Plani i hershëm për të futur Vetëvendosjen në Tiranë si pykë për të çarë të majtën

18 Dhjetor 2020, 10:22Politika TEMA

Duket qartë se e gjithë qasja politike e Vjosa Osmanit, që aktualisht mban edhe detyrën e presidentes së Kosovës, në Tiranë ishte politike.

Edhe pse si presidente, madje edhe e Kosovës në këtë rast, nuk i takonte asaj të bënte politikë ditore, por ajo e bëri tashmë dhe duket qartë se ky akt synon të arrijë atë që nuk pritej nga protestat e këtyre ditëve në Tiranë; inagurimi “revolucionar” i lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Një lëvizje që është studiuar prej kohësh e u tentua që me protestat e studentëve në vitin 2018, e cila nuk duket se është një zhvillim normal e natyral, por si katapultim nga lart.

Nuk ka asnjë gjë të keqe që Vetëvendosje të konkretizojë një nismë që vjen nga simpatizantë të sajë në Shqipëri, të cilët janë prej vitesh aktivistë të Lëvizjes, që atë frymë ta implementojnë në një zhvillim të ri politik në Shqipëri.

Por këtu ka një problem, pasi tentativa apo plani i hartuar prej kohësh, është që Vetëvendosje e katapultuar në zyrat strategjike të Ilir Metës e Sali Berishës, të gërryejë  si pykë elektoratin e majtë, që të shkaktojnë humbjen e PS-së, duke siguruar “efektin LSI” të vitit 2005.

Megjithatë, edhe ky aspekt, pra koordinimi i Albin Kurtit me Sali Berishën e Metën, nuk ka asnjë gjë sikur të ishte bërë e bëhet hapur dhe transparent, por fshehja e kësaj lëvizjeje si një grupim diversantësh është anomalia e saj.

Kjo, sepse çdo pjesë e një elektorati të majtë real në Shqipëri, që nuk ka pakënaqësi, do të votojë PS-në dhe nuk e bën më kaq kollaj të hedhë votën në një grupim tjetër, ngaqë u dogj në vitin 2005 dhe 2009, kur Ilir Meta u fut në qeveri me Sali Berishën. Aq më shumë kur asaj i është edhe shtuar historia e 12 viteve.

Hapja e një dege të Vetëvendosjes në Shqipëri, nuk është se i vlen shumë Albin Kurtit në politikën e Kosovës, pasi ai kërkon të vijë në pushtet në Prishtinë, e të mos krijojë telashe politike që mund të sjellin një dëm të imazhit të tij politik.

Aq më shumë që ai ka edhe si moto bashkimin kombëtar.

Pra politikisht nuk e ka të nevojshme një krah të partisë së tij në Shqipëri, edhe pse Albin Kurti e ka bërë ves që të ndërhyjë në politikën e brendshme të shqiptarëve në treva duke mbajtur anë.

Në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Kurti mbajti publikisht krahun dhe u bëri thirrje shqiptarëve atje të votonin për partinë e Zijadin Selës, e cila nuk arriti të fitonte gjithsesi.

Por ky veprim krijoi një çarje të madhe tek votuesit e BDI-së së Ali Ahmetit, e cila përpos së gjithave është një parti që ka qeverisur vendin në kohët më delikate dhe prapë arrin të fitojë.

Hyrja e Kurtit në mes vetëm helmoi situatën.

Më keq akoma kjo po ndodh në Shqipëri, ku Albinin e Vetëvendosjen e simpatizojnë mjaft të majtë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, që është edhe e natyrshme.

Por duket se veprimi që po kryen Kurti dhe siç u pa edhe aleatja e tij Vjosa Osmani, është e llojit të Ramush Haradinajt.

Lidhja e tij me Berishën e Metën, nuk është thjeshtë një simpati politike, por një aferë më e thellë marrëdhëniesh.

Sepse ndryshe nuk do të mundej që Vetëvendosja të urdhërohej nga ky “klub” politik në Tiranë për t’u futur si pykë.

Nëse ka në kokën e tij Albini, fiksimin që të rrëzojë Ramën për të marrë edhe lavdinë e “liderit të madh”, edhe këtë mund ta bëjë, por aleanca me Berishën e Metën thjesht do t’i prishë karrierën, siç ndodhi me Ramushin, që mori mendtë e të dyve për t’i bërë presion Perëndimit me taksën 100%….

24 komente në “Plani i hershëm për të futur Vetëvendosjen në Tiranë si pykë për të çarë të majtën”

  1. Olsi says:

    I meshove disa here qe ka kontaktu me met e berish.
    Nuk eshte sic e paraqit ti.

    Ta miret ia jane larguar Shqiperise e u kane ngelur te verberit e shurdhat.
    Prandaj duhet nje si Albini, t’i marre prej dore e nxjerre nga bataku.
    Kurti beri thirje edhe per te votuar Biden dhe eshte largpames.
    Tash nese shqiptaret e maqedonise nuk ia degjuan keshillen, ne qafe veten, te rrine edhe 4 vjet te tjera ne batak.

    1. Ray says:

      Ca te majte do caje ne Tirane more ?

      E majta ne Tirane eshte nje sekt i Rilindjes hajdute e kryesuar nga Hajduti evellai i Vucicit,
      ,qe nuk kane asnje lidhje me te Majten Shqiptare ,
      sepse hajdutet ne krye te PS-se, vetem te majte nuk jane
      Ata jane nje bande hajdutesh dhe spiunesh te Serbise , qe kane per qellim vetem te vjedhin
      dhe ti sherbejne Serbise

  2. Endri says:

    AK eshte thjesht nje i shitur dhe si i tille ka marre anen e duhur = me SB, IM & Co. Shpresoj keta plehra te zhduken sa me shpejt nga skena politike se na jane bere si barerat e keqija qe nuk lejne pemet te rriten normalisht.

    1. Kosovari Romantik says:

      “Endri” – nena jote e ka ble Albinin me ja iq dhipin.

  3. F.Y says:

    Ky sulmi i kahershem i juaji ndaj VV eshte teper interesant.
    Pra ka nje vije baze sulmi dhe dezinformacioni, me ane te se ciles Gjerkmarkaj, Balliu, Peka, Marku, Baze dhe sahanxhinjte majtas e djathas e kane modus operandi. Ka edhe disa ceshtje ku motorret e agjitacionit bucasin me nje vrer e ligesi te papare.

  4. ce says:

    kush ja fut ne pordhe rrugacit Bojken abazit qe nxit protestat me vandalet dhe llumin e Astirit te paguar nga surratpalacoja sharebajga e Nafije dybekut te leshitlikes Floida surratufoja…

  5. Viola says:

    Nuk kane ngel shqiptaret ti kape Albini per dore se kane aftesine ti njohin ata si puna e tij me shoke me mire se kushdo tjeter.Mister Ce nuk pi uje ketu.Keta jane kelyshet qe ka lene pas serbi.

    1. !! says:

      Po, nga aftesia qe kane shqiptaret jane kaq ” perpara “. Popull muzhik.

  6. Shpalosësi says:

    BETIMI I SVETOZAREVES!
    Kurti eshte betimi i Svetozareves dhe pike, nga çdo kandveshtrim. Te verberuarit kete nuk e shohin.

  7. Edlira says:

    Hipokritet e gazetes Tema sulmojne kedo qe kercenon sundimin e Partive ne fuqi…lerjani kohes o deshtake ta tregoje kush eshte VV!

    Nuk keni ju bagazh mendor dhe as moral te “vulosni” VV,sepse gazetare te deshtuar si ju jane vete Pykat e Demokracise qe “gezojme” sot! Jeni kthyer ne b***thelepires te pushtetit prej kohesh!

    1. Lani says:

      Vetvendosja e tregoi tashme fytyren duke iu ulur ne gjunje dy njerezve te diskredituar tashme ne politiken 30 vjecare te shqiptareve. Me thuaj me cilin rri te te them cili je.

  8. Kellira islamike says:

    Pas konsumimit te PD-se ky eshte plan i rradhes per futjen e islamin politik. Kjo eshte pyka e vertete e ketyre 30 vjeteve. Plehra islamike te cileve USA ia u ka pre rrugen.

  9. kurti mashtrues says:

    Kurti mendon vetem per vete e per partin e vet nuk i plas per kosov e shqiperi

  10. Haka Tekizoti says:

    Analiza është e bazuar në fakte, të cilët mund të mos i mbajnē mend e t’i shohin edhe sot e kësaj dite vetëm antishqiptarët. Njerëzit, edhe po të duan, s’e harrojnë dot ç’i kanë bërë Shqipërisë e popullit shqiptar Sali Berisha e Ilir Meta, dhe populli thotë : më thuaj me cilin rri të të them cili je. Këta janë Kurti e ithtarët qorra të tij.

  11. dardan says:

    VV -ja e vitit 2020 ne Shqiperi si batalioni SS i kosovareve ne vitin 1944.

  12. E verteta says:

    Nuk di te kete elektorat te majte ne Shqiperi. PS-ja eshte partia e toskeve dhe biznesit te madh, PD-ja partia e gegeve dhe haxhiqamilasve, kurse LSI-ja partia e skraparllinjve dhe hajduteve.

  13. Redi says:

    Vetëvendosja per 4-6 vite do afroje rreth vetes mbi 50% te shqiptarve te majte dhe te djathte te cilet jane kunder “elites” pordhitike te 30 viteve te fundit apo te mafias se mirfillte qe dirigjon cdo gje ne Shqipëri.Mjero,publikoje mendimin ndryshe dhe mos censuro.

  14. Dosa Osmani marksiste e vonueme says:

    Kjo eshte loja ” brate serb” krejt e thjeshte.Fut nje produkt nje omgj qe me politike dhune e djegje (po te keni ndjeke “politiken ” e TrashBinit vetem dhune e shkatrim) krijo destabilitet ne vend , qe Shqipnija dh Kosova te mos krijojne kurre shtet.E pastaj me te drejte servet te thone se shqiptaret nuk dijne dhe skane pase kurre shtet,ato jane faktore destabilizimi ne Ballkan dhe Evrope, dihet qe edhe ne Evrope kemi “dashamires”.

  15. le te han pak mute shpellari dhe ikin si kan ardhur .
    a.kurti eshte nji funderine , jane banda e esadisteve qe financon serbia.
    njeri i deshtuar ,pavlere.

  16. Refiku says:

    Nuk ka hajer prej VeteFundosjes, gjyshja me ka thane,gjithcka qe fillon me “vetem” mbaron me “vetem” vete fundosje,vetadministrim,veteflijim,vetegjygjesi, vetekenaqje veteudheqje,vete ali e vete kadi, vete,vete vete… vem per b* te vet !!!!

  17. XXXL says:

    VV ka pushtet në komunat ma të medha në Kosovë Prishtina ishte e para pastaj Prizreni e….dhe vetëm të matet puna e VV në Prishtinë në zbatimin e planit urbanistik që ishte masakru mu nga partia LDK dhe klani i Rugovës dhe puna që Rama ka bërë në Tiranë VV dalin katastrofal

  18. Mihali says:

    Albini nuk ka hedhur asnje pushkë per lirin e Kosoves,ishte i burgosur në burgjet e Serbis dhe ka dalë gjallë prej andej,ndesa ata qe paraqitnin rezik nuk dihet ku I kan kockat nëpër Serbi.A ka ngrënë ndonje çorbë të prishur dhe e vjell gjithë jeten ?
    Veprimet përçarse len shumë dyshime.Lotesjelsi ne kuvend e të tjera demostrime kan çuar ujë në mullirin e serbies.
    Ai nuk ishte I zoti të krijonte nje qeveri duke e lene Kosovën 5-6 muaj pa qeveri.

  19. Shefkiu says:

    Te vetmet vota qe ‘Vetvendosja’ ne Shqiperi mund ti heq te majtes, jane ato te enveristeve fanatike.Kushdo mund te kujtoj, qe Berisha ja mori njehere keto vota te majtes me anen e Hysni Milloshit, per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise ne Tirane. Natyrisht, ai mund te donte qe keto vota ti merrte nepermjet Ilir Metes, por LSI eshte diskredituar keqas ne syte e opinionit publik, ndaj nepermjet LSI ai e di qe nuk mund ti terheqe me dote komunistet. Per kete ai ka vene ne levizje Kurtin dhe tani se fundi ka kurdisur edhe”oren me zile”, Vjosa Osmanin, nje politikane qe me shume ngjane me nje pasticiere qe ka vendosur te lere profesionin dhe te merret me politike. Kuptohet, tek Kurti ai shfrytezon egon e tij te skajshme per tu dukur si lideri global i shqiptareve, nje marrezi atavike e shume drejtuesve politik shqiptar. Pa u zgjatur, sido qe ta rrotullosh problemin, Berisha edhe ne kete rast, kurre nuk mund ti heq te majtes me shum se 3-5 mije vota . Dicka e paperfillshme kjo per hambarin e votave te se majtes.

  20. likja says:

    Ne do Shqiperise ti veshe zjarr,merr do Albin e do Vjosa qe jane Kosovar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje