Pse u tërhoq Meta nga “sqarimi” i skandalit që i ka plasur dhe pse gazetarët nuk “guxuan” ta pyesin

19 Tetor 2020, 19:22Politika TEMA

Fundjavën që lamë pas, Ilir Meta sulmoi ashpër gazetarin Adriatik Doçi, për publikimin e fakteve të skandalit të presidentit me dhënien e shtetësive.

Ai e kërcënoi atë me anë të zëdhënësit të vet, se do hakmerrej ndaj gazetarit dhe madje do e fuste në burg.

Natyrisht që kërcënimet e tij nuk është se trembin më kënd në këtë vend, pasi tashmë janë bërë të zakonshme.

Por në reagimin e tij, zëdhënësi i Metës tha se ky i fundit do të dilte të hënën në konferencë, për të folur edhe për skandalin që i ka plasur në derë dhe do na tregonte se gjithë faktet që janë publikuar, janë të pavërteta.

Ndaj dhe po e prisnim me kuriozitet se çfarë do të thoshte.

Por, në mënyrë të habitshme Ilir Meta është tërhequr nga ajo që kishte paralajmëruar vetë nëpërmjet zëdhënësit të tij, pra që do të na përgënjeshtronte për skandalin që i kemi publikuar.

Ai nuk tha asnjë fjalë për dhënien e shtetësive në shkelje të ligjit, për qindra persona, pasi në fakt nuk ka se çfarë thotë.

Meta thjesht kërcënon e bën shantazh, me shpresë se gazetarët, më saktë Shqiptarja.com dhe TemA, pasi asnjë medie tjetër s’po merret me këtë rast skandaloz, do të tërhiqen nga kjo çështje.

Dhe kjo gjë u pa edhe në konferencën e kësaj të hëne, pasi asnjë gazetar që ishte në Presidencë, nuk guxoi ta pyeste Ilir Metën, për skandalin me dhënien e shtetësive.

Në fakt, këtij skandali nuk i shmanget dot.

Le të bëjë si i çmendur dhe si pasardhës i Skënderbeut.

Një ditë do të përgjigjet.

(TemA)

16 komente në “Pse u tërhoq Meta nga “sqarimi” i skandalit që i ka plasur dhe pse gazetarët nuk “guxuan” ta pyesin”

  1. k says:

    Gazetarë që përkëdhelin dhe bëjnë fresk hajdutëve,korruptuarve,mafjozëve dhe trafikantëve,
    Gjenden vetëm në shqipëri.Vraponi dhe dokumentoini të mësoni nëpër shkolla si nuk
    duhet të bëhet gazetaria dhe si nuk duhet të jetë gazetari.

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Shumë vite më parë
    tutje në Çepan
    nga një kokpalarë
    u poll një kopan.
    .
    Ish i pastër ajri
    se ish fshat malor
    shtatin hodhi djali
    se s’ish moçalor.
    .
    Mijra herë shtangën
    e ngriti nga toka
    po muskujt s’iu frynë
    iu fry vetëm koka.
    .
    E nisi peshngritjen
    derdhi djersë plot
    po edhe shtangist
    kurrë s’u bë dot.
    .
    Kur të gjithë iknin
    nga Nëna Parti
    like kokpalari
    hyri si veri.
    .
    Kur çorbën gëlltiti
    sa i lezetoi
    që ishte e prishur
    as që e kuptoi.
    .
    Shiti për para
    Atdhe, besë, nder
    hyri brekëgrisur
    po del miljarder.
    .
    Të bukur, princeshë
    gruan ëndërronte
    dhe në fund e mori
    ashtu siç e donte.
    .
    Gurët donte shumë
    ishte zonë malore
    ndaj kur veten kapi
    hapi shumë gurore.
    .
    Vrau për të vjedhur
    për hakmarrje vrau
    vrau për t’u zgjedhur
    dhe pastaj i qau.
    .
    Shumë vite më parë
    tutje në Çepan
    nga një dreqo farë
    u ngjiz një shtrigan.
    .
    Po kjo dreqo farë
    mbarsi një dreq tjetër
    dhe nga ato barrë
    dolën tre lugetër.
    .
    .
    .
    P.S.
    Veshin mos ja vini
    duke kërcënuar
    se, nga gjithë gjynahet
    ndihet i tmerruar.

    1. Jaro leshi mustaqemuti says:

      O Gopisti , e ke qare me lot poezine shoku , kam qesh me lot sidomos tek strofka e trete ke shkrire gjith talentin , marc nga ditet e mia shoku me bere te qesh me lot …..tung

    2. niko says:

      Bravo gopisti e ke qar

  3. zoga e vodices says:

    Nuk e di ky Armandoja ishte ne kete takim qe ta pyeste po tja mbante bytha Liken per ata qe u ka dhene nenshtetesin jashte procedurave apo nga frika se Likja nuk eshte EDI dhe ja pret koromanen dhe e pushon nga puna e keqja me e vogel se mund ti ndodhi dicka akoma edhe me e rende si Trebicka qe doli per gjah dhe u kthye me arkivol.

  4. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Ata mender gazetare qe kane hyre ne Presh-idence,
    shkojne per te mare Honorarin,jo per te bere pyetje.

  5. veri says:

    Sjellja e Like floririt eshte skandaloze, ky njeri ja ka kaluar dhe Sali malokut, sa per gazetaret qe nuk e pyesin ose e pyesin per ato qe ua dikton ai dihet jane te kapura. Si po e mbajne president kjo eshte e habiteshme. Ky njeri ka vjedhur ka vrare ka vene gjoba, ka bere shkelje te renda, eshte ne krye te partive opozitare dhe e mbajne akoma president.

  6. Gazetare koti ose te korruptume says:

    Kjo tregone se qfare gazetareshe kemi te korruptume te bler pa as j nje lloje vlere si njerze a po si gazetare we duhet te jet nje Pune e me vlera per puplikun keta gazet veq kure pysin ose ben debate me Ramen Ben si te forte por kure Jane pare metes e saliut rrine si pula te lagura nga shiu

    1. Prof Dr. Klaec Dega says:

      Gazetar do benit ju zotni me ate shqipe si te gazetareve shqiptare.Kush dreqin ishte mesuesi i abetares?
      =
      Qfare that ene njeher?…lol!

  7. Martin says:

    Me dhenien e Pasaportave, Ilir Meta ka shkelur Kushtetuten e RSH me te dy kembet.
    Pse hesht Kuvendi i Shqiperise, i cili ka pergjegjesine e zgjedhjes se tij President?!
    Ilir Meta e ka shpallur veten kryeopozitar, pse nuk lejohet te ushtroje talentin e tij?
    Duke e mbajtur ne karriken e Presidentit te Republikes, mazhoranca po ben nje gabim fatal politik dhe patriotik.

  8. sopiqoti says:

    Me keto vargje te thurura mbi realitetin Ilir Meta eshte damkosur ne te verteten e tij.

  9. Zgalem says:

    Abuzimi me dheniet e shtetesive qindra veteve , eshte skandal sa videoja “Prifti ” . Nje shtetesi e pa ligjeshme , mund te jete paguar edhe 100 mije $ , sepse hallet e njerzve jane te tilla , qe nje ligjerim shtetesie , jasht afatit, shpejton biznesin , siguron lendet e para , siguron roga astronomike , per futbollistet etj . Me sa duket Prokuroria , ben duvane e ish prokurorit , LLalla . Harram e paçin . Zgalem

  10. Artikull me vlere,pervec skandalit nxjer ne shesh gâzetariné eqelbur qe kane medjat tek ne.

  11. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    FANTASTIK dhe BRILANT GOPISTI ????????

  12. Velo says:

    Dëmin këtij vendi ia kanë bërë njësoj si politikanët, gjykatësit, analistët dhe gazetarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje