Një president qesharak dhe banal, që edhe të “vret”, edhe të tall pastaj

25 Gusht 2020, 10:50Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Ilir Meta në përditshmërinë e tij, është jo vetëm një president banal, por edhe qesharak.

Ai gdhihet e ngryset jo si një president që flet me akte ligjore, por me statuse në rrjetet sociale, pas çdo lajmi që lexon në internet.

Dhe çdo status e ka shqetësues për të ardhmen e shqiptarëve, që iu ka rënë gjëma përsipër, me Edi Ramën kryeministër.

Këtë të martë përshëmbull, e ka nisur ditën me një lajm të “The Economist”, që flet për plakjen dhe braktisjen e Ballkanit, dhe Shqipërisë natyrisht.

“Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.

Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre”, shkruan i shqetësuar Ilir Meta.

Po a e pyet ndonjëherë veten presidenti, se përse largohen dhe duan të largohen shqiptarët?

A e di ai, se ata duan të largohen, se njeriu që iu shfaqej në video me figurë dhe zë duke kërkuar ryshfet 700 mijë euro, sot është president i këtij vendi!

A e di ai, se këto bukuritë e jashtëzakonshme që përmend, është e vështirë t’i gëzojnë shqiptarët e thjeshtë, se i kanë zaptuar ai me të ngjashmit e vet!

A e di ai, që iu bën thirrje “shqiponjave të kthehen në fole”, se që të gjejnë një vend pune në Shqipëri, këto “shqiponjat” duhet të anëtarësohen dhe bëhen militantë të LSI-SH.P.K!

A e di ai, që nuk ka “diell” dhe shpresë në këtë vend, përderisa na drejtojnë njerëz të korruptuar, injorantë, por dhe të liq, si vetë ai që ngre shqetësimin!

Natyrisht që i di, se nuk është aq shejtan-budalla sa duket!

Thjesht e bën si ajo fjala e urtë, që “mirë gomari që na ngordhi, por s’na lënë rehat as mizat”.

10 komente në “Një president qesharak dhe banal, që edhe të “vret”, edhe të tall pastaj”

  1. ???????????? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

    1. Soni says:

      Ky palaco njeri duhet te ishte ne burg dhe pasuria e tije ti ishte ndare popullit te varfer. Nje kriminel, nje bandit, nje hajdut, nje njeri pa moral qe nuk i duhet Shqiperise. Mostra me e keqe e politikes Shqiptare.
      Duhet shporrur sa me para kjo klase politike se ja pine gjakun popullit po i vjedhin ne cdo ane???

  2. Përgjegjësia e Ramës!!!? says:

    Ky , nuk duhet të ishte presidenti ynë .

  3. Sufllaqexhiu says:

    Une mendoj si lideri global. Ne kemi presidentin me te mire te gjitha koherave.

  4. Lili??? says:

    Ky vrases gjakftohte ,ky hajdut kriminel gjaksor qe su ngop me gjakun e viktimave te Tij.Sponsorizon Celltik e Gllazkout me parate qe u vodhi shqiptareve,Pasi me pare i vrau.Mallkuar qofsh familisht ti perbindedh me fytyre dhe shpirt vampiri.Mallkuar!

  5. Lili??? says:

    Ky vrases gjakftohte ,ky hajdut kriminel gjaksor qe su ngop me gjakun e viktimave te Tij.Sponsorizon Celltik e Gllazkout me parate qe u vodhi shqiptareve,Pasi me pare i vrau.Mallkuar qofsh familisht ti perbindesh me fytyre dhe shpirt vampiri.Mallkuar!

  6. qytetari says:

    Ju kopeja e shqipove,thote ky katundar i ndyre me pamje debili e doni vec,me dru dhe une me dru prej thane e dua,pasi fjalet nuk jane per llojin tim dhe te saliut.
    Po kush te ma jape,ju qe mbushni breket,nga ne shpellaret,megjithse ju kemi grabitur dhe vrare te djeshmen,te sotmen dhe te ardhmen,qe kemi desantuar ne qytete dhe kryeqytet duke shkretuar shpirtrat e tyre kurse ne anen tjeter ju vrisni vllane dhe babane tuaj per hicgje.
    Shkoni o pirdhuni,sic ju kemi pjerdhur deri tani,bashke me vllezrit tane siameze socialiste qe dhe ata jane frkacaker dhe shikojne vec bythen e tyre.

  7. Plugu says:

    Presidenti yne i nderuar Meta,teeer diten te dites bene koqen e qejfit dhe teeer naten e nates bene qejfin e koqeve.Lum si ne pe kete president.

  8. sami gorishti says:

    Si shpjegohet qe fajet i kane te tjeret si Ilir Meta,qe Rama e beri president, Sali Berisha qe dogji Shqiperine e Rama i ferkon shpatullat,Lulzim Basha qe Rama i jep tenderet te kunatit, dhe vete sulltani i Surrelit vetem shet deklarata demokracia e i furnison me pasuri,toke e para keta hiena qe kane tridhjet vjet qe thithin gjak te paster shqiptari.

  9. taku says:

    Ore ky hajduti mutit si bithcpuar me duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje