Lubonja si “arkitekt” i unitetit opozitar, përmes korrupsionit

Nga Mero Baze

Fatos Lubonjën e kanë kapur ethet elektorale të Lulzim Bashës dhe po mundohet të japë sugjerime publike, se cila nga partitë e reja duhet të mbështetet dhe cila duhet të sulmohet. E thënë shkurt, ai rekomandon që çdo parti e re që ka dalë nga PD, duhet të shpallet armike dhe vasale e Edi Ramës, ndërsa ajo që duhet, sipas tij, është Lëvizja “Vetëvendosja” dhe “Nisma Thurja”.

Deri këtu nuk ka asgjë të re, pasi kështu mendon dhe Lulzim Basha dhe çdo militant i PD-së. Dhe nuk kanë faj.

Vetëm në këto zgjedhje po formohen 4 parti politike nga figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, të brezit të vjetër dhe atij të ri, dhe natyrisht që e dëmtojnë PD-në.

Pra fakti që partitë e reja të dala nga PD, e dëmtojnë PD-në, nuk ha më debat. Ajo që ha debat është se kush është themeluesi i këtyre partive, Edi Rama apo Lulzim Basha.

Fatos Lubonja, i cili për 30 vjet na ka shurdhuar veshët për mungesën e demokracive në parti, për partitë banda, pa rregulla loje, për liderët autokratë të tipit Berisha dhe politikanët e korruptuar të tipit Meta, tani befas është bërë avokat i arsyeve përse janë krijuar këto parti.

Nëse Lulzim Basha do të ishte një lider demokrat, që do respektonte votën e demokratëve dhe kontributin e çdo figure politike brenda PD-së, ne nuk do kishim asnjë nga këto partitë.

Patozi dhe Topalli, si dy ish- nënkryetarë të PD, nuk kanë pasur asnjë detyrë në ekzekutiv, dhe si të tillë nuk kanë pasur as shanse të ishin të korruptuar.

Murrizi e Hajdari, që erdhën pas tyre në grup parlamentar, nuk janë figura pushteti të PD-së, por identitete politike brenda saj.

Figura më e korruptuar e pushteti të PD-së, që ka mbyllur gjyqin me procedurë për akuzën 220 milionë euro, që ka vrarë njerëz në Bulevard si ministër i Brendshëm dhe nuk është gjykuar, dhe që ka vjedhur vota hapur duke gjetur fletë votimi jashtë kutive, është Lulzim Basha.

Mes këtyre që nuk kanë qenë asnjë ditë në pushtet dhe i ka përjashtuar Basha nga partia si rivalë, dhe Lulzim Bashës, Fatos Lubonja është me Lulzim Bashën, pra është me të korruptuarin, autokratin që përjashton njerëz, dhe të pandëshkuarin e mbrojtur politikisht, nga ai që e ka marrë dhëndër brenda në parti.

Nga ana tjetër, Lubonja ndryshon kriteret dhe rekomandon si parti që duhet të votohen, dy OJQ që nuk janë ende parti, “Vetëvendosjen” dhe “Nismën Thurrja”.

“Vetëvendosja” mund të bëhet kur të dojë parti dhe ne do ta gjykojmë kur të njohim kush është në krye, pasi deri tani është si filial i Albin Kurtit në Tiranë.

Kurse ata që janë në krye të “Nismës Thurrja” i njohim, se kanë qenë drejtorë të Ilir Metës, të shkarkuar prej tij për korrupsion. Dhe ky është detaj i rëndësishëm, të kesh rival Ilir Metën si i korruptuar. Por dhe ata kanë elektoratin e tyre dhe duhet ta provojnë fatin. Nuk kemi pse u presim hovin.

Por mundimi i Lubonjës, që Bashën ta mbështesë duke i larguar rivalët që nuk kanë qenë në pushtet, pra duke bërë thirrje të ndëshkohen Patozi, Topalli, Murrizi e Hajdari, dhe Metën e Monikën t’i mbështesë duke i afruar ish- drejtorët që i ka zbuar vetë Meta, se kanë qenë pjesë e pushtetit të korruptuar, është një stërmundim i madh. Pasi sipas tij, paska të zbuar që duhen mbajtur larg, se nuk kanë vjedhur, dhe të zbuar që duhen afruar, se kanë përvojë për korrupsion.

Guximi për ta sugjeruar këtë marrëzi publikisht, nxitet ose nga një adhurim i madh për të korruptuarit dhe autokratët, ose nga një  korruptim i madh prej tyre. Kjo e dyta mund t’ia bënte jetën më të mirë, se ka gjithë jetën që bredh nga një oligark në tjetrin dhe i duket vetja i varfër, ngaqë nuk ka lekë sa ata.

REMOTE_ADDR:[]

30 komente në “Lubonja si “arkitekt” i unitetit opozitar, përmes korrupsionit”

  1. vlora says:

    Enveri ishte i keq.Kjo nuk diskutohet po cave si puna e Lubonjes ua ka bere mire .Bur me te poshter nuk ka,

    1. Shaqo says:

      Ej Vlora,
      Dukesh se je nga Dukati, se vlonjatet te merrnin gjak ne vetull per Enverin.

    2. vang says:

      Mero: mos u merr me LUBONJEN.Eshte ashtu i thurur si nje shtepi qe do shembur nga themeli.E cfare nuk gjen tek ai: Amulli,egoizem,mendjemadhesi,boshllek,urrejtje,xhelozi.shpifes .gjykates te rreme,dhe mbi te gjitha nje hic,nje mungese personaliteti.Shikoji kur diskutojne ai Vasjari e Minxhozi,pamvaresisht se keta te fundit jane pak a shume ne kahe te kundert por i permbahen nje etike te shendoshe..Vasjari nuk fyen,eshte i drejte dhe ka arriturr ti beje verejtje Lubonjes me akuzat qe ai i ben Rames duke e keshilluar te mos flasi ashtu sepse nuk eshte prokuror.RRugen per ne prokurori e ka te hapur por ai shqyhet neper portale.

  2. Cuku says:

    Je shume I but Mero
    Nuk na ka shurdhuar veshet por na ka çare BYTHEN
    Megjithate te lumte dora dhe mendja se Ti ju vjen hak ketyre NEVOJTOREVE PUBLIKE

  3. analisti says:

    Urrejtja patollogjike ndaj Edi Ramës për shkak të kompleksit të inferioritetit që ka,e ka çuar Lubonjën nëpër qorrsokakë dhe monopate që kush e shikon dh….et gazit.
    Vazhdo ,Ljube vazhdo.Vjetërsirat kështu ndahen nga shoqëria,duke u qeshur e duke u tallur.

  4. Thanks Mero .E ke qa! Xhezua ☹️ says:

    Mirë o Mero, mirë .
    Në vend të fjalëve “ me nder me thënë “, ti ke vënë Fatos Lubonja.
    Herê tjetër”, mender me thënë “ shkruaj, se e kuptojmë ne.

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Që thua o Mero
    Fatosi ka shkarë
    s’ka shurdhuar veshë
    bithën na ka çarë.
    .
    Kur e pashë atherë
    me tre gishta ngritur
    kasketën mi sy
    çoç m’u duk i ditur.
    .
    Nisi të llafosë
    të majë fjalim
    m’u duk më i ditur
    dhe se Balua im.
    .
    Më vjen për të atin
    thonë ish burrë i mirë
    po binaja e Tija
    viç i palëpirë.
    .
    Ç’merre me Fatosin
    hë më paç uratën
    ia kam hequr fillin
    që në nëthteshtatën.

    P.S.
    Ç’a të bëj për dhjozmën
    thom t’a mjell të parën
    janë ca po më lusën
    të më shesën farën.
    .
    Vështoj te gjitonët
    ja kanë marrë dorën
    fap fap fa fa fap
    e mollën e korrën.
    .
    Të fola njëdizaj
    dhe për Asqerinë
    shiti tërë dhjozmën
    dhe bleu maqinë.
    .
    Unë e Asqeriu
    jeshëm barabar
    ai me maqinë
    unë me gomar.

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Fotasi i ka thene trurit ike pirdhu,qe ne Spac.
      Mero,me beso,burgu te le me pasoja,
      Fotasi,te rroje ekonomia e tregut,mer dollare
      per ato qe nxjerr nga goja e tije e felliqur.
      Tipave si ky,ju thone andej nga ne
      Te marte purtha shalet.😜
      Per Gopistin,kam vetem nje keshille:
      Gomari e gjene rrugen e shtepise vete,
      dhe kenaqet edhe me gjemba,
      maqina e Asqeriut do shofer dhe karburant,
      Gopist vellai je me ekologjik,se Asqeriu.🤣
      Pastaj a u ujdisem bashke qe u’ do te merja persiper
      financimin e dhjozmes ?
      Burri kur jepe fjalen,
      ther djalen.🤦‍♂️

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Alleanca
        .
        Halli i dhjozmës u xidh
        dhe maqinë nuk do marr
        meqë jam ekollogjik
        do ngrys jetën mbi gomar!
        .
        Dhe Ty të paça me jetë
        mik në ditë të vështira
        mos harro t’i thuaç Lules
        se ësh’ xhind për llogarira.
        .
        Do punojmë me djersë balli
        dhe do hapëm një biznes
        do vin evrot si gjethe rrapi
        se do bëjm para me thes.

        1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

          Me mire nje mik,apo nje ciflik ?
          Gopist vellai,ti e di pergjigjen.🤣

  6. Arber says:

    Great Mero absolutely great

  7. gazetablerësi says:

    thuaj “nëpërmjet” se na plasët shpirtin
    ju mbledh sorrosi në seminar dhe ju thotë vetëm “përmes”

    thoni “mesditën e së martës” kur është e martë

    përpos këtu e përpos atje
    Kush ju udhëzon për gjuhën shqipe?
    skuadra e itali

    shba- ja apo shba-të

    gjinoren e shqipes e shkatërruat fare
    na dilni edhe patriot pastaj
    përmes

    kjo e dyta dhe kjo e fundit
    kjo e 25
    duhet të mbajmë mendjen prapa se kush ishte e fundit, e dyta apo e 34

    1. Revizori says:

      I nderuar gazetablerës.
      Respekte. Po e përdhosin gjuhën shqipe, pikërisht ata që duhet ta lëvronin dhe zhvillonin.

  8. Mona krva says:

    O Mero ke harxhuar kohe per te shkruar editorial per nje te semure mendor te certifikuar me kartele. Lubonja eshte nje hiç.Njeri pa kurrfare arritje ne jete.

  9. Juliano says:

    Ne ka debile qe duhen dalluar nga te marret, jane ata qe e çojne kohen dem qe degjojne krye debilin dhe neverine e kesaj shoqerie qe eshte lubonja. Te gjith pyesin, po pse u dashka te besh burg dhe te behesh analist?, ky eshte kokrra e debilit per nivelin qe ka sot shoqeria. Ky i jep leksione dhe trampit e putinit, te qash e te qeshesh, ku hapsiren ky debil, e gjen ne disa studio ku audienca eshte pertoke. Ky eshte prototipi i fjales, hedh nje gur ne lume, dhe shum te tjere te mencur duan te nxjerin budallain.

  10. xhoxhi says:

    Unë e kam thënë edhe herë tjetër se Enveri të vetmin njeri që e ka dënuar me hak është analisti i haleve Lubonja.Është turp i madh që njeri që ka bërë burg në vend që të na mësojë se si duhen bërë gjërat mirë na mëson se si të ngremë njerzit në revolucion.Ky njeri duhet pështyrë në syrat se siç thotë një komentues më lart me nder na ka çarë prapanicën…

  11. NjeQytetarOptimist says:

    O Mero, ka rreshqit ai plako “kupto ti”.. Ate po ta pyesesh c’fare ka ngrene ne mengjesin e djeshem, ai se mban mend.. Atij i eshte shtrydhur truri te gjorit. E kam vene re ne disa emisjone debatore qe flet dicka ne fillim dhe kur vjen verdalle radha e tij, flet te kunderten e asajt qe tha me pare. Ai ka ik per lesht Mero…

  12. Tarrasi says:

    Po qe te meresh me kete te rrjedhur.eshte kohe humbur.keta jane bere nje dore bashke.kundra Ed Rames.vetem se ky nuk i ka fare ne defter dhe tall koqet me ta.ata e kuptokne shume mire qe kjo opozite rrugore ka shku per lesh dhe fitorja e Rames eshte e pa diskutushme

  13. Loku says:

    Lubonja eshte i pjerdhur me kohe.
    Nuk ka asnje mendim. Cmerreni me te.

  14. Ateum says:

    Mos u merrni me Lubonjen se se pjerth njeri, sharlatan dhe shpirt i vdekur!
    Problemi qendron se ambienti politik eshte gangrenizuar krejtesisht, me kadavra toksike si Berisha, Meta dhe dy partite e tyre familjare te rrenura, me kerpudha toksike politike qe kane shperthyer nga dekompozimi i PDse berishiste. Dhe nje grope muti e tallavase politiko mediatike, qe ska ndonje ndryshim nga llumi i politikes. Ne maje te ketij mullari mbreteron pa rivale Edi Rama me kukullat e tij teveqele, qe kane depersonalizuar krejtesisht PSne, qe tashme eshte forca politike me anonime dhe duket se detyre te vetme ka ti mbaje autrakun timonierit, kudo ja shkrep palla te shkoje.
    Shoh re te zeza.
    Ky llum kancerogjen, kermash e moterqiresh si Sali bagla apo presidenti rilandas halabak, nuk ka per tu shkulur kurre, duke terhequr te gjithe ne gropen e mutit per ku jane nisur pa kthim, nese PS nuk nis nje revolucjon ndryshimesh dhe nderrimi elitash brenda vetes, duke ofruar alternativa te tjera qeverisese.
    Edi Rama e ka mbaruar ciklin e tij dhe eshte partia socialiste qe duhet ta largoje dhe jo e kunderta qe po ndodh dhe realisht, ku PS eshte nje peng pa goje nen hyqmin dhe thundren e nje dallkauku dhe orekseve te tij.
    PS rrezikon ashtu si PDja berishiste, te shfaroset nga skena politike, duke shkuar per dhjam qeni bashke me arkivolin e tutorit te saj.
    Duket se PS nuk ka nxjerre asnje mesim nga simotra e saj PD qe Sali Berisha me shkrrdhenin dhe shkerdhiten e kaleroi, e mboli deri sa e mbyti , e diskretitoi, e konsumoi perballe shqiptareve dhe abuzoi me te, duke e kthyer ne nje lavire te epsheve te tij per pushtet, per hakmarrje, per paprekshmeri dhe para.
    Dhe PD ka vdekur. Ajo nuk ka asnje mundesi as te ofroje ndonje alternative tjeter pervec berishizmit shpellar dhe as te varrose mumjen.
    Varrosja dhe pastrimi i kadavrave, kermave, lafarakeve dhe halabakeve te politikes ndodh vetem nese PS arrin te reformoje veten, duke hapur dyert e nje epoke tjeter politike per vendin.

  15. Martin says:

    Kujt i plasi manalli se c’thote fatos bythqiri. Ti paske kohe e meresh me ate gjiriz

  16. NacionalKomunisti says:

    Ky Lunonja nga ana vet tere jeten luftoi me mish e me shpirt dite e nate, nate e dite kundra miteve nacional-komuniste.

    Pse nuk u ndje z.Lubonja per dekorimin e Vojo Kushit, shembelltyren me par excellence te mundshme te miteve nacional-komuniste?

    Vepren me brilante te social-realizmit? Mitit te kamikazes qe luftonte me aq pathos qe ngriten nacional-komunistet?

    Apo sepse edhe ky nga ana ketij eshte po ashtu si ish komunistet qe te zezen e bene te bardhe e te bardhen te zeze, tani qe mitet nacional-komuniste i interesojne Ilir Metes i reshkason keto detaje nga optika e vet.

  17. Fagu says:

    Mero apdeto infot. Nisma Thurje eshte shperndare. Endri Shabani ka ik per fare ne Angli mbas nje sherri te madh me Bes Peshen. Edhe Pano Soko i cili do kandidoje i pavarur. Pasi Bes Pesha ka zgjedh Rudina Hajdarin para shokve dhe para gruas.

  18. memorialbania says:

    Nuk e kuptoj Meron kur quan Berishen lider autocrat dhe Belul Bashen si lider democrat…sepse ne rrjeshtin 26 thote shprehimisht SI MINISTER I BRENDSHEM VRAU NE BULEVARD (kuptohet me Krimberishen se bashku).
    .
    Edhe per Fucktos Lubonjen ne nje fare menyre ky artikull I rrit vleren..
    .
    Dihet se ky vend gjene me te urryer pas 1992 ka mediat te cilat kulmojne me Gjeneral Gramafonin e kam fjalen per “Saliun qeros= blendi fejziun” qe ka gjetur ca vuvuzele si Lubonja-Bushati-Shkalluku me ca Marka e Gjonmarkaj qe I kane shplare trurin atij populli..
    .
    Sa per arkitekt lere te ziun Fucktos se nuk e pjerdh njeri..ai merr FRANGAT ( EUROT) nga Frangajt qe ky I fundit mbahet me pekule dhe nga Rama dhe prape me kete te fundit e kane tepruar si ortake OJQ me kanibalizmin ndaj Enverit dhe I shkojne pordhet “avadan” nga Kanibali Berishe qe quajti Mero ne TETOR 2012 ku u dogjen te perndjekrit politike qe nuk u kujtua njeri para dy javesh .
    .
    Eshte arkitekt liliput Lubonja I Karameleve Zana -70 ne krahesim me kryearkitektin Arvizu qe I tha Yll ne Ngjitje kur akoma nuk ishin varrosur “kokpalaret “ e Metes..
    .
    Dhe me e keqja na erdhi nga master-arkitekti Vetingut Don Aleluja qe shpetuan pergjithmone Berishajt nga ndeshkimi pa tjeter me pelqimin e Rames..
    .
    Qofsha I gabuar por kjo ndarje e partickave te vogla nga trungu I PD eshte 100% nje loje e atyre qe drejtojne ne perndim punet e Shqiperise dhe jane po ato regjizore qe organizuan 2 prillin 1991 ata qe I dhane fitoren Bashes ne 8 maj 2011 duke vjedhur “votat e gabuara ne kutite e arvizuara”..
    .
    Sidoqe te vene punet me apo pa Lubonjen arktekt (leshi) ai vend eshte ne fund te humneres jo vetem nga banda kriminale BMB( berish-meta-basha) por dhe nga impotenca (tradhetia)_ e Edi Rames duke shtuar dhe hipokrizine e miqve tane nga master-arkitekti Arvizu deri te Kimja qe e ka Bashen “Friend”..atij qe Mero I thote vrasesi I Bulevardit…eshte Vrases apo Lider ?
    .
    Luli eshte vrases…e ka thene profesoresha e Meros Flora Osmani dhe nuk e luan topi Arvizuse apo Don Luse

  19. Trotski says:

    Keshilla e Gopistit shume e drejte .Nuk duhet ti jepet rendesi Llacifacit Antishqiptar Fatos Lubonja.Cope qenieje gjithe Mllef dhe armiqesi ,Asnje Dritare te mos i hapet ketij Delenxhiu -Pinjoll ish-Blloku.

  20. Merati says:

    Mero si Fatosi dhe Iliri kane pjerdhur nga mente ata vetem lehin kot kush ka dy fije mend ne koke i kupton kata legena

  21. Velo says:

    Ka pjerdhur, ka shkarë, ka mbaruar thonë të tërë, dhe këshillojnë mos u merrni me të. Dakord, po ashtu i pjerdhur e i rrjedhur ai egziston dhe qelb dynjanë. Të mosmerremime të, ta lëmë të bëj helaq gjithë dynjanë? Prandaj me qelbësirat merret njerëzimi dhe i pastron ato, që mos të pëgërin ambientin.

  22. Un says:

    Fatosi i ka then trurit ik pirdhu me rrafishat

  23. Arqile says:

    Shkrim me vlera.Lubonja asnjehere sks qene mire nga mendja aq me keq tani qe eshte plakur fuhet te nbyllet ne vetmine e tij e te shikoje shendetin.Ao mbron ate qe eshte duke fjetur dhe vetem kujton kovitin ate e du gjithe bota.Lubonja tju leri vendin mr te rinjeve ata kane fryme tjeter.

  24. Bureto says:

    Ikën Lubonja ikën, por nuk e lënë studiot televizive. Ato kanë nevojë për të dhe ca si ai, se vetëm me ta bëhet tallava politike, shkurt jepet sillazh falas për miletin, që do të mbushi natët e tij vanitoze para ekraneve të TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *