Nga Mustafa Nano
Unë besoj gjithnjë e më pak se demokracia është diçka e aplikueshme në Shqipëri. Ky mosbesim e ka zanafillën që herët, në vitin 1992, teksa ata të cilët morën në dorë fatet e vendit pas diktaturës gjysmëshekullore nuk vonuan të dëshmonin se kishin ardhur në pushtet me të njëjtën mendje të keqe për ta sunduar, e jo për ta qeverisur, këtë vend.
Madje, në vitin 1997, nën efektin e trazirave, më vinte në mendje një frazë e Dritëro Agollit e lëshuar në kohën kur regjimi komunist po zbythej, e kur po shtrohej nevoja e një regjimi pluralist në vend të tij. “Po të lejohet pluralizmi e lufta politike mes partive, ne do të bëhemi si Libani,” u shpreh pak a shumë Agolli (nuk mbaj mend saktësisht në ç’rrethanë).
Shumë njerëz mund të jenë të sigurt që shkrimtari i njohur, njëherësh edhe eksponent i nomenklaturës së kuqe atëbotë, i ka nxjerrë ato fjalë nga goja me synimin për t’i bërë shqiptarët t’i trembeshin rrëzimit të regjimit të tij, por le ta themi troç: një paralele e tillë nuk ishte pa gjë. Libani, ashtu si Shqipëria, ishte një shtet relativisht i ri, me histori të trazuar, me një traditë osmane, me sipërfaqe e popullsi të vogël, me diferenca të dukshme rajonale e me natyrë shumëfetare.
Atje, ashtu si te ne, janë katër grupime fetare: myslimanët synitë, myslimanët shiitë, të cilët në mendjen e Agollit do t’u përgjigjeshin bektashinjve tanë, katolikët e ortodoksët. Në Liban, meqë ra fjala, edhe sot e kësaj dite i ndajnë postet publike e institucionale me logjikën e baraspeshës fetare: Presidenti u lihet katolikëve, kreu i parlamentit myslimanëve shiitë, kryeministri myslimanëve synitë e zëvendëskryeministri të krishterëve ortodoksë.
Atyre që e njohin mirë historinë e Shqipërisë, kjo praktikë libaneze me siguri u kujton regjencat shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX, të cilat përbëheshin gjithnjë prej katër vetash, që përfaqësonin katër fetë kryesore. Kështu si po shkojnë gjërat, nuk është çudi të na kthehen sërish.
Fetë, në tentativën për t’u riafirmuar pas ateizmit brutal të Enver Hoxhës, janë rigjallëruar në mënyrë të ethshme. Dhe përfaqësuesit e tyre në jetën publike janë bërë radikalët e ekstremistët. Duhet t’i trembemi kësaj gjëje. Radikalizmi e fanatizmi fetar në një komb si i yni janë baras me përçarje. Dhe të mendosh që përçarja fetare nuk është e vetmja që po e bën botën shqiptare fije-fije. Është edhe ndarja politike, e cila është po aq e thellë. Ka urrejtje mes palëve. Nuk ka në këtë botë një gjë tjetër që shqiptarët ta urrejnë më shumë se kundërshtarin e tyre politik.
Pastaj, ka edhe ndarje të tjera që po vihen re, fjala vjen ajo mes Shqipërisë e Kosovës, e cila po thellohet e po ushqehet. Deri edhe klasat politike të Prishtinës e të Tiranës kanë zënë t’i vënë stërkëmbësha njëra-tjetrës. Ndërsa elitat kulturore këtej e andej Morinës e kanë ndërprerë komunikimin mes tyre. Kjo ndarje ka bërë të riaktivizohen edhe ndarje krahinore të vjetra brenda Republikës së Shqipërisë. Në këtë kontekst të përçarjes është edhe dhuna, të cilën ne e ushtrojmë për hiçgjë, dhe e cila i jep më shumë kuptim metaforës ndjellakeqe të Dritëro Agollit. Na e bën Libanin të afërt.
Pa dhunën asnjë ndarje nuk do të ishte problem. Sepse gjithçka do të zgjidhej me shkëmbim opinionesh e me debate mes nesh. Është dhuna detonatori i bombës së ndarjeve e përçarjeve. Dhe dhuna është brenda nesh. E kemi të gjithë, kush më shumë e kush më pak. Ne nuk jemi mësuar t’i zgjidhim mosmarrëveshjet me diskutime, apo me votë.
Na shijon më shumë t’i zgjidhim me dhunë. Dhe elita jonë intelektualo-kulturore, nën shembullin e asaj politike, nuk bën dot diferencën në këtë mes. Përkundrazi, është ajo që e manifeston e para qasjen e dhunshme. Nuk janë protestues gjithfarësoj, që thyejnë ndonjë xham e ndonjë degë peme, që duhet të na shqetësojnë pra, por disa personalitete publike e politike që janë duke e frymëzuar e mbështetur idenë e demonstrimit të dhunshëm kundër institucioneve e kundër shtetit.
“Dhuna është e mirë, e nevojshme. Dhuna është providenciale. Pa dhunë asgjë nuk zgjidhet,” ia bëjnë në thelb ata. Ka kohë që e thonë këtë gjë. Në fillim ishin një a dy vetë, por tanimë janë bërë më shumë. Kanë formuar një klub të dhunës, anëtarët e të cilit duket se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të frymëzojnë, ose të mbështesin, zjarrvënësit. Ja, si këtë herë, duke përdorur si alibi vdekjen, prej dorës së një polici, të Klodian Rashës krejt të pafajshëm.
Dhe me këtë, kam hyrë te diskutimi mbi protestën e këtyre ditëve, që po na shpjegohet me pakënaqësinë ndaj vrasjes së Klodianit. Kjo është një pesë me hiç. Gjëja që do t’i jepte kuptim kësaj proteste do të ishte pakënaqësia ndaj përpjekjes së policisë për të keqinformuar publikun në momentet e para. Sepse kjo është e vetmja prapësi që ka ndodhur. Ishte një përpjekje jo për ta fshehur krimin, por për ta trukuar ngjarjen, në mënyrë që të merrej në mbrojtje polici fajtor, apo imazhi i policisë.
Nuk ka diskutim që kemi të bëjmë me një veprim të dënueshëm. Atij që ka pilotuar keqinformimin do duhet t’i tregohet vendi. Ai nuk e meriton të punojë në polici. Mirëpo policia nuk na ka dhënë asnjë shpjegim mbi këtë situatë. Pse u bë ai keqinformim? Kush e bëri? Çfarë mase u mor ndaj tij? Nuk kemi asnjë përgjigje.
Por mobilizimi i disa mijëra adoleshentëve në këtë moment nuk ka lidhje me mungesën e transparencës së policisë. Protestuesit adoleshentë as që e kanë idenë se ç’kuptim kanë fjalët transparencë, qeveri, maxhorancë, protestë, diktaturë etj. Për këtë arsye, protesta e tyre nuk ka lidhje me vrasjen e Klodianit. Kjo e fundit lëndoi shumë vetë, ndoshta edhe disa prej tyre, por ajo është një ngjarje që nuk bart asnjë simbolikë të caktuar, mbi të cilën do të mund të ngrihej një mobilizim apo demonstrim kolektiv. Krimi në fjalë nuk është se ishte krimi i radhës prej dorës së një polici. Ishte një krim episodik.
Është hera e parë në tridhjetë vitet e fundit që një polic patrulle qëllon pa arsye apo pa qëllim mbi një njeri të pambrojtur të supozuar si keqbërës (“bakeq” quhet ky i fundit në gjuhën e Kanunit të Lekë Dukagjinit, dhe unë nuk e kuptoj pse ky term i bukur, bakeq, nuk u ka ngjitur konstitucionalistëve shqiptarë e nuk i ka bërë ta fusin në punë në vend të termit të stisur “keqbërës”). Dhe autori i krimit është në pranga. Do të gjykohet. E do të marrë dënimin që ka hak.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, si kurrë më parë në rrethana shumë më dramatike sesa kjo e kësaj here, dha dorëheqjen. Në këtë rrethanë, kjo protestë do duhej të mbyllej. Sepse ndryshe nuk kuptohet se cili reagim qeveritar do quhej i pëlqyeshëm prej protestuesve. Mirëpo, ata nuk duan ta mbyllin. Nuk ka pse ta mbyllin. Sepse ata nuk dinë se ç’bëjnë. Nuk dinë pse janë aty. Nuk kanë si ta dinë. Nuk kanë pse ta dinë. Janë thjesht adoleshentë.
Do gazetarë këto ditë i kanë përshkruar me simpati e empati. Empati kam edhe unë, në fakt, por simpati jo, aspak. Sepse mendoj gjithë ditën e ditës që janë gabim, që janë të gënjyer. Vendi nuk pret shpëtim prej adoleshentëve në përgjithësi, aq më pak prej këtyre adoleshentëve që janë bërë protagonistë të jetës publike këto ditë, e që janë thjesht – po përdor një term, të cilin ma zuri syri në shkrimin e një gazetareje – çuna lagjesh.
Nuk e di se ç’kuptonte ajo me termin “çuna lagjesh”, por unë e kam një ide timen. Me “çuna lagjesh” duhet të kuptojmë çuna, që shkollën nuk e kanë qejf, që kohën e kalojnë rrugëve (shpesh duke dëgjuar rapper-ët gojëprishur të Tiranës e të Prishtinës), që nuk dinë se ç’të bëjnë për të vrarë kohën, që bisedat i përmbytin me fjalët që përshkruajnë organet gjenitale, në stilin e personazheve të ndonjë filmi të Martin Scorsese-s apo të Quentin Tarantino-s, që as e kanë idenë se kush është ajo bashkëmoshatarja e tyre me emrin Greta Thunberg, që shpirtërisht janë të zbrazët, e që për këtë shkak si zgjedhje kanë ose të shkojnë në xhamí, ose të bëhen me LSI-në. Këta janë shumë. Dhe janë shtresa më e pafat e shoqërisë shqiptare. Jeta e tyre është një mërzi epike. Një dëshpërim epik, gjithashtu. Prandaj, kam empati për ta. Por jo simpati.
Nuk ua bëj me ligësi këtë përshkrim. S’është vendi për ligësi. Nuk mund të trajtohen me ligësi viktimat. Sepse viktima janë. Përveç kësaj, ata janë pjesë e kësaj shoqërie. Ky vend është i tyre, po aq sa është edhe imi. Madje, për një shkak anagrafik, më shumë i tyre sesa i imi. Por kanë ngatërruar rol. Roli i tyre nuk është ky që po luajnë. Vendi i tyre është pranë prindërve, në familje, në bankat e shkollës. Sheshet nuk janë për ta. Detyra e tyre nuk është të rrëzojnë diktatura putative apo të bëjnë historinë. Mund të bëjnë rrugaçërira, siç po bëjnë, por jo historinë.
Rrugaçërinë më të madhe, sidoqoftë, po e bëjnë ata që po i dërgojnë nëpër protesta dhe po i përdorin si mish për top për interesat e veta. Sepse kjo është bërë tanimë e qartë. Ata janë të manipuluar. Kush u gënjye në ditën e parë se protesta e tyre ishte spontane ka pasur rast të bindet më pas se mobilizimi i tyre ishte një makinacion politik i shëmtuar. Dëshmia më e qartë na erdhi pardje nga Shkodra, ku adoleshentët “harruan” që zemërimin e kishin ndaj policisë, dhe iu sulën “papritur” selisë së Partisë Socialiste.
Për ta mbyllur, po kthehem tek ideja e fillimit. Nuk dua t’u fryj borive të ndonjë alarmi të rremë. Thjesht dua të shohim një rrezik që ende nuk është shfaqur i plotë. Liria, përveçse është shfrytëzuar për të bërë ca punë të mira në këtë vend, është shfrytëzuar edhe për të afirmuar me bujë e zell identitete lokale, fetare, politike, por edhe për të manifestuar dellin violent që na karakterizon si komb në mbrojtje të këtyre identiteteve. Dhunë e përçarje – kjo është ajo që po ndodh para syve tanë, e që Agolli, po të ishte ende gjallë, do ta quante (jo më për motivet e para tridhjetë viteve) libanizimi i Shqipërisë.
E duartrokas Nanon ne këmbë për këtë analizë!
Muqi ne ket shkrime e Ka perzine Pak nga libija ne Kosove NGA krahina ne Fe ! Por gjith se si ne shumicen e shkrimit Ka te dret per veq feve se pse Muqi Kure vejen puna te fet eshte shume kontriktore dhe provokuse nje her Shane ket pastaj ate Pastaj thone ne duhet te shkone nga Turqija e Erdoganit e na mbrone Turqija e Erdoganit e prradhate te tilla. Pse nuk do Kemi conflikt fetare kurre se PES Katolike dhe elita e tyre nuk do punue kurre kunder kombit dhe shteti qe e kane ngritur vet dhe interesat e tona komtare Jane 1 me Vatikani Evropen dhe Ameriken dhe feja kristjane eshte e provuar qe mundet me jetue shume mire ne boten demokratike dhe te zhidhume! Po ashtu myslimane Beshatjane dhe Ordodoks qe Jane shqiptare te vertete e Jo Grek te shitur per 300ero shumica prej tyre Jane patrijot dhe e Duane shqiprine ! Vime Tek myslimane Suni po eshte e vertete se vitet e fundit Jane shfaqur shume problem me ket komunistet siq eshte shkura ne lufte e Sirise a po per terroristat e sis por kjo vjen per shkate te disa rrethanave ndikim me njerzit qe rrine dhe si praktikone fen ndikim i Turqise dhe i Erdoganit por edhe ne ket kominitetit besoje se shumica e done shqiprine Ameriken dhe Evropen ! Por edhe kjo eshte e vertete se ne Qofte se Sali berisha Lulzim Basha e ilir Meta e shofim se do humbin pushtetin prfundimisht parat qe I Ka vjedhur shqiptarve dhe do dalin para dresise at here keta presona do ta provone ne qdo lloje menyre per ta shkatrrue shteti shqiptare dhe shqiprine edhe me terrorism islamik a po qdo lloje terrorizmi tjeter a do munden ???kjo eshte tjeter gje!!????????
Ke të drejtê Nano.
Por kjo nuk mjafton .Ti dhe të tjerë si ti, duhet të kërkoni me fircë në media të dënohen inspiruesit dhe paguesit e adoleshentëve dhe fëmijëve.
Të gjithë e dimë se pas tyre qendron kreu i PD, LSI-së Mediu, Ndoka ,Koka fërkon duart, sa për Dash Shehin them se i dhimbet Tirana nuk e do të djegur.
Unë di një gjë , që kjo kastë politike e ndyrë, kriminale, maskareshë e paskrupullt , na mori më qafë Shqipërinë .
Duhet tê na ndihmojë Amerika ti heqim qafe .
O Muco cuna lagjesh jane dhe politikanet shqiptare.E ke degjuar fjalorin e tyre ne media ne parlament . Cuna lagjesh qe imbarojne fjalite me emra gjenitalesh. Ne ndryshim nga femijet e lagjeve keta nuk behen njerez jane prere te tille dhe keshtu do vdesin. Adoleshentet kemi pak shprese se ndryshojne kur te njohin jeten.
Pastaj eshte dhe nje plak gojecthurrur qe nuk e di pse i therrasin doktor i cili eshte jo vetem si cunat e lagjeve por dhe si grate e lagjeve qe merret me thashetheme gjithe diten e perendise. Nuk le kundershtar pa e baltosur nuk le grua pa i krijuar nje thashethem nuk le burre te kete goje me te felliqur. Ky eshte ish presidenti kryeministri krye opozitaari krye ish komunisti ,fashisti, islamisti dhe si tja doje puna .Eshte simboli i te keqes dhe personi qe mbolli faren e poshter te dhunes se rruges ne kete vend.
Muc, je i shkelqyeshem!
Ne gjithe kete “zallamahi”, i dashur Muç Nano, po te sqaroj perse “ligjvenesit” tane kane preferuar “keqeberesit” dhe jo “bakeqijte”. Sepse “bakeq” eshte krejt e dialektit verior “me ba keq”, ndersa “keqberes” eshte e dialektit jugor (i cili eshte baze per gjuhen standarte).
Libanizem eshte gjithe bota sot.
Shume i qarte dhe i drejtperdrejte, pergezime Nano!
Muç më saktë duhej të thoje Ta-Libanizimi i vendit.
A e shikon c,behet ne televizionet shqiptare me drejtuesit e emisioneve?
Sa po dikush fillon e flet se dhuna eshte e denueshme, se minorenet jane te keqperdorur, se policia po zbaton ligjin, ja nderpresin fjalen, i nderhyjne dhe i versulin tufen e tjere te te ftuarve ne studio.
Te duket se kush mendon ndryshe nga ata qe jane ne opozite, eshte i shitur, nuk do te ardhmen e vendit, etj. etj.
Del Avokatja e Popullit dhe thote- po shkelen te drejtat e minoreneve ne komisariate..
Po si keshtu moj qorre. Po si nuk u shqetesove, si eshte e mundur qe minorenet po behen udheheqesit e revolucionit ne Shqiperi.
Ku ka ndodhur kjo, qe minorenet qenkin shtresa me e pjekur dhe me perparimtare e nje shoqerie!!!???
Pra me ta po abuzohet. Per kete abuzim duhet te shqetesohesh ti moj zonje qe je bere si shtriga e borebardhes.
Po shoqatat e mbrojtjes se te drejtave te femijeve dhe minoreneve ku jane? I pa gjithe Shqiperia dje ata femije rome. Nese e dine ata se cpo bejne, dikush duhet ta thote.
Po ata po manipulohen, po abuzohen, po keqtrajtohen, po shtyhen per kryerjen e akteve te denueshme.
Zoti Nano! Degjova nje prononcim te Drejtorit te Bibliotekes Kombetare.
Ai tha:- As ne vitin 1991, 1992, as ne 1997, 1998, biblioteka kombetare dhe muzeu kombetar nuk u prek.
Duhet nje hetim i thelle, kush ishin ata qe sulmuan Biblioteken Kombetare dhe Muzeun Historik. Ne kamera u pa sesi ata u drejtuan pikerisht ne keto objekte. Perse.
Kush u udhezoi? Cili ishte synimi? Cfare fshihet pas ketij sulmi?
Mirepo degjoje opoziten c’thote. Para jetes se nje njeriu, nuk vlen asnje biblioteke, asnje muze.
Ndersa kush e ndjen veten shqiptar dhe patriot do te duhet te thote.
– Para Bibliotekes Kombetare dhe Muzeut Kombetar, nuk vlen jeta as e 500 mije shqiptareve te sotem.
Sepse aty eshte historia, certifikata e kombit, jeta dhe vdekja e qindra mijerave dhe miliona shqiptareve ne shekuj e shekuj. Lufta e tyre qe ne te ekzistonim sot dhe te protestonim. Por jo te cenojme historine dhe mos te zhdukim dokumentat, objektet muzeale qe vertetojne luften per ekzistence dhe rezistencen per te mos u zhdukur e asimiluar i paraardhesve tane.
He pra, kush i drejtoi ata kapucone drejt bibliotekes dhe muzeut?
A po kane dore fqinjet? Zbulimet e tyre? Ata qe deklarojne, se nese do ti vesh zjarrin Shqiperise, vra nje njeri te tyre dhe ngri akuzen per kundershtaret politike.
Dhe njerez qe shiten e blihen ke sa te duash ne Shqiperi. Dhe i orjenton ata pikerisht aty ku plaga eshte me e rende. Tek zhdukja e historise se kombit.
Dhe kete e bejne me mbeshtetjen e opozites. Dhe analistet kane frike ti bejne keto analiza. Se do t,ju versulen kori i bretkosave te analisteve pro opozitare, qe kane pushtuar shumicen e mediave tona aspak te pavarura sot.
Prandaj populli mezi pret te lexoj analiza nga ju z. Nano, z. Baze, z. Bolino, z. Cupi dhe ndonje tjeter i rralle qe nuk tutet nga kafshimi i hijenave te tipit Gjekmarkaj, Balliu, Markamarku, Cukallaj, Bushati, Shkullaku, Qimpeka, etj etj. te cilet po helmojne vetedijen e popullit duke mos pranuar asnje te vertete tjeter pervec asaj qe propagandojne ata si te vertete.
Muç, po te bashkohen ndasite fetare me ato politike e di ç’behet? Maskarenjte politike medemek elite, kesaj rruge mbase i kane hyre. Do zoti e nuk themi ne fund paska patur te drejte diktatori. Me ç’kuptohet fqinjet tane na i ditkerkan mire dobesite.
Greta Thunberg eshte versioni i edukuar (kujdes, jo i kulturuar) i ketyre adoleshenteve, nje e perdorur sipas te njejtit mekanizem nga neomarksistet!
Edhe ti muçi,je kontribues i libanizimit.
Martini që mban lidhur çdo shoqëri është kombi. Ju në këto 30 vjet mirremi kundra kombit,kundra nacionalizmit.
Ju bëtë çmundët për të dobësuar ndjenjën kombëtare. Diçka tjetër do të zërë vendin e saj. Në rastin konkret radikalizmi fetar dhe krahinor. Sidomos ky i fundit sponsorizimet shumë nga ata që nuk i duan shqiptarët.
Identifikoi krahinor po i zë vendin atij kombëtar. Po goditjen më të madhe identitetit kombëtar po ka jep sulmi ndaj gjuhës së njësuar kombëtare. Forcimi i dialekteve po sjell edhe rikthimin e vilajeteve.
Ka prirje për kthim në 1700-n,në pashallëqe të vogla,armiqësore me njëra tjetrën,të dobëta,të manipulueshme.
Kësisoj,në vend që kombëtarizmi të ishte ideja jonë kryesore,është e vetmja që nuk gjen vend në politikën shqiptare.
Këtu kontributi i internacionalistëve si muçi është jashtëzakonisht negativ.
Muçi ka ndikuar që krahinarizmi ti zërë vendin kpmbëtarizmit. Tani ndoshta e ka kuptuar që një një situatë e tillë na çon matematikisht drejt libanizimit.
E vetmja mundësi që shqiptarët të shpëtojnë është mbështetja e kurtit në kosovë dhe krijimi i të djathtës kombëtare në shqipëri.
Muçi shqipëria nuk u libanizua në kohë më të vështira dhe nuk ma merr mëndja se shqipëria mund të shkojë drejt kësaj teze e cila si ‘pa dashje’ përkon fiks me tezën e anastas janullatos. .mua më bën përshtypje ai impenjimi yt i zellshëm që gërmon themelet e shqipes për të gjetur themrën e Akilit. .Muçi po të kujtoj ty dhe shumë simpatizantëve të anastasit se shqipëria si gjatë diktaturës edhe në këto vite demokraci kurrë nuk është sjellë si të ishte Libani sepse feja kurrë nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare pavarësisht se pjesa dërrmuese e popullsisë ka një prejardhje myslimane të cilën jo pa qëllim armiqtë e Shqipërisë mundohen tua rikujtojnë shqiptarëve me rast e pa rast. .ti Muqi je një intelektual je edhe gazetar apo analist politik dhe ti duhet të jesh i pari që të përqafosh atë sloganin e Pashko Vasës për të mirën e vendit por ti fatkeqësisht me ‘gërmimet’ e tua po rreshtohesh në krahun e anastas janullatos dhe nuk doni të kuptoni që feja e shqiptarit është shqiptaria. .juve ju intereson Libanizimi i Shqipërisë sepse në 1997 nuk ju eci me tezën ‘jug-veri’ apo ‘gegë e toskë’dhe vazhdoni të ‘gërmoni’ dhe t’u servirni shqiptarëve sepse ne jemi një popull i ardhur nga uralet dhe jo pasardhës të Pirros dhe Gjergj Kastriotit të Ismail beut dhe Avni Rustemit. .ju Muqi pra për ju antishqiptaret e kam fjalën jeni shumë jeni të mirë organizuar dhe mirëfinancuar me poste të larta drejturse dhe e keni kapur prej gurmazi këtë popull që prej 30 vjetësh dhe nuk e lëshoni deri sa shqiptaria të japi shpirt. .unë mendoj se ju do të dështoni dhe vula e tradhëtisë dhe e turpit do tju ndjeki si një hije e errët në breza. .unë jetoj këtu në greqi në një shtet të krijuar me copëza pakicash kombëtare ku pjesa më e madhe janë shqiptarët arvanitas janë turqit sllavët vllehët romët dhe hebrenjtë. .dhe këto pakica krijuan këtë shtet që sot pretendon se heroi i tyre kombëtar Theodhor Kolokotroni (Bithëguri) është pasardhës i helenëve të lashtë që pretendon se Epiri është popullsi dhe tokë helene pavarësisht se në greqi emri ‘Pirro’ është i panjohur pra dua të theksoj se këtu në greqi nuk ke nevojë aspak të gërmosh për të gjetur rrënjët e këtij shteti sepse këtu mjafton të shikosh standardin e civilizimit apo ngjyrën dominuese të lëkurës së popullsisë dhe e kupton që ky shtet nuk ka asnjë lidhje adn apo traditash të tjera nga lashtësia helene dhe megjithatë ky shtet vazhdon të manipulojë historinë të vjedhi heronjtë shqiptare dhe historinë e pastër shqiptare të këtij vëndi. .Muçi u zgjata këtu që të tregoj ty se këtu në greqi është tabu që një gazetar apo analist politik të shkruaj në gazetë apo të dali në tv dhe të deklaroi një diçka që është e vërtetë fundja e fundit pra heroi kombëtar grek është me origjinë shqiptare apo shqiptar i pastër..Muçi nuk e di nëse ti paguhesh nga ai fondi 50 mln euro i min së jashtme greke që ju është akorduar ju antishqiptareve por mendoj se ti ,arjan çani paskal milo edi rama sali berisha ilir meta e të tjerë duhet të merrni ekstra pagesë sepse pozicioni dhe deklaratat tuaja janë nga më të fuqishmet dhe më tronditëset për këtë komb. .megjithatë e ripërsëris ju do të dështoni ..stuhia e fuqishme do tju nxjerri në breg si ajo shkuma e pisët dhe aty do të treteni. .shqiptarinë nuk e asimiloi dot 500 vjet pushtimi osman. .është pak e vështirë që një grusht kopukësh si puna juaj ta greqizojë apo sërbizojë këtë komb..
Muc Nano ne 2011…”edhe parlamenti po te digjej nuk eshte ndonje cudi, ndodh gjitheandej dhe eshte nje forme proteste.
Neve (shqiperia) ku ta gjejme qe te te krijome nje kulture popullore qe ngrihet e proteston, me te mirat e te keqijat e saja”.
Dmth Muc Nano na lutej ne 2011 te benim cdo lloj proteste sado e dhunshme qe te ishte, por aman vetem te ngriheshim.
Dhe Muci kishte plotesisht te drejte ne 2011.
Por Muci ne 2020,na thote se jane disa 12-13 vjecar qe po protestojne dhe as qe e kane haberin perse po protestojne, madje jane politikish te “manipuluar”.
Muciii, u vra nje 25 vjecar!
U vra nga nje distance jo me larg se 10 metra!
U vra mbas shpine!
Dhe ketu mua me lind pyetja. A ja vlen te digjet shqiperia per nje 25 vjecar?
Po ja vlen!!!
A na vlen neve si shoqeri (pavarsisht se keta adoleshent apo keta te paditur apo te perdorur keq nga foca politike) te demostrojme dhunshem per nje vrasje nga policia?
Oj te vlere!!!
Merreni si te doni, ne cdo rrethane qe te doni, protestat e dhunshme JANE E VETMJA MENYRE QE KA NJE SHOQERI PER TI THENE POLICISE, STOP! DER KETU ZOTERINJ TE POLICISE! TANI DO SHIKONI E DO MENDONI MIRE E MIRE QE PISTOLETEN MOS TA NXJERRESH KUREE ME!
Kurreeeeeeee!!!
Po mire mo Muci, po ky polici qe nxorri pistoleten, ishte i manget ne tru, ishte njeri i keq, ishte rracist, ishte problematik?
Nga te gjitha te dhenat qe kemi degjuar, ishte nje polic qe nuk kishte sjellje arrogante.
Po kush ia mbushi mendjen qe te nxirrte pistoleten?!
Muci, ia mbushi mendjen nje mentalitet i tere qe egeziston ne policine tone. Ia mbushen mendjen eproret, ia mbushi mendjen shefi, qe policia eshte e paprekshme.
Kushu ua mbushi mendjen eprorve se jane te paprekshem?! Domosdo qeverritaret dhe politika qe ndjekin!
Cfare i mungon policise(policit ne fjale sidomos) qe te kuptonte se edhe po te iki nje person, me vrap apo duke ushtruar force fizike, policia ka te gjitha menyrat dhe forcen ligjore qe kete personin “e keq”, ta kapi me vone?!
Apo mentaliteti se polici eshte mbi te gjitha e mos e ca koken se do te mbrojne ne(eproret)?!
E pra Muci, kemi te bejme me mentalitetin se ligjin e ben polici e jo ligji eshte mbi cdo polic e cdo njeri qe merr fryme.
Le te paguaj nje popull te thyera e te shkaterruara, rendesi ka qe ne fund ti tregohet cdo istitucioni se duhet te pranoje se ligji dhe te drejtat qe rrjedhin nga ai, jane mbi cdo institucion e mbi cdo person.
Le te vime tani tek adoleshentet qe perdoren nga feja e nga politika.
Historia na ka treguar dhe mesuar aq shume sa s’ka ku te veje me, se “kush popull eshte i edukuar me se miri ne sistemin edukativ shteteror, eshte mjaftueshem i afte te mos manipulohet as nga fete e as nga partite” Sidomos nga fete, shkollimi baze der ne 12 vjet, eshte mese mjaftueshem qe shoqerite te mos bien preh e saj.
Perse Muci nuk ja kerkon Rames kete “cudine” pse adoleshetet tane jane po ata “budallenj” qe ishin edhe para 2013?
A nuk jane keta adoleshente qe studiojne me formatin e Cambridge( kembrixh)??
A thua o Muci se ka ndonje roje ne Cambridge qe nuk e njeh Thunberg?!
Se per nxensit e studentet as qe behet fjale.
Po ja ta supozojme, se qeverria nuk kishte pervetesuar menyren e mesimdhenejes se cambridgen, cfare i mungonte rames ose ministres se arsimit(te dyjave) qe te jepte nje vendim ku Thunberg te mesohej 1 ore ne vit ne cdo klase?!
Padituria mendoj une. Arroganca gjithashtu. Osmanlleku mbase do shtoje ti. Pale te shtojme ketu se veprimet ecofrendly qe jane te detyruar te mesojne nxensit e cambridge qe nga klasa e pare, ku ministret tona as qe marrin guxhimin t’ua shkruajne ne libra e jo me ta bejne realitet.
Sidoqofte, perfundimi se kemi nje adoleshence te manipulueshme fetarisht dhe politikisht, mbetet vetem e vetem faji i qeverrive, por sidomos i kesaj qeverrie ku pritshmerite ishin te larta.
E per keto pritshmerite, nuk na e ka fajin as meta e as berisha. As edhe njeri prej ketyre, por vetem e vetem aroganca e rames. Per kete jam plotesishit i bindur se keshtu mendon edhe ti.
Ka shume e shume per te shkruar, por po e mbyll me “Po mos te ishin protestat te manipuluara politikisht, atehere do kishim revulucione te mirefillta”
Revulicine ne si shoqeri nuk kemi prodhur ndonjehere(perjashto arvanitet) e as qe kemi per te prodhuar, ndaj le te kenaqemi sado pak me keto cicerrimat “e manipuluara”.
Bakeq osht opozicjoni i Bamir. dhe kemi emertime si Varri i Bamit (Bamirit)..
..kurse sa i perket shqiptarve,ata jan jo ne nivelin w nji kombi serjoz,te pergjegjshem dhe te qendrueshem .me teper i ngjajn nji garrumlli antikapatesh mendor e shpirtnor.
Debilizem masiv mo.
Do te them se diskutimet dhe trajtimet duhen filluar nga shkaku , jo nga pasoja . Nese do te miremi me pasojen kurr s’kemi per te gjetur ate qe duam . Kush nuk e do te verteten dhe te drejten , mirret me pasojen , pra perpara se te arsyetoje , ai ka gjykuar , per ate qe do , ashtu si i duhet . Me te tilla mendie , ska asnje vlere te polemizosh , eshte thjesht humbie kohe . Shkrime te mbeshtetura ne pasoja , i sherbejne interesave te anes se kundert te medalies , pra jo skenes , por prapaskenes . E verteta e pasojes , sqarohet saktesisht nga organizimi i shkakut . Shkaku eshte dukuria ne te cilen duhet vepruar per te prodhuar nje pasoje . Pasoja eshte e percaktuar teresisht nga kushte krejtesisht te percaktuara te ekzistences se saj . Keshtu zoterinj te nderuar , ka njerez qe rrahin , qellimisht — uje ne havane , per te mashtruar njerezit me silogjizmat bosh , me nje retorike teresisht te dale boje . Kush deshiron vertet te ndaj dijet e verteta te tij , me masat –popullin – , e trajton problemin nga shkaku tek pasoja , dhe jo nga pasoja tek hici .