Nga Frrok Çupi
Dëgjo çfarë tha Jozefina Topalli…, e pastaj flasim.
Hahahahaaa!, përdora një togfjalësh siç përdorin politikanët e shtresës së pakulturuar që bëjnë baste dhe nuk i kap më kurrë. Po Jozefina, që ka krijuar një ‘Lëvizje’, e bëri Bashën copë- copë.
Edhe Basha i PD nuk po i lë ‘kockë’ pa thyer, përdor për sulm gazetën RD që pat çliruar fjalën e lirë në shekullin e parë pas Erës së Re, përdor edhe disa çapaçulë që shajnë në media sociale.
Sa e mbyll bisedën ‘e luftës’ mes tyre, ti ke kuptuar një gjë: Këta janë të dy vëllezër! Nuk ka nevojë për togfjalëshin mediokër ‘e pastaj flasim’.
Të gjithë ata që kanë dalë nga PD gjatë këtyre viteve, të gjithë janë vëllezër: Jozi, Astriti, Myslimi, Rudina, Genci, Neritani…
Ku bashkohen?
Të gjithë kanë një baba.
Provo t’i thuash Jozit se Partinë Demokratike e pruri deri në këtë derexhe, jo Luli, por vetë lideri i saj historik, dr. Berisha! Thuaja e pastaj flasim!…. Hahahahaaa! Po në atë moment Jozi do të të kthehet egër se ‘Ti e meriton plumbin ballit’.
Të njëjtën gjë provon me Lulin po t’i përmendësh Berishën. Ky ka frikë të sjellë ndërmend Olldashin, por do të të shajë me të parë e të mbramë- ashtu siç shan ai, me fraza lineare.
Babai i të gjithëve mbetet dr. Berisha. Ai i ndan- ai i bashkon; ai i përjashton e po ai i gudulis; ai i zgjedh dhe po ai i përndjek. Babai qëndron përballë e u jep tokat, gjysmën a të tretën e shtëpisë, pak gjå të gjallë…, kur ndahen vëllezërit. Veç kësaj, Doktori i ka bërë me dorë të gjitha gjërat siç janë sot, në PD.
Mirë a keq, le të gjykohet në zgjedhje, por Basha nuk ka vënë asnjë pupël zogu në barrën e PD, kot e thonë. Edhe Jozi e di këtë, edhe Astriti, edhe Myslimi…, por askush nuk prek trashëgiminë e babait. PD duket si parti Iraniane, me një kryetar tokësor dhe një lider shpirtëror, por në fakt ka vetëm atë ‘të lartin’.
Ndryshimi?
Vëlla Luli ka vetëm një ndryshim të vogël nga Jozi, për shembull, dhe këta të dy nga Astriti. Këta të dy dallojnë nga Astriti, sepse Astriti kurrë nuk ka përdorur fjalë ‘lufte dhe terrori’. As besoj se mund t’i shkojë në mendje të vrasë dikë edhe sikur mbret të bëhet.
Ndryshimi i Jozit me Lulin, në këtë pikë, është shumë i zbehtë: ‘Vëllai’ me vulën e kryetarit ka hyrë në luftë që në vogëli, ndërsa Jozi…, ohuuu!, shumë vonë. Kur Jozi i deklaroi publikisht Gramoz Ruçit se ‘Berisha gaboi që nuk ta dha plumbin ballit’, mbaj mend që ka qenë shumë e rritur.
Por Luli ishte adoleshent kur shiste gazetën ‘RD’ në lagjen e tij e thërriste: ‘iu thotë Frroku si çahet blloku’. Por Luli, fatkeqësisht mban mbi shpatulla mëkatin për vrasjen e katër protestuesve para selisë së qeverisë në 21 janar 2011. Me sa duket po ngarkohet edhe me barrën e bashkëpunëtorit kundër UÇK, por edhe këtë mëkat e ka nga rinia e hershme.
PD ka fatin e keq të Partisë komuniste që klonoi ‘një tip të njeriut të ri’.
Fatkeqësia kombëtare është se PD, askush nga grupimet, nuk po denoncon tmerret që janë kryer nga PD si në qeverisje edhe në opozitë: Piramidat financiare, trafiku i naftës dhe armëve, lufta dhe vdekja e vitit 1997, grushti i shtetit 1998, 21 janari, të vrarët pa gjyq e pa autor, djegia e mandateve parlamentare, lufta me Molotov në shesh…. Bububu!, sa shumë! Vëllezërit, sa kohë që janë vëllezër, kurrë nuk do t’i denoncojnë krimet dhe PD kurrë nuk do të shëndetësohet sa për t’u besuar nga populli.
Banorë në shkretëtirë:
Të gjithë ‘vëllezërit’ i shoh si banorë të shkretëtirës, që për shkak temperaturash të larta, veshin të njëjtin kostum të bardhë, një këmishë të gjatë deri në fund të këmbëve, as dallohet njëri nga tjetri. Kostumi i njëjtë është sjellja politike motamo! Kush mendon si tjetri, domethënë se nuk mendon fare. As kanë projekt, as kanë ide, as kanë ofertë për popullin që ‘vuan’- sipas tyre.
‘Kam hallin e përfaqësimit”, thotë Jozi. Këtë thonë edhe Luli e Rudina. ‘Nuk kam çuar asnjë lekë në shpi, veç rrogës!’, thotë Jozi. As Luli nuk ka çuar gjë në xhep, por ka marrë vila; ky është për bashkimi dhe ndryshimi që struken e fshihen.
Mes vëllezërish pasuria duhet të ndahet e barabartë!- për këtë bëhet grindja në PD.
Të gjithë janë në gjueti, njësoj si në tregimin ‘Gjahu i Malësorëve’ të Kristoforidhit ‘taf- tuf, kam- kum!’, siç përshkruan shkrimtari. Zonja Jozi u betua se ‘gjithë votat’ do t’i sjellë në shtëpi, dmth., në PD. Edhe të tjerët- njësoj; të gjithë ‘kundër Edi Ramës’. Edhe sikur ‘ta pjekin Edi Ramë’, kjo nuk quhet as politikë, as dobi.
Po popullit të mjerë çfarë i ofrojnë? Asgjë, boll që t’i ndajnë mirë gjërat ‘mes vedi’. Populli le të dalë në ‘Gjahun e Tomorit’.
Nona, zhelezina osht?
O Frok,te gjithe keta thone sa mire kemi punu kur kemi qene ne pushtet,e beme Shqipnine lule.
sa poshtë ke rënë o frroku – humb kohën me pd
prandaj nuk të besoj
Zoti Frrok. Nje gje nuk po e vini mire ne dukje ju analistet. Kush ishte kontigjenti qe ma spari u bashkua me PD.
Nga nje vezhgim neper lagje qytetesh, por sidomos ne fshatra ku njerezit e njihnin me rrenje e dhemballe njani-tjetrin, u vu re nje fenomen.
Ata qe kishin qene spiune vullnetar, apo 90 leksha, u bashkuan si me urdher te gjithe me PD. Bile ne disa raste keta ishin themelues te seksioneve te PD, ne zonat e tyre.
Njerezit i njihnin dhe i njohin. Mos prit nga keta spiuna e bij spiunash te kritikojne kryekomunistin dhe kryespiunin SRB ( Sali Ram Berisha)
Respekt per per z.Frok Cupi.Shkrim i sakte.Mero Baze dhe Frok Cupi.analistet me te mire ne Shqiperi
sa poshtë ke rënë o frroku – humb kohën me pd
prandaj nuk të besoj
sa poshtë ke rënë o frroku – humb kohën me pd
prandaj nuk të besoj
RROFSH QË SHRUAN FRROK !
Frrok bravo asnje nuk flet per kermen e vicidolit qe i podhi dh keta do quhen bijt e bijat e shpellave sic ishin bijt e revolucionit se udheheqes kane shpellarin e sheqere Karaxhixhit
Thank you mister Frok,shkrim brilant,te gjitheve ju shkon shprehja e Fishtes, vemje te ndyta,ekzakt, keta jane vellezer qe zihen per trashgimin e baba Saliut!Ketyre ju shkon edhe ajo shprehja:Mut I biri, mut I jati (Saliu) mut kush e beri te jatin.
Frrok je gjigand.
?????ç’të them?..I ka thënë bukur malësori im FRROK ÇUPI!!!!!?
Nëqoftëse partia demokratike nuk ribëhet nga themelet me njerëz të rinj dhe që respektojnë mazhorancën kur punon mirë dhe i “presin” këmbët kur punon keq secila parti nuk mund të mijetojë sepse populli shikon dhe hedh votën.Me këtë gjuhë që flasin gjithë opozita rezik se do vijë në pushtet sepse populli don punë e qetësi dhe jo rëmujë dhe luftë…Ata thëresin Rrama në litar atëhere pa më thoni kush do ti votojë këta ganksterë?Lufta bëhet për ta çuar në burg Ramën apo për tër egulluar Shqipërinë?
Nuk flasin per bacen komunist,se ai eshte si babai tij enver qe e solli nga shpella…
Ky baca komunist sali,ja ka dosjet te gjitheve ne kasaforten e tij…
Ai i di te gjitha,sa ka vjedh zhelesfina,sa ka abuzuar me postin e sa e cfare ka bere njeri e tjetri si ruli e nishani e besniku…..
Kemi dhan per pd edhe rrogen tha zhelesfina,por nuk tregon sa ka marr nga populli….
Ke dhan ma shume se sa ke marr eshte ceshtja….
te gjithe e mendojne keshtu,por Frroku edhe e shkruajti.Eshte e vertete qe te gjithe te ikurit,kane ikur ne fakt nga Saliu,se Luli eshte Barbi,por askush nuk e thote.saliu eshte se Kim jongu,si Ahmadinexhadi,Lukashenko…te thyen brinjet,te ndjek deri ne buze te gremines.Prandaj partizat e vogla,jane krijuar dhe krijohen,por zbythen shpejt.te shohim kete te fundit….nese do e mbeshtesin shkodranet,por dhe ata jane bijte e komunistit,ndonese te cajne trapin si antikomuniste.Kete nuk e kane kuptuar kurre.Aty e kishin Topallen,nga e gjeten Bjonden ne ate bashki…
Frrok të lumtë!
Radiografi e qëruar, e kjartë fare si drita!!
Bravo Cupi…
Respekte Frrok, nje patriot qe u cjerr masken letyrave te PD. Cfare analize e persosur. U ke bere skaner te gjitheve. Jane te gjithe pjella te te njejtes monster – Berisha shpk.
Shqip , ne dialektin gegerisht : Toke e xanun !
Cfare prisni o popull! Qe te behet PD-ja? Jo kjo (PD), por as Shqiperia nuk do te behet kurre nese nuk iken nga kjo bote Sali Berisha! Mbajeni mend kete! Dhe eshte pikerisht kjo arsye qe ai nuk iken ne botren tjeter, se pari mortja nuk ha mut, dhe e dyta nuk iken sepse eshte perfaqesues i Djallit ne Shqiperi dhe ne Ballkan!
Prandaj, kini durim! Kur te merrni vesh vdekjen e Sali Berishes, atehere mund te merrni fryme lirisht, dhe te thone: “Me ne fund iku”!
Edhe vet Murrizi qe cfaqet si revolucionar I mash,nuk ja mba mender bytha te thot nje fjale kunder gerdalles Sali!
Respekt i larte per Frrok Cupin
Te gjithe keta te ikurit e pd Jane te tredhur nga Saliu,hiqen trima,por kur vjene fjala te Saliu behen pula.
Te lumt pena Frrok, vellezerit dhe motrat e pd-es qe sulmojne Bashen nuk ja u mban bytha te thon nje fjale kunder kriminelit me te madh shqiptar Sali Berisha.
Sa shof emrin Frrok Çupi menjeher lexoj artikullin.Fantastik.
Analize e sakte. Keto personazhe te rendesishme te PD, nuk kane asnje mundesi me thene nje kritike per liderin historik, i cili vetem duke menduar qe ka qene ne drejtim te partise dhe te shtetit per afer 30 vjet eshte e pamundur te mos kete bere gabime.
Keto politikane qe sot jane shkeputur nga PD duhet te shpjegojne perse kane kaq frike te kritikojne ish kryetarin? Cila eshte aresyeja?
Ato e dine shume mire por nuk munden, keshtu qe me mire te qendrojne jashte politikes pasi jane te pabesueshem, dhe vetem harxhojne kohe pasi elektorati e kupton pamundesine e tyre per te sjellle ndryshim nga gabimet e kaluara te PD.
Sot e ke qare zoti Frroku. Kur don e ke penen e mprehte.
Po kush guxon te flase keq dhe te kritikoje Sali Berishen! Ata te gjithe se bashku dhe si individe e dine se ai te vret, sikurse ka vrare dhe zhdukur shume te tjere! Ketu del edhe frika, servilizmi dhe hipikrizia e te gjitheve ketyre ish-pedeisteve, qe nga Jozi, Neritani etj., etj., perfshi ketu Lubinjen dhe Andi Bushatin! Por edhe jeta do te flasin, por jo tani, mbas vdekjes se Sali Berishes!
Ky tipi qe ngriti Vloren ne kembe kunder sales, me pas i lepiu bythen prape sales, dhe tani e shan salen (pothuajse si mero baze)…. Ky tipi qe thote se AVNI RUSTEMI e vrau per pará esadin….. Hajde merre vesh kete buçe politike. Mercenarëve nuk u dihet as varri, kurse AVNIUT Vlora i balcamosi trupin qe te ngelej i pavdekshem!!!!!!!!! KY këlyshi vogel i thot mercenar AVNI RUSTEMIT. Moj kasolle ku na mblodhe…..
Frrok ,ke shkruar mire.Por dua te thekasoj dicka themelore.Shteti modern mbahet nga ekonomia dhe nje ekonomi moderne bazohet ne nje industri moderne.Ne vitin 91 kur ra sistemi,pevec bujqesise,vendi kishte nje industri jo te Vogel .Mbi 80 % e kesaj industrie mund te modernizohej,ashtu sic bene Eurolindja.Kjo donte te thoshte jo terapi shoku por privatizim gradual duke shitur nje pjese te saj kapitalizmit te huaj perendimor,nderkohe qe shteti mund te ruante nje pjeses te aksioneve.Por Sali primitivi,Gramoz aventurieri dhe Azem banditi shkaterruan komplet strukturen prodhuese industriale per ta vjedhur dhe larguan pjesen me te kualifikuar te burimeve njerezore.Ne kete proces kriminal ndihmuat edhe ju te RD Frrok.R rok ,nuk mund te kete nje PD te djathte pa borgjezi liberale,pa industri dhe sherbime moderne,pa institucione arsimore dhe shkencore.Borgjezia e re shqiptare u krijua nga kapobandat e PD nen frymen tribale te Berishes.Edhe keto,, parti te reja,,flasin per gjithcka por asnje nuk flet per ato faje themelore qe ti i permend,…por sidomos askush nuk permend kerkesen urgjente per ngritjen e nje industrie moderne,te nje arsimi politeknik,per konkurence te ndershme,per ligje antitrust,per lufte kunder korrupsionit,p er meritokraci,etj Te gjithe keta vertet kane nje babà…..primitivin ,kriminelin me te tmerrshem te shqiptareve Saliun.
Shkrimet e Frrokut me japin kenaqesi te madhe,kurse keta vellezerit e pd zihen per placke, se te gjithe jane berishist,dhe e dine si e di edhe une se I ka hequr Saliu,po nuk ja u mban ti bjen gomarit, I bjen Samarit.
@Zoto a të paska dhemb shumë stapi i Çupit a? Ani, s’ka gjë se ç’të ndodhi ti, rëndësi ka që për të tjerët, ato që shkruan Frroku mund t’i shkruante kushdo sepse ashtu është e vërtera. Bile Frroku pak ka thënë. Lene Frrokun, sipër teje ka afro 50 komentues të tjerë dhe të gjithë pa përjashtim mendojnë njëlloj. E keqja e PD ka qenë, është dhe do të jetë dhe ca kohë Sali Berisha dhe vemjet rreth tij, që ai u ka vënë kularin në qafë dhe nuk ndihen. Saliu u ka fut tartakutin të gjithlve për të jeqen e tyre, të PD dhe pse jo edhe të vendit.
Zoteri Cupi , pa kujtou se Berisha eshte edhe babai jot , apo mos ke harruar . Po te drejt ke se Berisha ka 8 vjet qe ka rene nga kali , dhe ti nderrove baba . Tani i sherben me besnikeri e perulesi , padronit tjeter me kal te ri . Por mos harro , se edhe ky padron do bjer nga kali –se politika keshtu e ka — , dhe do vije padroni i radhes me kal te ri , por ti u plake e nukse do kesh hap per ta ndjekur . Ti e di vet , por nje kshill desha tju jap ; Nderro flete sa s’eshte von , mblidh ca energji te reja per te perballuar rrebeshin qe po te afrohet . Po ti more Cupi i madherishem , ke edhe halle te tjera pervec gazetave qe ti i urren , te jane vene pas edhe ca ” capacul” , qe do apo s’do ti , ta kan nxjerr bojen e te kane lene me ate mgjyren jeshile te shpelar . Pa lere se te vajti per lesh edhe libri qe ja keshe kushtuar zoteris Trump , e ste ka mbetur me asnje drite jeshile , ku dhe si te peshkosh . A thua ta dredhesh prap e te gjesh ndonje qoshe te rehateshme , nga ku te vazhdosh zakon e vjeter . Dridhe zoteri , por kujdes se u plake e mos perdridhesh , perball ke edhe ata ” capaculet” , qe si duket te kallin datken ..
Ke thene nje te vertete te madhe, i nderuari Frrok Ҫupi: Ne pede te gjithe jane vellezer, te gjithe kane nje baba!
Nuk e luan as topi as raketa, as deti dhe as termeti!
Nje parti me ne krye nje mjek, qe mori persiper te sheronte plaget e popullit, u shderrua ne nje murtaje per popullin dhe na turperoi ne faqen e gjithe botes. Vendin e katandisi ne ate gjendje, saqe operacionet humanitare te Evropes munden te ndalin per nje moment situaten e ketij Gadafi apo Asadi te Shqiperise.
Sot kjo parti eshte shumefishuar ne ”levizje demokratike”, ”bindje demokratike”, ”fryma e re demokratike”, ”partia mëmë demokratike”…dhe vellezerit punojne ”per hallet e popullit”, nga ana tjeter populli keta ”mezi po i pret”, qe t’i japin voten dhe ta ”ndrijne”, sic edhe e kane ndritur deri tani. Asgje nuk kane per te marre! Shkaku: Pasurine e popullit vellezerit e keqinje e bene rrush e kumbulla. Ketu jemi dhe do te shikojme.
Trashegimnia negative e Partise Demokratike do te marri fund vetem atehere kur nje Parti Demokratike e Reformuar me nje shtab idealistesh
patriotesh dhe pregatitje te larte politike dhe kulturore do te rithemelohet mbi bazen e kritikes fondamentale te programit dhe veprimtarise
praktike 30 vjeçare te gabuar te saj dhe frymezuesit e themeluesit antishqiptar te saj dhe denimit politik ideollogjik organizativ dhe praktik te treshegimnise se saj.Vetem atehere do te rilinde e djathta Shqiptare dhe do rivendoset ideali i studenteve te dhjetorit 1990.
Zoterinj te stafit te Temas . Kur kritikat nukse kane ofendime , fjale banale , dhe jane te mbeshtetura ne shkrimin perkates , duhet ti botoni . Dat 12 ora 20 kam derguar nje kritike , per shkrimin e me siperm , nuk ka arsye te mos e botoni . Arsyetimi i kritikes , eshte i mbeshtetur mbi fakte .
Partitë politike me PD në krye kanë pasur dhe kanë asin nën mëngë (Drejtësin e korruptuar) prandaj flasin dhe i bëjnë karshillëk këtij populli. Demokracia për ne sot është si ëndra komuniste që na mbajti 50 vjet nën diktaturë. Fatkeqësia është se këta polikanë i ndihmon edhe pushteti I katërt me propogandën e shpifur për të trullosur të panxënët.Duhen shumë pena si kjo e z.Çupi për ti hapur sytë atyre që i ndjekin këta politikanë të korruptuar.