Një apologji serioze për Lapsin

4 Janar 2021, 09:58Politika TEMA

Top Channel kishte publikuar dje një lajm për Edi Ramën, se është një ndër politikanët më të ndjekur në rrjetet sociale, në Europë.

Një lajm normal dhe më shumë për rubrikën “Lifestyle”, por që për shkak të mungesës së lajmeve, si fillim viti që është, e ka publikuar edhe TemA dhe disa media të tjera, në faqen kryesore.

Kaq është dashur, që media e vetme e pavarur në vend, Lapsi.al i Shkullakut dhe Bushatit, të na qendisë një fletërrufe si fillim viti që është, duke na cilësuar si media të “Rilindjes”, që e paskemi shpallur Edi Ramën si “fanar ndriçues”.

Nuk është ndaluar me kaq, po na ka cilësuar edhe lakej.

Nuk e dimë nga buron ky mllef, se vetëm Sali Berisha dhe Lapsi.al e kanë nisur vitin me mallkime e fyerje, por duhet ta kuptojnë se nuk është e lehtë të jenë të gjithë aq të pastër kristal sa ata.

Por nuk është faji jonë që nuk është Lulzim Basha apo Ilir Meta, një ndër politikanët më të ndjekur në rrjetet sociale (edhe pse kjo gjë nuk është ndonjë arritje e madhe, kështu që Lapsi.al nuk ka pse revoltohet kaq shumë).

Megjithatë bëjmë apologji të thellë për publikimin e këtij lajmi të pavend dhe i kërkojmë falje Lapsi.al, duke marrë zotim se nga sot e tyre do të ndjekim rrugën e tyre për të qenë thellësisht të pavarur dhe për të botuar vetëm lajme për Lulzim Bashën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin e Petrit Vasilin, se si do ta ndryshojnë Shqipërinë ata kur të vijnë prapë në pushtet, pasi të largohet “kuçedra” Edi Rama.

Ashtu siç e ka thënë edhe vetë Shkullaku, në “Çadrën e lirisë” së Lulzim Bashës.

(TemA)

25 komente në “Një apologji serioze për Lapsin”

  1. Predatori says:

    Shkullaku, Bushati, Zheji, Dopjo Marku, Gjekmarku dhe Qim Peka janë vasalë të deklaruar të PD dhe LSI, por për një gjë ka të drejtë Shkullaku në këtë mes o Tema. Ti thurrësh lavde Liderit Suprem se detyron administratën ti japë “pëlqej” mediave të tij sociale, kjo përveçse servilizëm s’ka se si të quhet ndryshe. Ata anojnë djathtas e ti Mero me ca të tjerë anoni majtas. Me pak fjalë ? njëri e ? tjetri jeni përsa i përket gazetarisë së pavarur. Ata kanë një ndryshim se vijnë më shumë era të keqe.

    1. LOQE MEDIUT says:

      And Bushati, është psikopat i çertifikuar, në fëmijëri, është mjekuar nga Ylvi Vehbiu, për simptoma të theksuara psikopatogjene, të delirit të mashtrimit e fantazmogorisë pseudopatogjene, dhe siç duket, duke u plakur, i qënkan këthyer përsëri simptomat e fëmijërisë.
      Sa për Shkullakun, është fotokopje pa noter, e njeriut pa karakter, më të pa cipë që njeh njerëzimi. Për para, ky model shkon edhe me nanën e vet. Kaq i ulët është.
      Me këta të dy, nuk ja vlen të merresh.
      Është harxhim kohe.

  2. Viola says:

    Po mire kane bere .Vazhdoni botoni shkrimet e Bushatit akoma.Perderisa ka nje media te veten te mbahet fort mbas saj dhe te shohim sa shqiptare do e ndjekin.U eshte hequr monopoli i te berit leke kane te drejte te flasin.Sa per te qenit te pa varur te mos i genjej mendja as Shkullakun as Bushatin as Bejtjan me shoke se njerzit i njohin mjaft mire.Ta haje dreqi ky vend eshte i vogel dhe asgje nuk ngel pa dal.

  3. Z says:

    Keta njerez jane lindur per te qene “lakej”,servile,qenije te ndyra te peshtira! Ju lutem me falni per fjalorin! Njeriu qe vihet ne sherbim te tjetrit si porte fyese eshte denigrimi final i tij!

  4. Mos e lodh koken me keta pseudo z.Mero! Te prishet humori kur u jep rendesi ketyre pseudove. Te shan tjetri per veset, te metat e tij.

  5. Lyl Byth Basha says:

    Larot e Sali mortjes.

  6. Zana says:

    Populli nuk është aq budalla sa ti besojë një shporte me karavidhe të që për frymëzues mban këta dy sahan lepures Bushati e Shkullaku .

  7. Realisti says:

    Qe “Tema” jote Mero Djali eshte vene ne sherbim te Rames ne nje menyre me te “pavarur” e me te sterholluar po shume me te efektshme se vete “Zeri i Popullit” kete (per fat te keq) s’e luajne as topat e Ali Pashes Tepelenes nga ku je dhe ti vete.
    Natyrisht qe fjalori qe perdoren Bushati e Shkullaku eshte papranueshem per gazetare apo analiste serioze ku me siguri e fut edhe ti vehten. Por ne ate pike ata ndjekin shembullin tend per fjalorin qe perdor ndaj atyre qe nuk mendojne e nuk veprojne si ty.
    Te marrim pershembull rastin e fundit qe me kujtohet ku ti ne nje shkrim e trajton Voltana Ademin si “idiote”. Per mua personalisht si qytetar i thjeshte dhe si komentator ne forum tend, ajo eshte 2 here idiote por ty qe pretendon te jesh shembull i gazetarit apo analistit korrekt nuk te lejohet nje gjuhe e tille. Mund ta akuzosh si te korruptuar psh. por cilesimin “idiot” ka te drejte ta jape mjeku profesionist psikiater. Te kujtoj qe Voltana ka qene per 4 vjet rresht ne zgjedhjet e parafundit te pushtetit lokal e zgjedhura me voten e lire te popullit te qytetit te Shkodres kesaj vatre te kultures kombetare. Komentet e metejshme te le t’i vazhdosh vete.
    Te njejtin fjalor perdor perdor edhe per Presidentin e Republikes, te çmendur e ngre e te çmendur e pelcet nga mengjesi ne darke. Une te kujtoj qe ne ate post ai nuk erdhi me grusht shteti por me votat dhe rixhane e te pikuarit tend nga qielli, Edi Rama. Per mua personalisht Ilir Meta duhet varur ne menyre publike ne mes te sheshit Skenderbej per poshtersite dhe korrupsionin e tij, por ti nuk duhet ti lejosh vehtes nje fjalor te tille ndaj ne personi qe (per fat te keq) perfaqon me vote te lire Institucionin e Presidentit te Republikes.
    Prandj me keqardhje po ta them se lidhur me fjalorin qe peror nuk ke asnje ndryshim naga Bushati, Shkullaku, Peka, e co.
    Flas per formen e shprehjes pasi per permbajtjen jam dakord me pothuajse te gjitha qendrimet e tua dhe jam nje lexues i rregult i “Temes” tek e cila klikoj sapo hap kompjuterin.
    Pershendetje
    PS; shpresoj se ju moderatoret e “Temes” nuk do te ma censuroni kete koment KRYEKEPUT DASHAMIRES

    1. Idem sentiunt says:

      @realisti
      Exactly!!!

    2. senzasale non vale says:

      Kete fjalor e kerkon partia cilado qofte dhe Meroja e ka mesue kete leksion ma se miri.Nuk i bahet qefi atij qe paguen po nuk pati “kripie” sepse edhe populli e don kripen (e kemi pjese te cmuar te mikpritjes) dhe gazeta lexohet…. fale kripes.

    3. romi says:

      Realisti! Te vjen keqe nqs ta censuron një tjetër lexues si ti I Temës!? Nuk kam vënë re fjalor banal tek Mero Baze por meqë e thua po e marrim për të vërtetë! Tani që të meremi vesh, votuar është votuar Voltana (ka qenë votuar edhe Hitler.. Ops..) por Ilir Meta nuk është votuar, të paktën jo për president! Përshëndetje!

      1. Realisti says:

        Roli
        Se pari fjalor “banal” nuk do të thotë medoemos fjalë të ndyta. Banal do të thotë një fjalor me nivel të ulët me fyrje qofte edhe pa fjalë të pista, fjalor i denjë për mua psh. që jam popull i thjeshtë por jo për Meron botues i gazetës më të lexuar të vendit.
        Sa për krybanditin Meta po t’a përsëris edhe një herë që është president i ZGJEDHUR me votat deputetëve SOCIALISTË por edhe atyre të shumicës dërrmuese të opozitës. Këta deputetë janë zgjedhur në masë dërmuese me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bile Metës i është bërë edhe goxha rixha nga Rama.
        Përshëndetje

    4. REALE says:

      Realist! e luajne topat e bushatllinjeve qe i dolen kryq ne rrugen e bashkimit te fiseve shqiptare Ali Pashe Tepelenes qe ne ate kohe. Lexo historine REALE dhe jo historine e Beqir Metes!

  8. arbert says:

    SHqiperia ka nevoje per nje klase politike apo kryeminister me te mire se keta qe kemi,pa dyshim .Kemi nevoje per media te pavarura te pa korruptuara,te ndershme e qe te thone vetem te verteten e te sulmojne qeverine me fakte per cdo akt korruptiv .Por te kesh media sociale apo tv ,gazetare e analista pa fund qe bejne vetem opoziten ,ne vend te opozites dhe e bejne te bardhen te zeze ,vetem ketu kemi.Jane nje grup i madh analistesh qe kane marre stafeten e nje grupi politik ,qe i shofim qe vjellin vrer nate per nate neper kanale tv,per te sjelle Bashen ne pushtet.pyetja ime e thjeshte per keta eshte pse nuk ben kjo qeveri me RAMEN,Bracen,Xhacken etj dhe na beka Luli,NArd Ndoka,Dashi,Tritani,Lefteri,Monika etj…dmth ata qe iken para disa vitesh me voten e shqiptareve duhet te kthehen patjeter.Per cfare na i ekspozon lapsi i pavarur ?Vetem lufte Edi Rames?po pse nuk na e thote Shukllaku?

  9. NjeQytetarOptimist says:

    2 mjekrrosha taliban qe dashurojn alkolin. O kasolle ku na mblodhe..

  10. eli-tiv says:

    ..shkullaku&co kane marre persiper qe nje si lulin ta bejne k/m…Para Edi Rames jane ata qe e dine se jane te zote e fjalet e tyre vlejne me shume se puna (ne fakt puna e tyre eshte te prdhojne fjale …cdo lloj fjalesh..mashtrime , sofizma..e deri tek genjeshtrat banale e analiza naive)…Kam parasysh ne nje interviste e shkulles me Edin…ku insistonte ne sajesen e tij pa u bere merak se genjente.Vleresimi I Edi Rames eshte deshtim per ta …se jane ata qe duhet te prodhjne imazhin e lulit….Reagimi i tyre eshte i kuptushem..

  11. rozi says:

    Unë s’e di se ekziston ky lapsi, e as dua ta di e kjo jo se jam me ndonjë parti, por se dua që vëndi im të përparojë e lulëzojë. Detyrimisht ndjek ata që punojnë për këtë vënd, që përpiqen për më të mirën e të gjithëve. Po kaq të shkulur janë këta që ju vjen keq pse dikush, qoftë ky edhe kryeministri, ka bërë emër në FB? Po punë e madhe, të gjithë shkruajnë, gëzohemi kur tregon sukses, mërzitemi kur shohim djegje e shkatërrime, por gëzohemi akoma më shumë kur riparohen dëmet e mërzitemi që këtyre analistëve që llapin gjithë ditën, nuk ju hyn asgjë në këmbë, as Stresave që futën kalamajtë në rrugë pa krye.

  12. Amatori says:

    Ky Armand Shkerdhaku bashke me disa gazekare te tjere kane kene te rinj me nje intelekt nen mesatar po koha i nxorri “analiste” se kishim nevoje per gjithcka dhe mbeten pasi te aftet u larguan, ca u debuan me djallezi nga SaDhiu gjoja me bursa apo me presione e kercenime dhe mbeten tipi i shkerdhakeve qe vetem gazetare nukjane analiste jo qe jo

  13. Cipini says:

    Realist…duhet te jesh realist te pranosh qe ato epitetet jane pjese e gjuhes ne cdo popull dhe keto personazhe qe ne flasim i meritojne ato epitete. Ne komentin tend ti thua….”per mua ajo (Voltana) eshte dy here idiote”…ja qe te gjithe ne i perdorim keto epitete edhe kur jemi nga “vatra e kultures”.

    1. Realisti says:

      I dashur Cipini,
      Se pari une nuk jam Shkodra, po nga Gjirokastra fqinje me Tepelenen e Meros.
      Se dyti, nuk e di ku e fut vehten ti dhe nuk kam absolutisht te drejte te te gjykoj por une per vehte nuk jam veçse nje pikez uji ne detin e pjesmarresve te dhjetra e qindra forumeve te portaleve apo rrjeteve sociale ne gjuhen tone te bukur, prandaj dhe me falet sepse askush nuk eshte i detyruar ndjeke shembullin tim.
      Perkundrazi Mero Baze eshte botues apo “padron” i gazetes me te lexuar ne internet dhe e ka per detyre morale ne respekt te vetvehtes dhe te kauzes qe perfaqson qe te jape kontributin e tij me vlere per venjen e debateve te jetes politike e sociale ne Shqiperi mbi bazat e llogjikes se shendoshe dhe te argumentave te civilizuara, duke bere gjithçka qe mundet per ndalimin e gjuhes se sharjeve, te fyerjeve dhe te fjalorit te rruges me te cilat per fat te keq jane mbushur sot faqet e mediave tona.
      Pershendetje.

  14. Noli says:

    Kazan i ndyre. Nuk ja vlen te merresh me Shkullakun e Bushatin.

  15. iksi says:

    Te flejne te qete Shkerdhaku e Bushati se Luli do te vije ne pushtet njathere kur nuk ka me ardhe kurre . Prandaj qe jo keto dy po as femijet e ketyre dy nuk kane me e pa Lulin kryeminister .

  16. Ndroqi says:

    Duhet te jesh idiot qe te mendosh se Luli ka prerje kryeministri, te jeni te sigurt se dhe vet Lulja nuk e mendon veten kryeminister.

  17. L'imperatore Diocleziano says:

    Jam dakord me realisti, persa i perket gjuhes dhe fjalorit qe duhet te perdore gazetari (edhe ti Mero). Me vjen keq per disa gazetare qe e mbajne Lulin ne gjume e me te ngrohte, duke i dhene kokrra lajkash e ky i shkreti enderron te behet k.m. por as ne ender nuk behet dot, se i del si Gogol babà Saliu. Zgjoheni Lulin nga gjumit.

  18. Skenderbegasi says:

    Sot kane dale ca zuzar
    Qe u linden shqipetare
    E punojne nate e dite
    Qe te mbetemi pa drite
    Eshte turp prej kesi krimbash
    Te mundohet nje komb trimash
    KONICA
    Qe ne zgjedhjen e emrit “Lapsi.al” ke deshtuar se ju s’keni fare lidhje me te. Ne qofte se e ke per
    Vilen ku jeton mund thuhet se I ke bere llogarit me laps.
    Vargu I trete I Konices te ri aq mire si kostum
    “Eshte turp prej kesi krimbash”

    Qe te konkuron Bushati me vargun e pare
    Sot kane dale ca zuzar
    Ju larot kopjativit nuk lini skenat televizive ku hidhni
    nje mal me genjeshtra dhe kujtoni se e verteta ri gjithmone ne prapaskenat televizive. Pyken e lisit qe e kini brenda mbaheni dhe per kater vjet e kusur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje