Gazeta TemA ka siguruar dosjen e Gjykatës së Hagës në gjyqin ndaj Vlastimir Djordjevic, ish- zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, dhe dëshminë në sallë të Adnan Mervocit kundër tij, kur Mervoci pyetet nga gjykatësi për Lulzim Bashen.
Lulzim Basha ka qenë thjeshtë një përkthyes i palistuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Adnan Mervoci, ish- shoqëruesi i presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në senacën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish- zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, që ka kryer krime në Kosovë, rreth Lulzim Bashës.
Në përpjekje për t’u sqaruar me zotin Mervoci, nëse ai ishte pyetur dhe më parë nga Gjykata e Hagës, Mervoci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish- presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000.
Ngatërresa ishte për kohëzgjatjen e intervistës, ngatërruar me kohën e gjatë kur është pyetur.
Gjyqtari e pyet se a e njeh Lulzim Bashën dhe çfare donte ai ‘në dhomën tuaj kur jeni marrë në pyetje’.
“Pyetje: Faleminderit. Më thoni, e njihni Lulzim Bashën?
Përgjigje: Po, e njoh.
Pyetje: Në çfarë cilësie mori pjesë ai në intervistë?
Përgjigje: Ai ishte në Hagë. Ishte i pranishëm gjatë intervistës në Hagë.
Pyetje: Më falni, por ishte shoqëruesi juaj dhe për këtë arsye mori pjesë në intervistë apo mori pjesë në cilësinë e ndonjë personi tjetër?
Përgjigje: Në cilësinë e përkthyesit, thjesht si përkthyes.
Pyetje: Faleminderit! Por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë. Z. Merovci, nëse nuk gaboj, dhe ju e konfirmuat këtë, që deklaratën e firmosët më datë 13 prill apo më 12 prill 2000?
Përgjigje: Po.”
Intervista është marrë nga dosja e Vlastimir Djordjevic në gjyqin e Hagës dhe emri i Bashës përmendet në faqen 2048.
Dëshmia tregon se Basha nuk ishte një person zyrtar i listuar si përkthyes nga Gjykata e Hagës. Dyshimet e gjyqtarit pse ai ishte në dhomë me zotin Mervoci, tregon si ai nuk ka qenë aty në vendin e duhur.
Përse ka qenë mund ta sqarojë vetëm Basha.
Adnan Mervoci ishte truproja i presidentit Rugova dhe gjatë dëshmisë është pyetur për sjelljet e policisë në Prishtinë gjatë kohës që Rugova mbahe peng. Policia në atë kohë ishte nën komandën e të pandehurit Djordjevic.
Po e japim te plotë kontekstin e bisedës, ku Mervoci është pyetur për Lulzim Bashën
Dëshmia:
“Në vitin 2000 në Prishtinë dhe më pas këtu në Hagë, që zgjati më shumë. Ishte një intervistë më e gjatë. Gjatë asaj kohe, unë firmosa deklaratën dhe kjo gjë ndodhi në vitin 2000”.
Pyetje: Mund të më thoni se sa ditë keni folur me hetuesit këtu në Hagë?
Përgjigje: Nuk e mbaj mend me saktësi. Besoj se kanë qenë dy ditë.
Pyetje: Faleminderit. Por ju më thatë që dhatë një deklaratë për një kohë të gjatë në Hagë; dhe herën e parë ishte dy ditë dhe ju nuk thatë që ishte e gjatë; herën e dytë ishte sërish dy ditë.
Përgjigje: Besoj se ju po më kërkoni të bëj një koment, por nuk po më bëni pyetje. Unë nuk ndodhem këtu për t’iu përgjigjur komentit tuaj, por për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja.
Pyetje: Pyetja ime ishte se ju keni dhënë intervista që në çdo rast kanë zgjatur dy ditë, por më pas thatë se intervista juaj në Hagë ishte e gjatë. Nëse ka qenë dy ditë, atëherë ka qenë si herët e tjera, nuk ka qenë më e gjatë. Kjo është pyetja ime.
Përgjigje: Nuk e mbaj mend me saktësi, por besoj se ka zgjatur dy ditë të plota.
Pyetje: Faleminderit. Mund të më thoni nëse intervista është zhvilluar në anglisht edhe në atë rast dhe a kanë qenë të njëjtët persona të pranishëm?
Përgjigje: Ishin të njëjtët persona. Ishte–biseda ishte në anglisht, por kishte një përkthyes që shumë rrallë u përdor, mund të them që u përdor një apo dy herë, por po, ai ishte i pranishëm. E kam fjalën për intervistën e Hagës, sepse para intervistës së Hagës, siç e thashë, ishte intervista në Prishtinë.
Pyetje: Faleminderit: Po në Prishtinë pati një përkthyes?
Përgjigje: Po, kishte një përkthyes, por ai u përdor shumë pak, shumë rrallë, por po, ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës.
Pyetje: Faleminderit! Muhamet Hamiti ishte, nëse e njihni?
Përgjigje: Po, ai ishte, në Prishtinë.
Pyetje: Faleminderit. Më thoni, e njihni Lulzim Bashën?
Përgjigje: Po, e njoh.
Pyetje: Në çfarë cilësie mori pjesë ai në intervistë?
Përgjigje: Ai ishte në Hagë. Ishte i pranishëm gjatë intervistës në Hagë.
Pyetje: Më falni, por ishte shoqëruesi juaj dhe për këtë arsye mori pjesë në intervistë apo mori pjesë në cilësinë e ndonjë personi tjetër?
Përgjigje: Në cilësinë e përkthyesit, thjesht si përkthyes.
Pyetje: Faleminderit! Por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë. Z. Merovci, nëse nuk gaboj, dhe ju e konfirmuat këtë, që deklaratën e firmosët më datë 13 prill apo më 12 prill 2000?
Përgjigje: Po.
Pyetje: Deklarata që firmosët ju ishte në anglisht?
Përgjigje: Po, në anglisht. E lexova, e kuptova dhe më pas e firmosa.
Pyetje: Faleminderit! U përkthye me gojë për ju në shqip apo me shkrim?
Përgjigje: Ma ofruan edhe këtë mundësi, por unë u përgjigjja që nuk ishte nevoja. Më pas u përkthye në serbisht, por unë nuk u kërkova që ta përkthenin në shqip, ndonëse më pyetën nëse e doja të përkthyer në shqip, por u përgjigja që ishte shumë e qartë për mua dhe se isha në gjendje ta firmosja në anglisht.
Pyetje: Faleminderit. Morët një kopje të deklaratës?
Përgjigje: Po.
Pyetje: Faleminderit. Bini dakord me faktin se kjo deklaratë që keni dhënë pasqyron saktësisht ato që kujtoni ju nga periudha për të cilën dëshmuat?
Përgjigje: Po.
Zoti Basha e ka në dorë të sqarojë realisht se cili është roli i tij si dëshmitar në këtë seancë pyetjesh nga prokurori, ndërkohë që Merovci flet anglisht dhe e ka firmosur deklaratën e tij në anglisht.
Lulic Bashovici..NA DOLI PERSERI TE “SHTEGU”..Bjeri….ti dhe Bjeri..une…Bjeri se na iku Qeni…dhe qeni na iku me ta <Vertet::::..
Heren Tjeter do tja Kthejme Bythen Permjete SPIUNIT BASHA…
1-Ne asnje Gjykate ne Europe Nuk Hyne, per Gallate..pra Lulezim Basha ndonse na del i "Pa autorizuar" ai ka Pasur nje LEJE SPECJALE..qe vetem pak persona e dinin….lol
ky kokqepe Basha duhet arrestuar sa me shpejt Ai ka qene deshmimtar ne krahun e serbeve
1.Banka Boterore
Zyrtarisht deklaronte se ne Shqiperi analfabetet funksionale jane mbi 60%.
Analfabet funksional eshte ai qe di te lexoje por nuk kupton cfare lexon.
Sipas bankes boterore I bie qe ne 10 komente, 6 nuk e kane kuptuar cfare eshte shkruar.
Sepse ky tipi qe ka vajtur Basha ti beje perkthysin dhe ta ndihmoje eshte shqiptar. Dhe me sa duket e paska bere punen dhe pa leke.
2. Sic duket qarte Gjykata e Hages e ka te detajuar gjithe dokumentacionin e njerzve, qe deshmojne, japin deshmi bile dhe perkthyesit e pa autorizuar.
Pra nese do kishte edhe 1 dokument te vetem per Luli Bashen do kishte dale.
3. Ne gjyqin e Hages e vetmja figure publike deri tani qe rezulton te kishte njohje dhe te ishte takuar disa here me shefin e sherbimeve sekrete serbe te miloshevicit eshte baton haxhiu.
Perfundim ky dokument thjesht verteton te zeze mbi te bardhe qe Luli Basha ka ndimuar bile dhe pa pagese si perkthyes I thjeshte 1 kosovar ne Hage .
O z.”ben”,po ti qenke i madh,i kuoton thelle problemet e aq me teper ato qe kane te bejne me Lul Bashen simpatik.
Në gjykatë more djalë nuk mund të ketë akses një përkthyes jo zyrtar, pasi duhet të jetë i betuar, ndaj lërini broçkullat dhe duhet të kuptoni që Basha ishte aty prezent po njësoj si Fazlliçi në mbledhjet e sigurisë të shtetir shqiptar në kohën e Berishës. PD është fole, çerdhe e agjenturës serbe dhe është turp që prokuroria nuk vepron, pasi mosveprimi i saj është gjithashtu dëm dhe tradhëti ndaj kombit.
Vonon…por nuk HARRON..
Mos prit sqarim se nuk mban mend
.Po qe gjeja me numura pra mearithmetike nuk di e nuk merr vesh .Atje e coi patrioti i pervrluar.spiuni i b…..dhe ka zbatuar skenaret e atij ne ndihmr te serbeve .E vogel ishte thyerja e envargos dhe dhenia e naftes milloshevicit.Hic te mos flase a nuk detyruat te fliste qe atehere.
Pergjigja eshte e thjeste: Agjent i Serbise
E mer Lul, mer Lul! Nuk zihet dielli me shosh!
??⚖️????⚖️????⚖️????⚖️????⚖️????⚖️??
Basha rrufepritesi magazines familjes berisha po u clouds basha ckodohet Familja mafioze serbe ne tirane.
…….agjend nen koperture Lulash Froqbasha .
Po kuptohet qe Luli ka qene ne sherbim te Saliut dhe ky i fundit Saliu ne sherbim te serbeve. C’ka ketu per t’u cuditur?
perkthyesit jan spiune ne kete rast ai(lyli) nuk ka perkthyer sakte per te ndihmuar te pandehurin
Nese perkthyesi qenka personi me i rendesishem dhe qe vendos per gjithcka, e kapet..qenkaLuli.
Na shkrite me keto lajme.
Ka be punen si gjithe te tjeret qe marrin rroge
O z.”ben”,po ti qenke i madh,i kuoton thelle problemet e aq me teper ato qe kane te bejne me Lul Bashen simpatik.
Po plotesohet enigma.Luli ka qene i derguar i posacem per te marre pjese ne pyetjen ndaj shoqeruesit te Rugoves ne Hage,ku duhej te jepte shpjegime mbi periudhen e mbajtjes ne izolim te Rugoves nga Miloshevici.Dihet se Rugova me Saliun e Lulit kane pasur marrdhenie te ngrira,por ne kete rast Luli ishte syri dhe veshi i Beogradit,per te informuar mbi deponimet kunder Miloshevicit te shoqeruesit te Rugoves.Po dukem si magjistar,por nuk duket se ka justifikim tjeter prania e Bashes.A mos valle ky sherbim e shperbleu dhe per te blere vilen ne Holande….Po zbulohen petet e lakrorit,Lulush pushti !