FOTOT: Pas 15 vitesh mungesë, Maserati rikthehet me një “bishë”

10 Shtator 2020, 19:00Lifestyle TEMA
FOTOT: Pas 15 vitesh mungesë, Maserati rikthehet me një

Maserati ka 15 vite që nuk nxjerr në treg një supermakinë, por “thatësirës” tashmë i ka ardhur fundi.

Marka italiane e makinave luksoze ka prezantuar “bishën” e vitit 2021 që ka emrin MC20 dhe që do të kushtojë rreth 200 000 euro.

Maserati MC20 do të jetë rivale e denjë për Ferrari F8 Tributo, McLaren 720S dhe Lamborghini Huracan. Kjo makinë do të arrijë nga 0 në 100 km/h në më pak se 3 sekonda, ndërsa shpejtësia e saj maksimale do të jetë 321 km/h.

Marka italiane, e cila vitet e fundit ka qenë e heshtur, ka premtuar se do të nxjerrë në treg 13 modele të reja në 3 vitet e ardhshme, duke përfshirë makina elektrike.

1 komente në “FOTOT: Pas 15 vitesh mungesë, Maserati rikthehet me një “bishë””

  1. Spectrum says:

    Gjithe kohen kane bere makina difektoze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje