Presidenti, na tregon “pasuritë” natyrore nga fb

25 Gusht 2020, 16:47Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Presidenti vendit Ilir Meta, ka nisur të vërë alarme të shumta ditët e fundit, a thua nuk ka jetuar asnjë ditë në Shqipëri, a thua nuk ka qenë asnjë ditë pushtetar, kryeministër, zv/kryeministër, ministër, dhe kryetar partie. “Po ikin mjekët, po ikin të rinjtë, po ikin intelektualët, po tkurret popullsia”, madje po i vjen keq edhe për malet e Shqipërisë. Besoj pa harruar malin Tomorr.

Po ku ishit ju zoti Meta, kur shqiptarët nisën të emigrojnë, kur shqiptarët nisën të shkojnë dhe të vijnë, kur pushtetarët e djeshëm nisën të bëjnë para me thasë, nisën ti qepen fushave, maleve deteve dhe lumenjve, për ti shitur dhe blerë, për tu bërë pasanikër?

Natyrisht , këtu ishit, me poste të rëndësishme madje, në vende kyçe, nga ku nuk folët asnjëherë për “ikjen e trurit, tkurrjen e popullsisë, largimin e rinisë, apo dhe rrënimin e bukurive natyrore”. Nuk folët edhe kur shihnit dhe rrinit nga afër me ata që çfarë nuk bënë, dhe çfarë nuk i grabitën pushtetit dhe tokës së kësaj Shqipërie.

Mirëpo nuk e di, përse muajt e fundit, jeni bërë më “atdhetar”, më “bujar dhe natyrëdashës”, duke nxjerrë dhe postuar si asnjë tjetër kryetar shteti nga fb, pjesë të eskursioneve dhe fundjavave tuaja në malet dhe fushat e begata të vendit. Mirë e bën zoti Meta, që na tregon se ke kthyer mëndje, se je bërë më “patriot” se paraardhësit tuaj, se je bërë më “nikoqir” me dekretimet edhe pse Parlamenti të ka hequr disa “të drejta”.

Por me vargjet për “bukuritë natyrore” dhe me “ftesat për rikthimin e rinisë në atdhe” ke nisur të dukesh fiks, si rilindasit e shekullit të kaluar. Bukuritë natyrore zoti Meta, kanë nisur të shpërfytyrohen, ditën kur në bregdetet tona dhe pyjet pranë tyre, nisën të hedhin shtat vilat, pallatet, fshatrat turistike, apo dhe resortet e “të mëdhenjve”, ditën kur firmat dhe kompanitë që përkraheshin dhe përkrahen nga ata që kanë 30 vjet që janë dhe kanë pushtet, nisën kasaphanën ndaj vijës bregdetare, ndaj lumenjve, apo dhe ndaj maleve duke i kthyer në kantiere pune dhe burim milionash.

Nuk mbaj mënd, të keni folur ndonjëherë zoti Meta asokohe, kur kishit dhe ishit në pushtet, qoftë me Nanon, apo dhe Berishën, nuk folët asnjëherë për pallatet që shpërfytyruan Durrësin, Vlorën, Sarandën, Shingjinin, apo dhe për buldozierët që po gllabëronin malet dhe po i shesin gurët e tyre të çmuar në Europë. Këto kanë nisur dhe janë bërë edhe në kohën tuaj zoti Meta, madje po bëhen akoma dhe sot nën hijen e pushteteve të dikurshme.

Por ti mirë bën zoti Meta, mirë bën që “ngre zërin” për këto gjëra, sepse ndoshta të vlejnë më shumë se kujdo, edhe për fushatën e ardhshme, natyrisht për kredo politike. Gjithsesi, besoj se edhe të rinjve të përvitshëm të LRI-së në Jalë, duhet tu tregosh diçka, apo tu thuash të mos largohen nga vendi, gjithmonë duke mos përdorur “statistikat e 2013” por ato të 2020 zoti Meta. Ndoshta të besojnë.

9 komente në “Presidenti, na tregon “pasuritë” natyrore nga fb”

  1. Bafti says:

    Kam pershtypjen se kur ta therras SPAK ata do kthehen!

  2. apolonacademy says:

    president legen , po mjaft o bajge , nuk te del koha ti vjedhesh e ti pervetesosh pronat dhe pasurite e shqiperise , jo se ke krenari per shqiperineqe gezon keto pasuri natyrore , dhe jo se shfaq merzi pse nuk shfrytezohen , keto kpitale natyrore te shtetit shqiptar , ne dobi te shqiptareve dhe te shtetit , je karte e djegur president pordha , shqiperia nuk eshte e banuar as nga cim pekat as nga besi i asaj mikes qe ja shtypje ti , dhe vazhdon tia shtypesh akoma , e as nga ai torollaku lehesi yt i lezhes, por kesaj radhe prisni e mos u merzisni hic , se do e merni te gjatin si bande politike 30 vjecare , qe e keni vjedhur pa limit kete vend , se as i gjati i tepsise , sputh me ne keto votime a,s grazmoz kurva e as nje tjeter plere , shqiperia do behet nuk e mbani dot me peng ju plera , pd , ps , lsi , me keq se koferenca e londres , ata ishin te huaj dhe e coptuan shqiperine, por ju plera shqipfoles , se shqiptare nuk jeni , qe e keni zhuritur ketu e 30 vjet duke u tallur me fjalen tranzicioooooooon , stop plera stop .

  3. Atdhetari says:

    Pasuritë dhe Bukuritë e Ç’do Shteti në Botë Duken. Mirë do të ishte të na Tregoje ti LOLO-FËNDË Pasuritë e PAFUNDME të Vjedhura tua. Dhe DËMIN apo SHKATERRIMIN QË I KE SHKAKTUAR SHQIPËRISË dhe NATYRËS FIZIKE dhe EKONOMIKE TË SAJ. PSE JO dhe TERRITORIALE ME FALJEN E DETIT që për Fatin e Keq të Shqipërisë je president kë aktualisht dhe Gjykatën Kushtetuese – NJË FAVOR I PAIMAGJINUESHEN PËR GREQINË!? she ASKUSH sidomos Ata Intelektuale për me tepër Kur Greqia me Pushtetarët e Saj ka Deklaruar Disa Herë se Do të Zgjerohet 12 Milje!? Dhe Të Gjithë Pushtetarët Nën Presionin e Hyrjes në BE kanë Mbyllur Gojën! Ka për të Folur sa të duash Çështja është e Thjeshtë: Shqiptarët Nuk Cohen!? Kujtoni Momentin e Firmosjes nga Basha dhe s’e si Erdhën Grekërit e Treguan Kufirin brenda Gjirit të Sarandës!?

  4. h says:

    Ky shkërdhatë hajdut i ndyrë,mafjoz laparak,dhe kokë -qoshe fshati,
    nuk mund të jetë presidenti im dhe i asnjë shqiptari të ndershëm.
    Per këtë maskarallik,fajtori kryesor,është Rama dhe duhet të kërkojë falje publikisht.

  5. Molla e dijes says:

    Po ky kampingu në Jalë i LRI në kohë pandemie ç’është? Karshillëk turistik nga qejfi ndaj “ikjes së trurit” jashtë shtetit ngs halli? Këta të LSI thonë se nuk ka punë, është verfëri, ka emigrim masiv, shpopullim. Po këto kampingjet në Jalë me paratë e kujt bëhen dhe për çfarë arsye në këto kohëra të vështira?

  6. kasemi says:

    Ne jaje feston mona me liken dhe llumin e ketij vendi, sidomos ato ish deputetet injorante e pa shkolle, te cilet likja i mban pas vehtes si …. Po nuk e di parate nga dalin, a thua kjo drejtesia jone do te kujtohet ndonjehere per te kerkuar llogari? Apo ska gje se vete prokurori i pergjithshem ka humbur gjurmet, me sa duket eshte i sojit te likes, si ai i meparshmi, po keshtu me da duket ai u zgjodh si kompromis i likes me ramen. Nuk ka si shpjegohet ndryshe qe ky mender prokuror nuk po ben asgje, bile nuk po thote asgje. Po rrogat aman a i marrin????? Per cfare i marrin. I bej thirrje kuvendit te marri masa per ta shporrur kete qelbesire nga sistemi i drejtesise. Proluror si ky ka me mijera ne vendin tone. Na rrofte ai kryetari i klp ibrahimi qe na e beri peshqesh kete prokuror, qe vetem i tille nuk eshte.

  7. Rilindasit e shekullit te kaluar i dhane ketij vendi gjithcka kishin .dijen ,pasurine,jeten, Thirrjet e presidentit bejne efekt te kundert ,sepse AI i mori gjithcka ketij vendi ,pa punuar nje dite (pa libreze pune);por me meriten e misionarit te klaneve antishqipetare …..,

  8. Fahriu i Xhemiles says:

    Ky,president,o Zot

  9. Jimi says:

    Inventarin e pasurive te ketij vendi e dime shume me mire se ty! Pse e dime mire prandaj te pyesim : Sa ke vjedhur nga kjo pasuri ti dhe gjithe hiorrat e ? Ne jo se nuk e dime se sa keni vjedhur, por po ju bejme nje thirrje, qe para se ta marre ne dore SPAK-u, ju nje here te vetme te tregoheni te penduar e bashkpunus me drejtesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje