DETAJET/ Skandali i zgjedhjeve të PD në Maliq, kërkohet ripërsëritja e votimit: Salianji futi në lojë të atin për të manipuluar procesin

9 Tetor 2020, 19:08Politika TEMA

Votimet e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës për të propozuar kandidatët për deputet, konfirmuan edhe njëherë problematikat e zgjedhjeve të iniciuara nga kryedemokrati Lulzim Basha në çdo degë.

Të konsideruara nga analistë dhe politikanë, si farsë dhe krejt formale për një forcë politike që synon të vijë në pushtet, “selia blu” tentoi sërish të provojë krejt të kundërtën por pa sukses.

Shembull për këtë do të mjaftonte qoftë dhe vetëm procesi i zhvilluar në Maliq.

Nisur nga incidentet që u shënuan së shumti në Devoll, Pogradec dhe Korçë ku lufta brenda llojit u përshkallëzua deri në përplasje fizike, zgjedhjet në Maliq u përpoqën të qëndronin larg syrit të medias duke bërë një tentativë të fshehjes së problematikave.

Së fundmi, raportohet se anëtarët e Partisë Demokratike në Maliq kanë kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve duke u shprehur se ish deputeti i ka shpëtuar eleminimit duke pasur komisionin zgjedhor në krahun e tij për të manipuluar procesin.

Fill pasi u njoh më trendin negativ të votimeve, komisioni mbylli procesin e votimit në orën 14:20, në një kohë kur rregullorja që mban firmën e kryedemokratit Lulzim Basha, përcakton orën 18:00 si afatin përfundimtar.

Për realizimin e kësaj këtë është dashur edhe ndërhyrja e sekretarit organizativ të PD-së Sahit Dollapi, i cili ka qenë personi i cili duke ndjekur me përpikmëri porositë e Salianjit, ka mbyllur procesin pa i numëruar aspak votat dhe duke kualifikuar të gjithë kandidatët e degës.

Korespodentet e qarkut të Korçës, tregojnë se numërimi në këtë qendër ka qenë tejet fiktiv, duke mbushur tabelën e rezultatit pa pasur asnjë të dhënë nga vullneti i demokratëve të Maliqit.

Ndërkohë, është konstatuar se në këto zgjedhje kanë votuar edhe persona që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Kjo ka ngjallur jo pak debate pasi një nga personat kyç për sjelljen e tyre në qendër ka qenë Bujar Salianji, i ati i Ervin Salianjit.

Duke qenë mjaft i njohur në zonë pasi ka drejtuar për tre mandate në ish-komunën Lozhan, babai i tij ka çuar të votojnë shumë persona që nuk e kanë pasur emrin në listë.

Personi që ka pasur më shumë mbështetje në Maliq, mësohet të ketë qenë Xhevdet Belishta, edhe pse zyrtarisht nuk ka marrë rezultatin e pritur për shkak të mekanizmave që ish deputeti Ervin Salianji kishte gjetur për manipulimin e procesit.

Nisur nga këto ngjarje, një grup demokratësh të degës së Maliqit kanë kërkuar me insistim ripërsëritjen e procesit zgjedhor dhe vendosjen e një komisioni të ardhur nga Tirana për të numëruar votat kontestuese.

Teksa çdo ditë flitet aq shumë për problemet e zgjedhjeve në vend, Partia Demokratike ende ka probleme me zgjedhjet brenda saj duke mos ofruar vetë shembullin e para si një force politike model që do të vijë në pushtet për të sjellë ndryshimin.

Procesi i ndjekur, vërteton edhe njëherë katërçipërisht hipotezat e hedhura që në krye të herës se gara e improvizuar nga krydemokrati Basha për të shpëtuar nga pasojat që mund të vinë nga lista, është krejt qesharake dhe se në fund gjithçka do të vendoset në zyrën e tij.

19 komente në “DETAJET/ Skandali i zgjedhjeve të PD në Maliq, kërkohet ripërsëritja e votimit: Salianji futi në lojë të atin për të manipuluar procesin”

  1. Franci says:

    Leri pallavrat qe i thone popullit por keta jane mjeshtrat e vertete te manipulimit te votave.Keta kane futur per here te pare vjedhjen e votave.

    1. GD says:

      Ta mbajn Salianusin dhe GD se PD do shkoj per lesh fare

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit?????? says:

    Per te gjithe ata qe kane interes:Cepani eshte ngjitur me Tenden e Qypit,diku ne zonen qe ndane Skraparin me Permetin
    Likja e ka koken si qyp,poor brenda s’ka gje
    Shqiperia mbi te gjitha,pastaj vjen Margarita,
    me falni Monika

  3. Ce says:

    Se shpejti fillon seriali Babale 3 ku proragonist eshte Salianji duke manipuluar votat ne Maliq per kandidat per deputet.

  4. prostituta Kombetare Sali says:

    Vrapo Sait vrapo…
    Sait Dollapi
    Jemin Gjana
    Ciljeta
    Agim Doci
    Xikja
    PsikoRama
    Desara
    Edi Paloka
    Taulant Balla
    Stresi
    Rrofte populli shqiptar!
    Padyshim…

    1. Roberto says:

      Te gjithe ne liste qendrojne por Agim Doci edhe pse eshte i djathte tani nuk eshte si keta. Ka qene i majte dikur ne mendime por kjo nuk ka rendesi. Eshte.person me integeitet dhe personalisht e njoh dhe kam respekt. Nuk krahasohet as me Dollapin dhe as me Tenxheren. Ervin Salianji ka qene lopcar,kulloste lopet. Me sa me kane thene kishte nje lope qe e therrisnin larushe??dhe Ervini ose Vini e kulloste andej nga kodrat a malet e lozhanit. Aman mo kush e polli kete koke mushke qe do te behet prap me zor deputet.

      1. Prostituta Kombetare Sali says:

        Larushe e therret dhe Griden pasi diskutojne gjithe naten hallet e shqiptareve!
        Rastesia!?

  5. Beni says:

    Po ky surrat miu babalexiu u denua apo jo. 1 vit burg

  6. Sa me shume i njohim keta aw me te mire na duken ish bllokmenet says:

    Kjo eshte shpifje!!!!
    Nuk ben partia derrave manipulime e sidomos salianji i babales…
    Ky sikur eshte proceduar per burg si behet edhe kandidat….

  7. Mona Hajdutja me cizme says:

    Nuk arrij ta kuptoj se si mund te kandidoje ky pederasts si Sali Anusi qe u denua nga gjykata per shpifje.

  8. Gimi says:

    Hahaa keta flasin per manipuline e vjedhje votash kur vete i manipulojn ?

  9. Shenjestra says:

    Pse Salianji nuk e beri je vit burg te cilin e denoi gjykata per stisjen e videos “Babale” dhe shpifje? Nuk meret vesh me drejtesine tone ne shqiperi.

  10. S- New York says:

    Me vjen jashtzakonisht keq per Lulin,si ka mundesi qe ka mledh rreth vehtes,njerz ma pa karakter,te pa fetyre.Ne kete menyre ofendon rend dhe zghedhesit.
    Nga nje ane ke vepru drejt qe I ke ballafaqu me zgjedhesit dhe I dhane ate qe e meritune.
    Nuk me intereson asnje parti,por dua te jene njerze te denje ne parlament.
    Me krricin e Balliut dhe Salianjin e deskreditove plotsisht vehten tende.
    Mos te shkoj mendja qe do te fitosh.
    Nuk e kuptoj pse ke rene ne kete batak.

  11. FORSTER says:

    Zoti kryetar i PD mos u merr me Salinjane apo me Klevisa por leri ti zgjedhe vete RRethi kandidatet se ai i njeh me shume ke shume antare te denje si ne Pogradec ,ne Devoll,apo ne Maliq dhe ne Korce te cilet jane me begrand te madh si pershembull ne Pogradec ke nji djale me emrin SELADIN-JAKUPLLARI eshte mjek Doktor i zoti dhe politikan i zoti por per fat te keq ne liste eshte i fundid ,po ta krahesosh kete person me Klevis-Balliun eshte si nata me diten .prandaj thellohu Lluli se topi eshte ne fushen tate.

  12. K says:

    Salinji është mësuar duke vjedhur misrat e koperativës.

  13. Njesia 5 Tirane says:

    Te perseriten zgjedhjet ne Maliq dhe te monitorohet dhe filmohet procesi i votimit, sic u be ne Pogradec. Salianji babale nuk fitoi. Babai kryetar komunale e beri maryfetin ne numerim. Eshte skandal qe ky qepaze te jete kandidat per deputet ne Shqiperi. Salianji nga Lozhani mos na shitet ketu ne Tirane si korcar por te na thote se eshte nga malesia e Lozhanit, nuk ka lidhje me Korcen ky. Hiqeni kete babale nga lista e deputeteve.

  14. Baçi says:

    Ky Salianji inskenon Babalen. Ky Salianji manipulon procesin e votimit per te dale fitues.
    Ky Salianji imoral, se kur shkruante ato mesazhet e ndyra Grides ano ishte ende e martuar.
    Mos harrojme Salinji eshte njeri me peshe ne PD packa moshes se tij. Cfare mund te presesh neser nga ky legen nese Basha do fitonte dhe do ta fuste ne qeverine e tij. Kur e degjon Bashen mbaron fare.
    Thote se sa te vije ne karrige do shperndaj para. Legena legena legena

  15. nuriu says:

    Deri sa u vu ne liste Grida SUMA duhet dhe SALIANUSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje