SHËNIM: Shëmtia mediatike në Shqipëri pas një sulmi presidencial dhe heshtja që flet vetë

4 Tetor 2020, 13:09Politika TEMA

Ilir Meta, në çmendinën e reagimeve të ditëve të fundit, këtë të dielë është gdhirë duke sulmuar gazetën TemA me një gjuhë denigruese, për shkak të qendrimeve kritike të gazetës, në drejtim të tij.

Ai ka postuar një status në faqen e zëdhënësit të tij Tedi Blushi, që e përdor si zar sa herë është në hall, dhe për këtë duhet mëshiruar për keqpërdorjen e tij në sulmet ndaj mediave, pasi në fund të fundit, edhe ai i shkreti ka qenë vetë gazetar, ose më saktë ka pas tentuar të bëhet gazetar, pas një skandali presidencial.

Kjo, pasi ka bërë shtetas shqiptar një futbollist të Tiranës, në shkelje të ligjit.

Dhe për të zhurmuar skandalin e vet, përveçse sulmon dhe fyen gazetën TemA, që qendrimet kritike ndaj tij i ka pasur gjithmonë me argument, aludon se TemA e paska quajtur Tiranën klub terrorist, gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi ata që e kanë lexuar lajmin (që është ende në faqe), e shohin se nuk ka pas asnjë etiketim për klubin e Tiranës.

Lajmi ka pas të bëjë vetëm me shkeljen e presidentit.

Por, ajo që është e shëmtuar në këtë histori, është pasqyra se si Ilir Meta i trajton mediet dhe se si këto të fundit, keqpërdoren në mënyrë të shëmtuar nga ai, kur sulmohet me fjalët më të ndyra, një media tjetër.

Fjala vjen, në vend që të distancoheshin nga ky sulm i ndyrë, shumë prej tyre, pronarët e të cilëve janë të shënuar në borderonë e Ilir Metës, e kanë trajtuar si lajm normal, postimin e zëdhënësit të Metës.

Madje, duke mos pasqyruar fare se çfarë kishim shkruar ne, por duke e marrë të mirëqenë atë që shkruan zëdhënësi i Metës, pra se ne paskemi sulmuar Tiranën, si klub terrorist.

Për të mos folur pastaj për shoqatat e mediave, me në krye Koloreto Cukalin e shokë, që nuk kanë bërë asnjë reagim, për një sulm të shëmtuar të presidentit të vendit, ndaj një medie.

Kujtojmë që këto shoqata, me në krye Koloreto Cukalin, që financohet nga BE, kanë pas bërë reagime dhe denoncime deri dhe për kolegë të tyre, pse kanë shkruajtur fjala vjen kundër Sonila Meços, dhe nuk reagojnë kur presidenti i vendit sulmon një media.

Imagjinoni çfarë do bënin, nëse sulmuesi do ta kishte emrin Edi Rama!

Kujtoni këtu se çfarë i bënë Ramës këto shoqata pak muaj më parë, vetëm pse postoi një shkrim të Rexhep Qoses, që replikonte me gazetën Express në Kosovë.

E masakruan, se po sulmonte mediat.

Tani kur presidenti i vendit sulmon një media të vendit të tij, nuk ndihen.

Jo se kemi nevojë për reagimin dhe mbrojtjen e tyre, se sulmet e Ilir Metës veç nder të bëjnë!

Por thjesht sjella e tyre është e shëmtuar dhe tregon se kur bëhet fjalë për Ilir Metën e Sali Berishën, janë si ai qeni i rrahur, që të tund bishtin.

Nga frika apo se paguhen, këtë e dinë vetëm ata.

(Më poshtë është një pasqyrim i mediave që botojnë marrëzitë dhe sulmet e Metës ndaj një medie, si lajm. Gjë që tregon qartë se kush i kontrollon)

17 komente në “SHËNIM: Shëmtia mediatike në Shqipëri pas një sulmi presidencial dhe heshtja që flet vetë”

  1. katunari i viçidolit says:

    JENI VETEM KARAGJOZA. GJYNAF QE HARXHOJME KOHEN E LIRE DUKE U LEXUAR.

    1. KUJTIM says:

      LIKE FLOLIRI
      Dorzojje floririn ne shtet eshte I popullit

      1. kalec dega says:

        Presidenti ordiner, karagjoz e langaraq, hajdut dhe mafjoz ishte zgjidhja e duhur per ate popull. Nga me shume se 2 milione shqptare Edvin Rama zgjodhi Floririn e Cepanit….sepse “do ta hiqte qafe..si Saliun”.

  2. Lik says:

    President ordiner dhe langaraq ! Ne vend qe te sqaroje kushtetuten per ligjin e dhenies se pasaportave….I ben bisht kesaj dhe sulmon me nje fjalor ordiner rrugaçerie, pa etiken minimale te komunikimit me popullit.

  3. Xoni says:

    Kur del Blushi, ka dale presidenti te komunikoje me popullin.
    Me kete menyre komunikimi do edukojme dhe rrisim femijet tane ??? Turp I qofte ketij palo presidenti !!!

  4. altini says:

    Mero trimi eshte koha jote …lufta jote….fitorja jote kjo kohe qe po kalojme .Personalish nuk kam dyshim qe do ta fitosh. Ti ke kaluar kohe me te veshtira nga keta qelbesira keshtu qe e ke me te lehte tani qe jane ne zgrip…Trajtoi si ulerimat e vdekjes keto thirma te zeza.

  5. Ujku Plak says:

    O Mero Sulmi nuk eshte gje fare, por hape Syte se Likja i ka dhene provat qe te cone te Mali me Gropa dhe i bashkohesh me te shdhumt.

  6. thuthuqi says:

    Edhe nje here:”Lutemi postoni vidion ku gazetari S. Balla interviston te ndjerin D. Prifti, vetem duke postuar ate vidio nuk do te keni me nevoje te merreni me kryehajdutin Ilir Meta”.

  7. Daja says:

    Tema Mos e rruaj jane ordiner si saliu dhe likja mgjate dhe ju rezervoheni ti nxjerr lakuriq monen dhe liken ka shume fakte kriminale dhe ne ne ?? I dime Ai eshte ne gjendje Te deshperuar mendore se ju ngushtu laku.

    1. Koti says:

      Posto videon e të ndjerit Dritan Prifti. Pa koment.

  8. Like goldenboy says:

    Paska shku keq puna…!
    Mirë keq dhe kushdo të jetë nga mbrapa.
    TEMA është aq e moderuar.
    I nxjerr 5 komente tonat këtu (qofshin dhe kundër e budalliqe)
    Pa shikoni tek te tjerët
    Shikoni gazetat e Likes (psh Panoramën)
    Kush është transparenti këtu?
    Qoftë edhe pak.
    Por duket që është më ndryshe.
    Padtaj dihet ai muhabet.
    Filozofi mafie.
    Nqs nuk je me ne, je armiku jonë.
    Ose miku i armikut tonë .
    Kjo e tregon qartë kush janë.

  9. Ky vend nuk ka qene kurre i pamvarur says:

    Kush te mbroje sherbetoret e saliut,te ilirit,te ylli ndroqit…
    Nga kush pret nga ljubovici,andi bllokut,sonila,ylli rakipi,keta mbrojne vetem te korruptuarit.
    Apo pret nga nikoll lehesi qe i lepihet vraseseve dhe djegijes se gazetes vet

  10. Franci says:

    Ilir Floriri jo vetem si hajdut por edhe si vrases do te jape llogari shume shpejt para drejtesise se re.Dhe ate dite ne gjykate ai do te terheqe pas vehtes dhe media e gazetare qe i ka financuar si bashkepunetore ne krimet e tij.

  11. AS says:

    mbas Sali Berishes ky eshte njeriu me i urryer ne Shqiperipastaj vjen Basha dhe ca anal-iste bythlepires si Lubonja me shoke

  12. Tani ,Canada. says:

    Me vjen turp qe jam shqiptar, dhe me vjen tmerresisht turp qe kam per president Ilir Meten (shtangistin), dhe me vjen per vdekje turp qe kjo opozite kerkkn te qeverise vitet e vjen. Prandaj edhe sot e kesaj dite sme behet vone fare qe skam ardhur ne shqiperi 20 vitet e fundit… sme vjen keq as per vendin e as per njerezit qe jetojne atje, se eshte ai popull qe i ka lene ata hajdute dhe kriminele te udheheqin dhe drejtojne ate end. Ai popull ato hajdute dhe kriminele meriton.

  13. Mona Hajdutja me cizme says:

    Dy jane kriminelet, vrasesit dhe hajdutet e Shqiperise I. Meta dhe S. Berisha. Pa u futur ne burg keta dy bandite dhe mafjoze per krimet e panumerta keto tridhjete vjete, ky vend nuk ecen perpara.

  14. ppa says:

    Edhe nje here per shoqaten e gazetarve qe drejtohet nga Cipa, qe ben kryeanalistin me terma bombastike surreale, por ne permbajtje i bie rrotull si ” rete ne pantallona” kur thote E.Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje