U hodh nga spitali Infektiv, ndërron jetë pacienti 69-vjeçar me COVID-19

11 Nëntor 2020, 08:47Sociale TEMA

Një ditë pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit infektiv, 69-vjeçari i infektuar me Covid Reshat Grembi ka ndërruar jetë. Lajmi konfirmohet për “Panorama” nga burime pranë QSUT-së.

Grembi ka ndërruar jetën mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Lajmi që tronditi opinionin publik ndodhi mesditën e djeshme.

I shtruar vetëm një ditë më parë në spital, 69-vjeçari Reshat Grembi nga Fieri ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, duke u hedhur nga ballkoni i spitalit.

Vajza e tij, Esmeralda Kane, tha gjatë një interviste se babai i saj kishte vetem temperaturë. Ajo tregon se pasi e sollen në Tiranë e kanë lënë në korriduar dhe pa mjekime.

“Baba im nuk ka pasur asnjë simptomë përpara, por vetëm thjesht tri ditë me temperaturë, e sollëm nga Fieri deri këtu. Ka ndenjur në korridor nga 08:30-15:30 pasdite dhe pa mjekim” tha vajza.

Ndërsa kushëriri i tij, u shpreh per gazetarët se vetëm ditën e djeshme e ka marrë vesh që ai ka qenë i infektuar me koronavirus.

“Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull”, thotë Grëmbi, ndërsa tregon se Grëmbi nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor të mëparshëm.

4 komente në “U hodh nga spitali Infektiv, ndërron jetë pacienti 69-vjeçar me COVID-19”

  1. Po te ishte një sistem drejtesie si në Europe, Lulzim Basha do te ishte marre në përgjegjesi penale për perhapje paniku në popull dhe si ndikues i drejtpërdrejt i vetvrasjeve në Shqipëri.Gjithashtu Opozita shqiptare duhet te shpallet Organizate terroriste.

    1. Zaganush says:

      O loqe me rroge 30,000 leke te Endri Fuges, spitalet kush i drejton, Edi Rama apo Lulzim Basha???

      Edhe faijn per cka ndodh ne spitalet e Shqiperise do ja hedhesh Bashes?

  2. Tim says:

    Une nuk e kuptoje masat qe ka mare shteti shqiptare per maskat une i shoh shohe shqiptaret bejne xhiro ne rruge te tiranes me maska gjysme te vena qe nuk sherben per argje nuk te m mbron nga kovid duhen te vihen maskat mire te mbulojme gojen e hunden kur marim fryme eshte e cuditeshme ne shqiperi maskat il mbajme ne fund te goja qe nuk sherben argje keta njerez duhen te verbalizohen se jane te rrezikshem per te tjeret ?

  3. Zaganush says:

    U prehte ne paqe.

    Ky shtet i dhjere qe ka 8 vite ae drejtohet nga nje drogaxhi i degjenrum as prokurori nuk ka qe te cohej ky rast per hetim.

    Ketu mban ere shume te keqe kjo qe ka ndodhur.

    Nje person te jete mire e bukur dhe me.pas te tentoje vetvrasjen…

    Une po te isha ne vend te familjareve nuk do ta lija me kaq kete gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje