Njeriu që fiton 13 miliardë dollarë, në vetëm një ditë!

23 Korrik 2020, 10:48Lifestyle TEMA

Jeff Bezos i shtoi 13 miliardë dollarë pasurisë së tij neto të hënën, rritja më e madhe në një ditë për një individ që kur u krijua Indeksi i Miliarderëve Bloomberg në 2012.

Aksionet e Amazon.com Inc. u rritën 7.9%, më shumë që nga dhjetori i vitit 2018 dhe me bumin e trendit të blerjeve online janë në 73% këtë vit.

Bezos, themeluesi 56-vjeçar i Amazon, dhe personi më i pasur në botë, e ka shtuar pasurinë e tij nga 74 miliardë dollarë në 189.3 miliardë dollarë brenda këtij viti, pavarësisht se SHBA hynë një krizën më të keqe ekonomike që nga “Depresioni i Madh”.

Tani ai personalisht ka vlerë më shumë sesa gjigantët Exxon Mobil Corp., Nike Inc. dhe McDonald’s Corp.

Mackenzie Bezos, ish-gruaja e tij, fitoi të hënën 4,6 miliardë dollarë dhe tani është personi i 13-të më i pasur në botë.

Titanë të tjerë të teknologjisë gjithashtu po shijojnë rritjen e fitimeve të tyre, kjo kryesisht falë njerëzve të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe nga ndihma që u është dhënë tregjeve nga qeveritë dhe bankat qendrore përmes stimujve të ndryshëm.

11 komente në “Njeriu që fiton 13 miliardë dollarë, në vetëm një ditë!”

  1. dikur says:

    Do jemi ndoshta deshmitare kur Jeff-i ta lere kete bote qe te shohim se sa do marre me vete nga parate e tija. Shyqyr qe ai qe ta jep e ta mer jeten nuk blihet nuk eshte i korruptueshem se per aq leke sa ka ky tipi njemije vjet e nuk i mbarohen parate.

    1. SPQR says:

      Ne varr nuk do t’i marre, por e sigurt qe sa te rroje do ta shijoje jeten 1000 me shume se ne qe presim fundin e muajit!!!

    2. Loja says:

      Jo fiton, por vjedh. Rriti disa fish vleren e postimit te çdo gjeje. Me shume kushton postimi sesa sendi.
      Vjedhje haptas kur te tjeret kane nevoje.

  2. qytetar says:

    Ne varr do i marre !!!!!!!!!!!!!!!!!!!???????????

  3. iku shqipja për lesh says:

    jo në vetëm një ditë por
    vetëm në një ditë

    1. Fredi says:

      O bashkobas nje bark ka njeriu , si xeni saliut dhe ai te njejtat harexhe kan , se ai nuk ha dollar nje bark ka, 3 her ne dit do haj aq me teper qe tashti rujn dhe linjat njerzit , keshtu qe thjesht esht pordhaci par ne bot kaq , po per qefe xeni saliut luli rama mona ilirit ja fusin 100 her kti mikut , se dhe kta bejn çfar i do trapi dhe çfar i do zemra , robi po pati 100 milion euro nuk ka ndryshim nga ai qe ka nje triliart se te njejtin qef bejn te ter vetem ktu esht fjala kush esht pordha par midis poraxhive te pasur , por pordhaxhinjt e vegjel qe kan shuma te vogla jan me te kqinj se kta te mdhejt , se pordha fukarait qelb dynjan te helmon te vdes esht toksike se ha ushqime pa kalitet , por e sigurt esht qe parat ata qe ai ka inat do ja han se ne varr nuk i mer.

  4. iku shqipja për lesh says:

    jo në vetëm një ditë por
    vetëm në një ditë
    flm shumë

    1. qytetar says:

      Shqipja ka vite qe ka ikur per lesh. Me gazetare KAZANI .

  5. Tuk Tuk says:

    Ne dy metra toke do shkoje dhe ky nuk I shpeton.

  6. Sazani says:

    I dalin sa per te ven lesht e kokes

  7. Viktori says:

    Nje femer te prokopise nuk gjeti ama , shije vari lesht ka , reth tij vetem kukumjacka mbledh , per to seshte nevoja te jesh miliarder …..sikur ti leshe te lira rruges as pakistanezet nuk do i vene mbrapa , bile dhe ato i bejne dengla Bezhos …..
    Shifeni si eshte e dyta pas divorcit , ajo qe i botoi fotot intime dhe do te me kujtoni se cshkruaj ……..tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje