Kush po e “ndjen” më shumë humbjen, në PD?

29 Korrik 2020, 16:53Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Listat do të hapen, jo sepse e ka premtuar kryeministri Rama se do ta miratojë në seancën e 30 korrikut edhe në Parlament, por edhe sepse e kërkojnë shqiptarët, dhe e mbështesin edhe ndërkombëtarët. Ata duan të dinë cilin dhe përse do ta votojnë emrin e listuar, ata duan të dinë dhe të njohin emrin e listuar, dhe jo të votojnë sin ë 30 vjet, “derrin në thes”. Partia Demokratike po e përjeton me dhimbje qysh tani humbjen, dhe duket sikur e parandjen më shumë se asnjë tjetër në SHQUP, kryetari saj zoti Basha. Ecejaket, takimet, dhe mesazhet e dërguara kryeministrit Rama apo dhe ambasadorëve të huaj, nuk janë asgjë tjetër, por parandjenjat e humbjes në 2021. Vetëm një ditë para se Parlaqmenti të miratoje hapjen e listave, sic ka premtuar kryeministri Rama, “ish-opozita e bashkuar” ka insistuar për “mosndryshim të njëanshëm të Kushtetuetes”.

PD nga SHQUP-i, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik për reformën, pasditen e të mërkurës në oren 18:00, duke i parashtruar me një email kërkesën e saj, bashkëkryetarit për Reformen Zgjedhore zotit Damian Gjiknurit. Sipas e-mailit, “opozita e bashkuar” ka ritheksuar gatishmërinë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një procesi gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual. Sekretari SHQUP-it Gaz Bardhi ka deklaruar se “propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit”.

Frika nga hapja e listave, nga një proces zgjedhor i lirë dhe transparent, frika nga vota e lirë dhe mbi të gjitha nga braktisja e madhe e shqiptarëve, ka rritur ndjeshmërinë e humbjes në PD. Aktivizimi i emrave dhe strukturave të asaj partie, në procesin e miratimit në detaje të Reformës Zgjedhore, pranimi me pahir i faktit për listat e hapura, ka detyruar “reformistët” e ish-opozitës së bashkuar, të gjejnë rrugë të tjera nga ku mund të shkatërrojnë , gjithçka është arritur në 5 Qershor. Ata që po e ndjejnë më shumë humbjen në SHQUP, janë pritësit e pushtetit, janë ata që deri sot kanë mbajtur me shpresë se “populli do të jetë mërzitur me Ramën”. E ndërsa ka ndodhur e kundërta, duket se humbja e 2021, do të denigrojë përfundimisht kastën e konsumuar të një partie, që kurrë nuk arriti të prodhojë politikë të përgjegjshme, dialog konstruktiv, apo dhe marrëveshje xhentëlmenësh mes palëve.

Frika e humbjes , mbetet shkaku kryesor i çdo situate që sekretarët e Lulzim Bashës mundohen të krijojnë pas çdo seance në Parlament, apo pas çdo dakortësie mes palëve në Këshillin Politik. Ambasadorja e SHBA zonja Kim, së fundi ka nënvijëzuar faktin se partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim, drejtuesit kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër, nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”.

Faktori ndërkombëtar gjithmonë ka mbështetur takimet dhe tryezat e palëve politike në Tiranë, si forma më e mirë e angazhimit qytetar, për të arritur marrëveshje në dobi të zgjidhjes së krizës dhe në të mirë të shqiptarëve. Por në çdo rast ka qenë “druri i shtrëmbër” i politikës shqiptare , Partia Demokratike, që ka refuzuar, ka ka mashtruar, dhe ka nxitur kriza të paqena, gjithmonë kur ka parandjerë humbjen si në rastin e zvarritjes deri në minutat e fundit të Reformës Zgjedhore.

Humbja e 2021, padyshim do të jetë shkatërrimtare për një parti që vjen nga llogoret e “revolucioneve” imagjinare dhe mendësia e marrjes së pushtetit me molotovë dhe mitingashë të paguar. Pengesat e stisura për Reformën Zgjedhore, (ku thembra e Akilit mbeten listat e hapura) thjesht do të ngarkojnë me negativitete në opinionin publik rolin e PD, si pengesa e fundit e arritjes së konsensusit për një proces zgjedhor të lirë, dhe të drejtë ligjor.

9 komente në “Kush po e “ndjen” më shumë humbjen, në PD?”

  1. loni says:

    Ky kurva berishes sikut donte lists te hapura 100%….hahaha!

  2. Morri i kuq says:

    Po pse je kaq coqe o Turi?

  3. Sheqeria e morrit says:

    Po ti pse je kaq loqe o morr i kuq i kurves qe ke ne shtepi???

  4. Sheqeria e morrit says:

    Po ti pse je kaq loqe o morr i kuq???

  5. Raul says:

    Jam shume ne merak a do guxoje Basha te fuse ne listat e hapura banden e kryeagabondit te pd leshelis Flamur Herman Geringun me molotov ne dore duke djegur deren e kryeministrise, Paloqen, Strazon me patllake, Salianjin Babale, Klevis krricin e faros komandantin garipin e shpellareve te Astirit, Aurrel nazist bylykderrin e Elbasanit, Voltana serben qe dogji shkollen ne Shkoder, vokshi gerdallen, Edhjet barkderr brahimkarin, Kejdi dhembcakallen, Erisa hundpinoken, se me keto monstra te urryera masivisht nga populli shqiptar pd leshelija nuk vjen kurre ne pushtet

  6. John by John says:

    Negativiteti,mosdakortesia,mosbashkepunimi,mospergjegjesia,sharja me liber shtepie,denigrimi ndaj gjithçkaje sadopak pozitive,dhuna,intriga,interesi vetjak,sharja ne anglisht dhe gjermanisht e vendit…jane tiparet e kesaj qe quhet opozite-alternative qeverisese.
    Nuk meritojne as respektin me te vogel sado deshiremire te jete dikush.
    Disheza vazhdon… .Te shkuara!

  7. andi says:

    Per ambasadoret e huaj: Na çat derrasat edhe juve. Vetem i fryni zjarrit ne vend qe te ndihmoni ne vendosjen e ligjit ne kete vend te pafatshem.
    Per ç’fare konsensusi flisni ju zoti ambasador ? Ne te gjithe vendet e botes demoratike vendos vota e qytetarit dhe pik. Nqs Lulkat e Monikat dolen nga parlamenti (sipas deshires se Berishes dheMetes vetem qe te benin rrumuje sepse po kishin frike nga drejtesia….. jo m!e sot sepse Rama pa koqe i fali te gjithe keta kriminele), nuk kane pse te kene pjesen e tyre ne kete vendim te ndryshimit kushtetues. Opozita parlamentare duhet te jete e vetmja force politike qe te jape mendimin e saj sebashku me mazhorancen… te tjerat jane dallavere qe eni dhe juve. Thojini lulkave dhe Monikave qe per te ardhur ne parlament duhet te shkojne te marrin voten e popullit. Dhe jo me vjedhje qysh e boni Lulka ne live-TV per bashkine e Tirones dhe jevgu Arvziu e cilesoi burre shteti.Shqiperia duhet te udhehiqet nga te zgjedhurit e popullit, qe per momentin eshte Edi Rama dhe mazhoranca e tij. Jo dosja 196 jo dosia 334 !!!! budallalleqe, Berisha e Basha i kane vjedh votat ne mes te kamerave dhe kane vra ne mes te dites shqipetaret me duar ne xhepa dhe ata akuzojne…! turp i madh !
    Prandaj edhe ju AMbasadoret duhet te filloni e ti hifni gjerat rrealisht dhe mos i boni presion qeverise,,,, apo nk po e shifni si Meta shkelkushtetuten duke thirr opozitarin Lilke ne zyre si mes pas qene ai shefi i qeverise shqipetare ! ç’fare skandali… dhe i bot presion qeverise me venciat e mutit qe te mos shkrkohet Muta sepse duhet paqe sociale ne Shqiperi. Siç thomi ne nga katuni a me qifsh nonen o Edi RAMAqe na dole pa koqe. Dojem i lumtur qe edhe paku te rrase ne burg pe 30 vjet Edi Ramen dhe kjo do jete ma e bukra (Saliu, Luli, Muta etjt etj te rrine te lire dhe te drejtojne Albanistanin).

  8. Labi says:

    Tani ne keto momente vetem nje person mund te fitonte kunder Rames,po palloshi dhe ate ja mori PD,te mbajne Lyl hollandezin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje