Nga Mero Baze
Katër mijë vetë paskan kërkuar të bëhen deputetë të PD. Marrëzinë njerëzore nuk e ndalon dot, por kur e vlerëson si pozitive, është problem serioz.
Në përpjekje për të restauruar thyerjen e besueshmërisë që ka pasur përzgjedhja e Lulzim Bashës, ky i fundit i ka bërë PD-së një gjë më poshtëruese, se ajo që i bëri më 2017-n.
Për të fshehur faktin që sërisht listën do ta zgjedhë Lulzim Basha, është shpikur një mekanizëm sovjetik i propozimeve nga poshtë dhe miratimeve nga lart, ku gjithë populli kandidon për deputet, pastaj një Komision ja lehtëson punën kryetarit, duke i çuar në “sini” kokat e fundit që duhet të presë ai.
Pikësëpari është poshtëruese të thuash, që një parti ka 4000 kandidatë për deputetë. Por për PD ka një shpjegim.
Kur në Partinë Demokratike, njerëzit kanë parë se kë ka zgjedhur Lulzim Basha deputet, që nga Kujtim Gjuzi, Papa, Maliqi etj, të gjithëve u është dukur vetja më të aftë se ata, dhe kanë vendosur të kandidojnë.
Pra inkurajuesi i katër mijë vetëve për të vënë kandidaturën për deputet, vjen vetëm nga banalizimi ekstrem i këtij posti, nga figurat qesharake që u bënë të famshme në Parlament, si përzgjedhje të Bashës dhe që tani një Komision do t’i seleksionojë, për të shpëtuar Lulzim Bashën nga të frymëzuarit prej tij.
Në fakt askush nuk do të guxonte të vetëkandidonte për deputet, nëse nuk kishte parë listën “Basha”, që sot është në Parlament.
Shembulli i tij ka frymëzuar 4000 vetë të jenë kandidatë, ndërkohë që në zgjedhjet e shkuara mori rreth 400 mijë vota.
Nga ana tjetër, korrigjimi i defektit të Bashës, që ka degraduar përzgjedhjen në PD, nuk mund të bëhet duke ua hequr të drejtën anëtarëve të zgjedhin dhe duke ja kaluar një komisioni të Bashës. Kjo quhet votë e deleguar.
Në zgjedhjet e vitit 1924, Shqipëria ka përdorur votë të deleguar, ku një njeri votonte në emër të 250 qytetarëve, pasi ata konsideroheshin të pazhvilluar për të votuar.
Tani PD ka vendosur që pesë vetë të votojnë ne emër të 400 mijë votuesve, që së paku ka pasur në zgjedhjet e fundit. Pra i bie që PD të delegojë 80 mijë vota tek vota e një anëtari komisioni, duke fyer rëndë anëtarësinë e saj.
Nëse Basha vërtet kërkon një alibi për paaftësinë e tij për të përzgjedhur, le të zhvillojë garë para-eleminatore për kandidatët në PD.
Kështu e kanë në SHBA të dyja partitë e mëdha. Dhe e ka premtuar këtë, pas skandalit të vitit 2017. Në vend të kësaj, ai po aplikon një metodë edhe më fyese se sa përzgjedhja prej tij.
Së paku Basha është i zgjedhur i PD-së dhe ka mandat të vendosë vetë për një listë, por Komisioni i tij është thjesht alibi për paaftësinë e tij.
Vetë Berisha, kur besimi ndaj tij u trondit pas vitit 1997, në zgjedhjet e vitit 2000 aplikoi votimin parlamentar për kandidatët e PD, në zgjedhjet lokale. Natyrisht e ndau shumë PD-në dhe krijoi fraksione, por së paku guxoi ta çonte votën në bazë.
Kurse kjo që po bën Basha, përveçse tregon se çfarë modeli ka frymëzuar brenda PD-së, duke nxjerrë 4000 kandidatë, tregon dhe me çfarë perversiteti kërkon ta ruajë sërish kontrollin mbi kandidaturat, duke i përzjerë ata me 4 mijë vetë të tjerë, që gjithnjë të jenë relative ankesat e tyre.
E mira e vetme e kësaj pune, është se 3950 prej tyre i ke armiq me Lulzim Bashën në qershor, kur të shpallë listen, dhe kontigjente sulmi ndaj tij, si ushqim për partitë e tjera afër PD.
Për këtë, ato duhet t’i jenë mirënjohëse Bashës, por jo PD-së.
Po Lefter hunderr maliq kokexhufka a eshte ne liste se eshte dhe komandant j revolucionit lefterohunderromaliqjan qe fillon ne shtator ne haremin e Leshelise ne Jale
Aman edhe Clirim Gjaten, hajdutin e xhepave, ma kini kujdes, deputet patjeter, se eshte mesuar te vjedhe dietat dhe e ka te sigurte karieren.
Do te isha kureshtar te dija se si do te zhvillohet kjo liste e hapur per deputete ne Partine Socialiste, se ne kete Parti e morem vesh. A thua do te na e shpjegosh edhe per PS, o Mero? A thua nuk do te kete nevoje per miratimin e Rames?
Kjo mender PD-ja, nuk eshte as parti dhe as demokratike.
Mund ta epitetosh si te duash,poooor vetem nje gje eshte
e sigurt:
PD-ja eshte nje grupim interesash mafioze,pa ide,pa moral,
i pa skrupull,qe ka tjetersuar gjithcka per te cilen ne ne shekuj krenuar jemi.
AS bese ,as principe,ajo qe ka vler ne ate milet tribalo-mesjetar,
eshte vetem paraja.
Eshte e kote te diskutohet se si duhet ti perzgjedhi PD-ja Kandidatet per deputet.
PD-ja ka nje problem fondamental,besueshmerine.
Ajo nuk blihet,as shitet,ajo fitihet..
Dhe PD_ja nuk mund te fitoje me besueshmeri.
ajo mund ta provoje ne zhanre te tjera,por jo ne politik.
Une do ti rekomandoja teatrin,ka aktor shume te mire,
per regjisor do ti rekomandoja Babalen,as regjisor Budinen me lesh,
skenarist,Budinen pa lesh, dhe Griden si soliste
Per para Debila
3.950 vota te humbura qe ne minuten e pare te hapjes se dyerve te KZAZ-ve. Stili amerikan eshte ajo qe duhet ndjekur. Hidh emrat per partine dhe lere bazen te zgjedhi.. Menaxhim si ne kohen e Haxhi Qamilit vetem Haxhiqamilet e duan.. Parti e vjeter, e varfer ne mendime.. Dhe ekstreme ne anen e komunikimit me nderkombetaret..
O Mero Trapi, po sipas teje si qenka me mire, si PD tani, apo si PS me hajdute e kriminele qe kerkoheshin nga Interpoli?
hahahahaha. Demokraci mafiozesh. Me horrat dalin ne maje demokratikisht. Bravo.
Kujt i plasi se ç’bën banda e shkatërruar e PD-së.
Shqupisat po ja kalojne edhe Partise Komuniste Kineze per nga numri i kandidateve. Fitoreeeeee ala Lulshalngjituri.
HA,HA JOEL SHKODRA JE I MADH.SKA BYTHE MERO SERVILI TE THOTE NJE LLAF PA LEJE PER PARTINE E RAMIUT.VERTITET SI PORDHA NEPER BREKE PER TRE VJET.
Mero pse meresh me te zgjedurit e pa bindur te Bashes qe permend me lart , te pakten ata per interesa politike a ekonomike treguan qe jane vetvetja , po keta ushtaret e Babales qe mbeten duke bere vetem zvaritje , se rreshtore s’bejne dot se nuk jane ngritur akoma me kembe , c’me te mire jane ?!!!
Luli ka nje perceptim banal te cdo lloj veprimtarie…p.sh numri i madh i kandidateve tregon madheshtine e procesit…..njesoj si ajo torta e stermadhe ne 100 vjetorin e pavarasise….turporoi njerezit qe u sulen te bababeziter …ashtu si tani turperon pd-istet qe jane sulur te gjithe te behen deputete.Ka ardhur koha te evidentohen niveli i ulet intelektual e formimit te tij.Gafat qe ben nuk jane rastesi ,,,luli ka 15 vjet ne politike aktive …eshte paguar nga parate e taksapaguesve…e nuk ka ka bere mundimin te punoje per formimin e tij intelektual..sikur 1 liber ne muaj te lexonte …do te kishte lezuar 180 libra ….Nuk mund te jete ky k/m i Shqiperise…ne asnje menyre !!!!
Ka pare budallai ne televizion grupet e karparateve dhe thote pse mos te behem dhe une deputet ndaj Jan shtuar nr deputeteve
Mero tregohu qorrave se te gjitha partite kan modelin e lulqimit.
Apo sdo ta prishesh me ata qe te hedhin nonje kocke?
Po nuk e votoi anetaresia e qytetit ku del deputeti, Me Bythlepirsa PD memece PS vasila LSI do mbushet ai parliament
Jo fort e sakte.Kandidate le te shpalle edhe gjysmen e antaresise se Pd.Te keqen do pesoje se pari PD se padikuhtim qe do te kete qefmbetje se ne fakt ajo force realisht nuk mer dot me 35 der 38 deputete.SE dyti kete lloj propozimi a kandidimi do ta vuaje e gjithe shoqeria se pari ne luften e madhe per te vjedhur a per koruptuar per te paguar per votat dhenjerzit mr llogjike e dine se kush ka vjedhur manipuluar ka blere votat qe ne 1990 e vazhdimisht .Por me e keqja eshte sr gjithe keta te ptopzuar por shmezoi me 20 apo 30 fish ne rast fitore te opozites duan vende pune ne administrate se jane bere keq per lek e duan te vjedhin se aty e shikojne mundesine e vetme panvaresisht se jane te paedukyar e e ta pashkolluar dhe rezikohet te perseritet 92 apo me keq akoma 97 qe mos ardhtw kurre .Po ne fakt kjo Pd eshte ajo qe ka qene nuk ka ndryshuar as pak eshte bere me mafioze di kerkoje me shuma kprupsion dhe do te vuaje pjesa qe sot eshte ne pushtet panvaresiht sr reLisht administrata ka me shuma perkrahes te Pd se pasi socialistet nuk kskane bere spastrime sic bente e do te beje prap pd larg qofte e vente dore perendia mos marte kygrre pushtetn se e shkaterol edhe njehere vendin
.