri qe kontrollon temat ajo eshte pune e specialisteve.

  3. a says:

    po edhe ti minister s ke asnje kontribut ne ps. mbron besen sepse keni te njejten menyre emerimi dhe meritokracie. e pra ps dhe shqiperia ka elemente shume me te zote se ti dhe besa. nje pyetje qe i bera beses. pasi te ike nga ministre a do te jete perseri te jetoje ne shqiperi si nje qytetare e thjeshte e saj dhe nje anetare e thjeshte e partise socialiste. ta them une qe jo. atehere per zgjedhjet e tjera votat kerkojini ne kosove dhe ne kanada ku ka studiuar ministrja dhe ti. nuk shkon kjo me keshtu…

    1. @A says:

      @A une mendoj se Sander Lleshi eshte ministri i mbreshme me i miri dhe i zoti dhe i pa korruptuar e i pa dhillur me krimin qe ka pase shqiprija keto 30 vite shume kisha dashte te ishte kryminister dhe ta kishim nje her nje kryminister te pa korruptuar sa per Besen eshte ne nje pozicjon shum te veshtir nje ministrie shume e veshtire e me problem se arsimi ne keto 30 vite Ka marre nje place shume te madhe e te thelle dhe done shume kohe per tu shuruare une besoj se eshte nje emerrgjense komtare se pse ne shkolla nxensit mesone veq si te Shane e te vjedhin as gje tjeter po une mendoj se ti je i pd ose i ilir hjduti

      1. a says:

        o polic meso te shkruash

      2. a says:

        jo jam me ps dhe me dhemb shume kur shoh keto gjera. s mund te behem as me vrasesit as me hajdutet.

    2. ca ca says:

      pse,te jetosh ne KOSOVE NUK ESHTE NJESOJ SIKUR JETON NE VERIUN E SHQIPERISE??? Ka shtete me hapsira te pa mata e jo shqiptaret .Ja qe e nxoret koken .Karriken e doni per vehte dhe tregoni cmire.Ndryshe shqiptaret nuk do jene te INTEGRUAR.Sa per nivelin ta tha ministri qe BESA ESHTE SHUME PERPARA NGA JU QE E KATANDISET ARSIMIN NE KETE GJENDJE.

      1. a says:

        po sigurisht se nuk ndihemi inferiore aq me teper me lleshin dhe besen. ne votojme dhe kemi vizionin e qeverisjes dhe kete vizion e ve ne jete besa nga kosova qe nuk njeh as ps as shqiperine e as kosoven.

  4. Fred says:

    Fjale me shume vend e me shume mend. Ju lumte z. Lleshaj dhe falemnderit per kete pamflet dinjitoz, te ekuilibruar dhe te mireargumentuar, ne mbrojtje te shqiptarise dhe vlerave te verteta njerezore.

  5. a says:

    nuk e kuptoj me se mereni gjithe diten ju ministrat. ne kohen e xhaxhit qeveria merej me gjithcka. qe nga ushqimi dhe puna e popullsise, ushqimi i blegtorise, industria, …, deri te thatesira dhe shiu qe ti i di shume mire se je i vjeter. tani dita nuk ka ndryshuar 24 ore kishte ne ate kohe 24 ka edhe tani. tani cfare ke ndryshuar sepse qeveria tani s meret me shumicen e ketyre gjerave. po me se mereni gjithe diten si mund te rini ne zyra 8 ore, por kur na mbushni mendjen qe rrini mbi 10 ore ne zyre me se mereni sepse ne si popull jemi gjithmone e me keq. sepse s me dalin llogarite ai sistem per 24 ore merej me shume gjera edhe me gjetjen e armiqve te partise po te doni, juve si s ju del koha te mereni me hallet tona. doni te zgjatim diten…

    1. B says:

      Po ku e di ti o “a” sa ore rri ministri ne zyre. Pale kur flet per ministrat e komunizmit sikur u ke mbajtur “pishtarin”

  6. Alba says:

    Keni te drejte, por kujt ia thoni?! Gjithollogrt tane na I shpifen. Fajin e kane edhe ata qe ndjekin pas lukunin e ujqerve. Turp.

  7. Gogu says:

    Sa mire ia paska bere plehrave, shoqeri bq maçista katundare

  8. Arber iliri says:

    Plotesisht dakory me shkrimin e z.Lleshaj.
    Injotanca e ligesia po e mbytin vendin duke abuziar me te drejten fjales.

  9. KENI SHUME TE DREJTE
    NDOSHTA ESHTE KOHA QE SHQIPTARET E VERTETE
    TE TREGOJNE BURRNIN E SHQIPTARIT DHE T’JA PLASIN SURRATIT TRADHETARIT
    NUK MUNDET TE JETOHEET NEE GJARPRIN NE SHTEPI
    NE JENI BURRA TREGOINI SE E DONI KET VEND DHE ORGANIZONI
    CFAR DUHET PER TE VENE NE VEND NDERIN E SHQIPERISE

  10. Tara says:

    Sander Lleshaj je politikan unik.
    Keni respektin e shume njerezve, jeni dinjitoz, trim dhe kurajo qytetarie!!
    Do te deshiroja me shume Sander Lleshaj ne politiken shqiptare!
    Ju falenderoj!!

  11. tropoja says:

    eee doli kapterri shko more veshi kambalet e ha pilaf,mos u merr me laps lere frrok qupin se ai e ben me mire servilin kur vjen puna te shkronjat

  12. mario says:

    Nje shkrim i thjeshte dhe shume i bukur dhe kuptimplote.Je njeriu i duhur ne ate pozite delikate(Gjeneral).Te ishin ne qeverine Shqiptare njeres si ju dhe Besa,Shqiperia do ishte shume para,por fatkeqsisht jane njeres si Salat,Liket,Lulet qe Shqiperia asnjehere nuk do ngreje koke.Me vjen keq per popullin tim,por kemi lindur per te vuajtur.Eshte dita qe te japin mend maskarenjte dhe vrasesit dhe te thone edhe kthehu nga ke ardhur.Eh kohe e kafsheve dhe legenave te Serbis dhe Greqis.Rrespekt per ty Gjeneral dhe mbroje kete vend nga maskarenjte me emrin (Opozite:Hale).

  13. lenci says:

    Por ne fakt tregoni te qenurit minister, pra nje njeri politik.
    Nuk deshiroj tu kundervihem sepse arsye kam plot, por me spiegoni pse Besa, si kosovare, eshte me shqiptare se nje shqiptar!!!
    Ne minister shqiptar, per me teper minister i brendshem, duhet te dije kur duhet te flase dhe cfare te flase!

  14. Zgalem says:

    Shkrimi , me i mire , qe kam pare keto dite te ” rebelimit te nxenesve ” kemi degjuar , qe protestojne studnete , petagoge , karrocjere , por mesuam , qe dhe nxenesit u rebeluakan . Pse ? Nuk u pelqeu teza e provimit . Mbas kesaj katrahure , filluan shashkat ndaj Beses , kesaj zonje , qe e ka marre seriozisht problemin e arsimit dhe te shkolles . Cudia me emadhe eshte se njerez , me formim medioker , krtikojne besen universitare . Menyra si u kalua nga teza e provimit te Besa , flet qarte ku fle lepuri . Po perdoren nxenesit politikisht . Mire eshte te hetohet ky megamashtrim politik . Nga Besa Shahini shoqerija ka pare dhe pret pune te perkushtuara qeverritare . Zgalem

  15. Lik says:

    Vertet qe eshte turp qe palo burra, biles edhe nga fusha e arsimit dhe medias shprehen pa edukate karshi nje femre.
    Z.Besa rrezaton kulture dhe edukate ne komunikim dhe sigurisht nuk mund te mbaje pergjegjesi per problemet e shumta te arsimit te trasheguara nder vite.

  16. Patrioti says:

    Or lesh ceshte ky zell i rindjes per te mbrojtur paaftesi. Cjane keto ministra qe na vine nga kosava pa asnje vite pune, pa asgje speciale per vec mbarimit te shkolles. Pse nuk mereni njeres me tituj nga kosova, pse nuk afroni Rexhep Qosen apo eshte akademik me mira dhe nu ju pershtatet programit tuaj.

  17. Ish votuesi demokrat. says:

    Po qe e ke qare kete artikull Z Lleshaj, po qe s’ka kush te shtoje apo te heqi nje presje, nje intelektual me kuptimin e vertete te kesaj fjale nuk ma kishte marre mendja. Nuk e di ndoshta jam gabim, eshte sugjerim i Kadarese perfshirja e tij ne qeveri, ne rast se po e falenderoj te famshmin tone per kontribut per kombin, te medhenjte jane gjithmone te medhenj.

  18. Shenjestra says:

    Shume mire.Besa Shahini eshte vertete nje shqipetare me shume se ata qe e shajn dhe e ofendojn.Ata qe e ofendojne kane ofenduar veten e tyre.Besa po punon shume mire dhe kjo i ka terbuar opziten e rruges.Por t’i marin te keqen asaj.Opozita po i bene keq vetes se saj se nuk ka per ta votuar asnje.

  19. Julia says:

    O Sander mos fol me per kete Besen se na hape barkun,kjo ministre me gjithe ato skandale qe kane dale per shkollen , minimumi duhet te jepte doreheqjen, dhe sot tek shkrimi i saj vura re shume terma qe nuk kane te bejne me shqipen, dhe kjo quhet ministre arsimi, bah…..

  20. Julia says:

    O Llesho, ore shiko merru me ata policet e tu se nuk kane piken e intelektit, mesoju atyre me pare qe rrobja e policit eshte ne sherbim te qytetarit dhe jo sikur tja kete lene prone babai

  21. Gjirokastriti says:

    RESPEKT. Krenar me ministra si JU.

  22. Oso shkodrani says:

    Sa bukur, edhe Ministri i Brendshem paska kohe te beje shkrime letrare . . . Keni afer 8 vjet qe mbaheni ne pushtet, duke share paraardhesit. Harroni se ju te Rilindjes, (alias PS), ne keta tri dekada te nemura, e keni ndare pushtetin gjysem per gjysem me PD (me ata qe i shani). Rezultati ne kohe qeverisje dhe ne rezultate ka qene i njejte. Kjo, jua heq te drejten te shani te tjeret. Apo, meqenese se nuk beni dot detyren, zbatoni shprehjen e njohur: “Me mbaj kopilin, te shaje ate kurven”!

  23. Kola says:

    « Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e Maturës Shtetërore, duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo, por studentët që kanë dalë nga shkollat që Besa ka pasur fatin të mos i bëjë. » Formulim i papershtatshem! Po aq kulture ka një ushtarak i graduar pa merita !
    -Po ne qe kemi dale nga Liceu, Petro-Nini, Samiu apo Partizani, apo dhe shume gjimnazeve ne mbare Shqiperîne, nuk qenkemi normale per te drejtuar apo qeverisur? Apo duhet nje shkollim jashte?
    Une kam mbaruar shkollen tetevjecare dhe kam marre dipllomen e pjekurise ne 94 në Tirane, dhe falenderoj te gjithe mesuesit qe me dhane dije.
    Ti s’je minister, por militant. Nje minister nuk merr ne mbrojtje nje tjeter ministre, qofte edhe femer. Ministrja ka gojen e vet apo të zedheneses /sit.

  24. Xhuxhumaku says:

    Ky Lleshaj, pavaresisht se pretendon se kete shkrimin e ka bere si qytetar, dhe jo si minister, gje qe nuk kuptohet mire se cfare dmth se ky Sander Lleshaj nuk eshte dy veta bashke, njeri qytetari e tjetri ministri/ Se si mund ti ndash keto dy gjera brenda trurit vetem nje si puna e ketij Lleshajt e merr vesh. Por pavaresisht nga kjo mua me kujtoi ate fjalen e lashte “Njera dore lan tjetren, te dyja lajne surratin”, ose ate tjetern qe thote: “Ti me krruan mua kurrizin tim, une krruaj tendin.”

  25. Ideali says:

    Doli gjenerali te mbroje mekatet e Beses. E turpshme dhe kriminale.Domodernizoje arsimin shqiptar. Pupupu Jane bere per te qeshur. Arsimi ka mbaru keta na hedhin hi syve.

  26. Arbert says:

    Po te kujtosh se cfare ministrash apo qeveri kishim ne shqiptaret keto 30 vjetet e fundit dhe cfare kane bere , a mund te sulmosh Besen apo Cakajn per cka mund te bejne. Vetem qe largoi CA fytyra te lodhura, mediokre e PA pike intelligence I duhet the e Bravo Rames.

  27. Lasgushi says:

    Besa,eshte motra jone kosovare.Vajze e kendeshme,thjeshte dhe punetore.
    Po ky Aleksander eurido poliedriku,jeshili,majdanozi cfar do.O Sander mos kerko te pa munduren.Je bere si Bashkim Kopliku me Salen,qe i bene m…Shqiperise.Jo per fajin tend je shume i kufizuar.Ke kaluar kohen e formimit te trurit te njeriut,mosha 16 deri 23 vjecaren i mbyllur ne kazerme.Ku nr vendin e librit mbaje GAVETEN R GROSHES.
    Kujdes,lexo jeten e Osman Gazepit.Berat Korce;Ushtri Polici.

  28. Trotski says:

    Respekt Per Besa Shahinin.Pse nuk u pelqen Kosovarja? Keni harrue se Kosovare jane Sulejman Vokshi,Ymer Prizreni,Hasan Prishtina,Shote Galica,Isa Boletini,Paskeni harrue se Pavarsia e Shqiperise u Realizue me Pushket Kosovare !!!!Kosova eshte Djepi i Shqiptarizmit .God Bless Albania,God Bless Kosovo,God Bless America ,qe ka mbeshtetur gjithmone çeshtjet Shqiptare.

  29. Patriot says:

    Bravoooo Sander
    Qenke burre zoteri patriot qe mendoj se i ke shoket e rralle
    Po po i ke shume te rralle shoket,

  30. KORÇARI says:

    Z.Lleshaj, Ju lumtë për shkrimin dhe për përkrahjen që i keni bërë Znj .Besa.
    Të gjithë ata që i vërsulen znj.Besa janë ose të pashkollë , ose me diploma universiteti si të “Kristalit”
    Kam vetëm një korrigjim të vogël, znj.Besa nuk është “Kosovare” por Dardane , pasi termi Kosovë është shpikje Sërbo-Turke.
    Dhe si Dardane që është , ska ku të shkojë, sepse është në Atdheun e saj , kjo vln për të gjithë ata shpellarët që i thanë “Ik nga ke ardhur”

  31. Ministria e L(L)eshit says:

    O Sandër me thënë të drejtën nuk ka kush qejf me të bë kush replikë.
    Në lidhje me Besën o Sandër..
    Nuk po thotë kush që tezat, programet,provimet, koorigjimet i bën Besa…
    Ose de facto është ajo personi që merret.
    Por de Jure o Sandër, që mos të të fyej si gjithë të tjerët në lidhje me gradën nqs e ke merrituar direct (dyshoj se ka kalu në linjat Tender-nepotizëm).
    De Jure o Sandër ministrja është përgjegjëse për dikasterin që drejton me qëllim që gjërat të funksionojnë.
    Por mqs për avokat nuk bën…
    Po ta shpjegoj me gjuhën që ti kupton ..(ushtarake)
    Nqs një nëndetëse përplaset me Karaburunin (fajin e ka kapiteni) pavarësisht se oficerin e rojes e zuri gjumi. Nqs nje togë, apo kompani apo batalion humbet rrugen në terren përsëri e ka komandanti.
    Nqs policia vret 4 e plagos katërdhetekatër ministri është fajtori numër një.
    Por problemi Sandër ( dhe nuk jam aspak Saliu apo Iliri) qëndron pikerisht te Rilindja.!
    Kur bëni kabinet me njerëz pa valencë pa peshë pa vlerë.
    Pa eksperiencë politike jo e jo por dhe profesionale.
    Duke filluar nga ty i pari Sandër..ç’lidhje ke ti me PS dhe atë punë që po bën.
    Vazhdojmë pastaj ministrin buzë qumësht të jashtëm.
    Tallja më e madhe… edhe sikur të ishte superstar, sprovojoni njëherë të mesoje ABC.
    Bëllinda,Anila,Olta,Ogerta pa përmendur ato që kane kaluar…
    Thuaj që i tille kabinet i duhet Ramës dhe të tillë njerëz dhe ky brumë që ti menaxhoj më lehtë dhe të jetë vetë aty ku është =mbret, sulltan më saktë..
    Sa per kulturën e të bërtiturit.
    Kjo eshte baza e Rilindjes, centralizimi i pushtetit dhe duke e trajtuar gjithë administraten si chera, me urdher ngado, kudo, .
    Me lista kudo madje dhe me bukë me vete …
    Kjo fillon nga Edi i pari e me rradhë..
    Edhe pse administatën e keni nepotike e mbani me frikë, frikën e bukës së perditshme dhe vendit të punes.
    Ku fokusi është thjesht tek prezenca ne punë dhe jo efiçensa..
    Aahh se për pak harrova.
    Nqs rritet krimi në vend fajin e ke ti Sandër (edhe pse nuk bën Ard Veliu).
    Bëji të fala Edit, Sandër!

    1. @miniser says:

      @minister L(L) ti more zotri flet kote kode pas bregu me sa duket ti i deshke gjith ministrat e politikanet e shqiprise si Sali komunisti te jen te vjeter te korruptuar e te dhillur me krimin e te Ken qe me teste e Enver Hoxhes dhe si pase tej pastaj duhen te ken testen prape testet e partive komuniste te krijuare nga Ramiz Alija me dy komunista siq ishin Sali Hajdutit e Fatos hjduti veq ju kane nderruar emrate (demeke domkratike) prandaj jemi ku jemi per 30 vjet I kishim te gjith me teste partije e qfare Ben? Vjedhen vrane ase gje tjeter prandaj une mendoj se na vyne shume njerz si Sander Lleshi e Besa Shahini pa varsishte sa i ngadalte eshte ndryshimi me mire vone se kurre . Prandaj ti flet kote

  32. lesh e li says:

    Besa eshte zonje e vertet, qe nuk ka asnje gjynah per gjendjen e krijuar ne shkollat tona. Testet jane nje sens i ri drejte te te mesuarit logjik, ne vend te atij traficional, te mesuarit permendesh. Dihet qe fillimi eshte perhere i veshtire. Por sulmi ndaj Beses nuk eshte per testin. Sandri e shpreh qarte ne dy paragrafet e tij te para, qe perbejne dhe thelbin e problemit. Njerez; beni kujdes kur komentoni gjeneralin. Se nuk eshte dosido, eshte burre dhe i ndricuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *