Sulmohen kompanitë Pfizer dhe BioNTech, hakerat marrin dokumente sekrete

10 Dhjetor 2020, 09:24Lifestyle TEMA

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar sot se është goditur nga një sulm kibernetik dhe janë arritur të merren dokumente në lidhje me vaksinat COVID-19.

EMA shton se po punon për miratimin e dy vaksinave Covid-19, të cilat pritet të përmbyllen brenda disa javësh dhe se sulmi kibernetik nuk do të ndikojë në punën e ekspertëve.

EMA nuk dha ndonjë detaj për sulmin kibernetik në një deklaratë të shkurtër në faqen e saj të internetit, por shtoi se janë hakëruar dokumentet e dy kompanive Pfizer dhe BioNTech.

BioNTech, në një deklaratë tha se dokumentet tashmë janë rimarrë dhe nuk ka asnjë për tu shqetësuar lidhur me sigurinë e vaksinës.

“Sot, ne u informuam se agjencia ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik dhe se disa dokumente në lidhje me paraqitjen rregullatore për vaksinës janë marrë në mënyrë të jashtëligjshme”, njofton kompania.

Ende nuk është e qartë nëse nga sulmi janë prekur dhe kompani të tjera që kanë dorëzuar dokumente tek EMA për aprovimin e vaksinës.

Sulmi kibernetik është i fundit në një varg sulmesh dhe paralajmërimesh rreth kërcënimeve të piraterisë kundër prodhuesve të vaksinave që u ngrit si shqetësim dhe nga Europol.

6 komente në “Sulmohen kompanitë Pfizer dhe BioNTech, hakerat marrin dokumente sekrete”

  1. enkas says:

    cfarë përmbajnë këto sekrete – pse duhet të ketë sekrete në këtë kohë?

  2. enkas says:

    cfarë përmbajnë këto sekrete – pse duhet të ketë sekrete në këtë kohë??

  3. fabi says:

    Kinezet ose/dhe Ruset jane pas ketyre sulmeve. Kinezet e kane zakon te vjedhin pasurine intelektuale te te tjereve.

  4. Zamira says:

    pse marsi pasuri e kujt është apo e vendos bima me emrin njeri ??!!

  5. Zamira says:

    … pse marsi pasuri e kujt është apo e vendos bima me emrin njeri ??!!

    1. zani partizani says:

      O Zamira, je ne metrot zotrote? Ç’hyn Marsi ketu moj te keqen? Te paska goditur COVIDI trurin mok e gjora vajze me emer sovjetik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje