Portreti i Lukashenkos nga mjeku i tij: Ka frikë nga e panjohura dhe është i paaftë të dashurojë

Në vitin 1994, Aleksandër Lukashenko ishte në kulm të fushatës së tij elektorale për t’u bërë president i Bjellorusisë. Gjatë një takimi elektoral në Gomel, qyteti i dytë më i madh në vend, ndodh dicka magjike para një turme prej 4 mijë personash.

Pasi kishte folur për tre orë e gjysëm në një stadium, ai heq xhaketën. Është shumë i djersitur. Dhe në një moment, si për mrekulli, njerëzit fillojnë t’i afrohen. Zgjasin krahët që ta prekin, disa i dorëzojnë pasaportën e tyre dhe 100 dollarë për të marrë firmën e tij. Në atë kohë paga mesatare në Bjellorusi ishte 30 dollarë.

“Lukashenko ishte populisti më i talentuar në atë kohë. Një njeri që dëgjonte të tjerët dhe kërkonte mbrojtje pas rërzimit të bashkimit sovjetik.

Ai që tregon origjinën e dikatorit të fundit të Europës, si ëshët cilësuar, është dikush që quhet Aleksandër Feduta.

Ai ka punuar në fushatën elektorale të Lukashenkos në vitin e largët 1994, kur Bjellorusia ishte në gjendjen e varfërisë ekstreme dhe privatizimet kërcënonin vendet e punës për ata që punon në shtet.

Premtimi i Lukashenkos ishte i thjeshtë: të ndëshkoheshin ata që kishin vjedhur vendet e punës. Në një intervistë për Nju Jork Tajms në atë kohë ai shprehej se nuk ishte as i majtë dhe as i djathtë. Por ishte me popullin kundër atyre që vjedhin dhe mashtrojnë.

Feduta kujton, se ai nuk kishte një politikë të qartë. Dëgjonte atë që donin njerëzit dhe përshtaste programin e tij elektoral sipas kërkesave. Ishte një njeri që dinte të dëgjonte. Por pasi u zgjodh, filloi të fitonte pushtet dhe të mos dëgjointe më.

Tashmë nuke kupton se pse njerëzit nuke  duan më. Mendon se njerëzit duan ende gjërat që donin në 1994-ën. Nuk e kupton se gjërat ndryshojnë.

Lukashenko i frikësohej rënies së Bashkimit sovjetik, por nuk ishte një njeri me ideologji të forta. Nuk arrinte të kuptonte as konceptin e liriaq, sepse ndjente që njerëzit ishin shumë më të lirë nën drejtimin e ish liderit sovjetik Gorbaciov.

Sipas Lukashenkos, njerëzit kishin nevojë për punë, për një pagë dhe të kuptonin se qeveria do i mbronte. Tashmë nëse perspektiva e popullsisë ka ndryshuar perceptimi i tij ka mbetur në vend numëro.

Idea e liderit që dëgjon popullin e tij është një gjë e harruar, si e tregojnë dhe protestat masive të shpërthyera pas rizgjedhjes së tij të kundërshtuar.

Pas fitores së Lukashenkos në vitin 1994, Feduta emërohet në krye të departamentit të informacionit publik dhe politik të administratës presidenciale të Bjellorusisë.

Marrëdhënie mes të dyve kriset kur Lukashenki vendos dy herë, në mënyrë të nëjanshme që të shtypë median pa u konsultuar me Fedutën. Pas shpërthimit të disa skandaleve, Feduta dorëzohet dhe kalon në opozitë duke thënë se Lukashenko po bëhej gjithnjë e më shumë autoritar, dhe po konsolidonte gjithnëj e më shumë pushtetin rreth tij.

Por një detaj i rëndësishëm është se Lukashenko kishte frikë nga gjërat që nuk njihte; nuk e kuptonte perëndimin dhe kishte frikë prej tij. Nuk arrinte të kuptonte se kush komandonte në perëndim. Për shembull ai nuk e kuptonte se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhej të flisnin me shtetet e tjera më të vogla për NATO-n.

Por ka dhe dicka tjetër që ai nuk e kupton: cfarë është dashuria. Ai nuk e kupton se kur një grua nuk të dashuron më duhet të ndërpresësh lidhjen. Dhe për këtë arsye nuk dihet se si od të reagojë ai ndaj situatës aktuale në Bjellorusi, Psi nuk ka mëshirë.

Feduta flet në përgjithësi nuk përmend emra dhe mbiemra, por tregon se Lukashenko i kërkoi ndihmë ekspertit britanik të marrëdhënieve me publikun, Timoti Bel, për të përmirësuar imazhin e tij publik.

Me këshillën e tij ai punëson djalin e madh në administratën publike. Por më pas kupton se nuk kishte nevojë ta merrte me vete në udhëtimet jashtë vendit.

Menjëherë pas fitores në vitin 1994, Lukashenko shkon në Uzbekistan, dhe pritet me një spektakël balerinash të reja me veshje tradicionale. Ishte dhjetor dhe vendi ishte mbuluar nga nora, balerinat po ngrinin në kostumet e tyre të holla.

Kryebashkiaku i qytetit iu afrua për ta pyetur nëse mund të ndërpritej spektakli pasi vajzat po ngrinin nga i ftohti, por Lukashenko nuk lëvizi nga vendi dhe për 15 minuta të tjera deri sa shfaqja mbaroi.

Duke u larguar ai pa se si njerëzit nxitonin të mbulonin balerinat me veshje të ngrohta. Pyetjes nëse liderët europianë po nënvlerësojnë Lukashenkon, ai përgjigejt qartë: Europa është me fat që nuk është ai në krye të Rusisë!.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Portreti i Lukashenkos nga mjeku i tij: Ka frikë nga e panjohura dhe është i paaftë të dashurojë”

  1. Juristi says:

    Idiot Lukashenko,idiot edhe shkrimi.

  2. Kola says:

    Nje budallallek shkrim, i pavlere. Mjek leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *