Dava e humbur, zoti Basha

2 Gusht 2020, 14:34Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha ka refuzuar Këshillin Politik, ka refuzuar ftesat e shumta të kryeministrit Rama, ka refuzuar këshillat e “urta” të faktorit ndërkombëtar, ka refuzuar mendimin dhe vendimin edhe të aleatëve të mbetur politikë, duke kujtuar se me mbledhjen e kryesisë apo Këshillit Kombëtar, do të vendosë sipas midesë tij “marrjen e pushtetit”.

Listat e stisura, komisionet e “verifikimit” të emrave, apo më keq akoma “program i ri qeverisës” dhe ndonjë shpikje tallëse, do të jenë në fokusin e mbledhjes së kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Nuk e di për çfarë  tjetër do të flitet dhe diskutohet në dy strukturat  inaktive të Partisë së Lulzimit, por një gjë është e sigurtë, vetëm për procese demokratizuese  brënda asaj partie, nuk  do të diskutohet kurrë. Ato i vendos  Lulzimi (në fakt Doktori) dhe i hedh  gjoja për “diskutim” në struktura.

Edhe Komisioni  Verifikimit  të emrave “të rinj” që kanë 30 ditë që kanë  mbushur listat e kandidatëve në Tiranë dhe në rrethe, ishte shpikje  e Lulzim Bashës.

Eshtë dava e humbur Lulzim, si mbledhjet , takimet, listat e “emrave të rinj”, si  programi  i vjetër me datë të re, si “taksa e sheshtë  9 per qind”, ashtu edhe hamendësia juaj se, duke bojkotuar  Këshillin Politik, do të fitoni kohë, aq më tepër zgjedhjet  e 2021.

Eshtë dava e humbur Lulzim, gjithë  gama e përpjekjeve të Partisë Demokratike, për të rikthyer gardën e  vjetër të milionerëve në SHQUP, me gjoja pretendimin se “kthimin e tyre e do baza”.

Ju e keni përdhosur bazën, ju keni përdhosur lirinë, demokracinë dhe të drejtën e brëndshme në PD. Eshtë dava e humbur  zoti Basha, të mendosh  si komunist,  dhe të sillesh si demokrat, të thuash  njëherë “PO” dhe njëherë “JO”, të luash njëherë “kryetarin autoritar” dhe njëherë  “liderin babaxhan”.

Pushteti nuk  fitohet  me dëngla dhe premtime, nuk fitohet me lajka  dhe elozhe zyrave dhe  takimeve në lagjet periferike të qyteteve, por fitohet me beteja të hapura  idesh, programesh, me ballafaqime konkrete  në sytë dhe veshët e shqiptarëve.

Pushteti  nuk fitohet, duke u sjellë herë si “demokrat” dhe herë si “majtist”, herë duke bërë aleanca me monarkistët  dhe ballistët, e herë duke ngritur “dolli” me “socialistët për integrim”.

Nuk  fitohet pushteti  zoti Basha, duke mbajtur njërën  dorë në “revani” dhe tjetrën në “ujin e valuar”, por  merret  një  vendim, dhe i qëndrohet  besnik atij, deri në fund.

Eshtë dava e humbur  zoti Basha, mendimi dhe  vendimi  yt, (dhe jo i PD)  për rikthimin e ish-ministrave të përfolur dhe akuzuar për lidhje të forta  korruptive sa kishit pushtetin, dhe se “me ardhjen e tyre  ju do të fitoni edhe pushtetin”.

Mblidhi  spahot, tabakët, salianjët, dhe alibeajt  e tu, mblidh edhe kryesinë  dhe Këshillin Kombëtar nesër dhe pasnesër, tregoi  dhe kujtoi  ndonjë  histori me pushtet  “demokratësh” të rinjve  dhe të rikthyerve,  gajasi  dhe proftasi  po deshe, por  mos u premto  shpesh “marrje  pushteti” zoti Basha, sepse është  dava  e humbur  për ju edhe në 2021, apo edhe më  tej ndoshta……

13 komente në “Dava e humbur, zoti Basha”

  1. Dava dallaveraxhinjve says:

    Nuk ka cfare te na ofroje, pervec se artin e korrupsionit, te drejtimit te keq, te vjedhjes bombastike, te paaftesise per te shpalosur alternativa bindese se Shqiperia me të do te jete ndryshe nga ajo e Rames. Ndryshe per mire themi, se ndryshe per keq me Lulin eshte e garantuar.
    Lulit nuk i falet qe ne kete shekull dhe kontinent , ti te kerkoje si zgjidhje rrugen e dhunes dhe molotovit. Cfare thane ambasadat e huaja per qasjen e tij te dhunshme te ardhjes ne pushtet, i porositen qytetaret e tyre, qe tu qendronin protestave. Larg ne kuptimin e drejtperdrejte se mos i gjente gië nga bombat, larg edhe persa i perket rruge se gabuar te marrjes me dhune te postit te kryeministrit.

  2. Trebeshina says:

    Partia meneder demokratike e Sali kriminenelit eshte detashmenet kriminal,do shperbere qe mos ti ndigjohet as emri,ka bere krime te llahtarshme.

  3. BOLL NA E QITET KTE SURRATMUTI ? SE NUK E DUROJME DOT
    KY DUHET TE PERGJIGJET PARA DREJTESISE
    PER KRIMET E TIJ KUDER SHQIPERISE MENJIHER
    SPAK DUHET TA ARRESTOJE KTE FUNDERINE POLITIKANE ?‍♂️?
    KTE PROSTITUTE NDERKOMBETARE MENJIHER PA U ZGJAT ZULLUMI

  4. h says:

    Do votoj partinë e maceve por kurrë partine e piçderrave.

  5. Shenjestra says:

    Nqs kini vene re,lideret e pd-ke,LSI dhe disa analist te djath si psh Andi Bushati e ndonje tjeter si ky,lakojn gjithemon se Edi Rama edhe ne 2021 do t’i vjedhin votat.Ne permbajtje kjo tregon se pd dhe lsi i kane te sigurta humbjet dhe kur kjo te ndodh vertet,do thone” e nuk te tham qe ai do t’i vjdhi”? Kete ata e bejne vetem per t’i shpetuar dhunes se elektoratit te tyre,nga frika e ndonje revolte brenda partise se tyre.Basha,Berisha,Meta dhe Monika do justifikohen me ze te larte e te çjerr se ne fituam por na i vodhi Edi Rama.Kjo eshte nje alibi te cilet po e perdorin tash 10 vjete si justifikim.

  6. fariu says:

    Na falni, por Partia Jone (PD), me keta drejtuesa dhe me ata qe mendon sikur don te beje rinovim, di te beje vetem artin e SEKSERIT. Kete e ben mrekullisht.

  7. Petrit says:

    Bravo Artur
    I ke rene pikes.
    Ja ke numeruar te gjitha.
    Nuk fitohet pushteti me ate program dhe me ata njerëz qe ka PD dhe Z. BASHA.
    Pushteti fitohet duke ju premtuar shqiptarëve 300 mijë vende pune te cilat u realizuan biles edhe u tejkaluan ( neper europe qe iken me shume se 500 mijë).
    Pushteti fitohet duke ju premtuar shqiptarëve mjeksine falas e cila u realizua 100 perqind.
    Pushteti fitohet duke ju premtuar shqiptarëve mire administrimin e buxhetit te shtetit i cili Po administrihet ne menyren me te mire te mundshme qe nepermjet PPV-ve po kalon komplet ne xhepat e pushtetarëve.
    Pushteti fitohet duke premtuar ngritjen e nje administrate ne baze te Meritokracise qe u realizua 100 perqind duke e ngritur ate ne baze te partito- kracise. ( Çuditerisht ne ato konkurset e famshme fitonin te gjithe militantet socialist ).
    Pushteti fitohet duke ju premtuar shqiptarëve zero ndertime ne tirane dhe ne fakt u realizua 100 perqind biles nuk u shemb asnje objekt historik ( sepse gjimnazi Sami Frashri dhe teatri Kombetar nuk futen aty ).
    Pushteti fitohet duke vendosur njerëzit e duhur ne vendin e duhur si psh. nje mesues anglishjeje te drejtoje financat e nje shteti.
    Arritje e madhe.
    Puhteti fitohet duke keyer punet publike ne menyre sa me cilesore dhe me nje kosto sa me te ulet duke ja kaluar ato firmave qe kane nje pervojë te mjaftueshme ne kete proçes siç ishte ajo e nje segmenti ne unazen e re qe e fitoj nje nga firmat me te fuqishme ne vend e cila drejtohej nga nje njeri qe punonte ne coll-center.
    Te cilet pasi marrin nga buxheti i shtetit mbi 60 milion euro largohen ne drejtim te paditur.
    Me keta njerez dhe keta premtime fitohet pushteti e jo me njerëz te ndershem dhe premtime te ndershme qe ofron PD DHE ZOTI BASHA.

    1. Todi says:

      Premtime të nderëshme janë: – Të vjedhësh 230 milion € në rrugën e kombit, të shesësh detin, të hedhësh në erë Gërdecin dhe të vrasisësh 27 njerëz deri dhe gra e fëmijë, të vrasësh 4 protestues me duar në xhepa dhe dhjetra të tjerë ti plagosësh, të sulmosh me bomba molotov Kuvendin dhe Krye ministrinë , të thyesh xhamat, të flesh gjumë si kryetar bashkie etj, etj, etj… Këto po, janë premtime!!!

  8. Toger Dubi says:

    Ofron gjeniun e mendimit, supermenin Ervin Salihanen e Humbetirave te Lozhanit. Bukuroshi qe i prishi mendjen virgjereshes Grita, skenaristin e skeçit “babale”. Me keta do fitojme….?..nga te trija me te gjatin.

  9. Labi says:

    Bravo PETRIT.
    PERGJIGJE EKSELENTE.
    30 vjet clirim nga diktatura, 30 vjet te pakten ,liri informimi ,dhe akoma ka teleshmene qe adhurojne kopjet e Enverit.

  10. iksi says:

    O Basha mos u lodh me premtime qysh tash se ka kohe e elektorati do ti harroje , me tane kete pune qe deklaron se ke bere ( se ti shquhesh si punetore ) me gjithe keto njerez qe po bjen me te rinj 70 vjeçar ti po plotson tan Europen me kuadro e jo ma shqiperine . Pra edhe per vehte , mos u thuaj qysh sot se do behesh krueminister se do e harrojne deri te vijne votimet se jane ne radhe te pare pushimet e muajit Gusht , pastaj vjen vjeshta dhe fillojne shirat dhe elektorati jot e ka menden te çadrat e shiut , pastaj vjen dimri e duhet rakija prane oxhakut nga te ftohti . A ti per dimer e ke te zgjidhur problemin se te ban fushat Dash Shehi me gote rakie ne dore . Prandaj ke kohe mos e merr me turr se do lemerisesh dynjane ku me tane kete yrysh qe don me filli pune ne kete Gusht te nxehte , ti nuk di a ke me i perballu asaj fitoreje te thelle qe ke me marre .

  11. Agim Rinushi says:

    te gjithe komentues te njeanshem ashtu sic i pelqejne Meros. Po na thoni o te gjore cfare ka te mire partia dhe qeveria e Edi Rames.Te dyja jane halera ndaj tu japim shkelmin.

  12. Beni says:

    E keni shume gabim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje