Nga Mero Baze
Përpara zgjedhjeve të gjithë përpiqën të krijojnë një fabulë për fitoren e zgjedhjeve, ndërsa Lulzim Basha përpiqet gjithnjë të bëjë gati një arsye për humbjen.
Duket se dhe sot e gjeti. Edhe pse e paska pas gati “ofertën” nga Edi Rama të bëhet kryeministër, ai nuk paska pranuar, por ka zgjedhur të shkojë në zgjedhje dhe t’u tregojë shqiptarëve përse humbi.
Sot e tha qartë. Ai do humbasë se Edi Rama po prishë marrëveshjen e 5 qershorit.
Në fakt Edi Rama nuk po e prish marrëveshjen e 5 qershorit. Atë është gati të mos e prekë, por po e zgjeron në funksion të demokracive të brendshme në parti, duke hapur listat dhe hequr koalicionet, si kërkesë e partive të tjera dhe opozitës parlamentare.
Lulzim Basha duhet t’ia kishte kursyer vetes këtë qarje publike, pse po i heqin nga duart listën e deputetëve, pas asaj që hoqi nga lista më 2017.
Në vitin 2017, gjithë zemërimi ndaj tij lidhej me listën. Përmes kontrollit mbi listën, ai eleminoi gjithë rivalët brenda partisë, duke i përjashtuar nga gara, dhe po përmes kontrollit mbi listën, mbajti postin pas zgjedhjeve, edhe pse zemërimi ndaj tij ishte në kulm.
Për tre vite rresht ai vazhdon të jetë kryetar i parespektuar i partisë, por i pushtetshëm, se ka listën në duar.
Kjo që po i bën Edi Rama, duke ja hequr nga duart këtë mekanizëm pushteti, duket se e ka alarmuar aq shumë, sa gati tha: Nuk do hyj në zgjedhje.
Do të mjaftonte fakti i njohur, që Edi Rama nuk është një dashnor i konkurrencës brenda partisë, dhe as ndonjë idhtar i listave të hapura, por arrin të bëhet flamurtar i tyre, vetëm për të dëshmuar frikën e Lulzim Bashës, që Lulzim Basha ta përmbante veten. Por duket që nuk e përmban dot. Ideja se askush nuk ka nevojë për renditjen e tij në listë, nëse ato hapen, e bën të ndjehet i humbur pa filluar fushata.
Nga ana tjetër, i njëjti politikan që vuri veton para 5 qershorit, të mos zbatohej rekomandimi i OSBE/ODHIR për depolitizimin e administratës zgjedhore, e quan mos-depolitizimin si fitore kundër Edi Ramës, dhe flet në emër të OSBE. OSBE/ODHIR janë tuprpëuar në këtë proces, pasi ato kanë pranuar të mos zbatohen rekomandimet e tyre.
Duke qenë se kanë bashkëjetesë të keqe politike me PD prej zgjedhjeve të vitit 1996, ODIHR ka pranuar të mos jetë më arbitër në rekomandimet e tij për zgjedhje, pasi ka pranuar që rekomandimet e veta të hidhen në kosh të plehrave, për shkak të Lulzim Bashës.
Depolitizimi i administratës zgjedhore nuk është as propozim dhe as nevojë e socialistëve. Ata njësoj si PD, kanë kontrollin politik mbi zgjedhjet.
Depolitizimi është modernizim i sistemit, propozuar nga ODIHR, dhe ndihmon mbi të gjitha partitë e reja që nuk kanë kush t’ua numërojë votat.
Vetoja e Lulzim Bashës për ta hedhur poshtë këtë kërkesë të ODHIR, buron nga fakti se ai kërkon të jetë pronar i votave të koalicionit, ngaqë nuk arrin dot të fitojë vota si parti.
Duke qenë se koalicioni nuk ka komisionerë dhe votat e tyre i numëron PD, Basha e ka mos depolitizimin, një masë sigurie për të fshehur rënien e PD në zgjedhje. Por më thjesht akoma, e ka mekanizëm vjedhje votash ndaj aleatëve.
Ndaj alarmi i tij për plotësimin e mëtejshëm të marrëveshjes së 5 qershorit, është legjitim. Ai humbet dy pushtete të mëdha , atë brenda PD dhe atë mbi aleatët. Në këtë pikë ka të drejtë të jetë i shqetësuar.
Por PD nuk humbet asgjë, përveç pushtetit fallco të Lulit dhe mungesës së haraçit që duhet të paguajnë tek kunati për listën.
Ishte nje shuplake qe ju be OSBE/ODIHR-it per depolitizimin e administrates te numuruesve. Mos e caj koken PS-ja adoptohet me situata prandaj eshte fluide. Qesharaku kryeminister ?…
Lulqim basha I ploteson te gjitha kriteret e pabesise, (shiti shokete PD)
tradhtar (shiti detin grekut)
Hajdut (rruge e kombit)
Vrases (21 janari)
Spiun (kosovareve)
Mashtrues ( refuzoi te behej kryeminister kur I tha rama )
Shoqeria e tij (cim peka klevis balliu gaz bardhi)
Ky specie e rralle e ben nard ndoken te duket si njeriu me serrioz dhe me zgjuarsi te papare
Ky beson se Ka ardhur koha per rrotacion duhet dorrezuar shteti ne tavoline pa ide pa program pa staff me iq te larte
Ky robq mendon se shit ketu e shit aty shqiperia eshte ne drejtimin e duhur
Nuk me shqeteson lulqimi ne kete debate por me shqetesojne votuesit e tij qe besojne akoma tek ky specie jashtokesore por qe dihet Jan militante e doganave , bashkive, ministrise,
Besojne se Ka ardhur koha te vjedhin prape
Shqiperia eshte ne rrezik.
Sakte! 100%
O Lul Basha, o të qiftë Pëllumb Piperua, do na lëç prap në opozitë më duket, or mut!
I madh Zengjeli nga Vendresha – jam pshur tuj qesh!
001 jam 100% me mendimin tand
Nuk e kuptoj llogjiken e Meros dhe shume te tjereve.Kush do i vendose listat e hapura?Kryetari.Keshtu qe mos ja fusni kot.
Si gjithmon mbetesh analisti me i sakte.
Komplimente!
Basha nje karte e djegur.Po te behet ky kryeminister atehere Shqiperia do behet karte e djegur
Unë mendoj se partia demokratike gaboi që në fillim sepse mblodhi reth vetes gjithë llumin e shoqërisë komuniste.Të gjithë mafiozët mashtruesit ish sigurimsa dembelët të paaftit u bënë pjesë e asaj partie që sot pas 30 vjetësh jo vetëm që shkatëroi Shqipërinë me politikat e saj por është vështirë të gjejë rrugën e demokracisë.Unë nuk kam dëgjuar që kjo parti të ketë fituar zgjedhje por vetëm ka marë pushtetin me vjedhjen e votave.Kam shokë e miq që kanë qënë në këtë parti të cilët flasin për këtë gjë dhe pasi nuk zunë ndonjë karike ikën të gjithë.Vëllai im nisej nga athina dhe vinte Tiranë sepse Bodja shoku i tij kishte miting dhe pasi ky Bode nuk i dha asgjë tani nuk flet asnjë fjalë.Të tillë ka sa të duash.Në opozitë duhet të ketë ndonjë parti tjetër me njerëz me mend që të shohin se si kanë kaluar 30 vitet dhe të ndërtojnë punën për të erdhur në pushtet.Kështu do regullohet opozita po edhe partia socialiste që ka kusuret e veta..
Koment inteligjent! Te lumtë Mero!
Fatkeqesi kombëtare që asaj partie i MUNGON te paktën NJE burrë i zgjuar
Sipas zotri lulushit në shqipëri vetëm ai dhe pd kanë të drejtë për gjithçka,.
Vetëm pd-ja dhe lulushi kanë të drejtë të bëjnë kodin zgjedhor sipas oreksit të tyre , bile duke hedhur posht dhe ndryshimet e kërkuara nga odhir,për depolitizim të pd.
Vetëm pd -ja dhe lulushi kanë të drejtë të marrin gjysmën e qeverisë para zgjedhjeve e prap të hankohen për parregullsi e vjedhje në zgjedhje.
Vetëm pd-ja dhe lulushi kanë të drejtë të ndryshojnë kushtetutën e rregullat e lojës kur të duan ata dhe si të duan ata.
Vetëm pd-ja dhe lulushi kanë të drejtë të përdhosin parlamentin e demokracinë si t ë duan ata e kur të duan ata.
Gjithçka e kërkuar nga dikush tjetër ,qoftë kjo dhe kërkesë e 85% të shqiptarve ,pa folur për opozitën parlamentare që është pjellë e listave të tij është anti demokratike .
Po kësaj mazhorancës që populli e ka zgjedhur për të qeverisur e drejtuar çfar i ngelet kur Pd-ja e rrugës dhe lulushi i kërkon të gjitha dhe gabimisht kjo mazhorance ja ka plotsuar të gjitha,dhe ai dhe pd-ja prap nuk fiton ,në gjukimin tim tani mazhorancës i ngelet vetëm të ulë pantallonat në fund të këmbve dhe tja vërë lulushi,.
Harroje lulush ,harroje opozitë e rrugës dhe rrugaçve demokracia funksinon nëpermjet institucineve të zgjedhura nga populli,jo nga rruga cilat do qofshin ato është poulli që i zgjedh jo lulushi,jo pd-ja .
Pd-ja dhe opozita e rrugës mund të vijë në pushtet kur kjo opozitë të pastrohet nga rrugaçet dhe delirantët politik që kjo opozitë i ka me shumicë.
Njëkohësisht fatkeqsi e tyre dhe e media kazanit është fakti që këta ,kujtojnë se ky popull është budalla dhe këta mund të bëjnë gjithçka me të sikurse kanë bërë për 30 vjet duke e vrarë,vjedhur,shitur,e përçdunuar sipas variantit bëni si themi ne mos bëni si bëjmë ne.
Me kete shkrim ,e ke ngritur tenden mu ne maje te Golikut.
Aty rri o Mero djali, se prej aty e sodit mire jo vetem natyren…!
Shqiptaret duan ndryshimin dhe kjo do te ndodhe.Me lista te hapura apo te nbyllura nuk ka rendesi,PD dhe koalicioni +LSI fitojne zgjedhjet.Rama +Murizi karta te djegura.
Lul Basha ka mekatet e tij,por ç’fardo te thote apo te beje ai ju tallonxhinjt e Temes do ta kundershtoni pa fund.Mero me degjo mua,pozicionohu se i ben nder shoqerise.Nuk eshte koha per ti ngritur breket Edii Rames,sepse ka shume kohe qe i ka shqyer dhe ka dale Cullak.Keta “Lideret”e forte,te gjithe pa perjashtim,na kane sjelle ne kete fare derexheje.
Le ta leme Lulzim Bashen ne fatin e tij ,por qe Edi Rama duhet futur perjetsisht ne karantine politike,kjo eshte EMERGJENCE e madhe kombetare.Çlirohuni nga interesat e vogla,jane momente shume kritike ne keto turbulenca Boterore.
O Yyyymeeer, po paske rrjedhur fare o derezi.
Megjithese nuk ke faj, je shume i shqetesuar se si do sigurosh buken e gojes vitin qe vjen. Epo nuk mund te shtyshet e gjithe jeta duke LËPIRË te pasmet dhe te përparmet e agallareve. Dikur beje ndonje shkrim qe binte era analize, kurse tani vajte ca kohe që ….. ?????!!!!!!. Ne hall je, po jepi vetes.
Propozimi i emisareve te Rames pergjat nje muaji per ta bIndur Lulin Kryeminister ,sot ne kohen e teknologjise do te merrte kredo e do te rriste votat PD; nese Luli do t´ua jepte shqipetareve si i ndjeri Dritan Prifti me shkelqesine etij Meta me bllok ne dore…..