Në Itali hidhet një ide e re për karantinën pa efekte në ekonomi

30 Tetor 2020, 17:38Bota TEMA

Italia po përballet me një valë të dytë agresive të koronavirusit. Ndërsa qeveria ka vendosur disa masa që janë cilësuar si “karantinë e butë”, autoritetet janë në dilemë për strategjinë që duhet ndjekur për të mos çuar në kolaps sistemin shëndetësor duke mbajtur njëkohësisht hapur bizneset dhe aktivitetet e tjera.

Një ide e re është hedhur nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare, i cili propozon karantinë të plotë për të moshuarit.

Sipas ISSP, izolimi i mbi 80-vjeçarëve do të zvogëlonte vdekshmërinë direkte të virusit me 50%. Dhe nëse ky izolim do të niste që nga moshat mbi 60, në mënyrë efektive, vdekshmëria do të binte në 0,07%, rreth dhjetë herë më e ulët sesa është aktualisht.

Në analizën e Institutit për Studime Politike Ndërkombëtare thuhet se “vdekshmëria totale gjatë një viti kalendarik në Itali do të rritet me 71% pa izolim, por vetëm me 18% nëse izolohen moshat mbi 70, dhe vetëm 7% me izolimin e moshës mbi 60”.

“Çdo bllokim i ri – thotë studiuesi Matteo Villa – rrezikon stabilitetin financiar dhe, me pak fjalë, të ardhmen e vendit tonë.

Në të njëjtën mënyrë, është e sigurt se nuk mund të mbështetemi as në të ashtuquajturën “strategji e imunitetit të tufës”, domethënë ta lësh virusin të lirë të qarkullojë derisa të gjithë ta kenë kaluar”.

Skenari i fundit, sipas Villa-s, do të kishte një kosto shumë të lartë. Në Itali, kjo do të nënkuptonte rreth 42 milionë të infektuar dhe midis 430 000 dhe 700 000 vdekje më shumë.

Për të mos përmendur presionin mbi sistemin tonë shëndetësor, që përllogaritet se, në një skenar të tillë, do t’i duhej  të përballonte në kujdesin intensiv rreth 110 000 njerëz.

4 komente në “Në Itali hidhet një ide e re për karantinën pa efekte në ekonomi”

  1. Covidiot says:

    Nuk eshte ide e re. Suedia e ka bere me kohe. Shefi I epidemiologjise se Stockholmit e tha qysh ne Shkurt (kerkoni ne YouTube) qe izolimi nuk ka kuptim sepse prap do hapesh dhe ata qe do vdesin nuk do vdesin tani por per dy muaj apo 5 muaj. Pra e vetmja menyre per te fituar eshte Te izolohen ata qe jane me nje rrezik e Te tjeret te vazhdojne jeten. Por Covidiotet kane me ndikim tek masat dhe politikanet luajne lojen per te mbajtur pushtetin ose rrezuar ata qe jane e pushtet.

    1. elmaz bufi says:

      Problemi eshte qe ne shqiperi ata mbi 70 vjeç jetojne me familjaret e shumica ne ngushtice dhomash…ndryshe gjetke ku jane me vehte…por sidoqofte dhe ketu mund te behet dicka si ne oraret e shitjes efrekuentimit te kafeneve ashtu dhe shetitjeve rrugeve, vetem per ta

  2. Papi says:

    Ndersa zvicra e ka praktikuar qe valen e pare
    Ndersa qeverise shqiptare televizori i kap vetem RAI dhe e ka ndjekur aq me perpikmeri modelin italian sa qe nuk ngriti as grup pune qe te vendoste nje rregull te vetem me koken e vet ne menyre qe te justifikonte veten
    Sa here italia nxirrte udhezim ky pas 8 oresh aplikohej edhe nga shqiperia ndersa kur italia filloi te bente autokritike per vdekjet sepse shume prej tyre ishte efekt i ilaceve te gabuara ne ate moment RAI-n e kapte me miza dhe shqiperia nuk arriti te beje te njejten gje

    1. Like or don´t Like says:

      @papi
      nuk e di çfare modeli ndoqi qeveria por di te them qe nga ana shendetsore shqiperia qe rast unik ne bote per mbajtjen e situates nen kontroll.
      nuk dua te them se duhet te vazhdohet me te njejten teknike pasi eshte e qarte se karantina nuk funksionon – shpeton nje here por do/s´do, do te vije rradha te infektohesh ne valen tjeter – por per momentin mund te thuhet se ka qene menaxhimi me i mire i ndonje krize i qeverise shqiptare pas 90.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje