Bateria që zgjat 28 mijë vite me një karikim

1 Shtator 2020, 21:40Lifestyle TEMA
Bateria që zgjat 28 mijë vite me një karikim

Një kompani amerikane pretendon se është në hapat e fundit të krijimit të një baterie që mund të zgjasë 28 000 vite me një karikim.

NDB thotë se bateria e saj ka si burim energjie mbetjet bërthamore, por radioaktiviteti i saj mbrohet nga disa shtresa diamanti sintetik, një nga materialet më të fortë në planet.

Shkencëtarët theksojnë se kjo bateri mund të përdoret pa problem për makinat apo celularët.

“Imagjinoni një botë ku ju nuk e karikoni celularin gjatë gjithë ditës. Tani, imagjinoni sikur të mos keni nevojë për karikim për një javë ose një muaj.

Po sikur të mos e karikoni për dekada të tëra? Me teknologjinë tonë, kjo gjë është plotësisht e mundur”, tha Neel Naicker për “The New Atlas”.

9 komente në “Bateria që zgjat 28 mijë vite me një karikim”

  1. Vertet says:

    Ruhuni; do ua vjedhin kinezet.

    1. Ilirjan says:

      Nje here qe del ne treg te lire… e ble cdo kinez. Pastaj e zberthejne, e bejne therrime, dhe prodhojne cdo komponent.Montimi eshte gjeja e fundit, me e thjeshta. Keshtu kane bere gjithe jeten per cdo gje.

  2. taso kume says:

    O sa me vjen per te qeshur ,si mundet te njohe bisnesi i makinave keto shpikje qe duken sikur vine nga ALIENET,kur FBI NE AMERIKE dogji te gjitha shpikjet e NIKOLA TESLA se kompanite e prodhimit te makinerive ushtarake sidomos avionat do te falimentonin se avjonet nuk do hynin me ne pune ,ku dhe korenti do ishte falas se nuk do kishte kosto prodhimi etj.

  3. Molla e dijes says:

    Për çfarë na duhet një bateri që mban 28000 vite? Në bibël thuhet se bota nuk do zgjasë shumë, do vijë fundi i botës. Po sikur bota të mbarojë në 2050? Apo ju besoni se nuk ka Zot? Nëse është kështu, atëherë shkoni thuajani drejtuesve të fesë. Kështu edhe ju nuk bëni mundime kot për të krijuar bateri që nuk na hyn në punë e që mund të kushtojë shumë për ne.

  4. ABC KORCA says:

    Thjesht… shume thjesht, nuk do futet kurre ne perdorim… eshte e “pavleheshme”… nuk iu intereson korporatave energjitike dhe shteteve mbi te gjitha qe te mos “harxhojme” korent… kaq e thjeshte
    Nuk kam lexuar per kete bateri, ndaj do rrikthehem me mendimin tim perfundimtar ne ndonje artikull tjeter….por me pelqen qe TemA e ka futur tek aktualitet hitech dhe “livestyle???”

    1. Epo kjo punë! says:

      Po pra. Ky lajm ka te njejten natyre dhe rendesi sa edhe lajmi per festën e Luanës me pizhama.
      Gallatë.

  5. Ore po apell qe ka shum telefona si te ja bej ore do behemi serios apo jo

  6. Profesor Nuhi says:

    Te pakten kena me ca mu krenue .Imagjino kur katra sternipi thote ky bateri ma ka lane trashegim Katra/stergjyshi

  7. Fakt histori says:

    Pse gjera te tilla e kane mund dhe te ndodhin?
    Pra si eshte e mundur te realizohet nje bateri e tille?
    Njera arsye eshte se njerezimi tani ka dije ne fusha te njohjes se pergjithshme, ne fushen e energjise berthamore, ne fushen e njohjes me me imtesi te elementeve kimik, ne fushat e teknikes, ne fushat e teknologjise etj te cilat bashke coj deri aty, sa mund te realizohen gjera qe i krijon mendja e njeriut dhe qe habisin dhe vete ate.
    Si eshte i mundur te mbrije njeriu ne dije te tilla?
    Dhe kjo ka sekretin e saj.
    I Madhi Zot kur e krijoi njeriun, e pajisi sejcilin me trurin e tij.
    E pajisi me trurin e tij, te ashtuquajtur me dije te kufizuara. Qe do te thote se dijet e njeriut kane nje fare kufiri personal.
    Por i Madhi Zot qe qeshte i vetmi qe eshte i pajisur me dije te pakufishme dhe te persosura, pervecse e pajisi njeriun me nje tru te jashtezakonshem (nje njeri vetem ka mend me shume se te gjitha kafshet e botes), i dha dhe nje mundesi tjeter atij, bashkepunumin me njeri tjetrin, pra dijet e gjithsejcilit te bashkoheshin, duke realizuar nje volum dijesh te hatshme.
    E kete volum dijesh te perbashketa, kur e aplikon ne praktike, vertete pothuajse ben mrekullira.
    Eshte si puna e dhjete numrave qe bejne miliona e miliarda numra, duke i kombinuar.
    Per te kuptuar se si e krijoi njeriun i Madhi Zot dhe si do te rrugetonte ai, duhet te kujtojme nje moment nga krijimi itij.
    Kur i Madhi Zot, qe i ka dijet e pakufishme, pra miliarda e miliarda e miliarda e miliarda here, deri ne nje pafundesi heresh se njeriu, itha engjeve, poseduesve te tij, qe zbatojne urdherat e tij padiskutim:
    -Une po krijoj njeriun dhe pasi ta krijoj e ta persos ate do tua presantoj ju.
    Ketu duhet te kujtojme nje shprehje j a sh t e z a k o n i sh t te r e n d e s i sh m e, qe e ka thene i Madhi Zot ne Librat Qiellore: Ka qene me e veshtire per ne te krijojme kushtet ne Toke per te jetuar njeriu, se sa vete krijimin e njeriut per here te pare.
    I Madhi Zot e krijoi njeriun e pare, e persosi ate dhe pastaj jua prezantoi engjeve.
    Engjejt qe jane krijesa shume afer te Madhit Zot dhe shume te dijshme, thane; E ku dine gje ky (sikur te thoshin e ku di gje ky i mjere).
    I Madhi Zot tha: Une qe e krijova dhe persosa, di ate qe ju nuk e dini.
    Pyeteni tani, bejini pyetje nga me te ndryshmet per te kuptuar nese di gje apo nuk dine.
    Dhe engjejt filluan ta pyesin me lloj lloj pyetjesh, ku njeriu i pergjigjej.
    Engjejt mbeten te mahnitur, dhe thane: I Madherishem, i Lartesuar je o i Madhi Zot me dijet tuaja te pakufishme.
    Ne dijme aq sa na ke lejuar ti.
    Ky eshte njeriu, i krijuar nga i Madhi Zot sa dhe engjejt u mahniten, me ate krijese qe kish krijuar i madhi zot, me ate bukuri qe i kish dhene, me ate tru (mendje).
    I Madhi Zot eshte shume i kenaqur kur njeriu perparon ne dije, dite me dite dhe kur ato i perdor per mire, pasi e ka njeriun nen vrojtim te vazhdueshem.
    Sikurse nuk i pelqen veprimet jo te mira te njeriut, per te cilat do ta mare ne pergjegjesi.
    I Madhi Zot e di se me cfar truri e krijoi njeriun dhe se sa do te perparoi ai ne dije, duke i bashkuar dijet, eshte njelloj sikur bota te kish nje tru te madh, sa truri i te gjithe njerezve.
    Ky eshte shkaku, qe ate lloj baterie njeriu mund ta kete bere realitet.
    Dhe bota do te vazhdoje te jetoje, deri diten qe njeriu nuk do ti kaloje caqet per keq.
    Sepse po i kalo, I Madhi Zot, pervec te tjerash thote; Po te duam ne, ju zhdukim dhe sjellim krijese tjeter ose ju zhdukim komplet bashke me Token, Diellin etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje