“Pushtuesit”, që ajo nuk donte t'i pranonte

16 Gusht 2020, 20:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Theodhora, një grua mbi të 70-at, me dy qese të tejmbushura në supermarketin e rrugës kryesore në Dhërmi dhe me një bastun të dyshimtë, për t’i siguruar mbështetje, po tentonte te merrte kalldrëmin e parë që të çon për tek kisha e Shën Mërisë në qendër të fshatit.

E veshur me të zeza, si gjithë plakat e Dhërmiut dhe me nofulla të shtrënguara, herë nga pafuqia dhe herë nga mërmëritjet me veten, po shtyhej përpara nga asfalti për në kalldrëm.

Ju afrova ta ndihmoja për çantat. Zakoni im i vjetër në çdo fshat të panjohur ku shkoj, është miqësia me pleq dhe shoqëria me ta.

Më pa një herë me dyshim, dhe nuk i lëshoi çantat nga dora, duke më thënë thatë “faleminderit”.

-Mi jep, i thashë, nuk i mban dot, mos bëj kot. Kam kohë boll të të shoqëroj unë.

I lëshoi në dorën time, gjysëm e dyzuar.

-Ku e ke shtëpinë, i thashë?

-Ja, tek Shën Dhimitri.

-Shumë mire, aty do vij dhe unë.

-Çdo aty?

-Kam një shok, ka blerë një shtëpi e dua ta shikoj.

-Aha, po, po. Mirë…

E pashë që ndjeu një lloj bezdie nga objekti i vizitës. Pasi më tregoi se kishte qenë mësuese në Vlorë, kishte tre fëmijë, jetonte në Greqi, fëmijët i kishin ikur nga Greqia në Kanada dhe Angli etj., halle të vogla, u rikthye prapë tek fshati.

-Ja, vij behareve, tha. S’kam as pension nga greku. Këtë pensionin e Shqipërisë kam. Ty nga Tirana të kemi?

-Jo, jo, i thashë. Jam këtej nga Jugu. Një fshat aty mes Përmetit e Tepelenës, në fund të Zagories….

-Po fshati juaj është bërë i bukur, i thashë, në përpjekje për t’ia hequr bezdinë e të qënurit nga Tirana.

Nuk foli. Mu duk sikur nuk dëgjoi, ndërkohë që ndiqja ritmin e saj të ecjes rrugicës që të çon tek Shën Mëria, një shesh që të mahnit në mes të rrugës, nga mënyra se si është rregulluar.

Rrugës shikojmë një shtëpi të hapur për turistë. Ishin disa djem të rinj që flisnin anglisht.

-Eshtë rregulluar fshati, i thashë prapë. Ja, keni turistë tani.

-Eh, nuk është yni ky, tha. Eshtë nga ata.

-Kush nuk është juaji?

Nuk foli.

-E kujt është kjo shtëpia, këmbëngula?

-Eh, ja ata që i kanë blerë të gjitha.

Vazhduam në heshtje. Unë me dy torba plastike në dorë që peshonin rreth 6 kg, dhe nënë Theodhora, mbështetur me shkopin e saj të shkatërruar, që nuk di me çfarë guximi ishte nisur me ato dy qese në duar, në atë malore.

-Ç’punë bën ky shoku jot, më tha? Kështu biznesmen është?

-Jo jo, gazetar, i thashë.

-A po, tha. E di e di. E ka më lartë ai.

-E ke parë, i thashë?

-Jo jo, nuk e njoh. Po e di.

Në gjithë bisedën me nënë Theodhorën, kur flisje për “ata” që kishin ardhur të rinj në fshat, kishte  një hije misteri, sikur fliste për dikë që nuk kishte siguri të fliste. U pa qartë tek shtëpia që sa kaluam që priste turistë. Më vonë mora vesh që ishte e një biznesmeni nga Tirana.

Ai kishte blerë dy shtëpi. Njërën e jepte me qira, njërën e përdorte për vete. Një tjetër shok i tij kishte blerë një më të madhe dhe po rregullonte rreth 20 dhoma.

-Ua ka rregulluar fshatin Qeveria, i thashë. Eshtë bërë më i bukur….

Plasa të fliste për këtë gjë.

-E kanë rregulluar për vete, më tha ftohtë dhe prerë. Të gjitha këta që shikon i kanë blerë nga një njeri, jo nga fshati. Fshatit ja morën për dy lekë.

-Po mire, ç’rëndësi ka, po është bërë më i bukur. Shiko sa të huaj ka, i thashë?

Nuk foli prapë.

-Ti ç’punë bën, më tha mua. Se fytyrë e parë më dukesh.

Tani bëra unë sikur nuk dëgjova.

E kuptoi dhe ndryshoi bisedë.

-Ky Edi Rama na e ka rritur pensionin, tha. E kishim 150 mijë lekë, tani e kam 189 mijë lekë.

Nuk e dija a po tallej, a e kishte seriozisht. Me sa duket donte të më thotë në gjë pozitive për Qeverinë, mendova ngaqë po këmbëngulja që ishte rregulluar fshati.

-Dhe fshatin e ka rregulluar, përsërita unë, për ta provokuar.

-Eu fshatin e morën, tha.

Ndërkohë përballë nesh, pra përballë meje dhe nënë Theodhorës shfaqet Edi Rama me disa biznesmenë e gazetarë, që me sa duket ishin duke pirë kafe në fshat.

-Ja ku e ke Edi Ramën, i thashë. Thuaja…

Nënë Theodhora nuk foli. Tundi kokën, e përshëndeti dhe priti sa kaloi.

-Pse si fole, i thashë?

-Ishte me ata, më tha. Po ti rrofsh me djalë, se arrita.

Ata ishin “pushtuesit”, që ajo nuk donte t’i pranonte, edhe pse fshatin ja kishin bërë më të mirë.

Donte me doemos të ndërronte bisedë, por dhe të thoshte diçka. Ishte diçka brenda saj që dukej se nuk e gëzonte dot, edhe pse fshati ishte bërë aq i bukur.

Ktheu dhe një herë kokën pas, poshtë kalldrëmit ku zhdukej silueta e kryeministrit dhe njerëzve që e shoqëronin, që të sigurohej që ikën.

-E kemi djalin tonë atë, tha, nuk jam fare unë, e di kush është. Po fshati duhet parë nga brenda….

Heshti një moment. Donte të më ftonte brenda, por i thashë faleminderit.

-Rrofsh mo djalë. Ja aty lart e ka ai shoku jot. Dy shtëpi më sipër… dhe uli sytë sikur kishte frikë të shikonte ndonjë cep të shtëpisë që kërkoja.

18 komente në ““Pushtuesit”, që ajo nuk donte t’i pranonte”

  1. Pato says:

    Dhermiun keq me vjen por e shiten banoret vete duke shkelur mbi traditen dhe kulturen e tyre pas 90.. Braktisen cdo gje u shperngulen ne Greqi, mohuan veten e tyre per nje pension dhe harruan amanetin e te pareve te tyre. Sot kalamaqte e tyre nuk duan te kthehen ne Shqiperi sepse prinderit e tyre jua nxine dhe mohuan historine dhe kulturen e tyre. Edhe greqishtia e tyre po zhduket qe eshte mekat sepse ishte nje pasuri kulturore ( dialekti i greqishtes qe flet Himara me Dhermiun nuk ka lidhje me dialektet e gjuhes se sotme greke) . Njesoj edhe per Himaren qe tashme eshte qytet dhe jo nje fshat si para 90.

    Nuk flasin o Mero se nuk kane me cfare thone.. ju kane shteruar fjalet por edhe mendimet. Nuk ka me jete.

    1. Lindi says:

      Shkrim i pjerdhur dhe medioker. Nga njera ane Ymeri qe mban cantat dhe hallet e pleqve nga ana tjeter oligarket qe e kane futur ne rruge te keqe djalin e mire Rama. Na nxorre mallin e edukates morale dhe politike klasa e 5.

    2. vang says:

      SHUME fshatra jane boshatisur,edhe Narta fshati im por jo per nje pension sepse ato u prene qe ne krize ne 2013 ten.Femijet tane lane Greqine dhe ju ngjiten vendeve te verit europian,veriu i Anglise dhe Norvegjise etj.Greqia nuk eshte me vendi ikerkuar sepse per te pa siguruarit e moshuar te huaj nuk jep me shume se 30- 50 euro mbasi duhet te keshe 35 vjet qendrim

  2. Xhoni says:

    Me vjen keq qe u harxhua gjith ai lek dhe fshati duket sikur eshte bere i ri mbas ndonje termeti . Dyert dritaret çatite jane te te gjitha njesoj dhe kjo ndodh thjeshte se me restaurimin e Dhermiut dhe Vunoit u moren dy firma qe se kane haberin fare nga retaurimi po jane kompani qe merren me rruge. Nuk them qe nuk kane kryer punime por jane kryer punime por nga padia demi eshte shume i madh ne drejtim te trashigiminise kulturore .( do thoni mjafton qe duken si te reja mbase po per mua demi eshte i madh ) dhe vjen nga padija e ketyre kompanive.

  3. The One says:

    Mbase nuk ka edhe aq daj se helbete plake eshte. Eshte mesuar me te vjeteren ku duhej te kishe komshi ate qe ka qene kaq e aq vite apo brezni, por le ta shikojme situaten ne nivel global. Para 30 viteve shtepite ne NY ishin me cmime te ulta per kohen e sotme. Pra kush kishte nje banese qe kishte investuar apo blere diku aty ne 150 mije $ sot apo disa vite me pare e shiste tek klientet e pasur arab apo aziatike qe paguanin miliona edhe keta New yorkezet e shisnin edhe levizen me ne brendesi te USA ku kishte akoma cmime te lira. Tani se si tia veme emrin ketij fenomeni? Prandaj I thuaj plakes te shijoje ditet qe i kane mbetur edhe mos beje artikull sa me kalu kohen ne kafe!

  4. Ton says:

    Me liģjin per investitorin strategjik do shikoni cmendurira….rrini e shifni…..

  5. uskania says:

    Ku i ka djemtë? Të vijnë e të zhvillojnë fshatin dhe të rrinë pranë nënës.

  6. Himarioti says:

    Mero e ka marre gjendjen civile ne Dhermi ai miku yt parelli? Po ti e ke marre?
    Se duhen votat per te zgjedhur nje tjeter k/bashkie si ky i tanishmi qe vetem himarit nuk eshte por kukull e ushtar besnik i “gjigandit”!

  7. Eri says:

    Te rinjte iken se nuk kane perspektive.Oligarket dhe femijet e politikaneve kane vjedhur cdo gje.

  8. Himarioti says:

    Pato bej,
    Hesht me mire se sa te flasesh idiotesira.
    Dhermiasit e Himariotet iken ne kurbet si qindra mijra te tjere qe nuk flisnin greqisht.
    Shko po deshe preki pronat kuksianeve, matjaneve apo tropojaneve qe jane shperngulur ne UK.
    E sa per greqishten qe flasin dhermijasit e himariotet shko e pyeti se si jane “marre vesh” me greket e greqise.
    Keshtu o Pato bej akademiku!

    1. Pato says:

      Qirje himarioti leri pordhet me rigon se e di Mero shume mire ashtu si une perse nuk flet plaka nga dhermiu. E ke degjuar shprehjen “rri si muti ne shi”? Himara eshte me fat qe ka nje kryebashkiak te zgjuar dhe punetore dhe njerezit nuk merren me ne Himare me budalleqet qe shkruan ti. Tipave si ty ju ka ngel ora ne vitet 90, Himara eshte qytet nuk eshte me fshat kerkohet mentalitet tjeter jo me ai fshataresk si joti.

  9. vet pushtuesi says:

    po ti a e dije gje qe Rama ishte atje me pushtuesit apo rastisi?!!! jo per gje po kudo qe shkon Rama me kemebe me rruge a me helikopter edhe ti si muti pas kepuces! sherbetor i peshtire !

    1. Alban Dega says:

      MESO TE LEXOSH GAVROSH …!

      Mesazhi i Meros eshte nje sirene alarmi per cilindo shqiptar por edhe nderkombetaret.
      Shqiperia eshte pushtuar nga Vermoshi ne Konispol nga oligarket, narko e human trafikantet , nga politihorat e @ Bandes se Gangstereve politike, biologjike, mediatike….
      Shqiperia duhet cliruar dhe heret a vone haka do te kthehet tek i Zoti, populli shqiptar nga ligji e drejtesia .

  10. Mare Nostrum says:

    I papushtuar ne Shqiperi ka mbetur vetem Fushe Arrezi dhe Hasi. Me dyshim dhe keto.

    1. vjeshta says:

      I pamposhtur ka mbetë krejt Veriu pothuajse.
      Sikur e kanë pasur zakon gjithmonë këto treva.

  11. Thodhoriu says:

    Po emrin e gazetarit që ka blerë shtëpinë ….nuk na i tha as nënë Theodhora dhe as ti o Mero.

  12. Tushi says:

    Mero je bere mik me Shkullakun???Shtepi a Shkullakut ta dije mileti pse nuk ja ve emrin ???
    Po cudi Armand shkullaku me 30 vite pune qe nuk i ka bere akoma nuk i numerohen shtepite, dhe kemi 50 vjet qe punojme kemi bere pune shume mire te paguara jo te mirepaguara dhe kemi nje shtepi u be ky madhtrusi apo duke ju vebe gjoba njerzve o Mero, apo nuk eshte e vertete?? Keshtu thone gojet e liga. Ka ardhur koha e maskarenjve.

  13. E verteta e VERTETE says:

    Pato bej,
    Ke rrembyer edhe ti ndonje prone te dhermijasve?
    Mos fut turrinjte aty ku s’te takon. [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje