Makina elektrike sfidon makinat me benzinë dhe naftë

7 Tetor 2020, 22:05Lifestyle TEMA

Sipas studimit vjetor të bërë nga kompania ndërkombëtare e automjeteve LeasePlan, makinat elektrike janë më të lira për t’u zotëruar se sa modelet e makinave me benzinë dhe naftë.

Studimi është realizuar në 18 shtete të Evropës dhe janë marrë për bazë kosto e karburantit, amortizimit, taksat, sigurimi dhe mirëmbajtja.

Nga mesatarja e nxjerrë nga këto të dhëna, është zbuluar se një automjet i zakonshëm elektrik me madhësi të mesme, kushton rreth 918euro në muaj për t’u zotëruar, ndërsa një model ekuivalent me benzinë apo naftë ka kosto prej 1,063euro në muaj. Del në pah një ndryshim prej të paktën 145euro në muaj.

Shefi ekzekutiv i LeasePlan, Tex Gunning tha se mbështetja për makinat elektrike, është investimi më i mirë që qeveritë mund të bëjnë:

Makinat elektrike janë më të mira për shoferët, për ajrin dhe një nga mënyrat më efektive për të luftuar ndryshimin e klimës.”

Qeveria e Britanisë, është nga të parat që ka konfirmuar vitin e kaluar, se do të bëjë një investim në total prej 400milionë paund, për të ndihmuar në forcimin e rrjetit publik të karikimit për makinat elektrike.

Këtë javë, kjo qeveri ka bërë të ditura planet për pikat e ngarkimit publik, me detaje për çmimet dhe planet për instalimin e të paktën 3,000 karikuesve të shpejtë në vend, brenda pesë viteve të ardhshme.

1 komente në “Makina elektrike sfidon makinat me benzinë dhe naftë”

  1. eksperience me makine elektrike says:

    Makina me benzine 3min 1000km ,elektrike 30 minuta 70% e baterise 200 km. .Akumulatoret pa1 viti ulin forcen dhe pas pe se vitesh vitesh pjerdhi ne ta,per rruge te shkurta per qytet jane te mira pasi nuk ndotin ajrin por edhe benzina nuk perban fort problem ne kete drejtim problem asht nafta.Ne 2018 bleva nje BMW i3 te perdorun 28.000. Per qytet super praktike ,kompakt e bukur. Kam heke shume per me shite 11.000 evro po te ishte benzine apo nafte te pakten 17 -18.000 ja kisha marre .Duhen te pakten 10 vjet qe makinat elektrike te zevendesojne ato me karburant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje