VIDEO: Dokumentari që ka trazuar rrjetin dhe që duhet parë patjetër

Ata që panë “The Social Dilemma”, tashmë po nxisin edhe të tjerët ta shohin.

Bëhet fjalë për një dokumentar që ekspozon “anën e errët të rrjeteve sociale” dhe është etiketuar si “shqetësues” dhe se “duhet parë me patjetër”.

Ai tregon se si rrjetet sociale kanë ndikuar në jetën tonë dhe se si, shumë prej nesh nuk e konsiderojmë kurrë se sa afër po monitorohet çdo lëvizje e jona.

Dokumentari u publikua në Netlix këtë javë dhe në një kohë shumë të shkurtër, ka marrë një vëmendje të madhe.

Në përmbledhjen e tij shkruhet:

“Ky dokumentar-dramë hulumton ndikimin e rrezikshëm që rrjetet sociale kanë tek njerëzit, me ekspertë të teknologjisë që japin alarmin për krijimet e tyre.”

Ekspertë që kanë punuar për ndërmarrje të mëdha, përfshirë Facebook, Pinterest, Google, Twitter dhe Instagram, paraqiten në dokumentar për të thënë disa paralajmërime vërtet të rëndësishme.

“Ajo që unë dua që njerëzit të dinë është se gjithçka që ata po bëjnë në internet po shikohet, po gjurmohet.

Çdo veprim i vetëm që ju bëni monitorohet dhe regjistrohet me kujdes”, thuhet në trailerin 2-minutësh të dokumentarit.

“Ajo që [njerëzit] nuk e kuptojnë është se ekzistojnë ekipe të tëra inxhinierësh, puna e të cilëve është të përdorin psikologjinë tuaj kundër jush.”

“Gjithmonë e ndieja që në thelb ishte një forcë e mirë – nuk e di nëse ndihem më ashtu.”

Njerëzit shkruajnë:

“Nëse do bëni vetëm një gjë sot, shikoni The Social Dilemma.”

“The Social Dilemma më bën të ndihem i ndyrë dhe të rimendoj për mediat sociale.”

“Pra, The Social Dilemma është realiteti dhe jo një episod i Black Mirror?”

“The Social Dilemma është gjëja më e frikshme dhe më e mahnitshme që kam parë ndonjëherë në Netflix.”

Të tjerë thonë se është pak i tepërt për t’u ndjekur:

“Mos e shikoni…ankth i menjëherëshëm. Jam gati të hedh telefonin!”

“Ndihem i mashtruar. Më duket sikur dikush po më sheh gjithë kohës.”

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “VIDEO: Dokumentari që ka trazuar rrjetin dhe që duhet parë patjetër”

  1. Reni says:

    Absolutisht dokumentar shume i bukur, DUHET pare me patjeter.
    Kush ka lexuar autorin izraelit Harari, doumentari eshte ne llogjiken e dy romaneve te tij HomoDeus dhe Money.

    1. Manho says:

      Ju, gazetar dhe ju komentues, nga e gjeni kete dyfjalesh “me patjeter”?1 Nuk ju mjafton “te shikohet patjeter”? E shkerdhyhet gjuhen shqipe, or injorante!

      1. Aksi says:

        Po, po, keta qe thone “me patjeter” e moren gjuhen me qafe. Ti qe thua “gazetar” per shumesin, “shkerdhyhet” dhe “or injorante”, ti po e ruan gjuhen tone. A pika thuaj…

  2. A310.. hahahahahaha says:

    Eshte mese normale ..kjo ndimon shume per Edukimin e Njerezimit te cileve ,,mendimet e keqija tju largohen ,e tju vihen puneve te drejte..
    Perjshtojme nje pjese te ketyre ,,qe Jane Ordinere,,dhe kalojme veten ne Kriminalitet Duke perdorur Intiligiencen e tyre ,Duke vrare meshumice njerez,,qe vetem e vetem pse mendojne ndryshe nga te tjeret..
    Nje veprim te ngjashem ,,benin edhe dikur Kriminelet Komuniste neper Bote..

  3. alternative says:

    ky dokumentar eshte pjese e qelbesirave te netflix me bill gate bashke, mbase nje kohe te gjate me filma dhe dokumentare per te mbrojtur demokratet ne amerike qe jane ne gjendje te deshperuar , sot dalin me idene qe coronavirus eshte semundje e vertete dhe pizzagate ska lidhje me pedofilet e partise demoktratike ne amerike, turp i zotit por pergjigjen do ta marrin ne 3 nentor kur trump do ti shkaterroje, shifni ne minuten 1:00 deri ne 1:08, edhe do e kuptoni qe eshte nje doikumentar si gjithe te tjeret i manipuluar nga bill gate.

    1. Konspiratori says:

      Pse korona virus nuk eshte semunje e vertete??? Ha ha Te gjithe te vdekurit bejne sikur kane vdekur sipas teje.Sepse u ka thene Bill Gate te luajne te vdekurin per te ardhur demokratet ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *