Vizita e Presidentes në Detyrë të Kosovës, Frrok Çupi: Erdhi me agjendë përçarëse, kërkoi gjyqin pas 20 vitesh

21 Dhjetor 2020, 21:40Politika TEMA

Vizita e Presidentes në Detyrë të Kosovës, Vjosa osmani në Tiranë nxiti debate për shkak të deklaratave të forta të saj.

Mbrëmjen e sotme në Open ne TCH po trajtohet pikërisht kjo vizitë e saj. Analisti Frrok Çupi e konsideroi këtë vizitë të presidentes në detyrë të Kosovës si përçarëse.

Sipas tij, Osmani mbajti anën politike të PD-së në vizitën e saj politike, ndërsa iu sul maxhorancës.

Edhe mungesa e kryeministrit të vendit, Edi Rama nënkupton diçka dhe kishte nevojë për një sqarim nga ana e tij.

“Prurjet e reja në politikën e Kosovës sidomos në situatën e fundit të problemeve politike ka një çështje shumë të madhe me udhëheqësit e UCK që ndodhen në Hagë.

Ata janë në një situatë për të zgjedhur presidentin, vizita e presidentes ishte e papritur, në këtë situatë ajo erdhi në Shqipëri me një agjendë përçarëse, fakti që presidentja mbajti atë fjalim në parlament.

Elementi kryesor është momenti kur zhvillon vizitën në Shqipëri duke zhvilluar takim me opozitën që praktikisht është në pozita jo praktike.

Iu referua presidentit miqësisht, i cili është nën akuza për tu shkarkuar nga maxhoranca, iu nënshtrua kreut të PD-së, i cili është duke u hetuar. Iu sul maxhorancës, të vijë presidentja e të thotë në parlament, ai quhet është skandal.

Fakti që kryeministri nuk ishte duhet të kishte dhënë shpjegim se përse nuk ishte. Qeveria ka edhe punë të tjera jo vetëm parlamentin.

Një president i ardhur nga Kosova është jashtë çdo logjike që të mbajë anën e një pale, aq më shumë kur presidentja e Kosovës si dhe presidenti i Shqipërisë janë presidentë të ngjashëm në disa vende dhe pak a shumë kanë shëmbëlltyrën e mbretit dhe nëse ke për të mbajtur anë mbahet maxhoranca, ajo erdhi si palë politike,

Erdhi si oksigjen për opozitën. Ajo kërkoi gjyqin pas 20 vitesh pasi shqiptarët e kosovarët  lëvizin lirshëm.

Nuk ka gjetur të vërtetën, unë kam mbajtur një qëndrim por unë mendoj se vizita e saj ka nevojë për një analizë”, tha Çupi.

3 komente në “Vizita e Presidentes në Detyrë të Kosovës, Frrok Çupi: Erdhi me agjendë përçarëse, kërkoi gjyqin pas 20 vitesh”

  1. Ja falim , se aq din .? says:

    Kalamaçkë bre burrë !!Kalamaçkë.

  2. Larkqofti says:

    Kot nuk I thon Lesho nje kosovar ti ver Botes Zjar

  3. Arben says:

    Qe kosoven e ka bere lemsh politika e pa pjekur shqiptare, kjo po shihet tani me qarte se kurre, ndonese ka patur opinione nga analiste e politikane te te gjitha kraheve per kete ndikim,por qytetaret e kane njohur shume pak realitetin. Tani qe jane duke u hetuar i gjithe zingjiri i shtetit te kosoves nga gjykata speciale po dalin ne drite shume konjuktura qe e kane fillesen ne vitin 96-97, e ku pokitikanet kosovare te kohes e me pervoje siç ishte Rugova e ndjekesit e tij u menjanuan nga nje brez i ri, qe dashur pa dashur ra ne santazhe e intriga dhe u orjentua keq per interesa te ngushta,ose te papjekura te pushtetit te athershem ne shqiperine e trazuar te viteve 97 – 2000. Per fat te keq ne ate periudhe ndodhi edhe ndasia e madhe midis politikes kosovare dhe atyre qe po kontribonin per çlirimin e kosoves,uçk dhe fark. Ne veçanti ngjarjet e Tropojes, vrasja e Azem Hajdarit, vrasja e A.Krasniqit dhe nxitjet tek tuk te disa politikaneve e shtetareve shqiptare lane edhe ato pasoja qe po shikohen sot. Me e keqja eshte se edhe pas 20 vjetesh politika e korruptuar ne shqiperi ne vend qe te luaj rolin e bashkimit dhe unitetit te nje qendrimi ndaj problematikave aktuake ne kosove, vjen ne shqiperi nje presidente e cila nuk thote asgje veç asaj qe i kane relatuar ndonje grup konjuktural i caktuar per interesat e tyre,dmth thellon ndasite dhe zgjat zgjidhjen e problemeve kryesore te shqiptareve ne pergjjithesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje